Margarida Sousa është padyshim heroina e mbrëmjes së 13 nëntorit pasi u shpëtoi jetën dhjetëra personave.
E moshuara që jeton përballë sallës së koncerteve “Bataclan” ka pritur në shtëpinë e saj gjatë sulmeve terroristë dhjetëra persona të plagosur që vraponin të tmerruar.
Ajo ka dhënë një intervistë për Mirror ku tregon skenat e horrorit që pa me sy.
“Ishin të paktën 40 veta që vraponin drejt ndërtesës për të shpëtuar. 6 ishin në gjendje të rëndë dhe një vajzë kishte dy plumba në shpinën e saj. Shumica kishin plagë të lehta ndërsa 6 persona ishin të plagosur rëndë. Ishte e tmerrshme. Kishte gjak gjithandej. Të gjithë ishin në panik”, rrëfen e moshuara që jeton prej 24 vjetësh në Paris.
“Sapo të plagosurit erdhën në shtëpi njoftova policinë dhe mjekët. Ata erdhën pas disa minutash dhe më ndihmuan të kujdesesha për të plagosurit. Policia mbrojti ndërtesën dhe bëri gjithçka mundte për të mbrojtur njerëzit në të. Të plagosurit u transportuan në spital. Nuk e mësova dot emrin por ishte një vajzë e plagosur rëndë që u transportua në spital. Nuk e di nëse mbijetoi apo jo. Shpresoj t’ia ketë hedhur”, rrëfen Sousa.
“Margarita ishte e mrekullueshme. U kujdes për çdo të plagosur dhe bëri më të mirën e saj”, tregon një fqinj i të moshuarës./a.l
Vater nene
Tregon horrorin qe ka pare me sy?Pome shqip thuhet “tmerrin qe ka pare me sy”… a do vazhdojme te flasim shqip, apo ta kthejme anglisht italisht gjuhen?
Ke shume te drejte per gjuhen e perdorur. TE FLASIM SHQIP.
Bota,ka me shume njeres si kjo nene e dhemshur se sa kriminele,prandaj ja vlen t’a jetojme dhe mbrojme jeten.Dhe per kete na duhet te bashkohemi,ne lufte te parbashket kunder krimineleve te cdo ngjyre,race ideje dhe besimi.Rrofshin popujt paqedashes dhe liridashes.Poshte terrori dhe frymezuaesit e realizuesit e tij!
_________________________________________________________________
_________________________________________________________________
-Kjo tregon ate qe pritet: “DEGJENERIMI DEMKRACIS DHE LIRIA E SH’FRENUAR”
-GJERMANIA DHE MERKEL
FAJTORET KRYESOR PER VRRASJET TERRORRISTE QE NUK I DIHET KUR DO PUSHOJNE.
-GJERMANIA DHE MERKEL,
ATA QE NXITEN LEVIZJEN PAKONTRROLL NE GJITHE KUFIJTE E EUROPES DUKE LEJUAR DEPERTIMIN E TERRORRIZMIT … keshtu u genjyen dhe Shqipetaret.
-BOTA SOT NUK DON ME KETE SISTEM QE PRURI GJITHE KETO FATKEQESIRA:
Luftrat
Degjenerimin
korrupsionin
Varferine
Drogen
Kurvllekun
Femrat te ballacmosura terre trupin
Arme sheshit
Rini dembele
mos zhvillim apo te reja te kultures apo telenteve si me pare … etj.
-BOTA KERKON NJE SISTEM SOCIAL-DEMOKRACI … asnje sistem nuk mund te rezistoje me shekuj, sepse degjeneron si sistemet e tjera.
_________________________________________________________________
_________________________________________________________________
O idiot, bota me shume se kurre kerkon nje dore te forte, demokracia ka deshtuar ne Europe. Duhet nje dore e hekurt.