Qëndrimet e ndryshme për Reformën në Arsimin e lartë kanë përballur në debat dy profesorët Artan Fugën dhe Gilman Bakallin.
Edhe pse pa cituar emra ata të dy kanë replikuar në faqet e rrjetit social Facebook ndaj njëri-tjetrit.
Bakalli i është përgjigjur Fugës për një status, ku e quan atë nxënës që i do të mirën dhe ku shkruan se profesori i UET “vuan nga sëmundja e mërzisë urbane dhe se e kishte humbur fare toruan”.
Përgjigja e Gilman Bakallit:
Edhe atë natë, si çdo natë, Sokrati nuk arriti ta mposhte dëshirën për t’ia shprehur nxënësit të tij të preferuar Alkibiades se sa shumë ia donte të mirën. Ndjehej i lodhur nga ecejaket e shumta tregjeve të Athines, prandaj nuk shkoi ta takonte tek sheshi i stërvitjes. E mori në telefon dhe i tha se e vlerësonte shumë si djalë të lexuar, të letrave, trim në fushën e betejës, se ia adhuronte trupin me muskuj dhe forcën e këmbës e të krahut. Alkibiades e falënderoi mjeshtrin për telefonatën dhe i premtoi se sapo te lirohej paksa nga ca punë private do shkonte ta takonte vetë Mjeshtrin tek shtëpia.
Statusi i Artan Fugës
Ai u curufjas brenda një dite.
“Unë nuk jam unë”,
–
bërtiste duke vrapuar nëpër rrugë, trokitur nëpër dyer shtëpish,
“ai nuk është ai” –
dhe nuk di pse hidhte kasketën lart në qiell dhe e priste me majën e këpucës.
“ne, ju ata, ato, nuk jemi ne, ju ata, ato”
ne jemi ata,
ju jeni unë,
ai është ajo
ti jam ne…
Fliste pa kuptim,
dhe i jepte dorën çdo njeriu që i dilte përpara.
Në një moment u përplas me një shtyll prej druri të kalbur :
Më fal zotëri – iu drejtua shtyllës, – jam i mërzitur, kam muaj që punoj falas.
Vuaj nga sëmundja e mërzisë urbane.
E kishte humbur fare torruan.Nuk dinte as se çfarë diplome kishte, ishte gazetar, mami, apo naftëtar?
Të gjithë qeshnin me të.
Qentë e lagjes i kafshuan brrekët.
Gajasjeeee
E mora përdore, dhe i thashë :
Hajde këtej në trotuar o budallë se do të të shtypi vetura, mos u bëj gazi i botës!
I desha gjithmonë të mirën.
Te holle e ke penen Gilman!
Prof Artani, mos ji kaq folklorik o i nderuar!
i duhet dhene fund kesaj forme indirekte te foluri. une si lexues dua te di se ke shigjeton Fuga dhe pse Bakalli i jep konotacione homoseksuale (raporti Sokrat-Alkibiades, ku aktivi eshte ky i fundit) statusit.