Shkrimtari Artan Mullaj vjen në panairin e këtij viti me romanin “Dashuri në Kosovë”.
Vepra e tij flet për një dashuri të pzakontë mes dy të rinjve studentë të Universiteti të Prishtinës, që fatkeqësisht ka lindur në kohën më të keqe.
Maja, një vajze serbe, është dashuruar marëzisht me Drilonin, djaloshin kosovar nga Celina, në prag të luftës së Kosovës, kur aleanca ushtarake e perëndimit, NATO, kish marë vendimin të bombardonte Serbinë, në vitin 1999.
Fillimi i luftës i ndau dy të rinjtë, por nuk mund të shuajë magjinë e dashurisë së tyre. Driloni largohet nga Prishtina për shkak se familja e tij kish rënë pre e masakrës së ushtrisë serbe…
Maja, në përpjekjen për të gjetur të dashurin e saj, kupton se barbaritë ndaj popullit kosovar nuk ishin thjesht propogandë e kundërshtarëve dhe thashetheme, por një realitet i shëmtuar krimesh dhe abuzimesh, që po njolloste sy botës Serbinë dhe historinë e saj.
E kërkoi Drilonin gjithkund, mes turmave të kosovarëve, të cilët, të zbuar nga shtëpitë e tyre, shkonin karvan drejt Shqipërisë. Rrezikoi gjithcka, edhe jetën, deri sa e gjeti më në fund dashurinë e saj, por ishte shumë vonë.
Dashuria e tyre kishte sfiduar luftën, bombat, rrëzikun, por jo urrejtjen e përjetshme mes dy popujve, nderur si një mallkim mes historive të tyre.. E poshtëruar, për shkak se si qytetare e Serbisë, asaj i ishte mohuar e drejta për të qënë krenare me vendin e saj, ajo shpërthen në një rebelim shpirtëror të pazakontë, kundër vetes, kundër origjinës dhe kundër vendit të saj….