“Armiku ynë? Vehabistët dhe Arabia Saudite, janë ata që financojnë shpëlarjen e trurit me medresetë, dhe dhunën”

17 Nëntor 2015, 10:33Bota TEMA

Presidenti francez, Francois Hollande tha pas akteve terroriste në Paris, se jemi në luftë.

Por, a e kemi kuptuar se kush është armiku ynë?

Nassim Nicholas Taleb, autor i librit «Black Swan» dhe krijues i fondacionit Real World Risk Institute, nuk është i sigurtë nëse e kemi kuptuar se kush është armiku që duhet të luftojmë.

Ai shkruan për Politico se, “që nga 2001 ne nuk e kemi parë elefantin e vërtetë dhe shkaqet e sëmundjes”.

Kush është elefanti që nuk e kemi parë?

Sipas Taleb, janë vehabistët dhe Arbaia Saudite.

Ai shkruan se ata janë duke iu shpëlarë trurin njerëzve dhe po financojnë terrorizmin.

Ata kanë përshpejtuar procesin e shpëlarjes së trurit nga aziatikët, tek perëndimorët me medresetë e tyre, falë të ardhurave që sigurojnë nga nafta”, shkruan Taleb.

Sipas tij, në Guantanamo duhet të dërgohen predikuesit vehabistë dhe selafistë, dhe jo terroristët/

Nëse duam të korrigjojmë problemin arab, duhet të çojmë këta predikues për t’i edukuar dhe për t’u treguar dallimin se shteti është i ndarë nga feja.

Nëse mendoni se dhuna është e paevitueshme, duhet të shkoni direkt tek financuesit e pasur arab dhe nga Katari, se sa tek ekzekutuesit e rinj”, shkruan ai./b.l

3 komente në ““Armiku ynë? Vehabistët dhe Arabia Saudite, janë ata që financojnë shpëlarjen e trurit me medresetë, dhe dhunën””

  1. Qelepirxhiu says:

    Por, çuditërisht, këta (Arabia Saudite, Katari etj), janë “miq të ngushtë” të SHBA-së…(???!!!)

    1. Tahypi says:

      Ahaa….
      Ketij zotnise po I kruhet prapanica me keto lloj idesh!
      Financuesit na buhen per te bere biznes. Ata e rrotullojne boten qe te mos myket. Ata kane aq shume pare sa na blejne neve armet tona me shumice dhe na bejne edhe me te pasur. Ata kane aq shume pare sa qe u japin edhe atyre qe duan te kruajne b…then me ne ne fushbetejen e sirise. Ne nga ana tjeter kemi pune me shume duke prodhuar arme per ti kruajtur keta zgjebot me maska te zeza dhe keshtu te gjithe hedhin valle dhe ata qe duan vene per te luftuar ne siri qe te hidhen ne ere nga avionet ruse e perendimore vene tek allahu sipas deshires se tyre.

      Financuesit jane te paprekshem per aq kohe sa ata qe pretendojne se jane viktimat e vetme te kesaj loje jashtetoksore konkurojne per marreveshje biznesesh me keta financues. Eshte fitim I dyfishte per ata qe nga njera ane ta mbajne mire me financuesit dhe te perfitojne dicka dhe nga ana tjeter tu shesin taksapaguesve ne vendet e tyre kontrata te majme armatimedh dhe supermarrje lufterash te pa krye.

      Ne fund te fundit a nuk eshte vet kapitalizmi loja e te pasurve ne kurriz te te varferve????

      Kush me shume e kush me pak shijoheni kete loje dhe mos harroni se I gjithe faji eshte I komunizmit qe kjo loje nuk vazhdoi kur filloi ne 1914-en dhe 1939-en me luften e pare dhe te dyte boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje