Rama në Kukës shpjegon si do mbështesin fermerët me Fondin Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë

5 Dhjetor 2015, 20:26Politika TEMA
Rama në Kukës shpjegon si do mbështesin fermerët me Fondin

Kryeministri Edi Rama ilustroi me shembullin e ndihmës që i është dhënë një familje të angazhoihet në biznesin e mbledhjes së bimëve medicinale, se si mund të shkohet deri tek një fermë e përmasave të respektueshme, për t’i dhënë mundësi 1000 familjeve që brenda një cikli të mbyllur, që fillon nga grumbullimi i bimëve mjekësore dhe deri tek eksporti, të krijojnë ekonomi dhe të mund të jetojnë me punën e tyre të ndershme. Gjatë viztës së tij në Kukës, Rama theksoi se jo më kot, qeveria jonë i mbështeti fuqimisht, duke e bërë zero taksën e biznesit të vogël. I thonë biznes i vogël, por në fakt është vetëpunësim familjar për 83 mijë e disa qindra familje të tjera, që sigurisht punësojnë edhe dikë tjetër.

Me buxhetin që kemi miratuar sot në mëngjes në Parlament, ne kemi bërë një ulje historike taksash për ata që fitojnë më pak, por që fitojnë me punë dhe që duke punuar meritojnë të firojnë më shumë.

Është shumë e rëndësishme për ne që shembulli i njeriut të punës të promovohet dhe të fuqizohet. Dhe për këtë arsye, nëse deri sot mundësitë tona për të mbështetur njerëzit si Destani kanë qenë të kufizuara financiarisht, edhe pse kur vjen puna tek mbështetja për bujqësinë, ne e kemi rritur kapacitetin e skema financiare mbështetëse për fermerët 40%  dhe kemi rritur me herë mundësitë e njerëzve që përfshihen në këto skema përmes zinxhirit të prodhimit, me programin e ri janë shumë më të mëdha. Nëse mbështesim financiarisht një ndërmarrje si kjo për të cilën po flas, në fakt kemi krijuar kushtet që qindra dhe mijëra të tjerë të kenë mundësi që të punojnë, sepse nuk ju shkon dëm prodhimi i tyre, por kanë se ku e çojnë dhe se ku e shesin atë.

Kemi krijuar Fondin Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë, që është pjesë e buxhetit që sapo miratuam, që do të thotë se qeveria, shteti do të marrë përsipër që të garantojë kreditimin me kushte të favorshme të të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë në fshat, që duan të investojnë për punësimin në fshat, që duan që të kalojnë nga një fazë mbijetese për bukën e gojës, në një fazë zhvillimi dhe rritjes së ekonomisë së familjes së tyre, familjeve të tjera dhe të të gjitha komuniteteve. Kjo është plotësisht e mundur. Janë 300 milionë euro që kemi negociuar me bankat, që janë në dispozicion për të mbështetur projekte të fermerëve, të sipërmarrësve, të të rinjve që kanë kurajën që atyre tokave djerrë që i shohin nga dritarja e kafenesë, t’ju drejtohen për të siguruar jetën e tyre dhe për t’i dhënë vetes një perspektivë“, tha Rama.

8 komente në “Rama në Kukës shpjegon si do mbështesin fermerët me Fondin Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë”

  1. Agronom says:

    Po nqs doje te mbeshtesje fermeret ne veri e ne zona malore e kishe agjensine ke Ministria e Bujqesise MADA, kishte 15 vite eksperience me fondet e IFAD e tjere Donatore qe jepnin grande, po cfare bete ju sollet ish kryetarin e bashkise Puke, nje sharlatan e hajdut ordiner qe i tmerroi donatoret dhe u mbyll MADA.
    Dmth do e nisni nga zero dicka qe e kishit ne vije e ishte gati dhe qe ishte i vetem mekanizem qe PS kishte brenda M. Bujqesise.

  2. COLI says:

    RAMA LERI FERMIRET E SHOW TV E NDRITE
    pse s mereni ju me kta mafioz ish ministra etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .para dy ditesh kishit shkrimin aleksander meksi takimi fundit me salen .do ishte bukur nje shkrim aleksander meksi miliardier nga nje dhome e guzhine e jetonte si qen miliarder ku i gjeti leket e pasurine miliardire. ky shkrim po e jo ai pa vlere por ju s keni byth si gazetar e na tregoni si gjithmonkodra pas bregut ky tha kshu e ky rha ashtu. na doli dhe kartolina tani se cfar ka ketu ashtu ishte ajo kohe mos do na tregoni neser qe x apo y ka blere corape per y a jeni n terezi. .dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga nga fondet publike po kta tanet ?merruni me te korruptuarit e soten me kte kancer pa fund .
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad skan fare pak .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni qe si kan as vende me mbi 200 milion banore .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl
    ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,deputet pa fund ,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte e ber ndere .
    administrada e tejngopur E 5 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror t gjith pushim e marrin rrogen kot t mbyllet urgjent . etj etj dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjera se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .kaq shume leke kemi ne?po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..
    ose t bejm e sjell kot si shembull referendium nga e keqja t jemi krahine e italis apo i shteti tjeter ta shikojne gjith kta parazit administrad etj qe tallin bythen vetem pushim
    .ME KTE MERRU O SHTYP E JO ME HISTORI ky kshu e ai ashtu

  3. po ,mire i thote ,po kujt ja thote ……

  4. stela says:

    Hajt se do t’a mbeshtesim edhe ne ty, kur te jene zgjedhjet, mos ke merak.

  5. xeni says:

    RRama bej dekriminalizimin , rreformen ne gjygj , keto nuk jane primaret kryesore po bere keto qe shkruajta me siper cdo gje vjen vet me sukses e gershetohen me mire e do kemi investime nga gjithe bota moderne leri llafet e mashtrimet se na merzite ..

  6. lili says:

    po mir ju ban se patet deshir e mall per pak diktatur vet e kerkut prap vote jepjani vazhdoni ju lumtttttttttttt

    1. Shshshshshshsht lili, ishte gje e mire qe ja dhane, nuk eshte gje e mire qe nuk po e justifikon besimin dhe arsyen se pse ja dhane, te fusi ne burg saliun me gjithe vargun e banditeve qe e rropen ket vend sa ishin ne pushtet, e lane vendin grope. Njerezit jane te pakenaqur nga rama se shikojne qe ai po amniston saliun jo se njerezit po kerkojne saliun. Ka mundesi qe zgjedhjet e ardheshme njrezit te votojne ndonjerin qe do premtoje te denoje edhe saliun edhe meten edhe ramen.

  7. Arber Pashtriku says:

    Cilet fermere? At a qe jane nje Bavari tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje