Tupja: Brenga më e thellë, kush do të kujdeset për tim bir kur unë mos të jem?!

12 Nëntor 2015, 20:45Kulturë TEMA
Tupja: Brenga më e thellë, kush do të kujdeset për tim bir

Nga Jonida Hitoveizi

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur një intervistë për librin e tij më të ri me poezi, që ia kushton të birit autik

Album i brengës më të thellë. Kështu e ka quajtur Edmond Tupja shqetësimin e tij të pambarimtë, sjellë përmes një libri me poezi që ia kushton birit të tij, Gesit, i cili është autik.

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht nuk arrita dot
Pas ëndërrës sime të praruar
Të të ndërtoja krejt të plotë

Këto janë vargjet që shprehin ndoshta gjithë dëshpërimin, revoltën dhe përse-të e një babai si Tupja, i cili tanimë, të vetmen fuqi për dhimbjen e tij ka letërsinë.
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur thotë se, edhe është ndjerë në faj pse Gesin e tij nuk mundi ta krijonte dot të plotë ndoshta edhe për faj të geneve, ashtu siç pretendon një ndër teoritë mjekësore.

Megjithatë ky “mundim” duke i mësuar të birit përditë dashurinë, ishte si të mendoje Sizifin e lumtur, thotë ai edhe pse nuk arriti dot ta shihte të zotin e vetes, t’ia dilte mbanë.

Poezitë, të cilat kanë dalë nga shpirti, nga netë të gjata pa gjumë, nga sy që qajnë teksa brengosen kur ndeshin lodrat e braktisura nga i biri, i cili s’ka interes për asgjë në këtë botë, përshkohen nga frika e një braktisje më të madhe, e ikjes së fundit, ajo të cilën Gesi as nuk e kupton dot. Vdekja është frika më e madhe e tij. Me kë do ta lërë Gesin!

Në intervistën për tema Tv, Tupja pohon se po frika e ka frenuar për t’i dhuruar Gesit një motër apo vëlla më të vogël.

Profesori rrëfen se ndër momentet më të vështira të kujdesit për një fëmijë autik ka qenë periudha e adoleshencës, e cila ishte edhe më agresivja për shkak të ndryshimëve hormonale që ndodhin tek çdo njeri normal në atë moshë.

Pavarësisht dhimbjeve që përbëjnë brengën e tij të madhe, siç vet profesori pohon, ai sërish beson se ndoshta një ditë institucionet do të zgjohen dhe do të mundin të bëjnë diçka për këta fëmijë, të cilët veç prindërve të tyre nuk kanë asgjë dhe asnjë tjetër që të kujdeset për ta.

Poezitë e sjella në këtë album brengash e frike, por edhe force e dashurie, janë himni i dhimbjes së një prindi, i dorëzimit të tij… “ Tani e kuptoj vetvetiu, sa pak vlen njeriu sot, kur lë pas një fëmijë jetim, pa të ardhme si Gesi im”, shkruan Tupja

– See more at: http://www.tematv.al/video/SmMkAI4Dtoktioa0xodl#sthash.kLLXCsAA.dpuf
– See more at: http://www.tematv.al/video/SmMkAI4Dtoktioa0xodl#sthash.kLLXCsAA.dpuf

16 komente në “Tupja: Brenga më e thellë, kush do të kujdeset për tim bir kur unë mos të jem?!”

  1. Jeronim de Rada says:

    Z. Tupja – nje baba i madh!

  2. Biba says:

    Mjaft o njeri, pak respekt per dhimbjen e tij!

    Mjaft me urrejtje e percmim se u lodhem!

  3. miri says:

    je tallur shume me te varferit,ka zot per fukarenjte.

  4. LORA says:

    I ke rene pikes,ortes.

  5. koco says:

    mendoj se profesor Tupja e ka kete shqetesim , na ngelet ne ti lutemi Zotit per nje nje shtese jetegjatesie profesorit , e me pas djali juaj do jete ne moshen e trete dhe fare mire ka per tu ndjere dhe ne kujdestari , atje ne shtepine e te moshuarve , zgjedhje qe e bejne edhe shume qe kane pjestare ne familjet e tyre, ky eshte trendi prej kohe ne boten e perparuar . prandaj duheni te jeni fare te qete profesor .

  6. Tani says:

    zoti Tupja eshte njeri per tu admiruar per kulturen dhe humanizmin e tij. Me vjen shume keq kur lexoj disa komente te paergjegjshme, te mbushura me mllef dhe urrejtje (keto ruajini per ata qe na kane sunduar/dhe na sundojne dhe qe na pine gjakun per dite); Te pakten qe dhe komentuesit te kene nje minimum njerezie.

  7. ben tirona says:

    Nje njeri i mire.
    Per te ardhur keq.

  8. Ilir says:

    I nderuar prind Edmond Tupe!
    Brenga jote eshte e madhe, e pamateshme. Mendoj se per Ju dhe per te gjitha rastet e ngjashme ne Shqiperi duhet te egzistoje nje Qender Shendetsore e specializuar vetem per autiket. Prindi apo ndonje i aferm te lejohet te jete prane me femijen e vet dhe te jete aktiv ne trajtimin e te tij se bashku me personelin e specializuar te kesaj Qendre.
    Pra, ne pleqerine e thelle, kur edhe juve te keni nevoje per tu ndihmuar, do te jeni i qete per djalin ne rast se ndodhet nen kujdesin dhe trajtimit human ne kete Qender Shendetsore per Autiket.
    Duke perdorur autoritetin tuaj si edhe te miqve tuaj, bejeni realitet krijimin e kesaj Qendre. Do te merrni edhe uratat e prinderve dhe te dashurve te dhjetra te semureve autike ne te gjithe Shqiperine. vuajtja e juaj eshte teper e madhe, ndaj uroj qe forca dhe perkujdesi prinderor i juaji te jete sa me jete-gjate!
    Respekt per sakrificat tuaja!

  9. Tunxh, bir says:

    Sigurisht qe na vjen sh keq per femijen. Po nuk e kuptojme kete profesorucin, se ky sikur eshte dhe profesor seksollogjie, ne mos gabohem me ca libra te ndyre qe te vjen te vjellesh dhe turp kur i lexon, po ngaqe e perdor seksollogjine ne cdo aspekt, dhe ajo ta kthen mbrapsh. Pastaj tjetra eshte, perse cdo gje qe ju intereson e kerkoni nga shteti? A nuk ishit ju intelektualet te paret qe u cuat e shkaterruat shtetin, ishit ju qe deri dje shat ate sistem dhe ate shtet qe i kishte te gjitha, me spitale falas e plot e plot te tjera, kishte dhe per kete lloj semundje e te tjera cdo gje kishte ai shtet. Nuk pretendojme qe te kthehet ai sistem, por fakti qe kishte shtet e mendonte per popullin,eshte realitet. Ne keto lloj sistemi qe u futem nuk mund ti kerkohet shtetit cdo gje falas, sic po pretendojne perseri tani si me kete rast,por dhe me studentet, te cilet duan Universitet falas, jo ska me falas, kapitalizmin kerkuam, e sollem po eshte i eger, keshtu eshte.

  10. neseba says:

    Shpreh keqardhje për atë fëmijë, por ti mos u nxito të vdesësh. Ka kush kujdeset për të, ti ke Lirinë dhe Salinë mbështetje.

  11. E po kjo pune! says:

    drama njerezore, le te shpresojme se shoqeria do tregoje ndjeshmerine e duhur sepse sistemi qe kemi gatuar dhe ketu profesori dhe ne te gjithe kemi tonat, eshte sistem i te babeziturve. U sha monizmi, u tall “njeriu i ri” por ja qe gatuam njeriu-dreq dhe pasiguria ka hyre kudo dhe tek kushdo. Kapitalizmi nuk ka perse te jete primitiv sic e kemi ne, ne perendimin e zhvilluar, kapitalizmi eshe reformuar dhe sot ka shume ndjeshmeri dhe solidaritet dhe per te tilla raste ka nje strukture te tere qe ofron mbeshtjetje te te gjitha formave. Po greko-serbi e donte Shqiperine rremuje dhe vend pa shprese dhe me veglat e tyre te shitura ia arriten qellimit.

  12. pse says:

    Me vjen keq te te them o profesor por shiko se mbase kujdeset LIRI BERISH!

  13. Kosovari i revoltuar says:

    Ky eshte shqetesim i nje prindi qe i ka ren fati ta ket nje femij autik dhe sigurisht qe eshte shumefish me e veshtir se te kesh nje femij ne gjendje normale. Po a mjafton nje shqetesim, sado i dhimshem, qe te na vetedijesoje te gjithe ne..? Jo me mire do ta kene femijet tane ( te gjithe pa perjashtim). Jetojme ne nje kohe teper te pasigurt . Femijte tane kryejn shkolla e mbesin te papune. Per çfar duhet shkolla..? Per çfar duhet diplloma? Ta fusesh ne nje kornize e te thuash ja suksesi im! Ku mbeti armata e pafund e intelektualeve(akademike,profesore doktore, arsimtare etj etj ) dhe nuk reagon!!! Po te vazhdoj edhe ca vite keshtu ,difekte te renda shoqerore do te shkaktohen qe s’ka kush pastaj ti riparoje. Keshtu kombi dobesohet e gradualisht vdes. Prandaj te organizohemi , jo vetem politikisht, por ne te gjitha drejtime e ti dalim zot vetvetes. Indiferentizmi te vret.

  14. korcari says:

    Zoti Tupja mire ishte te mos i ndodhte femijes tend nje gje e tille dhe une lus Zotin qe asnje prind dhe femije te kete kete fat. Femija juaj eshte i pa fajshem ashtu si ish gruaja tende (E bija e Koco Theodhosi).

  15. korcari says:

    Biba respekti per dhimbjen duhet te jete reciprok , prandaj cdo kush nuk duhet te krijoje dhimbje tek tjetri pa drejtesisht.Une nuk kam urejtje per askend , por e drejta dhe e verteta duhet te triumfoje ndaj mekatit. Faleminderit.

  16. korcari says:

    Biba: respekti per dhimbjen duhet te jete reciprok , prandaj cdo kush nuk duhet te krijoje dhimbje tek tjetri pa drejtesisht.Une nuk kam urejtje per askend , por e drejta dhe e verteta duhet te triumfoje ndaj mekatit. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje