Nga Mero Baze
Qeveria shqiptare e ka shoqëruar aksionin kundër informalitetit dhe me ndryshime që modifikojnë taksimin ndaj biznesit të vogël dhe tentojnë të bëjnë qytetarin partner në këtë aksion. Ideja për të pasur qytetarin partner në këtë aksion është pozitive, por paqartësia e ndryshimeve dhe hezitimet e qeverisë për vet ndryshimet, rrezikojnë t’i bëjnë të padobishme gjithë ndryshimet.
Le të analizojmë dy prej masave ndëshkuese që parashihen për dënimin për çështjet e lidhura me lëshimin e kuponit tatimor, si dhe me distancën deri ku qytetari duhet të ruajë kuponin, si dhe me llotarinë për kuponin tatimor, që praktikisht është përpjekja e qeverisë për ta mbledhur TVSH-në përmes një operatori privat .
Le të shikojmë çështjen e pare, atë të masave ndëshkuese.
Gjatë viteve të fundit përmes amendamenteve ligjore u modifikua taksimi ndaj biznesit te vogel. Paralelisht me këtë, u bene disa amendamente në ligjin e procedurave tatimore, në pjesen e sanksioneve.
Moslëshimi i kuponit tatimor, në vitin 2008, kur u miratua ligi i procedurave tatimore, konsiderohej kundërvajtje administrative dhe dënohej me gjobë dy heret e para që konstatohej shkelja, dhe me mbyllje të aktivitetit, nëse shkelja konstatohej për herë të tretë.
Me amendamentet e qeverise Rama, masa e gjobës herën e dytë rritet në nivele shume të larta dhe përseritja e shkeljes për herë të tretë, u nxorr nga klasifikimi si kundervajtje administrative dhe u konsideruar vepër penale (evazion fiskal). Të analizojmë keto amendamente. Në aspektin e teknikes së hartimit dhe argumentimit të dispozitës, relacioni që shoqëroi amendamentin ishte i varfër dhe nuk shpjegonte se si dhe sa u aplikuan masat e vjetra dhe pse ato nuk dhanë rezultat, me qëllim që të konsiderohej i domosdoshem forcimi i ndëshkimit administrativ.
Në aspektin llogjik dhe të zbatimit praktik, pastaj të dispozites, çështja komplikohet pak më shumë.
Gjoba që parashikohej herën e dytë që subjekti kapej me shkeljen administrative “moslëshim i kuponit tatimor” është vendosur në nivele te tilla që praktikisht mbyllin biznesin.
Unë nuk e kuptoj se si do ishte e mundur, që pasi i kishe mbyllur nëpërmjet gjobës biznesin një furrxhiu, të mund ta kaloje për herë të tretë në të njëjtin vend dhe ta gjeje gabim dhe ta kallëzoje per veper penale. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse furrxhiu ishte i vendosur të bënte vepër penale dhe të rrinte para furrës së hapur që ti ja ke mbyllur herën e dytë, siç e parashikon ligji i ri me një gjobë dërrmuese.
Këtu lind pyetja nëse është llogjike perfshirja e moslëshimit të kuponit tatimor si kategori e figures se vepres penale “evazion fiskal”?
Në doktrinën penale njihet aplikimi i politikave penale për rastet kur nga statistikat, konstatohet që një veper penale rritet ndjeshem dhe shteti tenton përmes ligjit të forcojë ndëshkimin. Në pamje të parë duket sikur kjo ka ndodhur. Por a meriton moslëshimi i kuponit tatimor të klasifikohet në kategorinë e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë veprën penale të evazionit fiskal?
Kuponi tatimor është dokumenti tatimor që në nivel fundor llogarit dhe “dërgon” në arkën e shtetit tatimin mbi vlerën e shtuar. Kuponi tatimor lëshohet vetëm për blerjet “cash” dhe në shuma të limituara nga vete ligji fiskal. Ndaj ndëshkimi me gjobë, duhet të jetë i tillë që të sigurojë mjaftueshëm ndëshkimin.
Ndëshkimi administrativ në këtë rast synon të rëndoje në xhepin e subjektit që nuk ka lëshuar kupon, në nivele që e bëjnë të rimendohet, nëse ja vlen të mosleshojë kupon apo jo. Pra, shteti nepërmjet dispozites ndëshkuese, mbrohet dhe mbron qytetaret e vet nga shkelesit.
Kështu si është bërë, shteti duket se ka tejkaluar mbrojtjen e nevojshme nga qytetari, pasi shteti e ka tepruar në këtë rast, me rritjen e gjobës në nivele skandaloze dhe me tej dëmtimin që i ka bere vetë dispozitës së evazionit fiskal në pjesën e posaçme të kodit tonë penal. Nuk mund ta vrasësh dikë që thjesht kërkonte të të vidhte 10 kokra domate. Me këtë ndryshim praktikisht kjo ka ndodhur. Për të ruajtur trajsën me perime zakonisht mjafton nje shpulle. Nuk ka nevoje ta vrasesh.
Shteti për të sigururar lëshimin e kuponit tatimor nuk mund të kërcenojë me burg. Nga ana tjeter, besoj shumë që edhe kategoria e evazorëve do të ndihej shume e fyer nga zgjerimi i subjekteve që tashme kanë te drejtën të “përfitojnë” nga “titulli profesional i evazorit fiskal”, pasi do barazoheshin ujqërit me grerëzat. Titulli i “evazorit fiskal”i shkon për shtat subjekteve që nëpërmjet evazionit sigurojne zgjerimin e aktivitetit, investimin e shumave ne aktivitete te reja tregtare dhe gjithmone vepra penale e evazionit fiskal shoqerohet me pastrimin e parasë. Ky titull ka kuptim për një grosist nafte, pronar sipermarketi, prodhues mineralesh, apo biznese të mëdha të tjera. Se evazioni fiskal nuk është vepër që bëhet për sport. Ky titull nuk i pershtatet nje furrxhiu që nëpërmjet moslëshimit të kuponit tatimor, shton ne shifrat e xhiros kapacitetet për të dalë me shpesh për drekë ne restorant me familjen etj.
Ndryshimi tjetër, ai që ka lidhje me zgjatjen e distances nga 100 m ne 200 m, gjatë të cilës individi që ka blerë një mall duhet të ruajë kuponin tatimor, është pak qesharak. Tani 100 m e kuptoj se është distanca e llogjikshme, që njerëzit zbresin nga shtëpia dhe blejnë në dyqanin e lagjes, por ishte dhe distancë e llogjikshme që tatimori të mundet të kontrollonte dhe të identifikonte nga larg individin që vendoste te kontrollonte. Tani që kjo është bërë 200 nuk ka asnjë shpjegim, vetëm nëse parashihet që qytetari do t’ia fusë me vrap dhe tatimori se kap dot brenda 100 metërshit, meqë janë të shëndoshë dhe u duhet 200 m si shans.
Çështja e dytë është ajo e të bërit qytetarit partner aktiv në marrjen e kuponit tatimor. Kryeministri javën e fundit është fokusuar shumë tek kjo çështje, ndërkohë që lajmëroi ndryshime të reja të ligjit për biznesin e vogël , ku thotë se do heqë të gjithta taksat për biznesin e vogel ambulant apo të lagjes. Perseriti qe biznesi i lagjes, zejtaret, berberët s’do kishin asnje takse.
Po si të gjitha? Edhe TVSH?
Se deri tani i gjithe aksioni anti-informalitet në qendër kishte kuponin tatimor, se aty kalkulohet TVSH! Dhe u bene spote edukuese per kete qellim! (Jo nga Sandri këtë radhë) U sekuestruan e konfiskuan mallra (edhe ambulantësh). Me të drejte të gjitha bizneset e vogla vrapuan te rregjistrohen e të pajisen me kasa fiskale. U transmetua si sukses rritja e numrit te shitjes se kasave fiskale. Tani biznesi i vogel ambulant dhe zejtar lagjesh, “taksat 0”! Po mire, pse do ta denojme pastaj moslëshimin e kuponit tatimor? Si do e quajme evasion, d.m.th mospagim takse kur taksa është 0? Se evazioni i zeros eshte zero! Po si do i falet TVSH? Tatimi mbi vleren e shtuar eshte detyrim qe paguhet nga konsumatori i fundit. Si mund te thuash qe nuk do ja mbledh TVSH-ne shitësit të fundit? Ndaj duhet kuponi.
Tani unë jam i prirur të besoj qe kryeministri nuk e kishte për të gjitha fare, po e tha për politikë, se u rrit shumë depresioni, nga represioni verbal i tij. Se p.sh. TVSH nuk ua heq dot, pasi për këtë po punon që të ndërtojë një llotari sipas disa deklaratave publike të ministrit të Financave, si një mekanizëm stimulues për leshimin e kuponit tatimor me qëllim mbledhjen e TVSH-se.
Supozohet se llotaria do të konsistojë në hedhjen e nje shorti periodik me kupona tatimore dhe zoteruesi i kuponit fitues do behet fitues i nje cmimi. Që të mund të organizohet lotaria, shërbimi i ofrimit të kasave fiskale, do duhet të jepet me koncesion nga nje subjekt i vetem apo nga bashkime operatoresh. Duket sikur gjithshka është ne rregull, nëse nuk konsideron që tërheqja e kuponit tatimor pas kesaj nuk eshte me nevoje per respektim ligji, por pjesmarrje ne nje loje fati. Dhe kësaj radhe masivisht. Automatikisht secili prej nesh qe marrim kupon behet pjesmarres ne loje. Do duhet te ruajme gjithe kuponat tatimore dhe diten e shortit te ngulemi te gjithe para TV, per te pare qe fitues i lotarise do dale një qytetar qe ka blere te CARFUR p.sh.
Une jam pro kerkimit dhe gjetjes se mekanizmave stimulues për kërkimin dhe tërheqjen e kuponit tatimor. Por lotaria është një koncept shumë semplist dhe amator. Në SHBA ka një sistem më të rregulluar, ku në fund të vitit çdo qytetar bën taksat personale dhe rimbrusohet për shpenzimet në një masë të caktuar.
A nuk do të ishte më mirë që në fund të vitit individet që dorëzonin nje sasi kuponash tatimor ne vlera te mirecaktuara nga ligji, te mundet te parashikohej qe perfitonin rimbursim të shumës se TVSH, p.sh deri ne 2%!? Pra, të më falej 2 për qind e TVSH. Keshtu ruhej parimi i funksionimit te TVSH, sepse rimbursohej konsumatori i fundit mbi te cilin ngarkohet TVSH. Keshtu, ligji behet pjesë e edukimit se kur te nisesh djalin per te blere bukë nuk do t’i thuash “merr kuponin se do kapim lotarinë” por “merr kuponin se duhet të kursejmë 2 për qind”. Keshtu do te mund te nxitej kërkimi i kuponit tatimor, sepse të gjithë do të kërkonin të merrnin një dokument që i jep mbrapsht një pjesë të shpenzimeve të vitit për konsum familjar. Kështu ndihmohen edhe më të dobtit, pasi mekanizmi do ishte sipas parimit “i kompensohet pruresit më të parë”. Unë kuponat e mi, munda t’ja dhuroj babait që është pensionist. Kështu, në praktikë ke rritur kërkesën per kupon tatimor, ndaj mund t’ja lejosh vetes si shtet që ne praktikë të kesh ulur 2% TVSH-ne per mallra e konsumit. Në disa mallra ushqimorë mund ta bësh dhe 5 për qind dhe ke në dorë një lloj shporte që ja dhuron qytetarëve aktivë.
Pavarësisht formave që mund të gjenden për ta stimuluar partneritetin me qyetarin, ajo që duket shqetësuese është rruga plot zig- zage e ndryshimeve për biznesin e vogël, më shumë se një hap përpara mund të rezultoj një kthim prapa. Ndërlikimi i ndryshimeve, idetë amatore dhe në fund ndërhyrjet populiste e kanë bërë të pakuptueshëm, të paparashikueshëm dhe kam frikë se dhe drejtësisht të pazbatueshëm këtë amalgamë ndryshimesh ligjore.
Bëjeni më të thjeshtë, më të qartë, më të parashikueshëm, me qëllim që të gjithë të kenë në mendje një shifër, qeveria të vetën dhe qyetari të vetën. Tani jemi të gjithë në mëshirë të shifrës që caktojnë në mendje tatimorët, të cilët më shumë se sa llogarisin për shtetin dhe qytetarin, mendojnë për vete.
Ben Ahmetaj e sqaroi mjaft mire qe punet po ecin shume mire. Une e besoj Ahmetajn se me duket ekonomist mjaft i mire. Rama ka bere zgjedhjen e duhur. Edhe xhaketat e vjetra po largohen me ne fund. Partia socialiste do eci me shpejt tani qe zoti Kokedhima do behet sekretar i pergjithshem. Sigurisht Rama nuk ka shkop magjik. Po reformat qe ka bere zoti Beqja jane historike. Sherbimet jane permiresuar shume. Ne rruge nuk ecin me makina si te cmendur. Me ne fund po vendoset shtet. Gazetaret qe jane prishur interesat hedhin balte mbi qeverine. Por faktet flasin vete. Arritjet jane kaq te medha saqe edhe tv klan nuk i mohon dot me. Lerini mo njerez inatet. Kjo eshte qeveria me mrekullueshme. Nje km qe ke qejf ta degjosh se ta rrok zemren.
Nuk ka mundesi te jesh serioz. Thuaj qe e ke me ironi gjithcka po thoje, te lutem.
O Mero, ca gjera i ke kap bukur tek ky shkrimi por me ate punen e TVSH se zanatcinjve provon qe nuk paske kuptuar asgje. Kasa dhe kuponat tatimor jane per te identifiku gjithe biznesin e vogel qe fsheh xhiron, dhe qe vitin tjeter te kalojne me tvsh.
Nese kepucari qe punon 6 dite ne jave, nuk faturon me shume se 66,000 leke te vjetra ne dite (dhe shume kepucare apo zanatcinj nuk i bejne sikur te gjitha pagesat te jene me kase) nuk futet kurre ne TVSH dhe nuk paguan as tatimin e biznesit te vogel qe po i hiqet.
Ju qe shani qeverine u mesuat duke vjedhur dritat dhe uje falas. U mesuat pa taksa qyl fare. Ajo koh morri fund tani. Tani po i afroemi evropes. Ps po behet nji parti moderne me njerez si zoti Kokedhima qe eshte energjik praktik,i drejte,i ndershem etj. Ju te vjetrit kujtoni se e keni pronen e tuaj PS, prandaj edhe elektorati po ju braktis. Edi Rama me pelqen qe nuk e pyet bazen e partise per emrime te ndryshme dhe bene shume mire,sepse ata qe jane drejtues ne baze jane dava fshataresh qe apsolutisht nuk ke cfare te mesosh prej tyre. Ndala sot ne semafor dhe ishte kenaqesi te gjithe ishin rrypa sigurimi dukej tamam si europe. Pastaj deri tek qtu me palma ne te dy anet si ne kartolina me te vertet u ndjeva krenare per Kryeministrim tim. Iku koha qe disa shifeshin si te njerkes. Tani jemi te gjithe te barabarte. Ska me rendesi me cfare partie eshte Henri Cili apo Aleksandri kush eshte i zoti e meriton te punoje si gjithe neve te tjeret. Prandaj mos u beni ziliqare hapni syte o njerez se kryeministri yne flet bukur si Fan Noli dhe po ben revolucion.
ti poni u mor vesh qe je dora vete koco 2 K (k…) kokedhima.Nese ka nje njeri te neveritshem dhe mashtrues per shqiptaret ky eshte sinonimi i 2 K dmth 2 k… (edi dhe koco)
Pooooooni,
Paske qen roje ne seli sonte??!!!!
Klani nuk po i mohon dot arritjet histerike, thot Poni.
Klani, po merret me Lagunen Blu, o trushkulura Poni, dhe kuptohet qe do ti lepije b*then qiverris, si e ka zakon te beje me qiverriun.
Qe ta marresh vesh ti Poni, deri para nja dy vitesh, ketu tek TemA, kishim ca komentues si Neti, Mark uk….dhe boll plehra te tjere qe i thurnin lavde arritjeve Histerike te Vandalit te Vuqidolit Saleh, qe shkaterroi Shqiperine.
Tani o Poni, po na del ti e na thur lavde per qiverriun….
Personalisht e prisja qe Ponet e Konet te fillonin lavdet per arritjet Madheshtore te Qiverriut…….pooor jo kaq shpejt…….jo tek TemA
Na neveriten
Poni eshte tu bo sarkazem me provoku sharjet e te tjereve.
PONI e ka mire.Ne sote po shikojme shume ndryshime.Edhe invazioni fiskal eshte nje ndryshim qe dje nuk ishte.Ky ndryshim ishte i domosdoshem se eshte ne te miren e popullit.Ne radhe te pare duhet te edukohen njerzit me ligjin,me rregullat dhe qytetar i mire eshte ai qe e merre kuponin.Ndryshim te madhe shikojme te policia e shtetit.Ajo eshte pastruar nga policet e Saliut qe ishin te shitur e te koruptuar,qe edhe pse policia eshte e depolitizuar,ai thoshte “rrofte Saliu”.Eshte rregulluar kodi i qarkullimit rrugor.Ka me shume rregull ne qarkullimin e makinave.Policet jane bere me te sjellshem,me te edukuar.E verteta eshte se ka akoma per te bere,qe me kalimin e kohes do behen.E rendsishme eshte qe kjo qeveri po punon mire,veçese populli duhet ta kuptoje drejte,sidomos rendesin e reformave.
Masat drastike te qeverise Rama jane teper qesharake .Qytetarit nuk mund te detyrohet te ruaj kuponin 100m large dyqanit . Ne Europe ka shume kontrolle, por jo direkt tek qytetari ,por angazhohen( dedektive ),qytetare te ndryshem qe kontrollojne aktivitetet private ,
Sot zgjidha nuk eshte me isnpektor e me xhandar po me sisteme.Hiqni letrat e shumta dhe burokracite qe i keni krijuar bizneseve dhe beni rimbursim te konsumatorit kjo eshte zgjidhja per ekonomine.
O poni Te qifsha robt
Duhet te jete me e thjeshte dhe efikase
Nuk eshte shkrim i Mero Bazes ky !
Ruatja e kuponit nga qytetaret e rimbursimi i tyre ne fund sic e pershkruan autorit eshte nje gje teper fisnike ku qeveritaret tone,bashke me ‘koncesionaret’ qe duan me na sjell nuk munden me vjedhe,pra propozimi i autorit nuk ka shans me u pranuar si IDE performante nga pushtetaret tone e ‘spécialistete’-es vjedhje!
Refuzova t’a lexoj kete shkrim sepse edhe titulli nuk eshte shkruar korrekt, pale sa gabime te tjera gramatikore do te kete ne vazhdim te shkrimit.
Si qëlluan të gjithë të paaftë jqj.
Mirë Brisi se 26 vjeçe nuk ka nga ta kuptojë dyqanxhiun që jep veresie. As Ramës nuk po i vemë faj sepse nuk ka fut nojherë dorë në xhep, bile as shpi nuk ka pas, dhe kte të renë e ka dhuratë.
Po të tjerët në qeveri e deputetë, kaq karabusha paskan qenë?
Arben Ahmetaj ka mbaruar per anglisht. Ka bere ca kurse ekonomie dhe ja rezultati. Ky Poni duhet te jete nga keta qe punojne ne shtet qe sja paska haberin se si eshte te kesh nje biznes privat se ca stresi ke. Tani na shtohet dhe stresi i qeverise me kete represion.
EDI RAMA eshte super i korruptuar. Kete e dinim, por menduam qe u ngop me vjedhje dhe do te nderronte rruge. Por vetem zhgenjim.
Sherbimet sekrete te nje vendi i kane dhene nje kopje origjinale Edi Rames se kontrates dhe dokumentave te pronesise se Shkelzen Berishes te “STREAM OIL” dhe kontraten fiktive qe ka bere per kalimin e aktivitetit tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.
Edi Rama jo qe huk beri asgje, por edhe ja aporvoi transferimin e aktivitetit, pasi pa aprovimin e Ministrise se Energjitikes nuk mund te kalonta aktiviteti nga “STREAM OIL” tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.
Keta jane te gjithe ne nje tave, por me vjen keq per 1 milione shqiptare qe kishin shpresa tek ky teveqel dhe sidomos per viktimat e 21 janarit.
R I L I N D J E e B E R I S H E S
Qindra milione euro ne vit te naftes shqiptare ndahen me marrveshje midis Berishes, Metes, Kokedhimes dhe Rames (Rames i kane lene me pak, se eshte teveqel dhe merr c’i jep Besua i Tajvanit).
Ne 15 vite jane pak 200 milione euro te vjedhura dhe nga EDI RAMA.
A thua?!
Hallall Mero. Kritike tendencioze dhe konstruktive.
Nuk e di nga e ka marre Mero informacionin per taxat personale ne Amerike qe behen ne fund te vitit dhe rimbursimin deri ne nje mase per shpenzimet, sic ai shprehet me lart.
Taxat personale qe cdo person mbi moshen 18 vjec ben ne Amerike ne fund te vitit nuk kane te bejne me shpenzimet por me te ardhurat vjetore, prandaj dhe quhen “Income taxes” ose ne shqip taxat nga te ardhurat.
Me fjale te tjera, per cdo person llogariten te ardhurat qe ka marre gjate vitit qe jane te rregjistruara ne sistem, taxat qe ka paguar gjate vitit qe gjithashtu jane te rregjistruara ne sistem dhe mbi bazen e perllogaritjeve perfundimtare ne total percaktohet nese individi duhet ti paguaje shtetit ndonje taxe shtese apo nese shteti duhet t’i ktheje mbrapsht individit ndonje shume te caktuar nga taxat qe i jane mbajtur gjate vitit.
O Poniiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,,,Ujku mjegull do qe te beje kerdine.Nje komplikim i tille i ligjit behet per te perfituar kontrolluesit dhe zbatuesit.Vetem ne je iironik ne tere ate qe thua.Apo je ajo kengetarja vlonjate jasht profilit ketu dhe thua brockulla qe s kane te bejne me realitetin.I ke pare vrimat e hundeve te Ahmetajt?Si shpella i ka.Te rruan ty dhe ne te gjitheve.
Tamam e keni ju z. Mero qe gjerat duhet te behen sa me te thjeshta dhe te kuptueshme nga te gjithe qofte popull apo bisnes i vogel i mesem i madh apo vipa por keta pushtetkaret dhe qeverikaret tane nuk ju intereson te jene gjerat te thjeshta dhe te paguajne secili pjesen qe ju takon sepse skane ku te marrin rryshfet apo te vjedhin nepermjet berjes se ligjeve qe as vete tatimoret nuk i kuptojne por behet per te patur sa me shume burokraci dhe korrupsion qe te perfitojne sa me shume nga koncesionet nga shitjet e pasurive kombetare qe i cuan te gjitha per skrap. Keshtu qe qeverite kushdo qofte te majte apo te djathte duhet vetem ta thjeshtojne tatimin per te gjithe dhe te jete psh. 1% e xhiros per bisnesin vogel me xhiro deri 10 milion lek te reja, 2% e xhiros per b.mesem me xhiro nga 10->20 milion leke dhe 3% e xhiros per B.MADH me xhiro 20->50 milion dhe 5%e xhiros per VIPAT me mbi 50 milion leke te rejagjithashtu duhet te behet si eshte edhe ne SHBA qe ne fund te vitit nqs. ke paguar me shume se minimumi jetik te rikthehen taksat mbrapsh por duke mbledhur ata kuponat tatimore per popullsine duke bere regjistrimi real i mallrave dhe i sherbimeve ne masen 100% dhe duke i ulur tatimet dhe doganat ne menyre qe te behet hyrja me cmimet reale sepse qe nga koha qe u ngrit TVSH nga 12.5% ne 20% filluan te gjitha bisneset te benin manovrime me cmimet duke paguar ryshfet ne dogana dhe tatime dhe duke bere te gjitha bisneset e medha nga 2 bilance per te fshehur te ardhurat sepse ritej pagesa e taksave prandaj duhet te ulen qe te paguajne te gjithe ne menyre te barabarte sipas xhiros reale dhe duke ndihmuar ne fund marresin e kuponit me ulje te takses me 10% te saj keshtu edhe konsumatori do te jete i ndergjegjshem per terheqjen e kuponit sepse perfiton nga vlera e kuponit. Faleminderit
MERO ATA NUK KANE BERE HERE TE TJERA PRANDAJ LERI KOHE SE KOHA SHESHON TE GJITHA.
Ne Shqiperi askush nuk ka deshire te paguaj per shtetin perkundrazi shtetit ia kerkon te gjitha dhe se ku i merr shteti parate per tja kryer sherbimet as nuk i hyjne kesaj llogarie.Ngaqe ne kete vend nuk eshte aplikuar asnjehere kjo kulture shteti eshte detyruar ti futet masave drastike deri ne nje moment qe te behet edukate dhe pastaj gjerat besoj se do behen me te thjeshta.
Tani nje sugjerim per zotin Mero qe mori si shembull USA se si veprohet me kuponat tatimor ne fund te vitit.Une qe jetoj ne USA prej shume vitesh kuponi tatimor as qe nuk hyn fare ne pune ne llogaritjen e te ardhurave sepse shteti nuk te pergjigjet aspak se si don ta besh jeten ti me shpenzime te medha apo te vogla kjo eshte puna jote.Shteti ka nje formule te thjeshte ku llogarite te ardhurat personale taksat qe ke paguar per federalin dhe per shtetin ku jeton,numrin e pjesetareve te familjes qe ke ne patronazh,shkollimin e tyre,shtepine me qera apo private ku ne cdo gje pervec pageses me kredi ose fikse llogariten vetem taksat qe jane derdhur ne shtet,llogaritet minimumi i jeteses dhe neqoftese te ardhurat e tuaja tejkalojne minimumin jetik ti je i detyruar ti kthesh shtetit taksa shtese dhe neqoftese je nen minimumin shteti eshte i detyruar te te ktheje para ne buxhetin tend.Pra me pak fjale kuponi per individin neqoftese ti nuk e merr shteti ketu te quan hajdut dhe te denon sepse shitesi fare thjeshte justifikohet se e ka vjedhur dhe nuk eshte vene re kur ka ikur prej dyqanit prandaj duke patur parasysh kete problem klienti nuk tregohet zemergjere me shitesin per tja futur vehtes.
Si perfundim Rama nuk po ben me shume se cfare bota aplikon.
Mero me ne fund nje shkrim per publikun.Mundohu me shpesh te shkruash keshtu se e ke harruar fare publikun.
Te fala furrxhinjve,berberve,shitesve te vezve dhe lakrave…..kujdes (KOPANIN)kuponi !
Tatimoret duhet te denohen me burg,per shperdorim detyre,gje qe nuk po ndodhe,kurse subjektet qe nuk presin kuponin tatimor,duhet ti mbyllet aktiviteti,ne rast perseritje !
Mbyllja e aktivitetit,do ti detyroj subjektet,te prein kuponin tatimor,te paguar nga qytetaret dhe te vjedhur nga pronaret !