Autoritetet e Srebrenicës dhe përfaqësues të viktimave thanë për BIRN se ata shpresojnë që vizita e Vuçiçit ditën e mërkurë për një konferencë mbi zhvillimit të gjenerojë tituj më pozitiv gazetash sesa ato kur ai u qëllua me shishe dhe gurë nga boshnjakë të zemëruar gjatë përkujtimores me rastin e 20 vjetorit.
Munira Subasic, presidente e “Nënat e Srebrenicës dhe shoqatës së viktimave të Enklavave të Zhepës”, tha se Serbia kishte për detyrë ta ndihmonte ekonomikisht zonën për shkak të mbështetjes së saj për forcat serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës.
“Serbia i detyrohet kaq Srebrenicës,” tha Subasic për BIRN, duke i bërë thirrje Vuçiçit të mbërrijë me propozime konkrete për investime.
“Do të isha e lumtur nëse nga kjo vizitë del diçka konkrete, jo thjesht fjalë boshe,” shtoi ajo.
Po rriten masat e sigurisë për konferencën dyditore, në të cilën do të marrë pjesë gjithashtu edhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, dhe anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të vendit, Bakir Izetbegoviç, së bashku me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe investitorë potencialë.
Përpara vizitës së tij, Vuçiç tha për mediat se ai pret që bashkëpunimi rajonal t’i japë fund ndarjeve.
“Serbia do të planifikojë fonde për Srebrenicën. Ne do të kthehemi përsëri dhe do të ndihmojmë. Jo në memorial, por në vende të tjera. Njerëzit që gjuajtën me gurë dhe u përpoqën të më gjuanin me grushta, do të më mirëpresin me duartrokitje,” tha ai.
Kryeministri serb refuzon t’i përshkruajë masakrat e vitit 1995 të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës si një akt gjenocidi, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.
Subasic tha se ajo shpresonte që Vuçiç të marrë pak kohë për të vizituar memorialin atyre që u vranë dhe të bëjë nderimet e tij për viktimat.
“Nëse ai vjen brenda në memorial, ky është një mesazh i mirë dhe ky gjest do të ishte një lloj pranimi i krimit. Nëse ai nuk e bën, atëherë ne do të kuptojmë se mesazhi i tij do të jetë përsëri ai i mohimit të këtij krimi,” tha ajo.
Kryetari i Srebrenicës, Camil Durakoviç, tha se konferenca për zhvillim ishte një mundësi për të treguar “Srebrenicën në një tjetër aspekt”.
“Ne do të paraqesim ekonominë e paraluftës të Srebrenicës dhe të gjitha rezultatet pozitive dhe negative të privatizimit. Do të bisedojmë për mundësitë dhe pasurit që ofron komuna jonë, kryesisht të drurit, ujit dhe mineraleve. Ka potencial të madh i cili zor se përdoret,” tha Durakoviç.
Deputetja serbe e Durakoviçit, Biljana Rakiç, tha për mediat vendase se Srebrenica dëshiron vetëm investime dhe probleme jo politike, dhe fajësoi të huajt për nxitjen e pakënaqësisë.
“Jeta në Srebrenicë është normale dhe nuk ka probleme midis qytetarëve për çështje etnike apo fetare, por shumë probleme shkaktohen nga njerëz nga Sarajeva dhe Banja Luka,” tha Rakiç
Klasike. Krimineli kthehet ne vendin e krimit.
Ashtu si Erdogan ne Tirane! Te pakten Vucic ne Srebenica u perul perpara viktimave duke pranuar krimet dhe kerkuar falje ne emer te serbeve. Ne te kundert Erdogan ne Tirane, jo vetem nuk kerkoi falje per sundimin pese shekullor osman ne Ballkan, jo vetem nuk beri homazhe monumentit te heroit kombetar, Gjergj Kastriotit, por detyroi udheheqesit e shtetit shqiptar ta largojne bustin e mbrojtesit legjendar te Arberise nga salla e presidences ku Edogan do te bente takimin!!!! Dhe nuk u mjaftua me kaq, por na quajti vellezer te nje gjaku, turq, dhe se do te vazhdonte “veprat” e sulltaneve osman per te na turqezuar me shume duke na mbushur me xhami e minare gjithandej ne keto troje si pjese e pandare e atdheut te tij, Turqise!!!!!
Ende po presim qe udheheqesat serbe te Beogradit te kerkojne falje publike,per genocidin e tyre ndaj popujve jo serbe te Ballkanit!Kur dhe ku ke degjuar ti more zoteri,se serbet kane kerkuar falje per genocidin te tyre ndaj Boshnjakeve dhe Shqiptareve? Apo,e shef hipokrizine e serbit(si gjithe hipokritat e tjere serbe)Vucic,se shkon me nje buqete lule ne dore dhe per ty kjogje qenkerka falje,per qindramijra viktima te pafajshme te genocidit Serb!Nuk duhesh te n’ai permendish Turqit,i dime edhe ata edhe greket se cilet jane,por ky artikul flet per serbet dhe jo per Turqit!
Shume e sakte por…