Hoffman: Disa prej azilkërkuesve kanë patur pozicione të mira, por thjesht duan të ikin nga Shqipëria

9 Nëntor 2015, 11:47Sociale TEMA

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman në komisionin e Jashtëm Parlamentar tha se disa prej azilkërkuesve kanë pasur profesione të mira në Shqipëri

Gjatë një seance dëgjimore në këtë komision, diplomati gjerman kë kërkuar dhe ka këshilluar që çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak.

Po ashtu Hoffman tha se ka disa persona që nuk kanë pengesa ekonomike, por thjesht duan që të ikin nga Shqipëria.

Duke u ndalur tek reforma në Drejtësi, Hoffman u shpreh se kjo është një reformë me shumë rëndësi, po ashtu edhe vendosja e shtetit ligjor.

“Korrupsioni është pengesë për investimet”, u shpreh ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri gjatë dëgjesës në Komisionin e Jashtëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje