Dëshmitë e 8 femrave të vuajteve të tmerrshme në kampet komuniste dhe si survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit

3 Dhjetor 2015, 09:42Dossier TEMA

Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit ka të regjistruara në arkivat e saj dëshmi të gjallë nga krimet e diktaturës.

Ish-të përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë, që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë, të regjistruar me kamera dhe diktofonë.

Mapo ka sjellë dëshmitë e 8 femrave.

“Unë në fakt kisha frikë nga komunistët, sidomos nga rusët, sepse kisha lexuar disa romane ku do të theksoja romanin “La fabrica degli uomini nuovi” e ku përshkruhej shumë mirë rënia e familjeve borgjeze, aristokrate të Rusisë në kohën e komunizmit.

Dhe unë pyesja veten nëse do merrte dimensione të atilla edhe tek ne dhe shpresoja që jo, por në fakt ne na shkatërruan më tepër se çdokush. Në fakt ata vendosën taksa nga më të lartat. Babai mall kishte, por jo aq sa të paguante aq shumë. Në kohën e vrasjes së nuses së xhaxhait, u hapën disa fletushka ku shkruhej se atë e kishin vrarë komunistët. Por në fakt në atë kohë komunistët gëzonin besueshmëri më të madhe edhe sesa ballistët.

Punonim shumë, motra ime sidomos do të nxirrte sytë duke bërë triko, çorape bashkë me shoqet e saja që t’jua dërgonin partizanëve.

Pas ardhjes së regjimit komunist vuajtëm shumë. Ata na vunë taksa të papërballueshme të cilat babai nuk mund ta paguante dhe ai e shumë tregtarë të tjerë u futën në burg. Mirëpo, pasi e pa që ata ishin shumë rezistentë dhe të pamëshirshëm, babai u detyrua që për një taksë të paguante një pjesë në franga dhe një pjesë në ar. Ndërsa për taksën e dytë mori masa shiti mallin më të mirë që kishte dhe bëri lekët.

Gjatë asaj kohe ai kishte myshteri babain e kryetarit të komitetit, Esat Mollas, i cili i tha se kishte nevojë për 200 napolona që të ngrinte një shtëpi dhe se do t’i thoshte të atit se do t’ia ulte taksën. Kjo u quajt mitmarrje. Për këtë babait iu bë një gjyq dhe e dënoi Nezat Haznedari me 15 vjet heqje lirie. Pra akuza ishte ‘ryshfet për të ulur taksën’.

Pasi u fut në burg aty kishte një mik Vasil Korbi dhe nuk e di se kush spiunoi që ata flisnin për politikë dhe e futën edhe për politikë dhe rrinte në fakt me të dënuarit politikë dhe jo ordinerë. Gjatë kohës së burgut drejtori i burgut ishte Tasi Marko, vëllai i Rita Markos, edhe ai kish respekt për babanë thoshte që është trim e punëtor dhe respekt për nënën. Kemi pasur një mëmë shumë serioze, e me karakter e cila nuk bënte zë dhe thoshte që kur të na vijë radha ne do e përballojmë si gjithë të tjerët. Tasi ne, na lejonte të hynim pa radhë në takim me babanë dhe kur në dëborë e akull i ngarkonin të burgosurit me koshet e bukës që t’i çonin në burg ai nuk e lejonte babain.

Me deponimet që kish dhënë Tasi, babait iu ul dënimi deri në 8 vjet burg. Burgun e bëri në Maliq dhe vuajti shumë prej punës në kënetë në vitin 1948. Kur e morën babanë ne çdo 6 muaj, ne na nxirrnin nga shtëpia dhe na shpinin në një dhomë bashkë me familje evgjitësh. Aq sa bërtiste ajo evgjitja “m’i hiqni këta reaksionarët, se do të më prishin edukatën e fëmijëve. Ishte pjesë e presionit psikologjik që na bënin. Ishte vuajtje e madhe se nëna na vuante nga diabeti, babai në burg dhe vetëm unë e motra ishim.

Vëllai ndodhej në Itali dhe u kthye për të na ndenjur pranë, punoi ca kohë në Milot dhe atje mbeti për një kohë shumë të gjatë.

Në atë kohë ndryshuam mbi 8 shtëpi, por turpi më i madh ku na shpunë ishte shkolla e xhamisë në anë të lumit. Kur u kthyen Muhaxhirët nga Greqia, i strehuan atje, ku nuk e di sa familje ishin strehuar në një dhomë. Xhamat nuk ekzistonte, me kushte skandaloze dhe gjithë dyshemetë e korridorit të shkollës qenë djegur, se atje bënte shumë ftohtë dhe ndiznin zjarre për t’u ngrohur. Që të kaloje në dhomën tonë që ishte në qoshe, duhej të kaloje nëpër trarë, po e keqja më e madhe ishte se vinin gjithë katundarët me mushka, me kuaj, i lidhnin në oborrin e shkollës, ishte edhe një xhami atje, dhe më fal, ishte nevojtore publike që ne, nuk mund të guxonim të dilnim nga dhoma merrni me mend sa e tmerrshme ishte. Aty qëndruam dy vjet dhe kur vendosën të na hiqnin nga ajo shkollë, na shpunë në një shtëpi nga Shën Thanasi, në një shtëpi shumë të keqe, të vjetër më shumë se 100-vjeçare; në dhomën tonë ishin therur viça e lopë, gjetëm lëkurë bagëtish e gjakra, e hajde ta sillje në bina. Miqtë i kishim shumë të mirë. Ne kishim një komshi të nderuar të cilin e futën në burg. Përpara se ta kapnin mëma ime bëri një heroizëm. Kur na hoqën nga shtëpia ne, kishim ende çelësat e shtëpisë dhe mamaja kish lënë ca monedha flori, gjë që s’e dinte babai, ose e dinte por e kish harruar. Shtëpia ishte e mbyllur dhe e vulosur. Ajo i thotë vëllait të madh që të shkonte të priste vulat dhe të hapte derën me çelës. Ai hyri brenda pas mesit të natës dhe nxori paratë. Po ku do t’i vendosnim këto para. Ne kishim vetëm një sobë 1000 lekëshe dhe një sustë për secilin e një dyshek ordiner dhe kjo qe jetesa jonë. Dhe e ndihmon për të ruajtur paratë komshiu, Alqinidhi Frashëri. Kur atë e morën në hetuesi dhe vajza e tij kthehej duke qarë kur shkonte ta takonte, mamaja e pyeste si ishte Alqinidhi dhe ajo i thoshte se tërë ndërresat i kishte me gjak nga torturat. Si vajza e një tregtari edhe si e arsimuar në Itali, unë nuk gjeta asnjëherë punë gjatë kohës së komunizmit dhe kjo as që diskutohej. Unë kam dhënë vetëm mësime frëngjishteje kur më krijohej mundësia fshehurazi, gjë që nuk e mori vesh njeri. Ne i përjetuam shumë keq konfiskimin e pasurive dhe traumat që kaluam në atë periudhë, por ç’mund të bënim ne? Jorgji Blushi i cili punonte në strehimin e Korçës (strukturat drejtuese të pushte ka qenë tmerri i këtij qyteti, i cili vinte pa mbushur akoma 6 muaj dhe na thoshte “boll ndenjët këtu, e ke bërë 10 me yll këtë shtëpi, hajde jashtë”.

Jam martuar 31 vjeçe, pasi doli babai nga burgu. Edhe bashkëshortit tim nuk i pëlqente ky sistem, por thoshte se këtu ka shumë të varfër, dhe po të bëjmë një krahasim midis pasanikëve dhe varfërve qe o pasanik shumë ose shumë të varfër, dhe ai kish frikë që këto sisteme nuk falimentonin, nuk përmbyseshin, dhe këtë frikë e shprehte gjithnjë.

Vajza pati probleme me arsimimin. Ajo mbaroi shkëlqyer në gjimnazin Qemal Stafa. Megjithë rezultatet e shkëlqyera asaj nuk ia dhanë të drejtën e studimit”.

 

“Jam e bija e Mihal Zallarit. Pasi studioi jashtë shtetit, ai u kthye në Shqipëri, ku punoi si profesor. Me çlirimin e Shqipërisë është arrestuar, dhe dënuar nga gjyqi special, me 30 vjet burg, dënim i cili u kthye pastaj në 20 vjet burg. Pjesën më të madhe e ka bërë në burgun e Burrelit dhe ne familja hoqëm pasojat e dënimit të babait tim. Unë në atë kohë kam qenë e vogël dhe bëra shkollë fillore e 7 vjeçare, pastaj kalova në Politeknikumin 7 Nëntori për shkaqe që tashmë kuptohen nga të gjithë. Më kanë përjashtuar që në moshën 15 vjeç nga shkolla, pikërisht në një kohë kur unë isha gjithë ëndrra për të ardhmen. Nuk më shkonte mendja se për shkak të babait mund të vuaja edhe unë. Pasi u përjashtova nga shkolla, u detyrova të punoja se gjendja ekonomike ishte shumë e vështirë. Kam punuar 5 vjet si punëtore në fabrikën e shqopave. Me përpjekje dhe nga dëshira e madhe që kisha për shkollën, vazhdova shkollën Teknike të Ndërtimit natën, e cila atëherë kish dalë si shkollë më vete. Aty mora diplomën e shkollës së mesme dhe u emërova gjeometre dhe punova disa kohë e më pas vazhdova Institutin 2 vjeçar. Ndërkohë babai kishte përfunduar dënimin. Pas 18 vjetësh filloi dhe paradoksi. Në një kohë kur babai im doli nga burgu, dhe u punësua, filloi një përndjekje më e fortë se më parë dhe kam qenë e para që u përndoqa nga armiku. Unë nuk kisha më asnjë të drejtë dhe as shkolla e mesme e as e larta nuk më vlejtën më. Dëshira për librin pasi kisha dalë në pension. U nisa më tepër për të njohur më tepër babain tim. Unë doja të vendosja në vend dinjitetin e babait në njëfarë mënyre, të vërtetoja me dokumente arkivore e dëshmi nga persona të tjerë me emër në kohën e tyre”.

“Na çuan na internim për të punuar në Tërbuf e Lushnjë. Rininë time atje e kalova, duke hapur kanale. Më kanë torturuar policët dhe aty më mbajtën tre vjet dhe prej aty më çuan në Karavasta. Qëndrova tre vjet atje, në kënetë me ujë, kam jetuar për gazep për rininë time. Atje më vdiq edhe nëna, isha rrit jetime, ma vranë babën në oborr dhe kam mbetur jetime që në moshën 1 vjeçare, pastaj u fejova tek Metaliajt të cilët kishin qenë më keq se unë, të internuar e të quajtur kulakë. Më iku rinia, më iku me vuajtje”.

“U desh vetëm një sekondë që torturuesi të ngrinte çizmen e tij me hekura të ma plaste në fytyrë, të më futet me grushta, të më rrëzojë përtokë dhe më tha ty do ta bëjmë trupin çika-çika se ke dashur të rrëzosh pushtetin tonë.

Çfarë mund të them, çimentot vetëm ujë, vetëm një tas të vogël me gjellë dhe pak bukë, mezi haja duke ruajtur tulin për ta zbutur me ujë, sepse nuk kishte njeri të më sillte ushqim, sepse vëllain nuk e linin të më takonte. Punova në fermë, të Ministrinë e Brendshme, kam qenë prapë e survejuar, isha e prekur, kohët e fundit, që më futën të laja dyshemetë, më mirë të punoja në fushë se në lokal dhe më futën në Lulishten ‘1 Maji’. Më thonin “Po të kishe qenë me ne, nuk do të kishe përfunduar kështu”.

Kjo ishte puna që unë bëja. Me zor arrija të shkoja tek njerëzit e mi në Korçë e kudo isha e survejuar nga Sigurimi i Shtetit e kudo nuk më linin të bëja asnjë hap në liri”.

“Rrjedh nga një familje e Ballit, jam martuar me S. B. Para se të internoheshim punoja në Tiranë si infermiere. Më çuan në Lushnjë, pastaj në Ndërnënas të Fierit duke na përbuzur e hequr zanatin. Punuam në fushë, në baltë, jetonim në kushte jo normale në ca shtëpi që s’ishin të mira as për bagëtitë. S’na hynte njeri në shtëpi, na ndanë për së gjalli, me motrën, vëllain e të afërmit e tjerë. Fëmijët na thoshin herë pas here “çfarë bëre o babi që fole kundër qeverisë”. Ku dinin fëmijët e shkretë se çfarë vuajtjeje kishin prindërit. Ata s’kishin asnjë faj, por faji i vetëm ishte se ishin kundër diktaturës komuniste.

Regjimi i Enver Hoxhës bëri atë që s’e ka bërë njeri në botë, ndau fëmijët nga prindërit, vëllain nga vëllai, mbetën fëmijët pa martuar. Vdiqën prindërit pa pasur gëzime”.

“Si familje na çuan në Tepelenë. Jeta në kampin e Tepelenës ka qenë mjaft e vështirë. Aty kanë qenë 5 kazerma. Kishte njerëz nga Berati, Kuçova, Gjirokastra, të gjithë të përndjekur. Punonim nga mëngjesi në darkë në mal. Ktheheshim në kazerma dhe na priste një bollgur me krimba brenda e groshë me miza, ha po deshe.

Unë detyrohesha të shisja racionin tim për të ushqyer fëmijët. Nuk na linin të dilnim në Tepelenë. Vetëm në rastet kur u çonim dru familjeve të oficerëve. Ata na detyronin, megjithëse gra, t’i mbanim drutë deri në dhomat e tyre. 3 muaj e gjysmë nuk kishim pe për të qepur, dhe kam përdorur fijet e flokut në vend të perit për të qepur çorapet e fëmijëve se nuk na jepnin, na jepnin 1 sapun në muaj për gjithë familjen”.

“Më kanë marrë e më kanë shti në burg. Më kanë pyet, internuar, me fëmijë të vogël, s’kam pas qumësht me i dhënë fëmijës. S’kishte as dyqan as furnizime, kemi jetuar si mos më keq. Kisha 5 vajza e një djalë. Ma ka shtyp makina 7 vjeç djalin, ai i frontit, i shkoftë shpirti atje ku s’thuhet, i thotë shoferit që shtypi  djalin “hajt mos çaj kryet, ke mbyt një kriminel, kulak, mos i shko tek dera. Një vit kam pritur që të vinte shoferi e të më kërkonte falje, por nuk e linin të vinte”.

“Jam duke punuar për veprën e dytë të librit “Dhimbje” që u kushtohet nënave të reja, e të shtypura shkodrane, motrave e grave vëllezërit e burrat e të cilave vdiqën nëpër burgje.

Kjo është dhurata e parë që i kam bërë Shkodrës se ajo ka qenë Shkodra e burgjeve, se ka pasur 13 shtëpi-burgje, ku janë përdorur torturat më të egra ndaj nënave e fëmijëve nga Sigurimi i Shtetit. Kjo histori është histori shqiptare, ma thotë mendja se një histori që nuk shkruhet, harrohet dhe një histori që harrohet, përsëritet”.

14 komente në “Dëshmitë e 8 femrave të vuajteve të tmerrshme në kampet komuniste dhe si survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit”

  1. cingapoku nga patoku says:

    gjithkush po qahet se “paska punu shum” dhe kjo esht vujtje per ta!!
    prandaj edhe sot ne demokraci kta tipa nuk punojn dhe shqipnija esht ajo qe esht. nje bajg.
    dhun ne hetuesi domosdo qe ka pas. po kjo s ka lidhje me sistemin por me individin.
    dhun ka sot e gjith diten e naten neper hetuesit e perndimit. ka edhe tortura gjithashtu. shko shiko guantanamon. torturat e ujit.. elektroshoku.. e persa I perket shpulles,shkelmit e grushtit,i kom provu vet nga polecat hetuesat perndimor,aqsa edhe jezu krishti te vij e te me thot jo,un se besoj.
    pse?
    sepse I kam hjek ne kurriz vet.
    e te mos flasim per fyerjet,mashtrimet,perbuzjet,shkerdhatnimet,spiunimet,shpifjet,denigrimet,te cilat jan abc ja e burgjeve perndimore.
    po shqiptart si komb bythqi qe jan,luftojn kunder njeri tjetrit dhe ngrejn te hujin.
    prandaj edhe s bejn dot shtet,dhe nuk do bejn kurr. ju qifshin ropt shkerdhatave te kqinj qe shpifin duke demtu te drejten dhe te ndershmen.
    po flitet shum per demokracin ,perndimore,kristjane…
    ka zhvillim. po.
    ka qejf. po.
    ama jo per te gjith,por per ata qe kan pare.
    te tjereve ju del shpirti me mbijetu. jan si vegla pune per te tjert.
    por ka edhe shum shkerdhatni ne demokraci. ka krime,vrasje,vjedhje,kurvnime….
    pse,kjo esht e ardhmja e botes a?!!!
    se fundi,edhe ai djaloshi,Zukenbergu,pronari I fejsbukut e kuptoji se ne demokraci ka dicka qe s shkon. parja ndahet krimshem.,jo drejt,dhe si pasoj shumica ha kart me dhom ,e pakica bo rrumpall. prandaj edhe ai beri nji xhest utopik por human. dha 99 perqind te pareve te veta,miljarda,per njerzit.
    me kte ai nenshkruan faktin se demokracija,perndimi,esht I padrejt.
    dhe beri “vetgjyqsi” per te rivendos njifar drejtsije qe ti flej shpirti rehat.
    por nga ana tjeter,komunizmi e tregoji se esht I pafuqishem dhe I pazoti te eksistoje sepse njerzit nuk e duan,sepse komunizmi I redukton dimensjonet njerzore te vesit. nuk I le me pi,me qi,me u argtu (kafshnisht) njerzisht,me qen te lir si qenije te natyres ne shoqerin njerzore pra.
    komunizmi I trajtonte njerzit si me qen numra matematikor,maqina mekanike,dhe jo qenije me ndjenja dhe mendime.
    dhe komunistet nga ana tjeter ishin te paret qe donin me bo qejf “borgjez” ne komunizem,porse te tjeret te punonin per ta nen hyqmin e partis se “punes”…
    prandaj kurr s do gjen derman njerzit sepse te gjitha mundsit jan me defect. por der me tash me defektin me te vogel esht demokracija.por ama edhe atje do jet dikush qe do ta haj petllen se s ka per t gjith.
    per t gjith esht vec parajsa. po ku esht ajo?
    kush e pa???

  2. Niko Simaku says:

    Dyshuesi
    I lexova te gjitha shkrimet e siperme. Torturat jane krejt te besueshme, por vetem per perdhunime nuk lexova te kishin ndodhur. ndaj vajzave dhe grave te burgosuara apo te internuara. Pse shtypi abuzon me “Perdhunimet” Apo duhet nxire me çdo gje e kaluara? Ky qendrim i ben te pabesueshem.

  3. krasta says:

    Me vjen keq per keto zonja
    Se edhe vet kam qene i internuar
    Por fajin nuk e Kane vetem komunistet
    Fajin e kemi ne shtresa e mesme dhe e larte qe i ndihmuan ju dhame buke para i mbeshtetem
    Po e fute gjarperin ne gji do helmohesh nga helmi i tij
    Ose rrite qenin te haj kemben
    Po perdorim shprehjen e nje kome tuesi qethote MOS me shani por me kundershtoni me argumenta.

    1. albaniafirst says:

      krasta, fjale me vend. Ishte shtresa e pasur e shqiptareve qe financoi luften dhe si shperblim i trajtuan si qener. Besoj se familja ime ka qene me fat qe nuk hoqi ato qe shruhen ketu, ndoshta sepse gjyshi kishte miqesi te vjeter familjare me njerin nga liderat e vendit, por megjithate emri “te deklasuar” na ndoqi tere jeten.
      Per fat te keq ka akoma ca hajvane qe kane nostalgji per kohen e merhumit kriminel Enver Hoxha e kompani.

  4. ina says:

    mire qe na nxirrni deshmite e komunizmit, po deshmite e demokracise kush do ti thote? cfare kane bere keta me shqiptaret? ah me det!

  5. "Horri i Bulevardit". says:

    Persekutimi eshte gje e zakonshme, kur nderrohet pushteti, ku natyrisht, ka patur edhe abuzime te tmerrshme, nga ish sigurimsat, ku thjesht per inate private familjare, kane futur edhe shume familje, ne nji thes me armikun.
    Problemi u hap, per shkak te dyshimeve per perdhunime masive, natyrisht qe edhe ka patur, por perdhunimi nuk eshte rast tipik komunist, por eshte nje rast incesti, qe ndodh ne cdo sistem, biles ne shtete demokratike, ndodh shume me shpesh.
    Autoret shpifes te deklaratave per perdhunime, kur e pane se faktet treguan, se nuk kishte raste masive, mundohen te tregojne tani, persekutimet e grave neper bugje dhe internime.
    Persekutimi eshte nje fakt i njohur, fakt qe e dime te gjithe, por me duhet te them, se nje pjese e ketyre te persekutuarve, para se te persekutoheshin nga partija e tyre, kane qene vete ne krye te persekutoreve.

  6. Euro Maloku says:

    Komenti i sakte dhe mjafte plotesues.
    Do te shtoja qe ilustrimi fotografik eshte nje kopje-ngjit.
    Ka copyright me emrin Mimoza Veliu,eshte ne biser.shemforum.ru,gjendet tek http://www.canlimuzikdinle.xyz/Vermoshi…www.frodo.at/Marjan-Lajcaj.html
    tek…funmazia.com/…/amerikawmv.html etj..etj…
    Pyetja eshte:
    Po e drejta e autorit??Kush eshte hajduti???Edhe ne demokraciiiii?
    Kur flitet per dhunim te te drejtave te atehershme nuk duhet tu vihet shkelmi te drejtave te sotme…

  7. Or arnaute! Nje gje s’keni kuptu: Si ne demokraci, si ne diktature , Arnauti asht KAFSHE pa kulture.
    Asht i pabes, spiun e rrufjan, shkerdhat me te felliqur nana se ban
    Asht kaq ndyresire dhe i lik, Sa shet atdheun per shtetin islamik
    Per ta s’egziston Skenderbeu , e SHQIPNIA, Shpirtin e kane n’Anadoll tek Turqia
    Dhe pse ne shekuj i vrau ,i preu, E dun fort se mire i SHKERDHEU!

    1. 03122015 says:

      po ti qe flet shqip ca karin je , shkerdhat,bythqir …

  8. naku says:

    Kjo pacavure gazet bene mire te na shkruaj per torturat e poicuse e shik-ut te PD ne vitet 92 e deri ne 97 . Ka qene me keq se hitleriantr.

  9. vedeta says:

    Heroin ton kombetar GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUN pas vdekjes e shan dy qind vjet rresht sot ai esht i vetmi hero qe ne krenohemi,dhe sistemin e shkuar do ta shajm denigrojm do sajojm lloj lloj monstruozitetesh vetem per te nxier inatin e vet te burgosurit apo te internuarit apo antishqiptaret me ish tradhtaret e kombit kunder ish PPSHse, por do vij nje dit qe do dalin siper ujtit njerez qe gjerat nuk do ti shikojn si kta njerez qe shpifin shajn dhe baltosin,por do e shikojn te kaluaren me qetsi dhe vertetsi per te kqiat por edhe per ato te mira qe nuk numerohen dot qe sot nuk i permend askerkush,se njerzit shajn qe te duket sa me pak i tmerrshem dhe i mir ky sistem qe deri sot perveç te drejtes qe te bredhesh ku te duash mund ti numerohen vetem te kqia dhe asnje e mir, te pakten per kto 25 vjet qe kemi jetuar ne kapitalizmin ton,te sharit dhe te denigruarit e sistemit te kaluar me te pa verteta te pa cipa i bejn njerez te caktuar,esht njesoj si ato plerat dhe mbeturinat qe rrin siper detit dhe fundosin thesaret i çojn ato ne fund te detit i fshehin ato,por vjen nje dit dhe ka njerez qe do i ncierin ne siperfaqe dhe do flasin per te mirat qe kan ber dikur ne kohen e vet kto thesare qe sot mbeturinat e kohes i mbulojn dhe i shtyn ne fund te detit me peshen e tyre te momentit,kur te vij dita qe te mbilidhen kto mbeturina dhe te pastrohet ujti nga to ateher thesaret nen uj do shkelqejn me vezullimin qe len pas.

  10. Kulaku says:

    kanceri kumunist vazhdon te jetoj dhe sot ,pothuajse ke te gjithe,duke mos e kuptuar dhe Besuar te gjithe ne ,vazhdojme te jetojme keshtu sot,sepse dhe zoti na ndeshkon me forme e tije,duke na lene si qen ….te presim ndonje cop buk nga politkanet……qe na e bejne Mire si vet Enver hoxha hengri si hiene gjithe njerezit me te besuar te tije,dhe sote politikanet shqiptare torturojne ket popull ndosha me deshiren e Zotit per ti ndershkuarer kancerin komunist qe akoma mbajne dhe kultivojne ne shpirtin e tyre,akoma ka njerez qe duan dhe respektojne figuren e njeriut me kriminel ne Bot Enver Hoxha…shifni popuj ne europ se cfar kafshesh me fyryr njeriu jetojne ne Shqiper

    1. "Horri i Bulevardit". says:

      Te siguroj o kulaku leshit, se mbi 80% e ish spiuneve te diktatures, ishin nga rraca juaj, qe shkerdhenit edhe robt e shpise, per te shpetuar lekuren tuaj, (fjala shkerdheni, nuk eshte ne kuptimin seksual, por ne kuptimin, qe ja fusnit njeri tjetrit.)
      Enverin sot e permendin, ata qe skane asgje per te treguar ne keto 25 vjet.
      Enveri vdiq e veja e tij iku nga pushteti dhe sot nuk jeton ne vila, por ne nje apartament.
      Ndersa plehra juaj spiuni i qelbur, jeton ne vile, djali jeton ne keshtjelle, vjaza jetonne keshtjelle, gjithe farefisi i qelbesires saleh jetojne neper vila, kur dihej boterisht qe kane qene barinj te dhive te fshatit, familje qe skane patur as te dtejten e oxhakut.
      So me shume se kurre, jam i bindur se ai xhaxhi, ja u paska bere mire qe ja u paska shkerdhyer robt juve, dhe ishalla vjen edhe nje i tille si ai xhaxhi, se te betohem une vete, do behem hetues dhe do tju a fus sa krahu, sojit tuaj shpellar.
      Phu rrace e qelbur.

  11. un says:

    SHQIPTARET respektojn dhe adhurojn patriotet jo tradhtaret e kombit bashkepuntoret e nazifashizmit dhe pjellat e tyre qe historikisht kan ber pazare me kombin ton, SHQIPTARET nuk i harrojn heronjt deshmoret e kombit, siç nuk i harrojn dhe perbuzin ish tradhtaret maskarenjt bashkepuntoret e te huajve dhe spunet e kti vendi qe bashkepunonin me agjeturat e huaja kunder shtetit SHQIPTAR,dhe pjellat e tyre qe nuk e kan dashur kurr kombin ton.posht tradhtaret rroft kombi shqiptar lavdi deshmorve te kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje