Vrau vjehrrin e plagosi vjehrrën pas prishjes së krushqisë, 35 vite burg për Altin Alukun

3 Dhjetor 2015, 16:07Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vjet burgim Altin Aluku, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit Lutfi Xhaferri të tij dhe plagosjes së vjehrrës Naime Xhaferri rreth 8 muaj më parë në Kashar, pas prishjes së krushqisë.

Në konkluzionet e saj, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Altin Aluku, por për faktin e gjykimit të shkurtuar të pranuar nga gjykata, pavarësisht kundërshtisë së prokurorit të çështjes, në përfundim i pandehuri u dënua me 35 vite burgim.

Si ka ndodhur ngjarja

Aluku qëllon për vdekje vjehrrin- Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se, në datën 17.05.2015, rreth orës 05.30′, viktima Lutfi Xhaferi dhe e dëmtuara Naime  Xhaferi, kanë dalë nga banesa e tyre e ndodhur në fshatin Kashar dhe së bashku kanë shkuar në lagjen “Kamberaj” të këtij fshati, me qëllim për të pritur furgonin, me të cilin e dëmtuara do të shkonte në Tiranë për të shitur qumësht dhe produkte të tjera fshati. Rreth orës 05.45′, drejt tyre është afruar i pandehuri Altin Aluku (Kashari) i cili ecte në këmbë dhe mbante në dorë një armë automatike mod-56, të rregullt teknikisht dhe që e mbante pa lejen e organeve kompetente. Mbasi u është në një distancë prej rreth 5 m, i pandehuri i është drejtuar fillimisht viktimës duke i thënë që  “Ju më keni qëlluar mbrëmë tek shtëpia”. Viktima Lutfi Xhaferi i është përgjigjur duke i thënë se “Jo. Ne nuk kemi asgjë me ty dhe nuk kemi pasur ndonjëherë”.

Aluku plagos edhe vjehrrën– “Menjëherë pas këtyre fjalëve të viktimës, i pandehuri ka qëlluar disa herë me armën që mbante në dorë në drejtim të viktimës duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme. Mandej ka drejtuar armën dhe ka qëlluar edhe në drejtim të të dëmtuarës Naime Xhaferi, duke i thënë që “do t’ju zhduk të dyve”. E dëmtuara është afruar drejt tij dhe është përpjekur që t’i kapte armën, me të cilën i pandehuri vazhdonte që të qëllonte në drejtime të ndryshme. Ajo ka arritur që t’i kapë armën, por i pandehuri ka mundur që të shkëputet dhe duke u larguar ka qëlluar përsëri drejt saj duke e plagosur në dorën e majtë.”/ Ora

2 komente në “Vrau vjehrrin e plagosi vjehrrën pas prishjes së krushqisë, 35 vite burg për Altin Alukun”

  1. tfgs1 says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkk…………..

  2. Pensionisti Gjahtar says:

    Vjehrri ka ardhur para 20 vjetesh ne Kashar nga Macukulli, ndersa dhendrri nga Gjegjani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje