Artisti i njohur britanik, John Newman, ka lajmëruar në profilin e tij se do të jetë i pranishëm në Tiranë për të festuar natën e bardhë. Kjo është surpriza e parë që zbulohet për festimet e Natës së Bardhë ndër shumë organizime të tjera që Bashkia e Tiranës po përgatitur për këtë ditë. “Shqipëri! Do të jem në Tiranë më 29 nëntor për të festuar Ditën e Çlirimit dhe Natën e Bardhë. Shpresoj t’ju shikoj atje”, shkruan Newman në profilin e tij zyrtar në Tëitter.
Lajmin për mbërritjen e artistit të njohur e ka konfirmuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ka kërkuar të gjithë miqve të tij që të shpërndajnë lajmin e mirë dhe të sjellin me vete shoqërinë e tyre për t’’iu bashkuar kësaj feste. “Pas JessieJ, këtë vit do të na bashkohet për festimet e Natës së Bardhë artisti tjetër i famshëm britanik John Newman. Shpërndaje lajmin dhe sill ccdo shok e shoqe në Tiranë në datë 29 Nëntor”, shkruan Veliaj.
Më 29 nëntor Bashkiae Tiranës ka njoftuar se do të jetë një ditë pa makina dhe do të festohet nata e bardhë me koncerte, muzikë, filma artistikë dhe argëtim.
Bashkia Tirane:
Ju lutem mos lini ne Harrese Ata
Artiste te shperndare neper Bote
me te cilet Krenohemi ne cdo Kohe.
madje jo vetem sepse kane mjafte simpatizante
neper Bote.I sillni ketu qe te na e bejne edhe me te
Bardhe ate Nate.Ok Veliaj!
veliaj djali, kesaj i thone stambolli digjet e mender k….krihet.
Po lerini keto budalliqe e pompozitete. Kujt i plasi per Newman ????
Dhe kte e beri bashkia boooooooooooooooooooooo !
Bravoooo -oh-ho-ho bote gallate