Gjermania do mundesoj shkembimet kulturore, arsimore dhe turizmin me Shqiperine

26 Nëntor 2015, 21:09Kulturë TEMA

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro firmosi sot në Berlin marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor Shqipëri –Gjermani 2015. Per palën gjermane marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i shtetit federal të punëve të jashtme, z. Stephan Steinlein.

 

Marrëveshja, në fushën e artit dhe kulturës, parashikon shkëmbimin e njohurive mbi artin, letërsinë, gjuhën, kulturën gjeografinë dhe historinë e vendit dhe fusha të përafërta nëpërmjet organizimit të turneve të artistëve dhe ansambleve artistikë, organizimit të koncerteve, shfaqjeve teatrore dhe shfaqjeve të tjera artistike, zhvillimit të ekspozitave në gjini të ndryshme të artit pamor, brenda të cilave mund të përfshihen ekspoze apo shkëmbime të biznesit e turizmit, si një vlerë e shtuar e këtyre eventeve, dhe nxitjen e kontakteve mes shtëpive botuese, bibliotekave, arkivave dhe muzeve, përkthimet e letërsisë artistike, literaturës shkencore dhe asaj të specializuar.

 

Marrëveshja prek gjithashtu dhe bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, teatrit, si dhe në trashëgiminë kulturore, duke nxitur bashkëpunimin në sektorët e kujdesit dhe ruajtjes së trashëgimisë, të monumenteve, ansambleve dhe qendrave të mbrojtura të trashëgimisë, fusha të Ministrisë së Kulturës por dhe të Ministrsië së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për zhvillimin e turizmit kulturor .

 

Institucionet kulturore të përmendura në këtë marrëveshje janë kryesisht: institutet e kulturës, shkollat e larta, organizatat shkencore, institucionet kërkimore, shkollat e formimit të përgjithshëm dhe atij profesional, të formimit profesional të fushës së turizmit, institucionet e formimit dhe kualifikimit të mësuesve, të arsimimit të rriturve, të formimit dhe kualifikimit profesional, bibliotekat dhe sallat e leximit.

3 komente në “Gjermania do mundesoj shkembimet kulturore, arsimore dhe turizmin me Shqiperine”

  1. Enigma. says:

    Bravo; ecni perpara dhe cojeni shoqerine shqipetare ,ne nivelin eoropian!

  2. drita says:

    Gjermania si gjithmon nje komb mik per shqiptaret .Mirnjohje dhe respekt per drejtimin politik GJerman.

  3. X says:

    OHHH Sie schon wieder mit dem schöne augen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema