Padyshim ai është aktualisht qyteti më i rrezikshëm në botë duke qenë se është kthyer në fushëbetejën mes botës së civilizuar dhe terroristëve të Shtetit Islamik.
Bëhet fjalë për Raqqan, qytetin sirian që cilësohet si kryeqyteti i Kalifatit Islamik.
ISIS e pushtoi qytetin sirian në vitin 2013 dhe ka përqendruar atje pjesën më të madhe të luftëtarëve të vet.
Por pjesa më fatkeqe janë civilët.
Ata jetojnë nën rregulla mizore dhe sfidojnë vdekjen çdo ditë.
Nga njëra anë është kërcënimi i quajtur ISIS dhe nga ana tjetër janë bombardimet e Rusisë dhe perëndimorëve.
Femrat e kanë të ndaluar të ecin në rrugë nëse nuk shoqërohen nga një mashkull.
Ato duhet gjithashtu të respektojnë kodet e veshjes së fesë islame në të kundërt i pret vdekja.
Pjesa dërrmuese e qytetit jeton pa elektricitet dhe pa ujë të ngrohtë.
Gjithashtu u është ndaluar të punojnë pasi me paratë e fituara mund të shijojnë luksin.
Ata që thyejnë ligjet e Shtetit Islamik u pritet koka, hajdutëve u priten duart, homoseksualët hidhën nga ndërtesa të larta kurse femrat tradhtare vriten me gurë.
Para luftës Raqqa ishte një qytet modern, me kafene stil perëndimor dhe ku mund të bëheshin festa në pishina.
Por sot sheh vetëm gërmadha dhe vdekje gjithandej.
Më poshtë keni disa foto të atij që cilësohet si “Qyteti i Vdekjes”./ Përgatiti Amarildo Lumani.
Daily Mail
Me ngjan me Vloren ne 97 kur donte ta pushtonte kalifati i Saliut.