Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve; analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë…
Gazetari dhe studiuesi Dashnor Kaloçi, një njeri skrupuloz i arkivave dhe ngjarjeve të faktuara përmes dokumenteve, vjen së fundi me botimin “Kadare i denoncuar”, botim i UET Press.
Kaloçi ndalet jo vetëm në fakte nga dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, por sjell dhe interpretimin e tij mbi to, si fryt i punës 25-vjeçare të tij.
Siç vlerësohet nga titulli, libri bën fjalë për shkrimtarin Ismail Kadare, ku përmes dokumenteve dhe ato “top secrete”, del se ka qenë disa herë i denoncuar.
Këto përfshijnë një hark kohor relativisht të gjatë nisur prej vitit 1962 deri më 1982, që përkojnë me dokumentin e parë me të cilin hapet libri dhe atë të fundit, mbylljen në vitin ‘82.
Një libër voluminoz me dokumente që dalin për herë të parë nga arkivat dhe jep një panoramë të funksionimit të shërbimit sekret, ku jo të gjitha i takojnë ekskluzivisht Kadaresë.
“Dokumentet që janë përfshirë në këtë libër i përkasin periudhës kohore nga viti 1962 deri në vitin 1982. Pra një periudhe kohe që përfshin një periudhë plot njëzetvjeçare. Që do të thotë se dokumenti i parë me të cilin hapet dhe libri është i vitit 1962 dhe dokumenti i fundit me të cilin mbyllet i përket vitit 1982”, thotë Kaloçi.
Dokumentet janë pjesë e fondit të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi janë dërguar në adresë të atij aparati funksional.
“Të 31 dokumentet që janë pasqyruar në libër, janë raporte, informacione, dëshmi, letra, relacione, kërkesa, proces-verbale, korrespodencë e karakterit zyrtar ndërmjet institucioneve shtetërore të asaj kohe, si dhe tema, raporte, biseda të mbajtura në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, proces-verbale të mbledhjeve të saj, etj., etj.
Dhe të gjitha këto që përmenda, kanë të njëjtën destinacion ku adresohen: Komitetin Qendror të PPSH-së, funksionarët e lartë të saj, anëtarët e Byrosë Politike e udhëheqësit më të lartë, duke filluar nga Manush Myftiu, Ramiz Alia, Mehmet Shehut dhe personalisht Enver Hoxhës.
Një pjesë e dokumenteve janë të sektorit të arsim-kulturës pranë Komitetit Qendror, i cili mbulonte edhe Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, dhe instruktorët përkatës të këtij sektori, për çdo punë apo problem të tyre, informojnë eprorët e tyre në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dhe kjo sipas specifikës së problemit apo punës e sektorit përkatës që mbulonin sekretarët e Komitetit Qendror si, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Hekuran Isai etj..”, sqaron Kaloçi.
Qe na kishin myt spiunet, kete e dim o lajmetar, por emrat ju qe dilni si fanti spathi, skeni bithe te na i tregoni.
Kur nuk ke bithe te nxjerresh emra konkrete, me mire rri dhe mos na bej te diturin.
habitem me zotin MERO qe ka harruar gestapon e Shikut berishian 1992-1997 qe ishte nje miljon here me I rrezikshem se sigurimi I shtetit.
pse merremi akoma me kufomat e shekullit kaluar kur kemi perbindeshin berihs e jashte dyerve te burgut
Dashnor Kalocin e njoh mire dhe ka qene ne ate kohe djale I persosur ishte hekurkthyes dhe baskebollist por ishte nje autodidakt I madh qe mund tja kalonte dhe profesoreve te histories apo letersie.
E vetmja e mete e Kalocit eshte se u ndikua nga njerez te zinj ne kohen e Alfred Serreqit dhe Mal Berishes te dy spiune te felliqur ne dy-tre krahe
Nuk e di por metamorfoza e ketyre djemve ” te mire” dje dhe sot po merren me kufomat e sistemit kaluar bie ere te keqe kur gjakatari berishe ka filluar marshimin e tij te trete per te rrezuar Ramen me ndihmen e Metes..por dhe me ndihmen me spond te Meros.
Kadareja a pjesen e tij te ndriteshme por dhe gropen e tij te zeze “_black hole”
mendoj s VRIMA E ZEZE E kadarese erreson shkelqimin e tij…
lexoni nje fragment me poshte te kuptini thellesine e gopes zeze te ismailit
REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
Ismail KADARE
13 janar 1974
Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen?
Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi.
Cili është shkaku i këtij de profundis që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim
Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë:
ky konservator ka qënë Gjergj Fishta.
Fanatik i tërbuar,
idealizues i çdo gjëje patriarkale,
apologjet i fesë,
i institucioneve mesjetare, h
ymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që tu ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i parajsës së humbur.
Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz.
Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës.
Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave.
Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist,
nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
” dokumentet sekrete kur Sigurimi i Shtetit dhe Komiteti Qëndror sulmonin Kadarenë ” na i jep Kaloçi !!
Atëhere kush e mbronte Kadarenë ?!
Vështirë të gjeshë titull më idiot se ky ! Me fjalë të tjera , Sigurimi dhe KQ u mundën nga servili i tyre , Kadarea !
Është ofendim të të mbrojë Kaloçi . Për më tepër kur je Kadarea !
I lumte Kadares qe ka ikur nga ky vend i diktatures se Frankos shqiptar.Vend qe edhe sot kryeson me listen europiane te krimeve dhe varferise.Sigurimi i kriminelit dhe monstres jugore te diktatures, deshti ti c’faros tere intelektualet dhe atdhetaret e vertete shqiptar.Ata qe kane spiunuar dhe punuar kunder kokave te mencura dhe atdhetareve,e ne sherbim te diktatures,duhet te ndicen edhe sot penalisht.
Qe Kadare ka qene I denoncuar,ky nuk perben lajm,sepse eshte thene me kohe.Lajmi eshte qe D.Kaloçi vjen me botim.Se kujane dokumentet qe thuhen ne titull….kjo eshte per te qeshur.o gazetar!
Nje TURP i madh per t’u bere i degjuar duke u marre me budallalliqe qe nuk kane asnje vlere!
Sot kane dale plot kalemxhinj sharlatane qe duan te dallohen duke u marre me sajime per figurat e njohura te kohes se SOCIALIZMIT,si Enver Hoxha,Mehmet Shehu e tani Ismail Kadarea!
E hedh poshte me NEVERI nje vleresim te tille qe shfaqet ne kete titull mashtrues!
Kush e paska perndjekur Kadarene?
Ne se kete gje e ka bere SIGURIMI apo me keq akoma KQ i PPSH-se,do te thoshte se Kadareja po kryente aktivitet anti shqiptar apo me thjesht akoma “AGJITACION E PROPAGANDE”!!!
Po te ishte keshtu,si mundet qe ky Kadare prej 1962 e deri ne fund kur u arratis ne France ishte Antar i PPSH,zv,kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise,ku Kryetare ishte Nexhmije Hoxha???
Si mundet te ishte i perndjekur Kadarea kur ai ne te gjitha Kongreset e PPSH ishte ne TRIBUNEN KRYESORE afer Enver Hoxhes???
Si mund te kete qene i perndjekur Kadarea qe kur shkroi romanin “DIMRI I VETMISE SE MADHE” u akuzua publikisht nga nje mase e madhe kolegesh,organizatash partie,,grupe dhe individe te shumte,qe ai te denohej?
Po te perndiqej Kadarea,per Enver Hoxhen ky ishte rasti me lehte ta qeronte nje here e pergjithmone ate!
Por ndodhi e kunderta:
-ENVER HOXHA shkoi ne Kongresin e Rinise ne Elbasan dhe aty e MBROJTI KADARENE perfundimisht!!!
Keto jane faktet e jo denglat dhe interpretimet e kalemxhinjve qe kane mbetur pa vemendje e duhet te dalin ne drite!
Mund te thote dikush:
-Enver Hoxha nuk mund ta denonte Kadarene se ai ishte SHKRIMTARI ME I NJOHUR NE BOTE dhe keshtu prishej imazhi i Shqiperise si DIKTATURE KOMUNISTE!
Jo moreeeeee!
Po pse keshtu e ruante imazhin e Shqiperise Enver Hoxha??
Ai nuk ka pyetut per asgje para interesave te vendit edhe kur demaskoi HRUSHOVIN i vetem ne Moske,as kur BLLOKOI NENDETSET RUSE NE VLORE,as kur DOLI NGA TRAKTATI I VARSHAVES e as kur u prish me Kinezet!!!
Mos e krahasoni KOLLOSIN ENVER HOXHA me larot qe kane sunduar kete vend keto 25 vjetet e fundit,qe e kane bere Shqiperine HAN ME 100 PORTA!!!
Sidoqofte autori i librit ka nje baze ku eshte kapur!
Sipas rregullave qe punonte SIGURIMI apo te gjithe organet e PPSH dhe shtetit,per cdo gje qe ngrihej nga poshte,kur behej fjale per figurat e njohura,duhet te informohej KQ i PPSH!
Ketu futen edhe mijra letra anonime qe njerez te ndryshem edhe PSIKOPATE,shkruani pallavra sipas qejfit!
Por sido qe te ishin ato ishin INFORMACIONE!
Ne se Kadarea do PERNDIQEJ nga SIGURIMI,me siguri do te kishte nje material konkret nga KQ i PPSH per kete qellim dhe ne fund do te dilej me konkluzionin perfundimtar se sa te verteta e te rrezikeshme ishin qendrimet e Kadarese!
Fakti qe KADAREA nuk u PREK asnjehere e per asgje,do te thote se ai NUK KA QENE I PERNDJEKUR!!!
Nuk duhet ngaterruar fakti qe SIGURIMI atehere mbante nen vezhgim te gjithe popullin,qe nga udheheqja me e larte e deri tek fshatari me i humbur!
Por kjo nuk ishte PERNDJEKJE,o kalemxhinj te shartuar karieriste!!
Ke ngaterruar kekun me byrekun!!
Pa e lexuar fare,kete fletushke e konsideroj te deshtuar si libri qe beri Fevziu per Enver Hoxhen!
Keta jane BRESHKA qe duan te hiqen si SHQIPONJA!!!
ismail kadarene e mbronte enver hoxha……keshtu qe sigurimi me spiunet e tije nuk e dinin prandaj ja futnin me zell partie.
Me 31 dokumente paska bere nje liber voluminoz studiuesi “skrupuloz”
Dashnor Kaloci?!?!?!?!
Kjo me duket si nje investim paraprak per veshjen me disidence te Ismailit (te cilen nuk e ka)per konkurimin ne 2016-en te cmimit “NOBEL” ne letersi.
O Kaloc pse nuk nxjerr nga arkivat perjashtimin e Bilal Xhaferit nga lidhja e shkrimtarve dhe dergimin e tij ne ndermarrjen rruga ura per te punuar se kush e ka bere?.Aty do te shikosh se kete ndere B.Xhaferrit ja ka bere I.Kadareja duke e demaskuar si armiku i kllases sic thoshte Vekja.O Kaloc, futi nje barke mena sic themi ne ketej nga ana jone, pastaj merru me keto muhabete
Ismail Kadare eshte kusheri me Enverin, prandaj nuk i hyri gjembe ne kembe. Sigurimi e sulmonte, Enveri e beri Ismailin antare te KQ dhe nenkryetar te Frontit Demokratik. A doni me per Belulin.
Enveri te ngriste ne qiell dhe te plandoste per dhe, me shpejtesi te papare. I lavderoi si miq e vellezer: jugosllavet, ruset, kinezet, por sapo u prish me ta i quajti tradhetar. I vrau kater mimistra te Sigurimit, duke iu sajuar tradhetine. Mehmet Shehun, qe ishte sozia e tij politike, brenda nje tremujorshi e detyroi te vetevritej. Enveri qe njeri i pafytyre si pak pushtetmbajtes te kesaj bote, ndaj askush te mos kujtoj se Kadare ia hodhi Enverit! Enveri e maste me kantarin e tij: me shume humbi aopo fitoj po e hoqa qafe Kadarene (i cili nuk ia kercenonte fare fronin e tij). Enverit i nevojitej talenti i Kadarese, per ta fshire perbaltjen e Shqiperise si nje shtet totalitar, kurse Kadarese i nevojitej hapesira per te shkruar. Kjo ishte nje kontrate e heshtur mes tyre, nje loje makabre mes Enverit e Kadarese, por nga e cila kombi shqiptar doli fitues. Kjo eshte merite e Kadarese i cili dijti ta manevroje diabolizmin satanik te Enverit, duke flijuar jo pak nga dinjiteti i tij. U detyrua te shkruante gjera qe as vete s’i besonte, dhe kjo vec per t’i shpetuar gjilotines se Enverit. Sot te mos e luajme rolin e te paditurit, sikur Kadare ishte i perkedhelur i tiranit!? Shume-shume me te perkedhelur se Kadare qene figura madhore te pushtetit, te cilat Enver Hoxha i vrau dhe i shau pas vdekjes si mos me keq! Nuk duhet akuzuar viktimin ( Kadarene ) duke e mbrojtur, me ose pavetedije, tiranit me te pameshirshem ne historine sone kombetare.
Jo mor se dhe kusherinjte i vrau ai, pse s thua i sherbeu me vepren e tij, i dha ushqim shpirteror kucedres diktature per te ngrene sa me shume njerez me nxitjen e luftes se klasave.Lereni ne rehatine e tj shkrimtarin.Mos e ngacmoni.Tashme po harrohet nga shqiptaret, ka mbetur ne periferi edhe te letersise.Eshte konsumuar shume dhe tash merret me probleme kombetare, ne nje kohe qe para viteve 90 ceshtja kombetare shte triumfi komunizmit(pa vizion).Ku eshte Fishta,pa varr? Ku eshte Arshi Pipa, B.Xhaferri etj etj…
Po ka dhe fakte qe si di ti dhe une o Feniks.Po eshte perndjekur dhe denoncuar bile dhe hapur Kadare jo per veprimtari apo agjenture por sepse shkrimtari dilte shpesh jashte kornizes se realizmit socialist.Dhe kejo per ate kohe ishtee me rrezik te larte.Po ka pas ndonje rast qe zEnveri mund te kete thene dhe ndonje fjale mbrojtse per kadaren si shkrimtsre me emer qe ishte ,por kejo nuk do te thote se nuk ishte nene vezhgim.Keshtu behej ahere para se te hiqnin qafe te mburrnin
nje gjeneral e ngrin ne pozit dhe pastaj i pritej koka.Kadareja per fat shpetoi…Keshtu qe dokumentat qe po dalin ,dalin nga arkivat zotri nuk jane sajime sic supozon mendja jote ,pavsresisht se te pelqen apo jo ay dikushi qe perpiqet ti beeje to njohura te tilla dokumenta arkivore..
Pa he mo,xhaxhi Aleko,pa na thuaj se cfare nuk di ti,se per mua nuk ke si ta dish cfare nuk di une??
Po pse kritikat qe ju bene Kadarese hapur per romanin serviloses “DIMRI I VETMISE SE MADHE”,ti e quan perndjekje?
Po ty,more mavri,sa here te kritikonin ne pune,mos te kishin futur ne listen e te perndjekurve dhe sot mund te kerkosh demshperblim???
Xhahxa Aleko!
Dukesh qe te ka mbetur ora para 90-tes dhe ke harruar te gjitha!
Sipas teje duhet te ishim te perndjekur te gjithe ne shqiptaret pas cdo kritike qe na u bente ne pune???
PO UNE,O MAVRI ME BOJE,QELLOVA ME GRUSHT HUNDEVE NIPIN E SIMON STEFANIT,ushtar ne repartin tim,se erdhi i dehur e bente rremuje dhe jo vetem nuk me persekutoi njeri,por pas 3-4 muajve me derguan per specializim ne KINEN POPULLORE!!!
Pi ndonje kafe elbi,o Aleko,merr ate pension mavri qe te jep shteti Kapitalist si LEMOSHE dhe kaq!
Meqenese,si pleqeri,nuk mbake mend,ta kujtoj une:
Enver Hoxha pas kritikave te shumta qe iu bene Kadarese per romanin “DIMRI….”,shkoi ne Kongresin e Rinise ne Elbasan dhe e mbrojti zyrtarisht Kadarene!!
Ja pra qe te gjitha keto historite me SIGURIM jane mbrockulla!!!
Te lutem profesor aleko,a mund te nderhyni me autoritetin tuaj konteporan,qe ato dokumente arkivore,qe vertetojne se Kadarea perndiqej nga Sigurimi i Shtetit,t’i lexojme edhe ne gjindja pa shkolle!
Ama duam fakte jo thashetheme,qe ky tha keshtu,apo tjetri tha ashtu etj!!!
Se pastaj kesaj i thone “PORDHE ME RIGON”!
Ndjese per Kadarene qe sot pas 25 vjetesh pa Sigurimin, atij i vleresohet vetem PERNDJEKJA e jo LETERSIA!!
Per me keq akoma,nuk flet njeri per TRIMERITE E TIJ ne lufte kunder atyre qe e cuan Shqiperine ne MESJETE dhe popullin te marre rruget neper Europe per buken e goje gjate ketyre 25 vjeteve!!!
Po vajzen ne Unesko pastaj…? dfg- a nuk eshte meskine dhe ka pare tere jeten interesin e vet? Dhe keta loqe llapin e llapn pa bereqet…vendi ne humnere, gjeniu ne Monmatr
Prandaj e bene numer 2,pas Nexhmijes te Frontit demokratik,aq dyshimte kishin per te!
Edhe kur kadareja ishte ne svicer si i ftuar,la darken per nje mbremje ,e me ke,me mbesen e manush myftise!…aq meri qe kishte kundertij! Ah ah ah Cfare Galata na tregoje historia et shqiptare.
Kadareja me ndinmen e sigurimit te shtetit,ndeshkoi deri ne cmendine,nje djale te ri ,te talentuar,sh. simpatik,por qe sipas Kasapit Kadare ,nuk qe i pershtatshem si i dashur i vajzes se tij.Sot ky djale eshte i semure nga metodat cnjerezore qe i zbatuan Kadare me ndinmen e sigurimit.Turp per te qe “thote”me perndiqte sigurimi!!?
Ore kush ka kohe e lek te shkoje te studioje ne AQSH . Aty eshte edhe arkivi i PPSH dhe cdo arkiv tjeter. Aty i kini edhe dokumentet edhe emrat. Por emrat botuesi i ruan per vehte se si dashkeni juve . Duke ndejte ne kafe e te mesoni dokumentin,fondin e cdo gje. Te jem si Kaloci nuk tregoi as Fondin ku jane marre. Po kundershtoj ndonjeri vashdon debati…tung
….prralla me mbreter…ku kish bythe sigurimi te kontrollonte Kadarene….kanakarin e Enver Hoxhes.
Kadarese duhet ti kujtoje nje emer:Bilal Xhaferrin…shkrimtarin e talentuar çam qe ,vetem se kritikoi romanin “Dasma “te tij ..u persekutua pa meshire nga regjimi qe mbronte Kadarene…simbolin e shkrimtarit te realizmit socialist.lete puthadore te diktatures.
Grini sallate o te pa fytyre grini se keshtu jini gatuar ,vetem te urreni.E hengert mengjesin,ikni nga kafeja tani te shkoni diten e llomotitni fantazira ,ate beni ju se ate dini te beni ,pa Kadarene ka kushe e vlereson..
Veprat me te medha artistike qe sot hyjne ne thesarin e artit boteror si ato te Leonardos apo te Mikelanxhelos e shume te tjereve, jane ose buste dhe portrete papesh ose zbukurimet e varevet te tyre apo kishave, mbasi ata kishin mundesi te financonin. Sot vizitoret mahniten nga talenti i artistit qe realizoi ato vepra dhe pak kush pyet per ata qe personifikohen ne to. Keshtu qendron puna dhe me letersine, por e meta e Kadarese eshte se me talentin e tij te padiskutueshem, i ka bere si shume fresk politikes se kohes.
Sa per denoncimet, shumica e Shqiptareve ishin te denoncuar por pasojat nuk ishin per te gjithe njelloj dhe kete e pershkruan bukur dhe me guxim Kadareja ne “pallati i endrave”, kurse libri i ketij “studjuesit” me kujton mizen ne bythen e kalit qe u mburej shokeve si e munden kalorsine armike.
Fatkeqesi qe fenomeni Kadare lindi ne kete vend Talibanesh. Ptu……..dumbabista te felliqur, kurre nuk do beheni njerez , kurre nuk do ndertoni dot shtet.
Ore Arnaut,ore palle kkkkkk.
Ketu nuk po flitet per krijimtarine letrare te Kadarese,por raportet e shumfishte te Kadarese me ambientin qe e rrethonte dhe anasjelltas.
Eshte e vertete qe shume shkrimtare e artiste kane patur raporte armiqesore me Kadarene,por eshte e sigurt se po kaq armiqesor,denancues dhe persekutor ne emer te vijes se PPSH-se ka qene dhe Kadareja me ata.
Persekutori me i madh i Bilal Xhaferit ka qene Ismail Kadareja.
Meqe vete Kadareja insistoi ne hapjen e dosjeve dhe arkivave,do shihni tani edhe kete “disisentin” Kadare.
Une nuk kam pare ,apo degjuar qe Kadare te kete shkruar ndonje leter tek ndonje nga ata te Partise!
Nese di gje,ben mire te na e thuash!
Mos i mbaj per vete!
Po Sefgjini dhe Kumbaro jane te denoncuar? Eshte e çuditeshme sot, sidomos nga keta qe germojne letrat e djeshme , sikur te sotmet nuk kane denoncime. Shkruani dhe lexojini vete.
C`jane keta katundare qe sa zbresin nga stani,zbulojne ne qytet se ja paskan perndjekur Kadarene!Pa nje njohje me letersine,pa nje njohje me traditen e letersise ,pa njohje te ambienteve te letrareve te kohes,pa njohje te shkrimtareve te kohes,..Mbi te gjitha pa tradite qytetare boton ky Kaloci liber se i paskan perndjekur Kadarene!!!Te pakten duhet te kesh jetuar ne Tirane nga viti 1957 e deri ne 1990,Te kesh qene shkrimtar,letrar,redaktor,gazetar ne ato vite,qe ta thuash kete!Ne kete fragment te botuar nga gazeta une shoh nje permbledhje pergjimesh te informatoreve te sigurimit te bisedave te tavolinave,te opinjoneve te kolegeve te kadarese qe jane survejuar nga sigurimi.I gjithe informacioni eshte permbledhur dhe drejtori i sigurimit ja ka derguar komitetit Qendror -Ja cfare thone koleget per Kadarene!Pra,eshte e kunderta e asaj qe shkruhet ne titull.Sigurimi i shtetit ka relatuar nje informacion pergjimi ne kupolen e PPsh kunder kolegeve intrigante dhe cmirraqe,qe e kane perfolur ne biseda te ndryshme Kadarene!Partia le te vendose cdo te beje me ta!Ndersa Kadare i kishte dyert e hapura te ankohej tek Ramiz Alia,madje,madje mund te takonte privatisht edhe shokun Enver.Nga keta emra qe pa ditur se po pergjoheshin,kane shprehur nje opinjon te tyre per nje koleg shkrimtar si Kadare,dhe jo per udheheqesin e lavdishem te partise e te popullit,te paprekshem nga armiqte ziliqare,afro 80% kane pesuar per mysybet.:Bilal Xhaferri,qe e kritikoi hapur ne mbledhjen e Lidhjes per romanin Dasma,u arratis ne Amerike dhe deri atje e gjeti sigurimi i shtetit dhe e helmuan, Viktor Qurku,per kete opinjon mbi novelen e Arapit,perkthyesi i “Margaritari me gure te kuq”u vetevra duke u hedhur nga shkembi ne Dhermi,nga presioni torturues i Kadarese;,Fadil Pacrami,Brahim Uruci u denuan ne plenumin e IV bashke me Todi Lubonjen.Fatos Arapi,i vetmi poet i njimendet qe ka letersia shqipe, u denua 10 vjet me mosbotim.Ali Abdihoxha pas “Nje vjeshte me Stuhi”u zhduk nga letersia,Kapllan Resuli u denua me 10 vjet burg si armik i popullit,sa sot ka kaluar nga fiqiri i shkreti,eshte cmendur,thote:-Jam serb! Te kritikoje,ta perflisje Kadarene,ishte si te perflisje Enver Hoxhen.Pse? Sepse ishte gjirokastrit? Jo!Ate qe u ka bere gjirokastriteve Enver Hoxha,mund te krahasohet vetem me ate qe u ka bere Kardhiqoteve dhe Hormoviteve Ali pasha.Po e le deri ketu dhe s`po te tregoj me shume se ju katundaret kopjoni.Por edhe kur kopjoni lini ate grafmen e rende te kafshes se shpelles.Rri or katundar,mos u merr me letersi,se letersia eshte zanat aristokratesh!
Po cfare pallavrash jane keto se Sigurimi apo edhe Komiteti Qendror e paskan ndjek Kadaren. Jane llafe te kota dhe te porositura sikur keshtu do te mbrohet Kadare. Me se pari duhet te dihet se pas Kadares dhe ne mbrojtjen e tij ishte vete Enver Hoxha, pastaj edhe vete Sigurimi i shtetit, sepse Kadare ishte nje toger e me vone kapetan me grade oficeri te Moskes ku kishte kryer shkollimet apo trajnimet speciale te Sherbimeve sekrete ruse KGB dhe GRU, sepse atje e kishte derguar me porosi vete Enveri. Per kete, mos cani koken, se pasi Kadare u fut edhe neper filtra te agjentures ruse, ai u kopmletua si i tille dhe njeri i fsheht tinezar i cili me kthimin ne Shqiperi, nisi te merret si romansier e shkrimtar. Per te gjitha keto lirisht mund ta pyetni edhe Dritero Agollin sepse gjersa ishin ne Rusi, kane dal bashke me Kadarene ne foto me uniforme oficeresh dhe te konvertuar…Por, tjeter eshte qe Agolli mbetti ne Shqiperi dhe nuk levizi dot si mali i Tomorit, e Kadare i cili kishte ,,karten jeshile,, nga Enveri dhe endej neper shtetet e Ballkanit dhe Evropes e deri ne Beograd e Paris, kur francezet me sherbimin e tyre inteligjenc e futen nen obrellen e tyre si agjent dhe sot e ruajne si ,,kukurek,, ne vilen e tij afer Parizit.
Po, cka doni dhe cfare deshironi tjeter nga Kadare, e librat ia kane botuar gjate komunizmit enverist me parat e popullit i cili vuante ne mjerim edhe per kafshaten e gojes. Sot Kadare gjezdis dhe shqiptaret cajne koken te brengosur per fatin e tij.