E kam marr vesh në Siri se «Shtetit Islamik» i digjet zemra që të provokojë hakmarrje. Nuk duhet të biem në grackën e tij.
Nga Nicolas Hönin
Si francez krenar, jam i tmerruar edhe unë si kushdo tjetër nga sulmet në Paris. Por nuk jam habitur dhe tronditur pse ndodhën. E njoh si paranë e kuqe «Shtetin Islamik». I kalova dhjetë muaj si peng i ISIS-it dhe e di fort mirë se dhimbja, mërzia, shpresat dhe jeta jonë nuk i prekin ata. Ata jetojnë në një botë tjetër. Shumica e njerëzve i njeh ata vetëm nëpërmjet propagandës së tyre materiale, por unë i njoh prej së afërmi. Kam takuar gjatë kohës sime si peng shumicën prej tyre, përfshirë edhe Mohammed Emwazi, i njohur si «Xhihadisti John», ishte një prej atyre që më burgosën. Ai më quante «Parashutist».
Madje edhe tani nganjëherë bisedoj me ta në rrjetet sociale, dhe mund t’ju them se shumica e asaj që mendoni për ta rezulton prej mjeteve të tyre të propagandës në komunikimin publik. Ata e paraqesin veten si superheronj, por larg kamerave janë goxha patetikë në shumë gjëra: rrugaç të dehur prej ideologjisë dhe pushtetit. Në Francë ne kemi një shprehje – dreq budalla. Mendoj se ata më shumë anojnë kah budallallëku se sa kah djallëzia. Kjo nuk do të thotë se duhet të nënvlerësohet potenciali i tyre vrastar prej budallenjsh.
Të gjithë atyre që u janë prerë kokat vjet ishin shokë të mi qelish, dhe pengmarrësit e mi luanin lojëra fëmijësh me ne – tortura mendore – duke na thënë një ditë se ne do të liroheshim dhe pas dy javësh duke na shikuar me qeshje cinike. «Nesër do të vrasim njërin prej jush». Në fillim u besonim, por me kalimin e kohës nisëm ta merrnim vesh se shumica prej tyre ishin plehra që po talleshin me ne.
Ata do të luanin lojëra makabre, duke u shtirur se po na ekzekutonin. Njëherë përdorën kloroform. Njëherë krijuan skenën e prerjes së kokave. Një grusht xhihadistësh frëngjishtfolës po çirreshin: «Do t’ju presim kokat, do t’ua fusim në bythë, dhe do t’i postojmë incizimet në YouTube». Ata kishin një shpatë që e kishin plaçkitur në një dyqan antikitetesh.
Po i zhvishnin dhëmbët dhe unë po luaja lojën duke bërtitur, por ata vetëm dëshironin t’u bëhej qejfi. Në momentin që ata u larguan duke u qeshur zëshëm, u ktheva nga një peng tjetër francez dhe qesha. Ishte skenë qesharake.
Kjo gjendje më kishte detyruar të lidhesha me ta që ta merrja në të vërtetë vesh se çfarë shpirti kishin: ata ndjekin në mënyrë të çmendur të gjitha lajmet, por gjithçka që shohin kalon nëpërmjet një filtri. Ata janë në mënyrë të hatashme të indoktrinuar, duke besuar në gjithfarë teorish konspiracioni, pa e pranuar asnjëherë se mund të ketë kundërthënie.
Gjithçka ua mbush mendjen se janë në rrugën e drejtë dhe se në mënyrë specifike, ka njëfarë procesi apokaliptik që zhvillohet vazhdimisht që iu prinë drejt konfrontimit ndërmjet një ushtrie myslimane nga bota mbarë dhe të tjerëve, kryqtarëve, romakëve. Ata gjithçka e shohin se po na çon në atë drejtim. Me këtë logjikë, besojnë se gjithçka është bekim prej Allahut.
Me lajmet e tyre dhe interesimin për media sociale, do të merren me gjithçka që çon drejt sulmeve të ngjashme vrastare si ato në Paris, dhe mua ma merr mendja se po i dëgjoj duke bërtitur zëshëm: «Po fitojmë». Do të shkrihen prej të gjitha shenjave të reagimit të tepruar, ndarjes, frikës, racizmit dhe ksenofobisë; do të joshen prej çfarëdo shembujsh të shëmtisë në mediat sociale.
Boshti i pikëpamjes së tyre është bindja se bashkësitë nuk mund të jetojnë së bashku me myslimanët, dhe se secilën ditë antena e tyre do të kthehet drejt gjetjes së dëshmive që çojnë ujë në mullirin e tyre. Pamjet nga Gjermania të gjermanëve që mirëprisnin ngrohtësisht emigrantët me siguri se i kanë tërbuar. Kohezioni dhe toleranca nuk janë veti që ata dëshirojnë t’i shohin.
Po pse Franca? Mbase për shumë arsye, por mendoj se ata kanë identifikuar vendin tim si nyjë të dobët në Evropë – si një shtet ku mund të shpërfaqen me lehtësi ndasitë. Kjo është arsyeja pse shumëkush më pyet si duhet të kundërpërgjigjemi, dhe unë them se duhet të veprojmë me përgjegjësi.
Dhe prapëseprapë bombat do të jenë kundërpërgjigja jonë. Nuk jam prej atyre që ndjej keqardhje pse vriten militantët e ISIS-it. Qysh mund të qenkam bash unë? Por gjithkush që ma thotë këtë e ka gabim. Bombardimi do të jetë i përmasave të mëdha, dhe me të drejtë simbol zemërimi. 48 orë pas sulmeve makabre, bombarduesit francezë kryen sulmet me municionin më spektakular që është parë deri tani në Siri, duke hedhur më shumë se njëzetë bomba në Raka, bastion i ISIS-it. Hakmarrja padyshim se ishte e pashmangshme, por ajo çfarë kërkohet është mënyra e duhur si të reagohet. Druaj se ky reagim do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.
Derisa ne po mundohemi ta shkatërrojmë ISIS-in, çfarë do të ndodhë me më shumë se 500 mijë civilë që jetojnë të ngujuar në Raka? Po për sigurinë e tyre çfarë po bëhet? A është menduar se ne mund t’i shndërrojmë në ekstremistë potencialë? Mbrojtja e këtyre njerëzve duhet të jetë prioritet, e jo të hidhen më shumë bomba në Siri. Na duhen zona të ndalim-fluturimit – zona afër rusëve, regjimit, koalicionit. Popullit sirian i duhet siguri ose ndryshe do t’i kthehen grupeve si ISIS-i.
Kanadaja është tërhequr nga lufta ajrore pas zgjedhjes së Justin Trudeaut. Uroj me gjithë zemër që këtë ta bëjë edhe Franca, dhe mendja ma thotë se kjo mund të ndodhë. Por pragmatizmi më thotë ndryshe. Është fakt se jemi kurthuar: ISIS-i na kë vënë në kurth. Ata erdhën në Paris me kallashnikovë në duar, duke pretenduar se donin të ndalnin bombardimet, por duke e ditur gjithashtu se sulmet do të na detyronin të bombardonim me intensitet edhe më të lartë si kundërsulm ndaj këtyre akteve terroriste. Dhe kjo po ndodh.
Emwazi nuk është më, është vrarë prej një sulmi ajror të koalicionit dhe vdekja e tij është festuar në parlament. Nuk e vajtoj. Por gjatë kërdisë, edhe ai zbatoi këtë strategji të dyfishtë. Pas vrasjes së gazetarit amerikan, James Foley, ai tregoi thikën para kamerës, duke iu kthyer viktimës së mundshme të radhës, dhe tha: «Obama, duhet ta ndalni ndërhyrjen në Lindjen e Mesme ose do të vras ty». Ai e dinte fort mirë se cili do të ishte fati i pengut. Ai e dinte mirë se cili do të ishte reagimi amerikan – më shumë bomba. Këtë dëshiron ISIS-i, por a duhet t’i dorëzohemi strategjisë së tyre?
Grupi është dobësuar dhe nuk ka dyshim në këtë punë. Por pas gjithë asaj çfarë kam përjetuar, nuk mendoj se ISIS-i është prioriteti. Për hesap timin, prioritet është Bashar al-Asadi. Presidenti sirian është përgjegjës për ngritjen e ISIS-it në Siri, dhe derisa regjimi i tij të mos çrrënjoset, nuk do ta qesim fare as ISIS-in. As nuk do të mund t’i frenojmë sulmet në rrugët tona. Kur njerëzit thonë «së pari ISIS-i, pastaj Asadi», u them mos i besoni kësaj strategjie. ISIS-i dëshiron të mbetet në pushtet.
Aktualisht nuk ka udhërrëfyes politik dhe asnjë plan për të angazhuar bashkësinë sunite arabe. ISIS-i do të shkatërrohet, por vetëm politika mund ta bëjë këtë. Njëherësh mund të arrijmë shumë më shumë pas këtyre krimeve të fundit, dhe kyçe për këtë janë zemrat e forta dhe durimi, sepse këtyre u tmerrohen ata më së shumti. I njoh mirë militantët e ISIS-it: presin të ketë bombardime. Por ajo që i tmerron është uniteti ynë.
(Nicolas Hönin është autor i «Jihad Academy, the Rise of Islamic State» [«Akademia e xhihadit, ngritja e Shtetit Islamik»). Ky tekst u botua në gazetën britanike «Guardian».
Mendoj se ka aritur ne nje konkluzion absolutisht te sakte e besoj se kete gje pengu duhet te kete kohe qe e ka thene.
ore mir qe te lane te ikesh po mendja te paska lene…
ate qe po ben muzhiku rus kurre nuk do ta beni as ju as as pordhet qe leshoni…
o debil
këtë që po bën rusi dhe këta të tjerët e bëjnë!bile më mirë!
ky po ta thotë qart fare!!vetëm në raqqa ka 10 herë më tepër njerëz se të gjithë ISIStat.këta numërohen si civilë,njerëz që nuk kanë të bëjnë me ISIS dhe po të bësh bombardime radhë so të vrasësh shumë më shumë civilë sesa terroristë!!kjo që po bëjnë muzhikët është vra njerëz pa asnjë lloj dallimi!!kush shkon në PS shkon me apo pa faj!!
si thuhet frengjisht, e njoh si parane e kuqe?
”heronje” pikerisht si beqirat sunitoshqipfoles,
tradite kjo e nisur me jihadistin Hoxha………….jemi heronje thoshte i dhjeri,shkemb graniti e kesisoj pordhe me rigone…………!!
Po mor krishtere Greke.Thuaj vellezerve Greke te perbetuar Se TFGS dhe Greckat Jane nji fise bythe fegetash.Se pakti e ke pyet tet eme sa here Brodher Enver ta kalaronte nonen ne dite.Rrofte Brother Enveri te vije edhe nji here ne Shqiperi se ndoshta Nona jote do beheshte serish 20 vjece.Tamam per ne K.r.Rrofte Enveri…
juve beqirave greqishtfoles ua shkaperdheu te 14’tat !
Dimer vere me shate e bel frutoreve e ullishteve punonit
Prandaj te paskan liruar ,se qenke dora e ISI , Bombardimet jane rruga e vetme per fitore more spiun .
une mendoj se Asad eshte kryetari i iss kur te arrestohet Asad qeveria e re do te ndertoj shtet
Gjermani ju vjen hakut me greke me sllave me xhihadiste e me cifute,…te gjithe per sapun te markes “aushvic HD ” hahahhahh
KATOLIK = Qetesi – Harmoni – Mirqenie- Lumturi – Siguri
Ca eshte ky rrk qe thote se ata u frikesohen ma shume united te njerezve sesa bombave me duket se nuk I ka pa keto videot e fundit Nga bombardimet e rusise.E vetmja gje qe shikon jane bombat e avioneve ruse dhe zerat e minjeve te isis Duke u fshehur e bertitur allah allah.Po keto here ska zot qe ti shpetoje ma.
Më duket se ky, po luan një lojë, të paktën të dyshimtë…(?!)
Ju te Temës me respekt ju lutem, kur kopjoni e botoni symbullurazi. Gazetari francez quhet Nicolas Hénin dhe jo Nicolas Hönin ! Te kalosh dy ore te perkthesh kete goxha artikull ne shqip e mos te kushtosh dy sekonda ne wikipedia per te pare si shkruhet emri i autorit, kjo nuk e nderon punen gazetareske..