Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për korrupsion në kabinetin e tij qeveritar dhe përpiqet çdo ditë të dekurajojë çdo zë, që kërkon ndryshime në qeveri. Në intervistën e tij në “Top Story”, kryeministri u shfaq i mirëinformuar për çdo detaj të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë apo Gardës së Republikës, për çdo pazar të Gjiknurit, për letrën që i duhej Frangajt të duket legal në zaptimin e tokës në Golem, për çdo akuzë që lidhet me tendera klientelistë në disa institucione të tij, dhe për çdo raport me ish- biznesmenët klientelistë të Berishës. Ishte aq i informuar për çfarë pyetej, për gjëra që nuk i takojnë axhendës së kryeministrit, sa përshtypja e parë që të krijohej, ishte se tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka bërë Ilir Beqaj, por Edi Rama, tenderat e Gardës për makina nuk i ka bërë Garda, po Edi Rama, biles dhe mënyrën se si të quhet legale leja në Golem e Aleksandër Frangajt, duket sikur ishte e tij, ngaqë ai shfaqte siguri për një korrupsion dhe falsifikim të hapur.
Pas kësaj, pati një breshëri zjarri me shtypin, mbi faktin që nuk di të ngrejë çështje dhe nuk di të pyesë, e mbi të gjitha, që nuk ka raporte me të vërtetën, a thua se e ndreqi qeverinë dhe korrupsionin dhe i ka mbetur të rregullojë dhe median, për ta bërë të gjithë si ajo e Frangajt.
Së pari, është shqetësuse që kryeministri jonë di çdo gjë për çdo tender dhe për çdo hall gazetarësh dhe botuesish, që nga ata që zaptojnë toka e ndërtesa, e deri tek ata që nuk dijnë të bëjnë pyetje. Jam i shqetësuar pasi kjo nuk është punë e kryeministrit, por punë e të tjerëve. Kryeministri ka për detyrë të qeverisë në bazë të një programi, për të cilin ka ardhur në pushtet dhe të zbatojë ligjet e vendit në punën e tij. Ato për ai çfarë përgjigjet me hollësi janë punë e të tjerëve. Por, meqë ai po i merr përsipër ato punë, duhet të mendohet mirë, pasi nëse dalin keq, do të marrë dhe faturën e tyre. Prania dhe përfshirja e tij kaq e thellë në këto histori, është anormale për një kryeministër dhe do ta gjejë pastaj si Sali Berishën, që detyrohet të thotë nuk e njihja baxhanakun e vrarë në Gërdec, apo që nuk kishte dëgjuar kurrë për Remzi Hoxhën, edhe pse qe marrë vet me gjithçka.
Së dyti, është shqetësuese, përse i merr përsipër këto probleme kryeministri. Nëse Ilir Beqaj ka bërë një tender për të dhënë me koncesion kontrollin mjekësor falas për çdo shtetas shqiptar dhe mendon që kjo gjë po ecën dhe nuk ka korrupsion, kryeministri nuk ka pse shqetësohet, pasi nëse unë nesër botoj në gazetë që një fshat i tërë ka hedhur firmën kot sikur ka bërë analiza, do duket sikur e ka bërë Edi Rama këtë shkelje.
Fakti që kryeministri e merr përsipër dhe tenderin e koncesionit, edhe produktin e tij, edhe Ilir Beqajn si ministër, është pak problem.
E njëjta gjë mund të thuhet për tenderat e tjerë të koncesioneve apo dhe të blerjes së shërbimeve nga ajo ministri, për të cilat kryeministri sillet si të jetë kryetar i Komisionit të tenderit.
I njëjti fenomen shfaqet dhe tek mbrojta e Frangajt. Kryeministri ose nuk ka lexuar asnjë letër dhe i ka bërë nder Frangajt duke i legalizuar grabitjen, ose i ka parë që letrat i ka fallco, i ka premtuar mbështetje dhe tenton të marrë përsipr diçka që duhet ta marrë përsipër vetëm prokuroria. Është pikërisht kjo tendencë e tij që krijon shqetësim, se ai po merr përsipër këto afera, ngaqë është vet përgjegjës, dhe nuk do t’i lërë vetëm bashkëpunëtorët e vet, që i ka në këtë rast shërbëtorë. Tek rasti i Frangajt kjo është pak dhe më e rëndë. Ai po merr një kosto të jashtëzakonshme në emër të tij, duke i quajtur falsifikimin një akt legal, dhe kjo të krijon idenë se Frangaj e ka peng atë në zhvillime që ndoshta kanë lidhje me krizën Rama- Meta të muajve më parë.
Së treti, është shqetësuse që kryeministri jonë, po rrit praninë e tij në vendime që bien erë klientelizëm. Fjala vjen, lejet e ndërtimit në Tiranë, të bllokuara në kohën e Bashës në bashki nga Edi Rama si kryeministër, po lirohen, duke u konfirmuar pjesërisht prej tij dhe duke u lidhur me emrin e tij. I tillë është rasti i Delijorgjit, rasti tjetër i një pallati të Aleksandër Frangajt për 15 kate në hyrje të Parkut Kombëtar, ku sipas burimeve nga Bashkia e vjetër e Tiranës, ka dhe zaptim territori të fqinjit me 3 metra distancë etj, ndërkohë që të tjerët kanë ngelur jashte liste. Kryeministri nuk ka përse merr taksa personale, për investimet e ndërtimit në Tiranë. Ai duhet të rrezatojë siguri se në këtë vend mund të ndërtosh dhe pa marrë leje tek Edi Rama, pasi vetëm kështu mund të garantojmë lirinë ekonomike dhe mungesën e ndërhyrjes së shtetit në zhvillimin ekonomik. Fakti që lejet kanë kaluar nga një pikatore e Bashkisë së Bashës, tek një zyrë që varet nga Edi Rama, e bën shumë të pranishëm qeverinë në çështje të rëndomta të biznesit dhe rrit shumë shkallën e dyshimit për korrupsion, i cili mes të tjerash është dhe çështje perceptimi. Dhe ky perceptim tashmë nuk është pozitiv. Nuk di sa do t’i arrijë faqja e re e qeverisë për përgënjeshtrimet ta ndryshojë, por mjafton një dalje në publik si ajo e Ramës në “Top Story”, ku merr përsipër të jetë avokat i çdo djalli në qeveri, për të kuptuar që ka shumë probleme.
Dhe e fundit që kryeministri duhet të kuptojë, është se jo gjithmonë fakti që opozita përballë është e shkatërruar, është fat. Në rastin konkret, është fatkeqësi. Është fatkeqësi se ka mbyllur gojën ngaqë Rama po punon me ish- klientët e saj, por dhe se në tërësi nuk ngjallin shpresë ngaqë i përfaqëson më shumë Berisha se Basha, dhe ende nuk e kanë ndarë kë kanë kryetar. Por fatkeqësia e tyre nuk mund të jetë fati i kësaj qeverie. Pasi, nëse është kjo llogaria e vetme se si duhet të mbajë pushtetin, atëhere do prodhojë një opozitë tjetër të re, ndoshta brenda të vetëve, e cila mund ta bëjë të paqenë më shpejt se sa ringjallja e një plaku hajdut në opozitë, që flet me vete dhe mendon se flet me popullin.
Komplet i zhytyr ne korrupsion eshte
Populli i shkrete kujtoi se do shpetonte me ket llafazan. Iku per lesh prape vendi.
Frangaj dhe LIKE Meta kan me ja hanger kryet ED Rames piktorit ton halldup-kryeminister.
Te me falni o komentuesa dhe ju redaktora te gazetes por mbas ketij akti hajdutash ne Lagunen Blu Edi Rama duhet gjujt me,..
TOPA MUTI.
Jo me veze se nuk i meriton,…por mbushni qesken me MUT dhe hidhjani ne syrat ketij Kryeministri karagjos qe na zhgenjeu kaq brutalish.
Sali vrastari,..,21 Janari,,..Gerdeci,…ritja e frikshme e borxhit dhe e varferise dhe pasurimi marramendes i klanit Meta-Berisha,..jane shume zhgenjime o shqiptar
Editorial 100% i sakte. E kam thene me pare dhe e perseris serish. Koha per te keshilluar Ramen qe ai te korrigjohet ka kaluar. Tashme Rama ka vendosur mos te pranoje asnje kritike. Rama ka vendosur te mos korrigjoje asnje gje. E vetmja autokritike qe ben Rama eshte qe ka akoma shume pune per te bere, fiks e njejta deklarate e Berishes gjate fushates para se te humbte zgjedhjet.
Perballe Rames , te gjithe gazetaret e majte pa perjashtim po shkruajne per zhgenjimet e shumta qe po shkakton kjo qeveri. Kurse Rama fryhet si kaposh dhe kenaqet me debilat qe ka emeruar, si Ahmetaj, Beqaj, e lloj lloj debilash qe konkurrojne me Mulin e Berishes.
Eshte e cuditshme qe Baze dhe Thano i ndajne ministrat e Rames nga Rama. Po pse mendoni me te vertet qe ata ministra debila qe ka emeruar Rama, marrin ndonje vendim pa Ramen? Por Rama kastile i vendosi ata ministra dhe drejtoresha pa asnje autoritet, qe pikerisht ti urdheroje sipas qejfit. Asnje koncesion, asnje mbyllje dosjesh nuk behet pa urdherin e Rames. Keto skandale nuk jane te Beqeve. Keto jane te krye Beqes, te Edi Rames vete, qe ska lene koncesion te Berishes pa perkrahur. Ska lene skandal te Berishes pa perseritur. Mashtrime me shifrat dhe propagande cdo dite. Cdo dite ne televizor me ore te tera. Te gjitha keto fenomene qe i shante Rama kur ishte ne opozite.
Te vetmet krime te Berishes qe nuk i ka bere Rama akoma, jane vjedhja e zgjedhjeve dhe vrasjet. Por edhe Berisha nuk i beri ato krime qe vitin e dyte te qeverisjes. Dhe Rama po i afrohet Berishes me shpejtesi. Edhe vjedhjen e zgjedhjeve nuk e ka larg, se me ata deputete rrugace qe ka futur s’do jete vone ajo dite.
Tashme jane te gjithe dakort. Rama ka deshtuar.
Por disa thone qe s’kemi c’ti bejme, se perndryshe na vjen Berisha apo Basha ne pushtet. Kurse te tjeret thone qe po te iki Rama nuk vjen Basha, por PS do rilindi dhe do gjeje nje kryeminister me te mire.
Ne cdo rast demokracia na kerkon zgjidhjen e dyte, pra nje kryeminister te ri. Nuk kemi pse te mbajme vendin peng per nje individ qe nuk degjon. E patem nje qe nuk degjonte dhe mezi e hoqem pas 20 vjetesh. Nuk duhet te presim duar kryq qe Rama te behet diktator. Gjendja po shkon ne gremine. Koha eshte tani per ta larguar Ramen bashke me debilat e tij.
Perndryshe nje vit me vone do filloje viti elektoral dhe cdo kritikues i Rames do quhet njeri i Berishes. Ky eshte viti i fundit per te larguar Ramen. Pas ketij viti nuk ka me parti socialiste, sepse sekretar i pergjithshem i PS do behet Koco Kokedhimen. Gjithe llumi i vendit po futet ne partine socialiste. Te pakten vetem per intelektuale qe nuk kishte te share PS para sesa te vinte Edi Rama. Kurse tani Rama po e ben me keq sesa Shqupi. Meqe ra fjala, shqupi eshte ajo godina qe lehte Brace qe do e nxirrnin PD jashte kur te vinin ne pushtet, kurse tani as qe behet fjale si cdo premtim tjeter.
Koha eshte tani. Partia socialiste i ka te gjitha mundesite qe te gjeje nje kryeminister tjeter, shume me te mire se Rama. Dhe me largimin e Rames do largohen edhe gjithe keta debila qe jane futur nga Rama. Edhe Kocoja me ne fund do i kthehet puneve te veta, se boll po sakrifikohet per partine socialiste.
EDI RAMA VDIQ NE KUKES NE
16/04/2014,
Edi Rama në Kukes në përvjetorin e Kosovës
Pavarësia e Kosovës, Rama mirënjohje të thellë Berishës, e Majkos
“Shpreh mirënjohje të thellë dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek cështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve.”
TI THUASH NJE TRADHETARI KRIMININEL SI BERISHOVIQI..ATDHETAR ?!..REMZI HOXHA FURNIZMI ME NAFTE DHE SABOTIMI I UCK….
Edhe here te tjera plot i ka bere komplimenta Berishes. Ne parlament shpesh i referohet Berishes si ish-kryeminister, madje ndonjehere edhe kryeminister. Te gjitha keto Rama i ben kastile. I thote Berishes qe s’do e gjeje gje prej tij, vetem ta lere te qeverise.
Merooo
e ke kot ti qe lodhesh e lodhesh vazhdimisht dhe ne qe komentojme ketu si kolege te tu edhe populli
Ti e kishe paralajmeruar dhe une e mendoja si loje te zakonshme te Rames
Por mbremjen e se enjtes e kuptova se Shqiperia me ne fund ra….dhe nuk behet me
Nese edhe Edi Rama pranoi te sillet si Berisha, Nano, Ramiz Alia, Enver Hoxha, Esad Pashe Toptani, do te thote se edhe ai nje mut si ata dhe si pasardhesi i Pelegut eshte
Pra nuk eshte ndryshe
Ne shpresuam, ti shpresove, populli shpresoi, jashte teseres partiake e them kete, por ne kuadrin e asaj qe kishte bere si bashkiak per Tiranen
Tani eshte e kot te perpiqemi
Rama do rrezohet kur te doje vete, sic ndodhi edhe me Berishen
taksat tona jane ne duart e tyre dhe ne zihemi kot
S’me mbetet te them vecse
Mallkuar dita kur Rama takoi Merkelin
Ky palaco shfrytezoi ate takim per te bere ca di doje qejfi tani e tutje dhe po ia arrin
Vallai ky ka qene zhgenjimi me i madh per mua ne kaq vite, pasi nuk e mendoja se do ishte me mut se muti
Gjithnje i kam besuar shprehjes te zgjedhim me te mirin nder te keqinjte
Por edhe ky doli nje i keq po aq i keq sa te keqinjte, ne mos behet edhe me shume me cpo duken bathet
le te “trashegohet”
Kam frike se edhe me ty Mero do sillet sic u soll Berisha
avash avash do te te beje dalje
O me Sandrin, o me Ty
dhe ti e kupton vete
Edhe per mua Rama tregoi fytyren e tij te vertete te enjten, duke konfirmuar qe qeveria e tij eshte e njejta me ate te Berishes, me fytyra te ndryshme, por perfitues te njejte! Zhgenjim total! Shpresa per nje Shqiperi me te mire, me te drejte, me te pershtatshme per te rritur femijet u shua te enjten ne mbremje perfundimisht!
Shume lehte i ke rrene Rames, ore Mero!
Heren tjeter me fort , mu ne mes te tullës, se e ka hak!
Mero nese nuk gjen dhe ben te shihet çfare thashe dje per artikullin !!!! do te shifemi shpejt bashke.ok????ti nuk mund te me besh çensure MUA.
Bravo Mero , me sakte nuk ka se si te shpjegohet qendrimi i Rames ndaj shume shkeljeve ,te cilat ai i quan perparime . Gazetaret jane per Ramen te lajfiturit qe duan vetem te kritikojne .
Nuk ja vlen me te,ai i gjen
te gjitha justifikimet ,qe i hajne vetem idiotet .
Keshtu eshte qe ky shtet nuk ka drejtesi te pavarur .
Qeveri skandaloze !!!!!
PD-istët e thekur, naivët dhe leshkot që gjallojnë nën iluzionet se diçka kuptojnë nga politika, beriha-xhinjtë e modave mediatike si dhe antarë të atyre njësiteve militante të PS-së që e luftuan Berishën vetëm për ndonjë llokmë të pamerituar nga pushteti i ri, janë kontigjenti i komentuesve që arrijnë të kalojnë tani, sitën e moderatorëve të TemA-s për serinë e artikujve anti-Rama që Mero Bazes po na i servir rregullisht prej një kohe bukur të gjatë.
Këto artikuj anti-Rama të Meros, më kujtojnë kohët heroike të serisë së artikujve të gazetës Zëri i Popullit nën okelion “Lavdi Marksizëm Leninizmit”, shumica të shkruar direkt nga Enver Hoxha dhe pjesa tjetër me porosi dhe me direktivat direkte të tij, ku sulmoheshin devijimet ideologjike dhe praktikat revizioniste të PK Bashkimit Sovjetik apo të PK të Kinës Popullore.
Për këta butakë dhe zvarranikë, Rama është tanimë jo vetëm zhgënjyesi i madh i 1 milionshit simbolik antiberishist, por më tej, është i korruptuari i madh, i pa-afti i madh, i degjenuari i madh, tradhëtari i madh dhe humbësi i madh.
Nuk ka pikë rëndësie çfarë bën Rama, ai duhet sulmuar dhe denigruar, linçuar dhe ekzekutuar, ah, mëkatë që ka humbur tradita e shquar e Revolucionit Francez, që nuk ja përtoi të ngrinte gijotinën në mes të sheshit Concord dhe tu priste kokat njëri pas tjetrit, jo vetëm mbretit e mbretereshës, por edhe vetë kokëprerësve të tyre, revolucionarëve Danton, Robespjer, Camillr Desmoulins, Saint-Juist, de Gouges e të tjerë.
Sipas kësaj tradite, pas Berishës dhe oborrit të tij të ngushtë, kokëpreri i rradhës duhej të ishte Rama me aleatët e tij shumëngjyrësh, shumica të dyshimtë.
Nëse ndërhyn dhe prish e shkatërron me arrogancë, nëse rras brënda vjedhësit e energjisë, evazionistët fiskalë dhe kultivuesit e drogës, Rama është fajtor, se nuk ndjek rregullat dhe ligjet, nuk pyet gjykatat, është ekstremist dhe prepotent.
Por nëse Rama nuk bën të njëjtën gjë më ndërtimin e Frangajt, por thotë që të interesuarit t’i drejtohen prokurorisë e gjyqit, çakenjtë e Lagunës Blu, superbllokmenët e rinj të Shqipërisë, bashkë më hijenat e medias, A.Bushati-L.Dervishi dhe V.Surroi, bashkëhajdutë të pronës publike me mafiozin Frangajn, orkestrojnë fushatën anti-Rama, për të mbrojtur aksesorët e pronës së bythës së tyre, çirren e këlthasin, jargëzojnë dhe kalojnë në histeri.
Mendoni, kjo mesele vetëm për terrenin sportiv të “fshatit” të tyre, imagjinoni çdo të ndodhte sikur të ngrihej publiku me hunj e me cfurqe dhe të kërkonte që toka publike t’i kthehej publikut, përfshirë tokën e vilave, të hapeshin rrugët për në plazh për katundarët e vërtetë të Qerretit si dhe për gjyhnaqarët e tjerë, zhulanjosët dhe brekëgrisurit e tjerë kavajas a durrsakë, që do të donin të shijonin plazhin qerretas të Adriatikut, duke parë njëherazi edhe bythët e zonjave apo mantenutave të superbllokmenëve të rinj të vëndit dhe të Kosovës.
Këta zarbo, te gjithë së bashku, nuk patën as dinjitetin dhe integritetin e një të përfoluri butak si Fevziu, i cili megjithatë, i qëndisi një përgjigje përcëlluese intervistës idiote të Bushatit, intervistë që nuk fliste për ligjet e shtetit por për mosndërhyrjen e Ramës në dobi të këtyre bythecëve që nuk kanë as dinjtetin e antarëve të diskriminuar të klubeve LGTB.
Por, do thoni ju zotërinj komentues, që shkoni pas berihajit të Meros, i cili, mendoni ju, ha bukën e vet dhe bën duan e Bushatit, Dervishit dhe Surroit, sa për të përmëndur disa nga komunitarët e Lagunës, a nuk e bën Meroja këtë vetëm e vetëm për hir të parimeve, të interesit të përgjithshëm të vëndit dhe të popullit?
Jo zotërinj, aspak, Meroja nuk e bën këtë zallmahi për gjithë ato broçkulla që sapo rendita më lart.
E bën thjesht, dhe vetëm thjesht, për interesat e biznesit të tij mediatik që së shpejti do bëhet dhe audio-televiziv dhe për interesat e paguara të një grupimi ekonomik oligark që është në luftë për të akaparuar jo vetëm tregjet industriale, farmaceutike dhe tregtare të vëndit, por edhe konçensionet dhe porositë qeveritare që janë burimi më i madh i fitimeve prrallore, sot për sot në Shqipëri, ashtu sikurse punësimi në qeveri, është burimi më i madh i jetesës për militantët e rangjeve të ulëta e të mesme të partive në pushtet.
Këto grupe po i bëjnë Ramës një presion gjigand me të gjitha mjetet e mundëshme, duan ta thyejnë Ramën, të denigrojnë ministrat e tij që nuk po ju shiten interesave të tyre, (Nga frika e ndëshkimit apo nga ndërgjegja, qoftë), duan ta blejnë Ramën apo ta kapin në gabim, mundësisht ta korruptojnë atë dhe ta bëjnë njërin prej tyre, antar të klubit të tyre mafioz.
Mbetet për tu parë sa do t’u rezistojë Rama këtyre joshjeve, kurtheve dhe shantazheve, por e sigurtë është se tashmë Mero Baze është në çarkun e këtij grupimi, punon për ta dhe e ka zgjedhur të sulmojë Ramën si një pjesë e kësaj lufte të qelbur.
Dje, në zgjedhjet lokale, ky grup anunçoi Gjergji Bojaxhiun si paralajmërim për Ramën me lëvizjen Ne Tironsit(më falni, Ne Tirana), nesër, në zgjedhjet parlamentare, mund ta sjellin Gjergjin si Parti mbase, (Ne..kushedi çfarë), ti gjejnë një aleat( Ilir Metën ndofta?) dhe ta kërcënojnë Ramën për ta nxjerrë në minorancë.
Artikulli i sotëm i zotit Mero Baze, në përgjigje të paraqitjes dhe argumentave të Ramës në emisionin Top Story të Sokol Ballës, përballë një tresheje gazetarësh/opinionistësh, është një gazetari e nivelit mjeran.
Unë, personalisht, nuk e pëlqej Ramën në intervista televizive ku ai, sipas meje, çfaqet konfuz, i cekët dhe jo shumë i qartë, jo frymëzues, pothuaj belbacuk.
Por paraqitja e pardjeshme e tij ishte ekselente, plot bindje, qartësi, sinqeritet dhe argumnet, madje edhe revolta e tij ndaj sulmeve të medias dhe PD-së, ishte një revoltë dinjitoze dhe asgjësuese për mashtrimin, fallcitetin dhe keqparaqitjen e gjërave nga ana e tyre.
Shtjellimet e tij në këtë përballje treguan se, Ramën, këto dy vjet si kryeministër, e kanë maturuar, e kanë bërë shtetar te përkushtuar dhe të ndërgjegjshëm për rolin që shteti duhet të luajë për ta çuar vëndin përpara.
Mbi të gjitha, Edi Rama tregoi, përkundër numeracioneve të kritikave të stisura të artikullit të Meros, se nuk i ka zhgënjyer 1 milion votuesit e tij në misionin e shtetbërjes dhe se është në rrugën e sigurtë dhe të matur që, duke respektuar shtetin ligjor, të sjellë në jetë premtimet elektorale të tij për prosperitetin e vëndit, sidoqë të axhustuara me realitetet që të imponon qeverisja e përgjegjshme në kushtet reale dhe të burimeve të kufizuara që disponon një vënd i vogël dhe i keq-qeverisur për 25 vjet.
Unë jam i sigurtë se, kushdo që e ka ndjekur Ramën në këtë Top Story, me siguri e ka ndjerë këtë mesazh të tij, përfshirë këtu zotin Baze dhe komentuesit e egzaltuar të tij.
Cdo gjë tjetër e thënë këtu, është propogandë interesash, llogje trushplarësh ose verbëri militantësh.
Ky Centauri.alb me nxorri mallin e Skypion-it, por me sens te kundert.
Ne Shqiperi mercenaret gjenden shume lehte dhe paguhen pak.
Rama flet me bukur se Berisha por eshte nje megalloman i pandreqshem
qe do ti beje varrin karieres se tij politike, me keq se Berisha.
SA ME KENAQE MORE IDIOT I PAPARE I OBORRIT TE RAMES ,ME PACAVURET QE SHKRUAN ,KU TE ZEZEN TENTON TA BESH TE BARDHE ,POR NUK MUNDESH MORE I GJORE .
Erion Veliaj i paska lene pushim komentuesit me pagese dhe paska vendosur te shkruaje vete ne mbrojtje te Rames. Por nuk jep asnje fakt per te vertetuar qe gjerat po shkoje ne drejtimin e duhur…vetem sulmon borgjezine qe i eshte vene kundra kryeministrit popullor sepse nuk duan te lene nje mik te kthyer ne armik e pastaj prap ne mik te ndertoje ne fushat sportive te fshatit te tyre.
@ —-
Te njejten ndjesi kam edhe une . Kur po lexoja komentin , menjehere e kuptova se ishte Skypion -i ,nga menyra e te shkruarit dhe nga disa fjale qe i jane bere stereotipe .Ora kur poston komentin ,fjalet oligark dhe trushplaresh jane Skypioniane.
Kete qe ben Skypion – i populli ka nxjerre nje shprehje : ben skur te puth doren por ta kafshon.
Koment kot ky i Centaur -it. I serviloset shume Edi Rames duke kujtuar se po e ndihmon dhe sulmon e akuzon Meron ne pergjithesi me hamendesime. Nuk analizon asgje nga ceshtjet qe shtjellon Baze ne editorialin e tij. Nuk thote cila nuk eshte e sakte nga ato qe analizon me te drejte Merua. Me shume e ndihmon Ramen Merua se sa Centauri.alb (alias Skypion ne kah te kundert).
Të gjithë replikuesve të komentit tim: Flm për vëmëndjen!
Të gjithë atyre që nuk ju postua replika për komentin tim: Flm dhe mos u dekurajoni. Censura është pjesë e demokracisë selektive kudo në botë.
Për @ dhe J+B: Nuk jam Skorpioni. E vlerësoj stilin dhe polemikën e mprehtë të tij por jam totalisht në opozitë me vijën e tij politike dhe e përbuz për sofizmat llogjike mbi të cilat paraqet tezat e veta.
Veç kësaj, nga që nuk e kam parë prej një kohe të gjatë të postojë komente, me gjasë, Meroja do ta ketë “internuar” dhe ja ka hequr të drejtën e botimit jo vetëm emrit të tij, por edhe IP-së së kompjuterit të tij , siç ka të ngjarë ta bëjë së shpejti edhe me mua.
Për replikuesin jo servil Genci: Mero Baze ka plot shkrime të mprehta ku edhe mund të kapesh dhe të analizosh detaje të tezave apo opinioineve të tij dhe të polemizosh me to. Por, nuk është rasti për këtë shkrim që po flasim, i cili është një shkreti dhe mjerim gazetaresk.
Sa për ilustrim të këtij vlerësimi si dhe për të dhënë një farë standarti vetvlerësimi për Gencin dhe të valinosurit qesharakë pas këtij shkrimi të Meros, po marr vetëm numaracionin e parë të “kritikës” së tij për Ramën që përbëka edhe një shqetësim vëllazëror të Meros për kryeministrin.
Thotë Meroja(Perifrazoj): Eshtë shqetësuese që Kryeministri Rama di çdo gjë dhe çdo detaj për çdo tender dhe për çdo ministër të tij, për çdo hall apo tender gazetari apo botuesi…., dhe të tjera në këtë frymë.
Pra, sipas Meros, kryeministri nuk duhet t’i dijë këto vogëlsira dhe duhet të jetojë në kullën e fildishtë kryeministrore dhe t’i lërë ministrat dhe tenderat e tyre ti bëjnë e ti katranosin siç ua do qejfi apo xhepi; t’i lërë botuesit dhe gazetaret në “hallet” e tyre e tyre të çbirilojnë dhe të flasin larë e palarë për hallet e shtetit dhe aferat kryeministrore në dobi të aferave hyjnore gazetareske që u shërbejnë qarqeve të caktuar interesash.
Dhe këtë e thotë Meroja, që është bërë si Mao Ce Duni.
Meroja di çdo gjë, është kompetent për çdo gjë, jep mënd si nuk duhet apo se si duhet bërë çdo gjë, edhe për kodin e zgjedhjeve, edhe për armët kimike, edhe për shëndetësinë falas apo shëndetësinë që të rrjep, edhe për arsimin dhe për universitetet, edhe për Janullatosin dhe Kishën Ortodokse Shqiptare që po greqizohet, edhe për… shtoni çdo tematikë që të doni dhe jeni brënda, Meroja i ka marrë me rradhë dhe ju ka dhënë mënd edhe qeverrisë, edhe maxhorancës, edhe opozitës, edhe akademikëve, edhe ambasadorëve edhe Europës duke ua marrë mënd rajasë së shkretë popull.
Vërtet, është shumë e lehtë ta qeverisësh dhe ta prosperosh Shqipërinë.
Mjafton të çfletosh shkrimet, udhëzimet dhe sinopset e Mero Bazes dhe aty i ke zgjidhjet.
Ka mbetur vetëm që ato të përmlidhen në blloqe citatesh me kapak-zgjidhe vetë ngjyrën e kapakut, i dashur shoku-kryetari MERO, dhe tu shpërndahen komentuesve të ngazëllyer dhe të përdëllyer të citateve të tij, që t’i marrin dhe ti tundin nëpër kafenetë, nëpër debatet apo nëpër qokllëqet që bëjnë, kudo që ua bije hera dhe zëmra, si një herë e një kohë gardistëve të kuq të Kryetarit Mao.
Dhe besoj, ty Genci do të të shkonte shumë, nje kasqetë alla Mao, një distiktiv të Meros në thilenë e xhaketës xhins dhe bllokun e citateve të tij në dorën e ngritur lart, si një përshëndetje dhe si një reminishencë e përulësisë dhe varësisë handikape nga idetë-ideologjitë e aposujve të rremë, këtë herë, jo nga frika e diktaturës, por nga diktatura e frikës së skllavit, e lindur dhe e ushqyer nga injoranca dhe trushplarja.
Shënim: Për brezat e rinj dhe për ata qe u mungon imazhi i turmave të gardistëve të kuq që mbanin në dorën e djathtë të ngritur lart, librat kapakëkuq me citatet e Maos, mund të kërkojnë në internet foto apo video të Kinës së kohës së Revolucionit të Madh Proletar, për të pasur një vizion dhe kuptim më të fuqishëm të mesazhit që dua tu përcjell atyre që mbase ende nuk janë diagnostikuar me Intelligence Down Syndrome, por që qartazi kanë handikapin e trushplarjes dhe vuajnë nga auto-shpirt-skllavëria permanente.
Nga cmbaj mend une, vetem Bettino Craxi ne Itali mori persiper me te njejten vendosmeri mbrojtjen e nje imprenditori ne kundershtim e shkelje te ligjit.. Imprenditori ishte Berlusconi dhe e dim mire si perfundoi Craxi.. U arratis mbasi u godit me monedha mes nje turme njerzish qe ulerisnin: “prendi anche queste..”. Per Bettinon e Shqiperis parashikoj dhe shpresoj shume me keq!!
Po ky Rama e kupton qe po krijon xhelozi e hendek mes deputeteve te PS dhe ministrave,apo…ka ndoj as nen menge ?!
Nga cmbaj mend une, vetem Bettino Craxi ne Itali mori persiper me te njejten vendosmeri mbrojtjen e nje imprenditori ne kundershtim e shkelje te ligjit.. Imprenditori ishte Berlusconi dhe e dim mire si perfundoi Craxi.. U arratis mbasi u godit me monedha mes nje turme njerzish qe ulerisnin: “prendi anche queste..”. Per Craxin e Shqiperis parashikoj dhe shpresoj shume me keq!!
Me duket se po qelbet edhe Rilindja..
Tani e kuptove ti vllai?! Ku ke qene keto 3 vjet?
Rama ska bere asgje te keqe keto dy vjet
e pergjithshmja ka qene shume mire
vetem dy gabime qe duket se do ia hane koken, e kam thene qe kur mori pushtetin dhe pashe menyren e sjelljes
Deboi njerezit e tij
beri pazar me berishen per gerdec dhe 21 janar nepermjet Metes
dhe e treta klientelizmi, duke mbajt biznesmenet e berishes edhe vete
Shqiperia qe shpresuan se do te rimekembej pas ,,percjelljes,, me nje milione vota te Sali Berishe Shiut na solli Edi Rame Bresherin qe ne emer te vendosjes se drejtesise kapi dajakun mbi shtresat e mesme e te varfera te popullsise dhe po mbron njerezit qe dikure u pat cuar te fala te perditeshme.Te gjithe ato qe u bene te pasur tmerresisht mbi bazen e korrupsionit alla Gerdec.Nuk mund te kete asnje shprese duke mbrojtur korrupsionin e softistikuar dhe te pa specializuar me nje shtet te pa fuqishem te kape hajdutet me pushtet.Frangu dha prova se eshte i zoti ta rregulloje me te gjithe edhe me armiqte e miqeve te tije.Qeverisja e sotme edhe pse kerkon te justifikoje veprimet e veta ne emer te ligjit po i ngjane gjthnje e me shume nje qeverie te ngritur nga pushtues qe lexojne shpallje e megafon duke u caktuar rregulla popullit se si duhet te kryej veprimet dhe detyrimet ndaj qeverise pa u kujtuar se edhe qeveria ka detyrime ndaje popullit qe e ka ,,pushtuar,,.Te fala Sandrit dhe Blushit dhe atije …mikut te Cobo Rrapushit.
Mensoj se shume shqiptare si une sot ndihen disi te zhgenjyer pas leximit te ketij shkrimi. Si ne viitin 1992 edhe tani shqiptaret e dhane voten me zemergjersi shpreses qe dukej ne horizont. Dihet shume mire ZHGENJIMI fatal qe moren 75% e shqiptareve dhe e vuajtem per nje 25 vjet. Pas nje cerek shekulli kaos total perseri u duk nje tejter shprese dhe nje njeri qe te dukej i besueshem. Nuk dua ta besoj se po perseritet akoma Zhgenjimi, por kjo gje te len nje shije aspak te mire. Faleminederit shume Mero qe po e ndjek kaq afer situaten dhe po i orjenton drejt te gjithe lexuesit tuaj duke thene te verteten edhe kur ajo na prishe humorin. Sot nuk ndihem aspak mire.
FARE E THJESHTE DHE BEN MUUUU ESHTE FAKTI SE AI NUK HEQ ASNJE PASI TE GJITHE FIJET E KORRUPSIONIT DO TE PRITESHIN,..
SI TA HEQE BEQEN, KUSH DO JA CONTE PARAT NE SHTEPI, PO BEQJA ESHTE I BESUARI.
SI TI HEQ TE TJERET?
AI DUHET TE HEQI VETEN NE RADHE TE PARE DHE PO TE JETE KALAMO I MIRE E KALON VENDIN NE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME.
KRYEMINISTRI ME IDIOT DHE ME I PAFTYRE QE KA PARE KATUNI. IDIOT ME BRIRE. RRUGAC, INJORANT I PABESE, MASHTRUES, GENJESHTARE DHE SI GJITHMONE SIC ME PELQEN TE SHFYEJ DUFIN TIM VDEKSH E MOS GJETSH PAQE.
Mjer Shqeperia nga kush qeveriset. Shpresonim shume te Rama por shenjat jane shume te keqija,mjer populli yne????????????????
FATKEQESI. ASNJE SHPRESE PER TE JETUAR NE KETE VEND. NJE QEVERI QE VJEDH LEKET E PENSIONISTEVE, LEKET E BUKES SE GOJES NUK BENE HAJER. EDI RAMA ME MINISTREN E MBROJTJES MIMI KODHELI KANE DHENE URDHER KOMANDANTIT TE QENDRES SE PERSONEL REKRUTIMIT KOLONEL LEONARD ÇOKU QE ME TE GJITHA FORMAT DHE FUQINE QE I JEP VENDI PUNES TE UL NE MAKSIMUM PENSIONET E PARAKOHSHME TE USHTARAKEVE. AI NUK PYET PER LIGJE DHE RREGULLA ASHTU SI DHE EPRORET E TIJ. DHE KUR SHKON PER TAKIM AI SI I PAAFTE QE ESHTE ULERET DHE BERTETE. MJERE NE NE DUART E KUJT KEMI RENE. ZGJIDHJA E VETME ESHTE PROTESTA DERI NE RREZIMIN E QEVERISE DHE KETYRE HAJDUTEVE, POR ME E KEQJA ESHTE KUSH DO TE VIUHET NE DREJTIM?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ju nuk e kuptoni Edi Ramen, ai ka nje vizion Të fuqishem per ta bere albanine si Danimarka, kshu qe mbani hedhet me dore derisa te flisni danisht
Bravo Mero ! Keshtu i do mushka drute.Ketij huri i eshte mbushur mendja se i di te gjitha dhe ben sic do vete ai,por nuk do ti kaloji te gjithe hunjt njeri do ti futet dhe nuk do jete e larget dita.
Shiko,Gomari ferkon Gomarin dhe i thote qenkemi njelloj vetem se une jam pullali dhe ti je pa pulla.Asnjehre nuk kam patur dhe kam besim tek nje rrugac qe rinine e tij e dogji per qejf,hajdut ,kacak,seks droge ,shkaterroi familjen aq sa djali rritej rrugeve dhe baba Edi bridhte plazheve lakuriq.Me kulture,me gjuhe te huaja,me coka dhe ironi qe i ka personale arriti si narrist te plotesoje hendekun e Nanos i cili u largua per nje femer(edhe ky shkaterroi familjen ) dhe bredh rrugeve te Vienes per ndonje kocke.Mbasi Pirati Rama arriti ate qe desh,fale grabitjes se papare te Berishes,por beri deal me Barishen nmp Metes.Pra si te thuash jemi te tre hajdute,por vjedhim ne emer te partive.Mbas kesaj Edi kujtohet per pjesen e dyte te jetes,serioz,u martua (siNanua),fjalime koti,finde gazetarie ,beri dhe nje femije qe mendoi se eshte Rilindur Shqiperia,sikur Ahmet Zogolli polli Zogun e pare.Epo Rilindem.U rilind hajduteria me Kocot,Frangajn,Fevzot,beqet keta ushunjza qe punojne per Ramen.Eshte dhe k/minister piktor,asgje nuk ka bere dhe ska per te bere,Ai ishte dhe ngeli rrugac.
Mero po cuditem per dite e me shume me Edi Ramen. Se pari punetor shume I madh e me vision per vendin,njeri I sakrifices dhe I rrezikut. Po si ka mundesi qe nuk ka asnje fre per te permbajtur veten edhe ne pasionet personale qe demtojne krejt punen e tij.Cpune ka ai me ndertimin e Frangajt,nuk ka njerez qe ti dergoje per verifikim poqese nuk ka gisht? Pse merret vete me te tilla poshtersi? Si ka mundesi qe nuk e din se keshtu gerryen vetveten? Ne thame shyqyr qe me ne fund pas 25 vitesh doli nje shqiptar qe ta marre koken ne grusht per te bere kete Shqiperi [ besoj se kuptohet cdo te thote me e marre koken ne grusht] PO shgenjehemi shume. I shalla do te beje kthese ne kete drejtim.
Mero djali! Me vjen sinqerisht shume çudi me faktin se ti ende vazhdon e beson ne sinqeritetin e Rames.
Ti per inat te Berishes bere çfare munde per te sjelle nje “bitells” ne qeveri, por siç po e sheh ai nuk eshte asgje tjeter me shume se nje atavizem i autoritarizmit karakteristik ballkaniko-lindor.
Personalisht do te cilesoj si i humburi me i madh i te gjithe ketyre viteve si ekonomikisht ashtu dhe intelektualisht.
Mero djali! Nuk ka kohe me per te humbur. Shume si puna ime kemi shkruar rralle ketu te Tema, por kemi thene me sinqeritet ato qe kemi dashru te themi per tipa si Edi Rama.
Rama ka qene deshtim qe ne vitin 1998, kur ja hipi kolltukut te pamerituar te kultures se nje vendi te shperfytyruar nga ato bandat qe i kishe shume “qejf” ne vitin 1997.
Mbro emrin tend o njeri, qe e ke patur shume te mire dhe mos e ler ate qe te merret zvarre nga idiotet me ncikname politikanesh te tipit Rama, Veliaj & Co.
O zoteri ata jane pjelle e klienteve te tyre dhe si te tille ato jane sjelle ne ato nivele per t’u sherbyer. Mos u bej edhe ti pjese e kesaj loje sepse do te mbahesh mend per te keq nga ata shqiptare qe kane besuar perhere te pena jote.
Neser uroj te te them miremengjez si nje njeri i lire dhe jo si nje skllav i mjere i padroneve idiote, qe ju duhesh vetem per rregullim imazhi dhe manipulim opinioni!
Behu i pavarur o njeri!
Meleku, ti vertet beson qe Mero ka qene dhe mund te jete ndonjehere i pavarur??!!!
tjetri… u kap dhe ky! Nuk te le leku piset te besh politike dhe zbatim ligji. Bota i ka partnere dhe pastaj kerkon reforma!!!! dhe na jashte BE si te jemi aziatike. BE e qelbur qe mbronte serbin kur bente genocid. Eshte rreth vicioz. Djemte e Amerikes duhet te vine ne Shqiperi se ketu edhe te rinjte jane te detyruar te perulen.
Sherbimet sekrete te nje vendi i kane dhene nje kopje origjinale Edi Rames se kontrates dhe dokumentave te pronesise se Shkelzen Berishes te “STREAM OIL” dhe kontraten fiktive qe ka bere per “kalimin” e aktivitetit tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.
Edi Rama jo qe nuk beri asgje, por edhe ja aprovoi transferimin e aktivitetit, pasi pa aprovimin e Ministrise se Energjitikes nuk mund te kalonte aktiviteti nga “STREAM OIL” tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.
Keta jane te gjithe ne nje tave, por me vjen keq per 1 milione shqiptare, qe kishin shpresa tek ky teveqel dhe sidomos per viktimat e 21 janarit.
R I L I N D J E e B E R I S H E S
Qindra milione euro ne vit te naftes shqiptare ndahen me marrveshje midis Berishes, Metes, Kokedhimes dhe Rames (Rames i kane lene me pak, se eshte teveqel dhe merr c’i jep Besua i Tajvanit).
Rilindja e Berishes!mire e ke kap!
Porologu ….. Ka shume te drejt me zbulimin e tij ,por kete popull teveqel ata e njohin shume mire ,prandaj cfare do qe te bejne ,nuk i hyn gjemb ne kembe .
Shqiperia ka rene ne dore hajdutesh ,qe veshtire te gjinden ne gjithe globin .
Fatkeqsi we Shqiperia ka njerez shume inteligent she te ndershem ,por jane te strukur dhe nuk munden te cajne me mafien e hekurt .
Rama flet i bindur duke kundershtuar cdo ze qe nuk eshte dakort me te. Mirepo harron se nuk eshte bindja e tij ajo qe vendos ne do te vazhdoj te qeverise apo jo.
Pak nga pak, po behet nje shumice qe nuk po e beson me Ramen dhe nuk po i bind dot ne drejtesine e veprimeve te tij. Dhe jane kta qe pa folur, pasi ai nuk ka nderment ti degjoje, do ti bejne atij gropen, me vote pas nje viti e gjysem.
Kam folur per kete problem ne nje Editorial tuaj Z. Baze ne Daten 26 Tetor. Tani ka ardhur koha qe Populli dhe vetem Sovrani nepermjet nje referendumi te ndryshoje sistemin e Zgjedhjeve vetem me maxhoritar me jo me teper se 101 Deputete te zgjedhur nepermjet votes se tij jo preferences se Liderve Partiake,me deputete vetem nga votat e tij.
Ne qofte se nuk behet kjo gje,me shume keqardhje ta them por ai vend nuk mund te behet ndryshe.
Sala paska shansin e derrit, nuk do prese deri ne 2017.Fatkeqesia e se majtes eshte se ka per kryeminister nje gjitholog te pandreqshem.
Shume dobet dhe shume neveri ngjalli mbreme Edi Rama por qe kur beri qeverine dukej qe ne pikat qe do bente namim duke vjedhur vuri krey hjadutet me Ilir Beqen ne balle,Milena Hariton,Damian Gjiknurin etj etj.Mallkimi mos vonoj edhe 2 vjet per keta mostra edhe pse ne opozite jane edhe me mostra..mjere ne por dhe mire na e bejne ndoshta kaq meritojme..
Malkimi nuk mjafton!
Filloni me Vezet,qe bile te shijet se nuk Kane mundesi me na shit mend!
Politika urren boshllëkun.
Kushtet janë pjekur për të krijuar një lëvizje e atyre që futen në burg, atyre që paguajnë për shtetin, policinë, ushtrinë, dritat, ujin, tatimet dhe që politikanët e konçesioneve po i rrjepin në bashkëpunim me drejtësinë.
Mungojnë vetëm ca fytyra.
Personalisht votoj për Klodin dhe shokët e saj, dhe pulat që bëjnë vezët.
Te ngrihen anetaret e PS e te kerkojne largimin e Rames nga posti i Kryeministrit sa nuk eshte vone. Mesuesi i vizatimit vetem per te drejtuar nuk di ndersa per te vjedhur eshte i vetmi. Ne vend te rrisi anetaresimet me 150.000 veta ky do i ule ato me 150.000 anetare me kete politike te mbrapshte qe po zbaton.
Lexova artikullin dhe komentet dhe pothuajse te gjithe mblidhen ne nje pike.Shpresuat te Edi Rama dhe po gjeni zhgenjim ne mendimin tuaj.Une hyj tek ajo kategori qe nuk zhgenjehem shpejt.Neqoftese Edi Rama deri dje akuzohej se nuk di te lidhe aleanca dhe nuk di te mbroje shoket qe sakrifikojne per te me duket se tani i jeni versulur pikerisht se po ben ate per te cilen e sulmonit.Edi Rama nuk mendoj se ka kaluar ne delir perkundrazi ai po vepron me nje zgjuarsi te holle.Ai po i heq Berishes cdo mundesi perkrahje dhe nuk po e le te marre fryme se ndryshe nga i vdekur kthehet ne perbindesh dhe atehere duhej ti kendonim mbretit Sali.Mos te harrojme se ishte pa aftesia e Fatos Nanos qe Berisha nuk e la te punoje nje ore te vetme rehat pas 97 qe gjithkush e mendonte Berishen te vdekur.Reformat e thella qe ka ndermarre Rama dhe qe pa to nuk duhet pretenduar europa ky po i ben dhe pa kokcarje sepse i ka hequr cdo mundesi per te prenetuar djallezia berishiste.Neqoftese armiqte e deri djeshem te Rames jane rreshtuar ne krah te tij do te thote se pd e ka izoluar totalisht gje qe eshte ne dobi te vendit.
Eshte i zhytur, i korruptuar, i kapur e i mpire nga pushteti. Tani po ben ate qe beri berisha kur erdhi perseri ne pushtet. Po pasurohet neprmjet familjareve. i vellai , gruaja dhe sorosianet qe e rrethojne. Lejet katastrofe te ndertimit jane masakra qe di ta beje fare mire dhe per kete nuk i ben syri ter. Beqja eshte aty per milionat e tenderave. Po keshtu kodheli. Kumbaro. Gjiknuri. Ahmetaj. Po keshtu drejtoresha e AKSH . Therrimet i marrin Cuci e Harrito . E bukura eshte qe nuk po ja u degjojme zerin per korrupsion asnje ministri te LSI . Aq ne sulm vjedhjeje te paturp jane keta te rilindjes
Une njoh dy EDI RAMA ,nje perpara se te bente koalicionin e qelbur me pushtetin nderkohe qe ishte ne opozite e nje tjeter me pas ,kur fitoi zgjedhjet.Kur marreveshja behet me pushtetin nderkohe qe je ne opozite sinqeriteti lihet ne sirtar .Te tera ato qe u thane shume thjeshte u c’thane me pas e nuk do te vendos liste ketu te thenave e te c’thenave.Me pak fjale pa dashur ta ofendoj sepse kam simpati personale por te duket sikur ju tha ;do pushtet , merre por ki kujdes se kufirin e ke tek thana ,po te dua une mbaron qe tani,as kryeminister e as kryetar partie.E keqja e tij eshte se kerkon te beje shume gjera njeheresh ,e disa prej tyre i realizon por ja qe bije ne sy per keq me ato qe i dalin bosh sepse populli eshte i zhgenjyer ne vazhdim e priste shume prej tij .Personalisht mendoj se duhej te kerkonte zgjedhje te parakohshme qe kur nuk mundi te realizoje reformen ne drejtesi,tashme eshte pak vone por me mire vone se me vone ose kurre se pastaj diskreditohesh komplet!
nuk eshte avokat Rama!eshte kapobanda!nuk eshte zgjidhja,por vete problemi!
Merooooooo!!!!! Mos me zhgenje. Mos lufto me pushke druri, por fut ne pune artilerine e rende. Ky nuk ka qene asnjehere Njeri.
Une jam profet: Kur erdhi “Corapekuqi-Pallati me shigjeta” ne pushtet thashe: Po nuk zbardhi 21 Janarin, po nuk zbardhi Gerdecin, po nuk futi ne burg Saliun
edhe ky si gjith te tjeret e ka mendjen per te vjedhur.
A doli fjala ime.
Ku e keni 21 Janarin?
Ku e keni Gerdecin?
Ku e keni Saliun?
A po vjedh, a po prish,a eshte megalloman, a po iken i gjith populli se po sjell dikataturen komuniste me petka te reja, cfar doni mo per Belulin, akoma te flas.
Mos u merzisni, lereni te vjedh se behet me keq pastaj. Lereni deri sa te vijne zgjedhjet. Le te votojme pastaj per partine me te humbur qe ka Shqiperia,per ate parti qe merr vetem nje vote, ku kryetar eshte vetem me nje sy, vetem me nje kembe, vetem me nje dore, te jete ky kryetar dhe shakaxhi, dhe vetem per inat, vetem per inat.
Hajde bejme njehere te gjithe rolin e budallait, se ndoshta na del me mire. U lodhem duke bere te zgjuarin.
Mero je shume i zgjuar, ate qe ne e ndjenim Ti e shprehe. Urime.
O popull fukara nuk behet shteti me kriminela as me ata qe ne emer te kultures ne thonjeza kan te nxirin bythen ne blazhet e botes ,as me prostitute shteti do njerez trima dhe te pa korruptuar jo korrak ,prandaj shiteni ate vend me mire tek shoqata e hajduteve ,koke pa lareve ,tritolistave etj.te shpetoni
i gjithe globi eshte qelbur dhe ata qe i jaPIN PARA QEVERRISE RAMA JANE TE QELBUR AMERIKA GJERMANIA FRANCA ANGLIA ARABIA DHE GLOBI MBAN ERA “QENEF” DHE NJEREZIMI PI UJE ME NAFTE DHE AJER ME GAZRA KANCEROZ
GABOHESH RENDE DJALOOO ,QENKE AKOMA NE KOMA , DO ZOTI NUK KA SHUME SI TY NE KETE VEND ,SE NDRYSHE KY SHTET ME GOMER SI TY MERR FUND ,GLLABEROHET KOMPLET NGA BERISHA ,META RAMA .
Mozomakeq, per popullin e thjesht qe jeton ne Shqiperi per deri sa i sundon nje kast kriminelesh, dhe kerkush nuk bene ze. O Zot!!!
Merua harron se Rama është KM dhe ministër për çdo ministri.
Shkrimi eshte shume i mire, edhe komentet po ashtu jane konstruktive.
Vecse nje gje nuk po kuptojne, apo nuk duan njerezit ta besojne. Cila eshte ajo gjeja: gjeja eshte se ky vend ka mare fund. Pra eshte mbyt anija me demokrate, si te shkurter edhe te gjate, qe mblodhen e mbledhin, florinj me lopate, po edhe lopata e ka nje bisht, qe nuk eshte i vogel sa nje gisht, gishin suma e pranon, po bishtin e lopates zor se e toleron. Prandaj avokatin, ben shalegjati.
Ketij burreci deshtak ia kam hequr vizen qysh ne 2011. Te gjithe me sulmonin atehere, disa duke me quajtur edhe Berishian apo Berishist. Me keqardhje konstatoj se paskam pasur shume te drejte.
Elinor as atehere dhe askurre nuk ke te drejte sepse ngado qe te mendosh se mund te gjindet nje zgjidhje me e mire se Edi Rama te garantoj ty dhe cilindo se nuk ka bythe askush tjeter me prejashtim te tij te beje shtet.Une nuk jam kundra qe ka probleme te shumta por keto do te sherohen step by step,ose shqip hap pas hapit dhe me siguri te plote.Ju ne koket tuaja mendoni revolucionin.Ajo nuk ka per te ndodhur kurre por edhe sikur te ndodhe,mendoni se ata qe duhet te vijne sipas jush do jene shpetimtaret.Mos u beni naiv se ne kspitalizem eshte paraja qe ben ligjin dhe ata qe kane para fusin ne kuadrat kedo.Iku koha e Enverit qe vriste dhe sekuestronte gjithcka,prandaj mos shihni andrra me sy hapun thone shkodranet.
Akoma gjalle je ti Luis?!
Rama eshte nje prostitute dhe asnjegje tjeter, erdhi nga makaronat dhe do haje nje hu te trashe ne bythe, se shpejti, dhe sdo kete vend ku te ulet, ky eshte edhe fundi i tij si gjithe kryeministrat paraardhes te tij shqiptare
Rama mundohet te shfrytezoje cdo dite karrigen e kryeministrit per perfitime sa me te medha personale .I vetmi qellim qe ka Rama kryeminister eshte te behet MILIARDER .Ai as qe don te dije per asgje dhe asnjeri tjetre pervec xhepit te tij,vetes se tij.Ne nje fare menyre ai ja ka bere te qarte miletit kete gje me sjelljen e tij arrogante,mosperfillse,anormale,kriminale.
Per te gjitha keto mund te them se Rama nuk ka faj . Ai i tille eshte.Per sa kohe nji popull i tere duron denglat dhe poshtersite e tij ,atij i lumte, se mendjen i ka gjet miletit.Turp per ne qe na tall nji cope psikopat i afirmuar sic eshte Rama.
Bravoooo FIKS FARE !!
Jam plotesisht dakort me komentin e verteta Kryeministrit po tja mbaj by.a e con vendin ne zgjedje si e beri greku. Dhe le ti fitoje zgjedhjet prap Po e di ai qe nuk i fiton zgjedhjet dhe nuk rri dot pa magazine si i ndjeri Van Bregu .