Shkove, shumë larg shkove, miku im i shtrenjtë, Jorgo!
Shkove në largësinë prej nga s’do mund të kthehesh kurrë më, miku im i shtrenjtë Jorgo.
Shkove papritmas, shumë papritmas.
Para lajmit për shkuarjen tënde mendoja se do të na bashkojnë edhe më tej të gjitha ato që na kanë bashkuar gjatë dyzet e gjashtë vjetëve të miqësisë sonë, të përkushtimeve tona të ndërsjella, të cilat nuk u luhatën nga kurrfarë tronditjesh politike e shoqërore: se do të na bashkojnë si gjithmonë letërsia shqipe, historia e letërsisë shqipe, rilindja kombëtare shqiptare, rilindësit e mëdhenj që ndërtuan vetëdijen kombëtare dhe që krijuan Shqipërinë.
Shkuarja jote prandaj ishte aq më tronditëse dhe aq më pikëlluese për mua. Por, shkuarja jote në largësinë e pakthim është pikëllim i përgjithshëm.
Dhe është pikëllim i përgjithshëm sepse është pikëllim jo për njeriun që sundon por për njeriun që mendon.
Shkove miku im, Jorgo, me trupin tënd, por na le një thesar të përjetshëm: na le shkrimet tua, na le studimet tua, na le trajtesat tua, na le mendimet dhe vlerësimet tua të drejta, të qarta, të parimshme dhe të ndershme.
Shkojnë përgjithmonë ata që harrohen por ti s’mund të harrohesh se na mbetet thesari i mendjes sate me të cilin janë pasuruar përgjithmonë shkenca shqiptare dhe mendimi kombëtar shqiptar.
I PERJETSHEM KUJTIMI I AKADENIKUT JORGO BULO.
Rexhep qosja nje islamik i rendomte po te pakten koherent. E pranon haptazi qe eshte anadollak.
Shko ne Nikarzia mor pordhec,zagar zorresh grekisidhier!
Kurse ti je kokrra e gomarit .
Kombi shqiptar ka vetem nje Rexhep Qose dhe i dyte nuk lind me .
Ç’do të thotë “islamik” (sipas teje)?
O kari, “anadollak” është dikush nga Anadolli. Nga e mësove që Rexhep Qosja është nga Anadolli?
(Apo s’ke si e fsheh urrejtijen për shumicën shqiptare, muslimane?
Në siklet të madh qenke. Kjo është gjëja më e mirë që zbulon rreth vetes.
Islamik do te thot te jesh shok me hoxhe Shefqet Krasniqin!
Mosss o Rexhep, se Islamiket e Kosoves dhe Camet e Shqiperise kelyshat e Turqise, do te quajne Grek apo mik Greku. Hahahahahahahaaa.
Edhe Qosja eshte islamist!
Me rastin e vdekjes se akademik Jorgos;ngushlloj farefisin,akademiket,miqte dhe lexuesit e vepres se tij!
Njeri i madh, qe vlereson cdo personalitet te kombit tij!
Gazetari qe drejtohet nga nje qeros qe dikur ne fillimet e tij kishte ca qime bjodi dhe nje cante dore qe se leshonte kurre.Nderime zotin Rexhep. Qosja. Po cilin Jorgo behet fjale . Ngushllimet e mia familjarve po per cililn Jorgo e keni
Përshëndetje profeso kombi jonë është me fatë që dijetarë të tillë paçka se janë myslyman mbi të gjitha janë Shqipëtar zoti ju dhëntë jetë në të mirë të kombit
Nje lamtumire, e shkruar mrekullisht, nga prof. Qosja.
Ngushellime familjes dhe njerezve te shkencave shqiptare.
Nje burre zotni me pak ne kete vend, ngushellime te sinqerta familjes se prof. Jorgo Bulos
Perla qe shkeputen nga gjerdani i njerezve te medhej te ketij vendi,ngushellime te sinqerta,familjes se NJERIUT,studiuesit te pa shoq Z Jorgo Bulo
Perkulje te thelle para figures dhe kontributeve te shkencetarit sa te madh aq dhe modest, z. Jorgo Bulo!
Sa i heshtur aq dhe i plote ne mendje, kulture dhe qytetari!
Faleminderit per visaret qe le pas, profesor, per te gjithe ata qe dijne te vleresojne njeriun, dijetarin dhe mendimtarin!