Është një fotografi e Prof E. Çabejt me E. Hoxhën, një fotografi mjaft e njohur. Që kur u bë publike, ishin të shumtë ata që përpiqeshin të merrnin me mend dialogun e atyre dy burrave që nuk i lidhte asgjë, veç qytetit të lindjes. Shiko, Eqrem, ngjante të thoshte diktatori, sikundër i gjithë populli edhe ju shkencëtarët duhet t’i shërbeni përjetë Partisë. Përjetë dakord, i përgjigjej Profesori, por asnjë sekondë më shumë.
Interpretimet të tilla që bëheshin midis miqsh të afërt (madje shumë të afërt), nuk ishin veçse shenjë e interesit të veçantë që ngjallte një takim i tillë i pamundur, kureshtjes që zgjonte biseda e atyre burrave aq të ndryshëm.
Prej dhjetëra vitesh në Shqipëri ishte përpunuar dhe kishte marrë formë një regjim komunikativ tip i të gjitha diktaturave të majta a të djathtë qofshin, që lë të kuptojë se diktatori ka lindur për të folur, ndërsa ata që gjenden rrotull nuk janë veçse një rekuizitë që dëgjon. Do ta keni vështirë të gjeni një fotografi të Hitlerit, Stalinit, Frankos a Idi Amin Dada-së që u huazon veshin të tjerëve. Nga ky rregull nuk përjashtohet as E. Hoxha. Kishte një jetë të tërë që në gazeta e tv njerëzit e shikonin tek jepte porosi për gjithçka e për gjithkënd, këshilla në sasi industriale, shprehje kjo e delirit të tij narcistik që po rrezikonte atrofizimin e materies gri. Një ushtrim i tillë, siç ishte të menduarit qe kthyer në fatkeqësi për shumë vetë dhe përfundimisht kishte nisur të cilësohej si gjësendi e rrezikshme. Truri kombëtar në mënyrë alarmante po merrte trajtat e një apendiksi të dytë.
Befas u shfaq kjo fotografi, ku duket sikur bashkëbiseduesi nuk ka durim t’i dëgjojë deri në fund ato që po thotë diktatori. Dhe i shpreh mendimin e tij, madje me një dorë të mbështetur në divan, si për të thënë: po vazhdove kështu unë po ngrihem e iki. Tjetri, lëviz nga vendi, përdridhet, ngre gishtin e madh e përpiqet t’ia rreshtojë edhe një herë argumentet e tij të konfeksionuara, por përsëri e ka të vështirë ta marrë nën kontroll inteligjencën e bashkëbiseduesit. Ai vazhdon ta mbajë dorën përpara, si shenjë refuzimi për gjithçka që lidhet me individin e dyshimtë që ka në krah.
Vërtet, çfarë kishte ndodhur? Ka mundësi asgjë. Secili shprehte natyrën e tij të thellë. Njëri thelbin e tij ekzibicionist, gjakimin për të qenë në qendër të vëmendjes, për të dhënë “porosi”, për të thënë fjalën e fundit, tjetri aftësinë për të shquar me kthjelltësi thelbin e problemit, për të mos u hipnotizuar, për të ruajtur pavarësinë e mendimeve të tij, kjo edhe në rrethanat e një mjedisi që nuk lejonte të mugullonte asnjë ide tjetër, veç derivateve të nekrotizuara të “mësimeve të Partisë” (një lloj eufemizmi për idetë shamanike të diktatorit) që ngjanin si zgjatime kristalesh kripe, në një pellg ku avullimi i ujit, materies që mundëson jetën, shihej me sy të lirë.
Ata që e njohin nga afër historinë e kësaj fotografie e dinë se ajo është realizuar gjatë një takimi jo zyrtar, që në të vërtetë ka qenë edhe takimi i tyre i vetëm jashtë ndonjë ceremonie të rastit në kuadër të veprimtarive të Akademisë së Shkencave.
Për çfarë po bisedojnë? Mendoj se kjo pyetje nuk duhet shtruar në këtë rast. Përmbajtja e saj vetëm se do ta parazitonte marrjen e mesazheve që përcjell lirshëm çdo element i kësaj fotografie.
Për më kureshtarët, shtojmë se nëse nuk mund të hamendësosh për temën e diskutimit të tyre, diçka mund të thuhet për atë që nuk mund të mos bisedonin. Kur dy të njohur të vjetër takohen në perëndim të jetës së tyre, ata natyrisht kanë nostalgji për kohët e dikurshme, do të kujtojnë vitet e shkuara, të njohurit e përbashkët. E pra, midis tyre kjo nuk mund të ndodhë. Do të qe mjaft e sikletshme. Hoxha ka ngritur në këmbë një karabina të frikshme të krimit shtetëror dhe pjesën më të madhe të tyre e ka vrarë ose e ka lënë të kalbet burgjeve.
Por ama, për diçka edhe duhet të flasin, megjithatë! Si njohës i marksizmit (gjë që meriton një analizë sepse ai kurrë në jetën e tij nuk ka marrë ndonjë leksion për të, kurrë nuk ka qenë pjesë e ndonjë rrethi debatuesish a intelektualësh të majtë, kurrë nuk ka pasur mentorë savantë prej të cilëve mund të përfitonte qoftë edhe duke i dëgjuar), pra si marksist rural ai e ndjen veten në pozicion force edhe për fushën e specializuar të Prof. Çabejt, historinë e gjuhës, etimologjinë. Dhe nis e flet. Por flet… për pellazgët.
Ka disa regjistrime në Radio Tirana, që janë bërë nga kronistët e saj në raste takimesh të E. Hoxhës me albanologë të ndryshëm (kurrë të publikuara), ku ndërsa këta të fundit ngrenë probleme thelbësore të shkencave albanologjike, ai, Enver Hoxha, nis e flet për pellazgët, sipas trajtimit që i ka bërë kësaj teme një burë fort i nderuar, Prof. S. Konda, por që edhe pse më sistematik, në metodologji rimerr të njëjtën logjike me të cilin u trajtua ky problem në periudhën e Rilindjes kombëtare, pra në një kohë (që më duket se është kthyer edhe sot) kur nuk mund të ishe patriot i mirë pa thënë diçka për lashtësinë marramendëse e legjendare të shqipes dhe të shqiptarve vetë. Ndërkohë që ka një sërë problemesh të pazgjidhura për të folur me një farë sigurie për prejardhjen ilire të shqiptarve, i gjithë ky folklor modern me pellazgë nuk ngrihet dot as në nivel teorie dhe sot e kësaj dite mbetet diçka si ajo puna e mormonëve që janë të bindur se Krishti ka kaluar një herë andej nga Amerika, siç më thoshte dje njëri prej tyre që më ndaloi në rrugë.
E pra, ndërsa ndonjë nga studimet e jetës së prof Çabejt, si ai mbi Mesharin e Buzukut, pasi u shtyp në Rumani (me financimin e vetë profesorit), u ndalua të qarkullojë dhe po kalbej në bodrumet e Institutit, në një kohë kur një korpus i rëndësishëm i studimeve të tij botohej në Prishtinë e jo në Tiranë, kur studimet etimologjike ndeshnin në vështirësi botimi, E. Hoxha pasionohet pas pellazgëve të Kondës. Jo vetëm kaq, por është ai vetë që interesohet drejtpërdrejtë që një libër i shkruar prej tij, të botohet me një tirazh të mirë në një nga shtypshkronjat ushtarake të vendit.
Këto thjesht për të kuptuar se sa jo produktive është të përsiatësh rreth bisedës së tyre të asaj dite, sa i ndryshëm ishte kuptimi i tyre për problemet e vërteta të albanologjisë, sa e vështirë ishte që ata të gjenin një terren të përbashkët diskutimi të vërtetë e të sinqertë. Dhe pikërisht një gjë e tillë të shtyn të mendosh se thelbin e këtij takimi mund të kapim vetëm në sajë të asaj që Barthes e quan “polisemi të imazhit”. Pra, në vetvete ky imazh flet edhe për diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me bisedën e tyre. Është pikërisht kjo që na intereson dhe në kushte të tilla, interes të veçantë paraqet konteksti i këtij takimi.
Jemi në prag të viteve ’80. Ka pothuaj dyzet vjet që E. Hoxha ka ardhur në pushtet, fillimisht si një prokonsull i Jugosllavisë, dhe prej asaj kohe e ka vënë vendin nën një dietë paleolitike, por që më parë është kujdesur t’u presë barin njerëzve te këmbët. Teknologjitë e reja nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, varfëria ushqimore, shpirtërore e kulturore është dëshpëruese. Sapo bie nata, si të ishin silueta jashtëkohore indigjenësh prekolombianë që observojnë qiellin majë piramidave të tyre, shqiptarët hipin tarracave dhe drejtojnë antenat nga të munden me shpresë se do të kapin sinjalet e një qytetërimi tjetër.
Stinës së re të gjuetisë që është hapur që prej dhjetë vjetësh, as që i shihet fundi. Shumë vetëve Hoxha ka nisur t’u ngjajë si një dervish rrotullues, që befas ndalon dhe fatkeqi që ndodhet më pranë, tetanizohet në vend e nisin t’i ikin ujrat nga tmerri. Citatet e marksizmit ai i përdor si rruzujt e geishave, me të cilat huton kundërshtarët e tij para se t’u fusë gishtat… në sy. Ai flet edhe për demokracinë, por në vizionin e tij ajo nuk shkon më larg se zgjedhja e të njëjtit despot fshati, në këtë rast të atij vetë dhe të ca energumenëve të tjerë, çdo katër-pesë vjet.
Dhe tamam, duke vënë në jetë vizionin e tij për demokracinë, ai dikur vëren rezultate të çuditshme edhe për atë vetë: pak, shumë pak nga “shokët” e dikurshëm kanë mbetur ende në këmbë. Në librat me kujtime që shkruan janë gjithnjë e më të pranishëm dialogët surrealistë e të paverifikueshëm me të dënuar e të vrarë. Edhe pse vendi është rezervat pa fund të ekzaltuarish që mbushin radhët e forumeve teatralë partiakë, përsëri ai nis e ndjen erën ulëritëse të shkretëtirës që ka shkaktuar rreth vetes. Pothuaj të gjithë komandantët e komisarët e dikurshëm të brigadave partizane, ata që bënë luftën, janë sharruar me plumba dhe emrat e tyre nuk duhet të zihen me gojë. Komandantët e zonave operative, ata që drejtuan realisht luftën, janë pushkatuar prej kohësh, pastaj u erdhi radha të tjerëve e përsëri të tjerëve. T’i qëndroje afër atij, ishte shndërruar në një lloj operacioni vetëvrasës, por një gjë të tillë njerëzit e kuptonin pak si vonë, përgjithësisht vetëm kur gjendeshin ballë togës së pushkatimit, me të cilën qe e vështirë të dialogoje gjatë.
Me të drejtë familjarët e Prof. Çabejt thonë se nëse ai ka shpëtuar i gjallë, kjo ka ndodhur sepse i ka qëndruar larg diktatorit, por ja që një ditë është ky i fundit që kujtohet për të. Shqetësuese apo jo? Gjithçka të sjell në mendje imazhin e një merimange të vjetër që befas ka rënë në dashuri dhe hap shputat me qime e afrohet ta mbështjellë me jargët e saj objektin e atij pasioni të papritur.
Profesori nga ana e tij do ta ketë ndjerë erën e squfurit që rrethonte diktatorin, por siç kishin bërë edhe të tjerët para, është ulur ta dëgjojë. Por ai nuk mund të dalë nga natyra e tij, nuk mund të rrijë e gëlltisë deri në fund idetë e tij me konture flu. Dhe ngre dorën përpara…
Natyrisht, ai nuk ka si ta dijë, ndonëse ndjente diçka (shpesh na ftonte të ulnim zërin, kur dëgjonte hapa nëpër shkallë), por hipokrizia e grishësve të tij, ajo që zbulon të vërtetën e shprehjes së kësaj “miqësie” të vonuar prej merimange, është se ata e dinin mirë se Profesori ishte nën survejimin e plotë të policisë së tyre të fshehtë, bashkëshortët Hoxha prej vitesh ndiqnin se si Sigurimi i Shtetit shtonte volumin e dosjes së tij faqe pas faqeje, denoncim pas denoncimi. Dhe, ndryshe nga morali juridik edhe i latinëve më shumë se dy mijë vjet më parë që mendonin se: Actio personalis moritur cum persona (Një veprim i lidhur me një person, vdes me atë vetë), dosja policore e ndjekjes së Prof. Çabejt do të mbyllet shumë kohë më pas vdekjes së tij. Shprehje e veçantë miqësie?
Atëherë përse ky takim?
Ka shumë vite që i vij rrotull kësaj pyetje. Sot nuk kam dyshim se nga mënyra se si është trajtuar dhe vendi që i ka dhënë këtij takimi znj. N. Hoxha në kujtimet e saj, gjithçka të lë të kuptosh se nëpërmjet autoritetit shkencor e moral që përfaqëson prof. Çabej ajo synon të rimasterizojë imazhin e diktatorit, i cili në përfundim të jetë së tij mund të mburrej vetëm si pronar i një varreze të tërë të mbushur me viktimat e tij, nëpërmjet takimit me të ajo synon të ndalojë rrjedhjen e ndryshkut gotik që po zbret teposhtë shtatores ende lëvizëse të bashkëshortit të saj, duke lënë të kuptojë se ai nuk sheh ëndrra me armiq, të cilët i arreston të nesërmen (siç flitej atëherë), por ka një jetë të shëndetshme intelektuale dhe shkencore, takohet shpesh dhe bisedon gjëra shkencore me “vërsnikun” e tij (sic).
Dhe për ta dokumentur këtë është kujdesuar që në atë takim të mos mungojë një fotograf zyrtar.
Fort mundësisht, ai do të ketë qenë dhe problemi i vërtetë për profesorin. E ka të qartë se biseda që po bën me diktatorin nuk ka asnjë rëndësi, se nga gjithë ai takim do të mbesë vetëm një fotografi.
Dhe, fare i kthjellët për mënyrën si do ta paraqitej ajo, në shenjë mesazhi për ata që do të vijnë më pas, ai ka nxjerrë dorën përpara si për të shprehur refuzimin e tij për shoqërinë që i është ofruar aq papritur nga ana e një individi të cilin historikisht e sheh si të pafrekuentueshëm.
Peizazhe.com
http://peizazhe.com/2015/12/01/nje-si-dashuri-merimange/?fb_action_ids=10208242097439255&fb_action_types=news.publishes
EKEREMI me HOXHEN dava turqish.varu qillot dylbera anadollake qe shtypen popullin e tyre dhe shpiken kavanozin bosh neper dyqane.
robt o franki i shtajnëve!!
Me keto foto dhe shkrime, po i thuren lavde Enver Hoxhes.
Te bisedoje me Prof Cabejn duhet te kishe njohuri te thella historike, Letrare, te ishe Sociolog. Diktatoret mund ta urdheronin Cabejn ti shkruante nje Raport per problemin qe diskutonin, por Enveri e thirri vete dhe foli me Shkenctarin, rrahu mendimin.
Ku shkoi Eqerem Cabej mbas ketij diskutimi? Ne Shtepi.
Po te donte Enveri, nuk arrinte me ne shtepi Prof Cabej.
Vetem kjo foto tregon sa i afte ishte Enver Hoxha!
Se ku i sheh prapaskenat ky gazetari as une nuk e kuptoj!
Po vete autori i shkrimit A NUK ESHTE PRAPASKENAXHI,qe ka frike te vere emrin???
Me llogje Kavaje nuk mbushet gazeta,por kaq mend kane anonimet dhe ia futin si kau peles!
Gjeni ndonje foto te ndonjerit qe SHURRON ne Lane dhe beni nje shkrim te gjate!!!
Tema si kjo ka plot!
Aq me teper per kalamajte e fillores!
E mer mut me 100 emra fole ti? sot frank, neser turkofagos, pasneser zylyf. Kush te paguan per te qene troll me p..dh motre?
Franko kur do dali varianti ortodoks I ISIS qe ve fene ortodokse para kombit?
Ti skato frank nje gje te dish mire , se prof. Cabej ishte nje nga figurat qe si miqte dhe armiqte e kane vleresuar per argumentat shkencore dhe fuqine e mendimit qe logjikisht e bente te pakundershtueshem. Te kujtoj qe respektohej fort dhe nga akademike greke por nje gje me ben pershtypje nqs nuk e njeh Cabejin atehere si mund ta pergojosh ate, te pakten sillu si “grek i kulturuar” o bythe cpuar.
Akademiket greke e respektonin per arsye se Cabej ju shkonte mbas fijes atyre ne disa pika si pershembull Cabej thonte qe shqiptaret rrjedhin nga Iliret dhe Pellasget nuk i perfillte nje teori qe i pershtatej propagades akademike greke dhe shume teori te tjera rreth gjuhes
Po mire, autor ka ky shkrim?
Po, ka, quhet Autori i Leshit.
në fillim kujtova se e kishte shkruar vehbiu,por pasi e kontrollova e pash që e kishte shkruar një nga dishepujt e tij!!
çfar mund të thuash!?
është koha për të ngrënë mut dhe ka ngrënë lyssi i shkretë!!
sidoqoftë një përpjekje idiote,si gjithnjë e njëanëshme,për të sqaruar një gjë që nuk ka nevojë të sqarohet!
lys të hyftë një lis,nëse ke dëshirë të shkatërrosh komunizmin që ka vdekur me kohë në shqipëri,bëj gjënë më të thjeshtë!!
mos shkruaj!!
po të mos shkruani gomerë si ti dhe shumë të tjerë komunizmi shqiptar do të ishte harruar shumë më shpejt se 1 maji në amerikë!!
ju nuk jeni kundërshtarë të komunizmit!ju jeni legena që keni ngrënë prej tij dhe hani akoma prej tij!!ju nuk mund të rrini pa të!!
e vetmia arsye është se jeni TË PAAFTË!!
jeni parazitë që jetojnë mbi kërma dhe mbani gjallë kërma!!
aty hani e aty dhisni!!thjesht plehëroni atë që hani o anasjelltas!!
robt ku i ke mothërfakër
ado je ti?apo lyss që interesoheni se ku ndodhen robt e mi??
sidoqoftë,kushdo që interesohet për robt e mi mund ti gjej kollaj!!
të shkojë tek P i S dhe i ka të gjithë atje!!jan tu i bo sevisin e radhës!!
i vetmi kundërindikacion është se po i takoi do të shohë dhe P e S!!
ps:përse të ka djeg kaq shumë??nuk është se të shava ka nona!
Shume e bukur kjo pergjigje Anticensure.
Autori esht nje hajvan gazetar, si gjithmon…ndaj nuk e ve emrin.
Dhe gazetat tona botojn e botojn, shkrime pa emra, pa kok, pa tru…pamabarim.
Po mire Tema nuk ka ca ben qe merr artikuj nga anonime dhe i boton.
Ç’i keni këto mo?
Akoma shani njeriun më të shquar në historinë e shqiptarëve?
Nuk e kuptoni ende se Enver Hoxha është i papërsëritshëm me Atdhetarinë, largpamësinë e tij politike dhe manovrat politike për të përthithur mbështejen e fuqive më të mëdha në kohë dëshpëruese që hera-herës i kanosen këtij populli?
Përse? Sepse ne tas shpifim, si popull.
Nuk ka tjetergje
pas kesaj mjeshterie Fjale
qe, merret vesh, vjen prej kohe bukur te gjate
te nje vrasjemendje murgu
qe i kthehet jetes qe nuk ndodhi
vecse se brendshmi.
Ja qe paska vlere ne te menduarin shqip
dhe ne gjuhen e shqiptareve…
Autor idiot. Ishte pikerish Enber Hoxha ai qe kundershtonte shpenzimin e energjive ne ceshtjen pellazge. Enveri i meshonte ceshtjes ilire dhe thoshte se po u arrit te bindet komuniteti per trashegimine ilire, ajo pellazge nuk na hyn shume ne pune, sepse do zbulohet vete. Por thoshte qe nuk mund te kapercejme shume shekuj ilire dhe papritmas ta shohim veten si pellazge, se s’na merr kush seriozisht, do tallej bota me ne. Duhej shmangur harxhimi i kote i energjise mbi ceshtjen pellazge. Perqendrimi duhej bere mbi ceshtjen ilire.
Por keta nuk ka nga t’i dije ky gazetar qurrash, qe do kete lindur nga fundi i viteve ’80 dhe informacionet i merr nga Vehbiu, Ypi, Butka, Celoja, Qafoku, etj halldupa injorante.
ça gazetari mër lal!?
një nga debilat që adhurojnë vehbiun është!!
këlluf hesapi!!
provo të bësh një kritikë ndaj vehbiut e të shohësh se si fillon e leh!
Te dy jane allahu akbar te dy qelbesira turkoshake sunite.
Enveri mashkull sunit prostitute e klienteve sunite te kafes se Dem Xhepes.
Eqeremi sunit impotent para prostitutes enver
kurse ti?
kurvë pederaste gërke??
Mir ja dhe pergjigjen ksaj plehre.
Kjo nuk eshte elona,
Por eshte andoni vellai-moter I turgofagsit – pusht i pushtave qysh prej kohes se krishtit. Eshte pjese e grupit te meshkujve pa bole dhe ne vend te tyre mbajne nen breke fjalet e arta te janullatosit. Pra duken qe kur flasin nuk flasin prej mendjes por prej brekeve, per te cilat kane kaq shume frike se mos ua shqyen turku.
Keta robqira shohin dy dhe vetem dy lloje njerezish: janullatos dhe turk-o-synite, cdo njeri qe nuk eshte janulle eshte turk. Njeri u zbraz mendjen dhe u mbush breket e tjetri u ngre kembet e ua shqyen breket.
Njerezimi mendon dhe investon ne te ardhmen e vet ndersa keta zgjebarrak do treten si bajga ne shi pasi mendojne dhe investojne vetem te diktuar nga frika e turkut – do ngelen gjithe jeten e tyre me brek ne dore.
Teqifsha elone-andonin munebythe!!!
Eqrem Cabej eshte pa diskutim figura me e madhe e shkences sone kombetare, krenaria e intelektualizmit shqiptar, albanologu dhe indoeuropianisti i “rangut me te larte nderkombetar” sic e quante filologia gjermane Oda Buchholz dhe “Cabej der Grosse” (Cabeji i Madh), sic e quante gjuhetari gjerman Trumper.
Eqrem Cabej, ne radhe te pare me vepren e tij kapitale 7 vellimshe “Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes”, dermoi perfundimisht mitet greke dhe sllave per origjinen e shqiptareve, duke provuar, jo vetem gjuhesisht por edhe historikisht,dhe kultur-historikisht autoktonine e shqiptareve dhe te drejtat historike te popullit tone qe rrjedhin nga ajo autoktoni.
Ai krijoi korpusin me te madh albanologjik te te gjitha koheve, ne nje fushe ne te cilen ne te gjitha kohet ishin perfshire figurat me te medha te gjuhesise boterore qe nga Franz Bopp, te August Schleicher, Helbigu, Pederseni, Thumb, Hirt, Jokl, Vasmer, etj.
Vepra e tij jo vetem nga permbajtja shkencore dhe vellimi, por edhe nga niveli ishte ne frontin me te perparuar te kerkimit shkencor te kohes.
Duke provuar ne menyre te gjithaneshme, e jo vetem gjuhesisht, autoktonine e shqiptareve, nga trojet me veriore deri ne gjirin e Artes, ai i dha goditjen asgjesuese edhe pretendimeve territoriale te serbeve per Kosoven dhe grekeve per “Vorio-Epirin”.
Dhe eshte nje koincidence fatlume qe ky gjeni i shqiptarise dhe autoktonise takoi te ishte nga Gjirokastra, qe ka qene dhe mbetet bastioni me i fuqishem antihelenizues i Shqiperise se Jugut ose te ashtuquajturit VorioEpir.
Vepra e Cabejt eshte ANTIDOTA me E EFEKTSHME per neutralizimin e helmit helenizues te reaksionit grek e te Kishes greke, nje nga faktoret shkencore, ideologjike themelor qe e ka bere misionin helenizues te Janullatosit nje MISSION IMPOSSIBLE.
Me kete shpjegohet edhe urrejtja e grekofileve te Janullatosit te tipit
te Frankut dhe te Elones, jargat dhe jargavitjet e te cileve u bien mbi fytyren e vete, kur ngrene koken te shohin monumentin e larte te ketij kolosi te mendimit e te shkences shqiptare.
Enver Hoxha ishte diktator, dhe me Eqrem Cabejin e dinte qe ideologjikisht ishin ne pozita diametralisht te kunderta. Por diktatori kishte nje ndjenje te dyfishte per Cabejin. Nga njera ane, ai e vleresonte si figuren me te madhe intelektuale te kombit, e nga ana tjeter, e digjte nje ndjenje zilije sepse edhe ai vete kishte dyshime per legacine e tij pas vdekjes (atij nuk i mungonte largpamesia) nderkohe qe legacia e Cabejt ishte e garantuar nga vepra e tij qe do te vleresohej nga cdo sistem politik qe mund te vendosej ne Shqiperi.
Eshte fakt i pamohueshem se pas prishjes me Jugosllavine, kur Enveri kishte forcuar poziten e vet si udheheqes i padiskutueshem i komunizmit ne Shqiperi, ne fillimin e viteve 50 ka fshire me doren e tij emrin e Eqrem Cabejit nga lista qe i erdhi nga Ministria e Brendshme e personave qe do te pushkatoheshin per “bomben ne Ambasaden sovjetike”, gje qe nuk mund ta bente ne 1945 per vellane e pushkatuar pa gjyq te Eqrem Cabejit.
Enver Hoxha, pas prishjes me Rusine kishte nevoje per nje ide me te madhe se komunizmi, per nje ide qe mund te bashkonte tere popullin shqiptar dhe kjo mund te ishte vetem nje ide kombetare. Ne kete kuader nga fillimi i viteve 60, ai do te niste nje fushate te vertete te nacionalizmit (nacional-komunizmit), qe u manifestua me veprimtari intensive shkencore dhe propagandistike, me organizimin e konferencave albanologjike per ndricimin e historise, gjuhes, e kultures shqiptare ne pergjithesi.
Ne kete moment historik Eqrem Cabej, deri ne ate kohe i mbajtur ne hije, ishte figura qendrore qe mund te shnderronte Shqiperine, sic e shnderroi, ne qendren me te madhe boterore te studimeve albanologjike.
Ishte kjo arsyeja qe ne vitin 1961 ne fjalimin ne mbledhjen me intelektualet ne Universitet ai riabilitoi Eqrem Cabejin, duke thene se kishte takuar nje mik te tij te vjeter (ne te vertete ata nuk kane qene miq dhe kane qene takuar vetem nje here ne Gjirokaster sepse Cabej qe ne moshe 12 vjec shkoi ne Vjene ku qendroi 13 vjet). Por, theksoi Enveri, megjithese ai nuk doli me ne ne mal dhe rruget tona ishin te ndryshme, ai eshte atdhetar, nuk e tradhetoi atdheun sic bene intelektuale te tjere shqiptare (me kete ai kishte parasysh refuzimin e perseritur te Cabejt per te marre postin e ministrit te arsimit ne qeverite kuislinge te kohes se luftes).
Nje vit pas kesaj Cabej ka mbajtur nje referat te shkelqyer, tanime te famshem, ne nje kongres nderkombetar ne Firence, qe eshte sinteze e mendimit me te perparuar bashkekohor per prejardhjen e gjuhes shqipe dhe te shqiptareve.
Te lumte Piro per kete koment.
Per te tilla mendime kane nevoje shqiptaret kudo qe jane.
Thellesia e mendimit,mbeshtetur ne njohjen e gjere e ne analizen e problemit,perben kushtin kryesor, qe opinjon I yt te jete shume I vertete dhe I desherueshem per njerzit,qe kerkojne te dine sa me shume.
Te lumte Piro!Eshte nje koment objektiv qe e meriton ta lexosh deri ne fund.
Respekte i nderuar!
Pergjigje sic duhet per greket (lexo sorrat) e temes dhe njohuri te nevojshme per shqipet e forumit!
Faleminderit Piro
Ky koment eshte shembulli klasik kur nje shkrim fare pa vlere, si ky artikulli pa autor, behet shkak qe te lexojme komente brilante si ky i Piros. Nuk ka turp Tema qe komenti i nje qytetari ka njemije here me shume vlere intelektuale se vete artikli? Misioni i medias duhet te jete depolitizimi i ndergjegjes se popullit tone qe tani per tani eshte ne maximum.
Vertet ENVERI i ka sherbyer nje ideologji te gabuar,siç eshte Diktatura e Proletarjatit,tjeni te sigurt perveç ksaj ideologji sdo kishte funksjonua tjeter ne Shqiperi,sikur nuk po funksjonon dhe sot,ENVER HOXHA vertet ishte nje diktator sepse ishte vet sistemi i atill dhe ishte shum i vetdishem se perndryshe Shqiperia sdo funksjonote ,por te jeni te sigurt ENVERI e ka dasht popullin evet me gjith shpirt dhe ka ditur ta vlersoj popullin e vet pa dallim fejet apo krahinet, kuptohet mbrenda kuadrit te socializmit,fal te madhit ENVER HOXHA gzojm dhe sot nje far(SHTETIT)
Kur nuk kane me cfare te merren gazetaret,merren me te tilla “analiza”.
Enver Hoxha ka faje te shumta,ka vrare e prere,ka ndeshkuar e internuar pa kufi dhe per kete jane dakort te gjithe me perjashtim te disa nostalgjikeve te cileve ju mungon llogjika e nuk dine te bejne vleresime qe i pergjigjen te vertetes.
Por,jo cdo gje mund t’i vishet atij.Perse “perbuzet” Enveri,duke i vene ne goje studimet e Albanologut Prof.Spiro Kondes,ne nje bisede me te madhin Eqerem Cabej?A e di autori i artikullit se,kush eshte Prof.Konda?Prof.Konda,shte mbase i vetmi Albanolog,i cili zoteronte gjuhen e vjeter indo-europiane,ate sanskritishte,kur te tjeret nuk merrnin vesh prej asaj gjuhe;ishte i vetmi qe ka mbrojtur para mbi 70 vjeteve,prejardhjen Ilire te gjuhes Shqipe,per pasoje dhe ne jemi pasardhes te Ilireve;eshte i vetmi i cili ka deklaruar para 70 vjeteve,ate qe kane filluar t’a deklarojne sot,albanologe nga e gjithe bota,se varret Etruske,mund te lexohen vetem me gjuhen Shqipe dhe dihet se Etrusket kane qene Ilire,pra ne jemi pasardhes te tyre etj.
E pra kete,Prof.Konden e ka mbeshtetur fuqimisht Enver Hoxha,ne nje kohe qe te gjithe Albanologet e atehershem te Instituti te Historise,nuk i hapnin deren e nuk i pranonin studimet.
Ne se do te kisha njohurine e emrit te autorit dhe kush ja ka “zberthyer”kete fotografi,te lidhur me Prof Konden,do i thosha:
Je nje keqdashes i gjuhes Shqipe,per te mos thene me shume,si i shitur tek armiqte,fqinje te jugut,te gjuhes tone,sepse,ju djegin studimet e Prof.Kondes.Prof.Konda,kur studionte ne “ZOSIMEA”te Janines dhe ne Institutin Filologjik te Athines si student i saj,ishte i vetmi qe ju shpjegonte profesoreve te tij,me gjuhen Shqipe,ato fjale,te cilat ata,ne vepren e Homerrit,”Iliada” dhe “Odiseu”,nuk i shpjegonin dot me Greqishten e vjeter e te re.Ishte profesori i Institutit,me i madhi i Greqise te asaj kohe,(ne mos i gaboj emrin tani Haxhidhaqis me duket),per gjuhen Greke te re dhe te vjeter,i cili e nxiti prof Konden qe:”T’i futet gjuhes te tij,(Shqipe),sepse paska shume interes”Dhe Konda i madh,punoi per kete gjuhe rreth 75 vjet.Eshte me interes te dihet,se mbas dy muajsh te kesaj keshille te ketij profesori te Institutit,mbase u muarr vesh prej politikeneve Greke te kohes se,gjuha Shqipe,qenka me e vjeter dhe me e zonja,per te deshifruar shkrimet e vjetra,pra me e vjeter se Greqishtja,po ky profesor e “keshillon” perseri Konden:Te heqe dore se nuk ja vlen te humbasesh kohe,mbasi nuk ka interes shkencor nje pune e tille”.E Konda,nuk u thye e punoj per kete teori,75 vjet te jetes te tij 107 vjecare edhe pse u verbua nga syte…
Per aresyet e shkruara me siper.une e konsideroj keqdashes ndaj gjuhes Shqipe kete artikull…
Asgjë për hajër,vetëm llogje,hamendësime,futja kot as nje fakt,,,! Mos u lodhët ju të Tema -s,e nuk kini me se mereni,,,,?
Sipas interpretimit qe une i bej kesaj fotografie,Enveri nuk duket dhe aq dikator!Pa le pastaj po ta krahasosh me fotografite e Saliut me Mehill Fufin apo te Edit me Arben Ndoken!
Kjo forotgrafi tregon dicka krejt tjeter nga c’thote autori i ketij shkrimi te varfer e te coroditur.
Ne foto Enveri del me gjigandin e dijes shqiptare ne kohen kur themelohej Akademia e Shkencave qe shenonte kulmin e perpjekjeve per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise (te asaj Akademije qe i vuri zjarrin Sali Berisha).
Mua kjo foto me solli nder mend menjehere fotot e udheheqesve te sotem te politikes shqiptare, me injorantet e korruptuar te shoqerise shqiptare. Kjo nuk eshte e rastit se te shoku njeriu gjen veten dhe nivelin e vet.
Sali Berisha ne foto del me Blendi Fevziun e me Aleksander Frangajn me Shaban Memine e me Ndoken e me nje turme te tere injorantesh, te nje kalibri me te.
Thuaj me ke rri te te them se cili je – thote nje fjale e urte e jona.
kjo fotografi eshte marre ne momentin kur Eqremi i thote Enverit. Shqiptaret jane raca me e vjeter ne bote. Te gjithe popujt e tjere kane mesuar nga shqiparet. Enveri i thote ashtu eshte por kjo ndodhi sepse ishin nen drejtimin e Partise se Punes.
le te kerkojne po deshen keta plehrat e TEMES,arkivat,se nuk ka takim te Enverit me personalitete e shkences se gjuhesise,qe te mos jete protokolluar,ne origjinal.
Shkrime fare kot,ose më mirë me thanë SHKARRAVINA,për të shpëlarë trurin.Çdo ditë që vjen,po e ul më poshtë vlerën e kësaj gazete,që e kam çmuar shumë dhe e lexoja me interes.Tani,ne rreth 70% mbushet me fëlliqësira . Turp…z.Baze !
Cabej ka qene dhe eshte absolut,teper studioz,me kulture te jashtezakonshme ,teper i thjeshte.Hoxha e futi dhe disa muaj ne burg ,pastaj e reabilitoi sepse i duhej shqiperise.Kam patur fatin e madh qe kam qendruar disa dite me kete epos,mesova plot por mbi te gjitha Cabej fliste me femijet si femije,me te rriurit si i rritur,me grate si grua,ishte kapacitet qe veshtire se e perballoje.E krahasuar me idiotet qe rrethonin Hoxhen,ishte si dielli ne re zeza.I perjetshem kujtimi i Cabejt.
O aladin, ferkoje mire ate llamben dhe largohu nga ky llum sepse nuk eshte vend per ty ketu.
Ha..ha…bota merret me teknologji, ekonomi…ndersa shqiptaret merren me pallavra.
Derdellisni me komente te Tilla ,duke raf Uje ne Hava …kurse ne te Vertet shqiperia ne shumicen e popullsis se tije ngelet vend Komunist….kjo eshte dhe arsyeja qe kapitalismi nuk zhvillohet drej por si nje sistem ku komunisten e Babzitur munde te pasurohen ne nje Kohe Rekord,dhe e shypur ket popull si Mi Hales ashtu sic bente dhe pasardhesi i Tyre Enver Hixha..mire i a Bejne se keshu e meriton shumica e popullit e kesaj fare pa Fe te Mallkuar nga vete Zoti te distinuar per jet te Vuaj ashtu sic donte dhe Enveri yne bashke me stalinin e tije Sali Berisha
Mua me vjen keq qe gazetare pa emer si ky i shkrimit te mesiperm vjedh pa pike turpi nje koment timin ne gazetat Dita dhe Tema,te para nje muaji,kur pati nje debat lidhur me maredhenjet e acaruara te shkencetarit me diktatorin.Komenti im fokusohej pikerisht ne kete fotografi qe flet.Eshte shume me autentik komentuesi @Pirro ne komentin e tij se autori plagjator i ketij shkrimi copy paste.Lidhur me profesorin e historise ne lyceun e Korces.Konda,i cili ka qene edhe profesor i Hoxhes(ne lenden e tij nxenesi mediokerr Hoxha ka noten maximale),ne rrethet shkencore te Tiranes ne vitet 60 konsiderohej,si personazhi mitik i Ismail Kadarese,Dino Cico,qe ndertoi nje aeroplan,qe nuk fluturoi kurre.Etimologjite e profesor Kondes jane folklorike dhe joshkencore.Nuk ka prova te dokumentuara qe profesor Konda te kete pasur njohuri shkencore mbi gjuhen sanskrite,por ka nje botim te diplomes se Llazar Gushos,i cili ka mbrojtur doktoraturen ne universitetin e Vjenes,pikerisht me Vedat e sterlashta indiane ne kete gjuhe.Nuk ka asnje prove te dokumentuar te pellasgjishtes,qe mund ta krahasojme me shqipen,keshtu qe te gjitha hamendesite mbeten ne nivelin diletantesk.Perpjekjet e komentuesve,te profesor Kondes,te Nermin Vlores Fallaski.te Aristidh Kolias,(te nje cami te krishtere nga Preveza,tani qe s`me kujtohet emri) me gjithe deshiren e mire,jane perpjekje amatoreske,qe sherbejne me shume per t`u “perleshur”me filologet analloge popullore te Greqise se sotme.Cfare ka lene gjuha pellasge,qe vlen te krahasohet me gjuhet e sotme te gjalla/?Asgje.Edhe toponimet Naissus,Lissus,Leussa,Scupis,qe i vishen pellasgeve,jane hamendesime te Georg vohn Hahn,te nxitura nga deshmia e Herodotit,qe Pellasget flisnin me s.
Cfare lidhjesh ka gjuha e etruskeve me shqipen,qe qenka gjuha shqipe celesi i zgjidhjes se misterit etrusk?Nermin Vlora,qe eshte marre me kete teme,shpjegon disa formula te shkruara varrimi ne sarkofage dhe stela varresh.Eshte e armatosur ne kete perpjekje titanike me njohurite gramatikore te nje nxenesi te tetevjecares.Eshte kaq idjote,sa merr per krahasim edhe fjale me prejardhje turko-arabe te shqipes,si fjalen -hajer-.Une njoh shkrimtare,qemtues fjalesh te rralla,qe Cabeu i madh i ka takuar,i ka kerkuar sigurisht jo per nivelin e letersise,por per interesin shkencor te disa visareve te gjuhes,qe shkrimtaret kane sjelle nga goja e popullit.Por une nuk di sikur nje rast,qe Cabeu te kete cfaqur interes per vepren “shkencore” te profesor Kondes,as per zbulimet e Nermin Vlores ne fushe te etruskishtes.Per kete lloj soji,ka shkruar artikullin “pseudofilologet”,qe kur ishte student ne Vjene dhe ketyre i largohej,sepse NUK KISHTE VESHE PER KETO DAULLE.ps.Nuk do te me vinte mire,qe edhe keto mendime te mijat te kopjoheshin nga plagjatoret artikujshkrues.
Ne radhe te pare nuk shikoj se kush e ka bere kete shkrim! Mos valle eshte anonim se ka frike nga Enveri? Ne radhe te dyte paragjykon dhe hamendeson nje fotografi qe qenka per te diskretituar Enver Hoxhen. Ai qe i ben keto paska ardhe nga qielli dhe tani po na i jep neve si kafe: Kjo foto perkethehet keshtu si dua une. Ne radhe te trete kujt i vlen ky hamendesim i autorit anonim qe qenka mjeshter i perkethimit te fotografive nga JPG ne PDF. Duhet te jete UNIVERSAL DOCUMENT CONVERTER. Dhe e fundit: Pse, Mero, boton ne gazeten tende shkrime per njerez me nivel shume te ulet? Ti e di qe tani ka shume njerez me shkolle. Le te keshe urrejtje sa te duash per diktatoret, xhihadistet, por dhe per Sali Berishen; jepi seicilit ate qe i takon, ndryshe … Ma merr mendja se kjo eshte ajo qe kerkojme, apo jo?
autori, Dash Kokonozi, eshte nje nga korifejte e shkences postkomuniste shqiptare; vepra e tij do t’ju rezistoje shekujve !!!!! Eshte fyçka me serioze, fyelli me i shquar i intelektualizmit kozmopolitan shqiptar, s’e ben me nena. Po ju e shani se e keni zili ….
Cdo shkrim ka rendesine e vet,qofte edhe ne rastin e ketij shkrimi(artikulli) medioker e me nuanca”te perroit psigjik”ne komentin se cfare nenkuptohet nga foto e dale vite te shkuara te dy personaliteteve(njeri ne politike e tjetri ne shkence)
Aresyeja eshte qe pas ketij shkrimi gelojne gjithefare komentesh.
Komenti i z. Piro i ores 3.53 dates01.12.2015,sipas meje,qe ne nje nivel te ngritur e shume dinjitoz per t’u admiruar.
Nese Ju z.Piro,rastesisht,mund te lexonit komentin tim,do te doja qe te merrni e-mailin tim,per t’i kembyer(nese desheroni),qe eshte ky:
[email protected]
Aresyeja eshte e thjeshte,Ju paskeni informacionin,le te themi,te plote e shume te sakte.Do te doja te mesoja shume me teper per keta intelektuale te vertete e virtuoz ne fushat perkatese sidomos ne ato qe i perkasin linguistikes e origjines se lashte shqiptare.Ju falenderoj paraprakisht me mirenjohje e admirim!R.S.Ph.D(math)
Per comentin e Pilo Lales emri i vertete Spiro.
Ai ta ka bere te qarte qe Problemi i prejardhjes Ilyre te shqipetareve nuk arrin as ne nivelin e Theorise.
Kudo te germosh shkronje Greke,emra Greke te qyteteve te nderuara nga pushtuesit e ketij Kombi me kulture Greke.
E kupton cdo te thote kjo?
Jo qe nuk mund te faktosh por jeton me endrra ne mes te dites.
Emri Pellas-Gia eshte helene,edhe ata qe ju i quani Arvanitas ata luftuan per kombin e tyre Greke,dhe ju i quani vellezer!
Nje fakt i padiskutueshem.
Ne kohen e Pashallareve nuk mund te quhej nje qytet si Saranda,kjo tregon qe perpara pushtimit Turk ka qene ky emer per te pakten 1000 vjet.
Turqit sic ndryshuan Kostandinopolin ne Istambul,Epidamnos ne Durrazo,Ilisus ne Lezhe,Moskopolis ne Voskopoje,Skutaris ne Shkoder,Argjiro-Kastros ne Gjirokaster,Jeorgios Kastriotis ne Gjergj apo Iskanederbe.
A ka patur mundesi te quhej nje emer shenjtori Bizant Greke ne Gjergj?
Mos genjeni veten,se vetem ISIS e rregullon kete vend,do ta zhduki fare nga faqja e dheut me mijera Xhami dhe propagande Arabe.
ja dhe ky korofillaku, nuk i durohet te shpalose idiotizmin e vet…Po ik or majmun , shko bej nja dy klase shkolle..
RRESPEKTE XHAXHIT vetem athere skisht as bir kurve as bir nene te naj vidhte voten ne SHQIPTARVE rrespekte.
AH mer XHAXH sa u lodhe me i bo njerez per se mbari ket popull po kta su bon qe su bon,kur nuk i bere ti njerez kta, bir kurve ne planet nuk i mbledh me dot ne livadh kto bagti harroje.
Si gjithmone Peizazhe te Fjales prodhon llum idiotesk dhe krejt te panevojshem, siperfaqesor dhe pa ndonje synim te qarte, pervec vjelljesh dhe rrjedhjesh nga subkoshienca te hallakatura dhe plot siklete te paartikulueshme.
Shkrimi me pa kuptim qe kam lexuar ndonjehere
Kushdo qofte gazetari te roje vete se mendja e paska lene me kohe..
Si gjithmone shume komentues komentojne per “hesap te vet”por:
Enver Hoxhen dhe Profesor Eqerem Cabej kane pasur disa gjera te perbashketa:
-Te dy kane qene nga Girokastra
-Te dy i kane pasur grate dibrane
-Te dy kane qene “versnike”(kush eshte nga jugu e kupton me mire cdo te thote)dmth.kane lindur ne te njejtin vit,me 1908.
Enver Hoxha perpara Eqerem Cabej ka qene “Injorant”
Eqerem Cabej ka shpetuar ne fije te perit pa u persekutuar,ai ka pasur madje dhe nje dosje.Per kuriozitetin e lexuesve po e shkruaj.
Dokumenti: Çabej element armik
Dosja “2A” me numër 8870, ka një dokument të nënshkruar më 13 tetor 1953, në të cilin bashkë me raportin biografik të Profesor Çabejit të pasuruar me të dhëna të reja rreth profilit si element kundërshtar i regjimit, ndodhet dhe plani i masave operativo-agjenturore për gjurmim të tij. Pjesa më e madhe e çështjeve që parashikohen për tu verifikuar, ka të bëjë me një informacion të depozituar në strukturat e sigurimit nga njëri prej bashkëpunëtorëve me pseudonimin “Tisi” (J.B). Ai ka konstatuar se Profesor Çabeji në vitin 1943 kishte marrë tre rroga të larta nga qeveria dhe kishte ndërhyrë gjatë luftës për të liruar Stefo Grabocën dhe Mina Uçin. Sakaq, në planin e masave parashikohej sqarimi i të dhënave të tjera për lidhjet e fshehta të Çabejit me Edith Ndroqin e Dom Zef Bicin dhe rolin e tij në një organizatë reaksionare që inkurajon arratisjet jashtë shtetit. Po si precizoheshin masat agjenturore. Ja çfarë përmbante plani i hartuar nga ekspertët e policisë së fshehtë…
1. Në të gjitha degët operative në qendër dhe në degën e Tiranës të gjendet ndonjë bashkëpunëtor i kualifikuar, që lidhet me profesor Eqerem Çabejin. Të kontrollohen fletë-lidhjet e këtyre bashkëpunëtorëve.
2. Në qendrën e punës ku punon të përdoret agjentura e objektit për të kontrolluar qoftë në punë, në kontakte të ndryshme etj. Të përdoret sidomos për këtë bashkëpunëtorja “Edija”
3. Në shtëpinë ku banon profesor Eqrem Çabej të vendoset një bashkëpunëtor, me qëllim që të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet që bëhen në shtëpinë e tij.
4. Duke qenë se në Bibliotekën e cila frekuentohet nga profesor Eqrem Çabej si dhe nga të huajt që ndodhen këtu (të legatave të huaja) nuk kemi bashkëpunëtorë, duhet të vendosim një informator.
5. Bashkëpunëtores “Drojtja” nëpërmjet Rrok Zojzit me të cilin lidhet t’i jepet detyrë që t’i afrohet profesor Çabejit.
6. Të nxirret nga procesverbali i Sabiha Kasimatit implikimi për profesor Çabejin.
7. Dëshmitari R. Hila të pyetet hollësisht rreth asaj që i ka thënë i burgosuri Vangjel Zoto për Eqrem Çabejin. Të përpilohet procesverbali me dëshmitarë të rregullt.
8. Të studiohet dosja e ish bashkëpunëtorit “Tisi”, i cili ka dhënë dhe më parë të dhëna për Eqrem Çabejn dhe të shikohet nëse mund të pyetet si dëshmitarë.
9. Të informohemi për lidhjet e tij aktuale me të quajturën Shyrete Turkeshi dhe të hetojmë për karakterin e tyre.
10. Të merren të dhëna të hollësishme mbi mënyrën e jetesës që bën (anët pozitive dhe negative).
11. T’i kërkohet seksionit të Skraparit informacion i hollësishëm rreth objektit të tyre me tendencë arratisje dhe që lidhet me Eqrem Çabejin.
12. Me qëllim që të provojmë më mirë lidhjet e tij, të vihet në survejim për pesë ditë.
13. Të studiohet agjentura ekzistuese me qëllim të gjetjes së një bashkëpunëtori të përshtatshëm për përpunim aktiv të tij. Nëse nuk do të gjejmë bashkëpunëtor të tillë nga agjentura ekzistuese, atëherë të studiojmë gjetjen e një kandidati për rekrutim dhe ta rekrutojmë.
14. Përpunimi i Çabejit të koordinohet me përpunimet që ndjek dega e ushtrisë.
Përgjegjës për zbatimin e këtij plani kapiten Koli Shuke nën kontrollin direkt të major Rasim Dedja.
“Miqtë” e Çabejit: Është antimarksist
Pjesa më misterioze e dosjes “Çabeji”, janë raportet e bashkëpunëtorëve të fshehtë, pjesa më e madhe e të cilëve janë kolegë, shkrimtarë, kritikë e zyrtarë të administratës së Institutit të Shkencave.
Një taborrë me spiunë e gjurmoi për vite me radhë duke mbushur faqe të tëra me raporte për sjelljet e dyshimta dhe prirjet antiparti. Në të gjitha rastet vigjilentët e përzgjedhur nga strukturat e sigurimit të shtetit, nuk u shfaqën me inteditetet e tyre, por me emërtimet “Dhelpra”,”Gjevreku”, “Prursja”,”Edija”, “Plepi” etj. Çfarë raportonin ata?
“Dhelpëria” AV
Denoncimi i poetit AV i njohur ndryshe nga Policia Sekrete “Dhelpra” mban datën 24 janar 1948. Ja çfarë shkruhet në të: “Kur i kam folur me entuziazëm për themelonjësin e linguistikës sipas koncepteve marksiste, për profesorin e famshëm sovjetik Mar, ai më është përgjigjur ftohtë dhe gati me buzëqeshje ironike se ata nuk kanë rëndësi”
“Gjevreku”
“Eqrem Çabeji është indiferent dhe me tendenca konservatore” Raporti i tij mban datën 10 prill 1950
“Prurësja”
Në një raport tjetër agjenturor të vitit 1950 vihet në dukje profili antimarksist i Profesor Çabejit. I vëmendshëm një miku i gjuhëtarit të shquar, nuk mund të rrijë pa ia raportuar partisë atë që konstaton në sjelljet e tij. Ja çfarë raporton “Prurësja” “Eqrem Çabeji thotë se kultura marksiste konsiderohet si hiçgjë, veprat e Leninit jo si kryevepra, por si ngjarje të rastit… Është shumë i pakënaqur për mënyrën e jetesës së tanishme, por është shumë i rezervuar. Pakënaqësitë i shfaq tek njerëzit e rrethit të vet dhe aty me shumë rezerva. Miqësi mjaft të ngushtë ka me Shyrete Turkeshin. Miqësia ndryshon nga ajo e para. Sot për sot nuk ka qëllime martese, por më vonë në qoftë se situata ndryshon, si e mendojnë ata, mund të përfundohet”. Sakaq “Prurësja” është indinjuar, siç thotë kur Çabeji i ka konfirmuar: “Në Shqipëri ose shtetet e tjera me demokraci popullore, kulturë për masat e popullit ose njerëzit me arsim të mesëm dhe të lartë përqendrohet vetëm te kultura Marksiste–Leniniste.”
“Edija”, 1952
Raporti i parë i bashkëpunëtores “Edija” që mesa duket është punonjëse e Institutit të Shkencave, mban datën 29 shtator 1952. Ajo pasi përshkruan punën e tij me Buzukun, Budin dhe Bogdanin, nënvizon se shprehej indiferent për linguistikën sovjetike të Stalinit për të cilin shprehej se kishte ide të marra. “Edija” konfirmonte me qetësi se në të gjitha sjelljet Çabej shfaqej si “nacionalist borgjez”. I frekuentonte të gjitha mbledhjet sindikale, por nuk diskutonte. Përcaktohej me ego të madhe, prekej shpejt në sedër, por ishte gjithnjë i matur e serioz”.
Enver Hoxha dhe Prof. Eqerem Cabej kane pasur edhe plot gjera te tjera te perbashketa, te dy flinin gjate nates, te dy ngriheshin ne mengjez dhe secili bente punen e vet, zakonisht te dy hanin tre vakte ne dite dhe te dy shkonin edhe ne banjo sipas rastit. Te dy kishin nga nje goje, dy sy, dy veshe dhe nje hunde, nga dy duar dhe dy kembe. A do me te tjera gjera te perbashketa ti o idioti i dosjeve? Ku e ke gjetur to dosjen e Cabejt? Apo je nga ata minjte e dosjeve dhe vjen e shet pordhe ketu neper nevojtoret e internetit?
Shahist,
ti ben mire ta inkurajosh hapjen e dosjeve te tilla.
Ka krim me te madh intelektual se te pergjosh ose spiunosh Cabejn?
Ja, pyet edhe vellan, psh, se ai ka pervoje ne keto pune…
Ti nuk e ke kuptuar fare komentin tim, dhe mua komenti jot me duket i pakuptimte, pervec pjeses se inkurajimit per hapjen e dosjeve. Po te ishte per mua, dosjet duheshin hapur me kohe. Tani eshte si i thone, PAS PILAFIT. Megjithate le te hapen edhe tani. Ajo qe dua te them une eshte se psh ky me pseudonimin Koco Kota, duket se e njeh ne maje te gishtave dosjen e Eqerem Cabejt. Perse? Ka qene i sigurimit? Eshte nga ata te privilegjuarit qe i lejohen te shohin dosjet dhe pastaj te hedhin tym neper nevojtoret e internetit? Sidoqofte ky Koco Kota nuk me duket burre fort i mire, edhe ky ben punen e piset te dikujt perderisa eshte ne dijeni te hollesishme te dosjes se Cabejt dhe e shfrytezon kete fakt, me siguri sipas porosise se dikujt qe i terheq fijet e kesaj pune nga pas kuintave. Shendet o bir i lirise, liria eshte gjithmone e mundur po ece drejt!
Shahist,
ne kete kendveshtrim bashkohem me ty:
por si i behet se nuk do dilnin, pas kesaj, libra si Dosja K, apo si Llogjet e Dash Kalocit, per thashethemet ndaj Ise Kadavres?!
Si ka mundesi qe keta autore bejne publike dokumente te pahaura me ligj?
Pra, dikujt i sherbejne. me shkelje ligji.
Por, ne rastin e Cabejt, nje Lartesie shkelncore dhe Intelektuale e nuk rron me, behet mire te flitet. Apo jo, Shahist?
E degjove TaoTaoland Balliun ti: “Ironizonte”, bente me turp Jozefinen, madje ne Parlament, nese eshte e verteta fyerja e tij, ne emer te dhunuesve dhe krimineleve te asaj kohe…Parlamenti do duhej te ndepriste punimet dhe ose te nxirrte ligjin per Hapjen e Dosjeve, ose Tautaolant te perzihej vertete prej zhelesh nga ajo salle.
Por kjo nuk ndodh, se komunizmi eshte ne fuqi, majtas e djathjtas, Dhe ai popull ka per te vuajtur edhe me tej: Shah Mat.
Ti miku im luan shah me vehten tende se i leviz po vete si guret e bardhe, edhe te zinjte dhe vec kesaj hallakatesh edhe dege me dege si pule pa koke. Une po te le te besh qef me hallakatjen tende.
Ne rregull, atehere
po te lejoj te jesh ti ngadhenjimtari!
Nuk ndodh keshtu ne nje debat argumentesh, por edhe ti u gezohesh ketyre fitoreve, si tere ju aty qe bashkejtoni me amoralitetin…
Dosjet e pahapura jane thase te h4dhura ne koken e secilit aty: nuk e merrni vesh se kush ju godet!
Ti po me lejon mua te jem ngadhenjitar?! Me kete i vure vulen or miku im. Kot per kuriozitet, a mund te me tregosh sa pasqyra ke ne shtepi dhe sa kohe ne dite kalon para pasqyres duke u vetadmiruar, dhe pastaj, heh e di ti…
Ti Koço Kota duhet te jeshe Sali Berisha se ai i ka ne shtepi te gjitha dosjet. E ka thene vete; Nuk bej shaka.
Profesor Eqerem Çabej eshte gjigandi i shkencave gjuhesore Shqiptare. Madje ishte kandidat per Kryetar Akademie Shkencash, por Enver Hoxha perzgjodhi prof. Aleks Buden.
Ky gjigand jetoi ne mjerim ekonomik dhe as nje mjet nuk i vuri ne dispozicion diktatura. Deri sa ndrroi jete me nje biçiklete pershkoi mijera kilometra.
Te vetmin “nder” qe i beri diktatura e Enver Hoxhes e shpuri ne Firence te Italise per ta kuruar po ai u tret dhe vdiq shume shpejt.
Keto dhe shume te tjera duhet ti dine shqiptaret.
Te ndritet varri ku prehesh profesor Cabej.
Ate qe heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti Senderbeu e beri me shpate profesor Eqerem Cabej e beri me pende.
Eshte i vetmi intelektual qe kur shkruante artikuj me porosi per Zerin e Popullit per ceshtje te historise e gjuhesise, nuk permendte formulat standarde per udheheqjen e Partise e shokun Enver, qe vinin ne cdo shkrim intelektualet si Ismail Kadareja, Driteroi, Dhimiter Shuteriqi, etj.
Se si ia lejonin kete lluks nuke e di (edhe pse i kishin pushkatuar vellane , pa gjyq).
Ky ishte njeriu qe injoroi qeverite si para luftes, gjate luftes (nuk pranoi postin e ministrit te arsimit qe ia ofruan) dhe gjate komunizmit.
Nuk beri asnje leshim ne parimet. Iu rekomanduan ndryshime “te domosdoshme” ne vellimin e pare te vepres 7 vellimshe te etimologjise por nuk pranoi dhe ia nisen botimin nga vellimi i dyte.
Ishte gjeniu fisnik e i paperkulur i shkences hsqiptare
Qe Hoxha ka qene diktator, nuk ka asnje dyshim, por qe Hoxha ishte i kenduar per kete mund te kene rezerve vetem Lubonjat, ate e bir. Po te shkonim vetem pas qerres se Cabejt qe e mesoi shqipen nga austriaket, do te vazhdonim te mesonim me mentis vjen nga latinishtja dhe logos vjen nga greqishtja, per te mos vazhuar me Demirajn qe e studionet shqipen bazuar tek ruset, apo ca me keq tek Zhdanov. U deshen te japej Shqiperi qe ate qe lexonte Hoxha ta lexonin te gjithe shqiptaret qe lexojne, krahasojn dhe nuk ngelen tek Cabej, por vleresojne jo vetem Konden por edhe Piliken madheshtor, edhe gjeniun e gjuhes dhe races shqiptare, arberorin Aristidh Kola, per te vazhuar me Aref dhe Niko Stillo. Pse Hoxha nuk ka qene dakort me varrosjen e pellazgeve nga gjermanofil si Cabej, nuk do te thote se dishepujt e Cabejt ne Akademine e Shkencave duhet te vazhdojne te njejtin trajtim te Stillos ashtu si beri Cabej me Piliken.