Adrian Thano rrëfen një letër dhe një darkë “sekrete” me Donald Lu dhe ngre dyshime se ai po bën lojën e Berishës, të përçajë Ramën me Metën

29 Dhjetor 2015, 20:59Politika TEMA

Drejtuesi i gazetës Dita, e cila prej disa ditësh shpreh dyshime për nismën e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi, Adrian Thano, ka bërë një shkrim të gjatë për këtë temë.

Ai fillimisht flet për një letër “sekrete” që Geri Kokalari i ka dërguar ambasadorit amerikan, ku e akuzon se ai është emëruar ambassador me ndërhyrjen e lobuesve amerikanë të Berishës.

Më pas Thano rrëfen edhe një darkë ku ka qenë prezent ai dhe disa gazetarë të tjerë, në të cilën ka marrë pjesë edhe Donald Lu.

Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Thano thotë se Lu ka thënë se deri tani, vetëm Rama ka qenë pro reformës në drejtësi në mënyrë të qartë, ndërsa Meta dhe Berisha jo.

Sipas Thanos, Lu e ka paraqitur Ramën si të “mirin”, ndërsa Metën si të “keqin”, duke u përpjekur ti përçajë ata, njësoj siç po vepron Berisha.

Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin e tij të botuar tek gazeta Dita:

Nga Adrian Thano

Në 8 shkurt 2015 aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari i dërgonte një letër Donald Lusë. Ky i fundit kishte vetëm pak ditë në Tiranë pas një periudhe të gjatë që u desh për konfirmimin e tij pas emërimit si ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Në letër Kokalari shprehte shqetësim për lidhjet e Donaldit me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs, të njohura nga publiku shqiptar si kliente lobingu të Sali Berishës.

Në letrën që Lu nuk e ka përmendur kurrë, Kokalari i shkruan lidhur me historitë që qarkullojnë” se “ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner”.

Kokalari shpreh në letër edhe arsyet e dyshimeve të tij:

“Ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”.

Dyshimet e Kokalarit i përkasin asaj kategorie dyshimesh që janë të destinuara të mbeten të tilla prej rrethanave dhe personave të cituar. Por për shkak të historisë sonë të largët dhe të afërt, ku viktimë ka qenë vazhdimisht populli shqiptar dhe përfitues një pakicë politikanësh e diplomatësh, kemi detyrimin të jemi shumë të vëmendshëm ndaj paralajmërimeve të tilla.

Duke qenë se personalisht kam një histori të mëparshme konflikti me ish-ambasadorin Arvizu, (në 2011patëm letërkëmbim të ashpër publik pasi ambasada më njoftoi vendimin e çuditshëm të “ndërprerjes së marrëdhënieve” me gazetën Shekulli që drejtoja) – kam qenë shumë i kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime të kota, të zakonshme për Tiranën.

Por pas shkrimeve të ditëve të fundit, sidomos të Stefanit në Dita dhe Lubonjës në Panorama për reformën në drejtësi, më duket e domosdoshme të shprehem mbi një ngjarje që e konsideroj me rëndësi për lexuesin e Ditës dhe për publikun.

Stefani dhe Lubonja jo vetëm kanë të drejtë në skepticizmin e tyre për “reformën në drejtësi” por sipas mendimit tim, të cilin do përpiqem ta shtjelloj më poshtë, qëllimi final i kësaj që po ndodh nuk është reformimi i shumëpritur i drejtësisë, por prishja në tavolinë e rezultatit elektoral të 23 qershorit.

Po ndaj me lexuesin një eksperiencë personale që daton nëntë ditë ditë më parë; bëhet fjalë për një darkë në shtëpinë e atasheut të ri të medias në ambasadën amerikane në Tiranë me ftesën e këtij të fundit.

Gjatë kësaj darke-koktej ku veç meje ishin të pranishëm edhe disa kolegë drejtues mediash, erdhi për të qëndruar rreth treçerek ore edhe ambasadori Lu.

Në një moment të bisedës ai bëri papritur një pyetje: Cila nga tri partitë e mëdha mendoni ju është e painteresuar për reformën në drejtësi? Pasoi një heshtje e më pas një prej nesh, u përgjigj me fjalinë: Politikanët gënjejnë të gjithë…

Donald Lu tha pas kësaj një frazë të cilën unë e konsideroj të pavend dhe të qëllimshme dhe do ta sqaroj më poshtë se pse.

Tha se vetëm Rama është “qartësisht pro” reformës duke aluduar se Meta nuk e do atë, madje shtoi se Rama e Meta (dhe Berisha, Bashën nuk e përmendte) “nëse janë në këtë dhomë flasin ndryshe”, kurse “kur dalin prej këtu” secili prej tyre i thotë të nesërmen të tjera gjëra veçmas ambasadorit.

Gjatë këtij “rrëfimi”, zoti Lu na kërkoi që kjo të mbetej mes nesh.

Unë mendoj se fraza u tha pikërisht për të kundërtën dhe kjo ftesë për konfidencë (konfidencë me një grup gazetarësh?!) ishte në fakt shtysa për ta përhapur atë.

Si gazetar nuk kam asnjë arsye të ndaj konfidenca të tilla, madje kam detyrimin e kundërt: t’i raportoj lexuesit tim faktet por edhe opinionin që krijoj, veçanërisht në rrethana ngjarjesh ku jam prezent vetë.

Aq më tepër që nuk më ka pëlqyer kurrë statusi i “informacionit të rezervuar” privilegjin e të cilit e paskërka një grup “elitar” nga këta që bredhin nga një koktej në tjetrin, kurse populli, – i mjeri popull, – nuk qenkësh i denjë për “sekrete” të tilla.

Dhe opinioni im mbi këtë që dëgjova (e them këtë me shumë keqardhje) është: që të futësh pas perdeve fitila të tipit “Rama i mirë, Meta i keq” do të thotë të investohesh jo në reformë siç thua, por në çarjen e qëllimshme të së majtës, me të njëjtin stil Jagoje që ka përdorur doktor Saliu për muaj me radhë pas humbjes së zgjedhjeve, si e vetmja lojë që favorizon PD-në e diskredituar dhe pa asnjë shans t’i afrohet pushtetit me votë elektorale.

Është për të ardhur keq kur konstaton se në të njëjtën lojë – (thjesht inverse prej berishistes “Ramë i keq e Metë i mirë”) – angazhohet kaq personalisht një ambasador.

Shpresoj të jetë naivitet, madje uroj që dyshimet të mbeten dyshime, por unë i përkas atij populli të majtë që pa me lot e shpresë diplomatin Arvizu në sallën ku po numëroheshin votat e popullit të Tiranës. I përveshi mëngët ambasadori dhe i mvrejti sytë. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që rezultati u vodh në tavolinë me arrogancën më të padurueshme.

Kështu që kur shoh pasardhësin e Arvizusë të përveshë jo vetëm mëngët për “reformën në drejtësi” dhe dëgjoj ato që thotë hapur dhe në “konfidencë”, kam të gjitha arsyet të dyshoj për atë që thashë më sipër: vijimin e përpjekjes së hershme për ndryshimin e vullnetit të popullit të majtë me maniera që me këtë vullnet aspak nuk kanë të bëjnë.

Dyshimet janë edhe më të pashmangshme, kur shohim atë që vinte në dukje me shumë mprehtësi Stefani në shkrimin e djeshëm në Dita: që nuk ka çuditërisht asnjë përpjekje për të angazhuar palë jopolitike në proces, por ambasadori personalisht duket kaq i fiksuar me treshen Rama-Meta-Berisha (!).

Aq më tepër, kur papritur shohim se i vetmi “produkt politik” i deritanishëm i reformës është ulja e numrave të mazhorancës me deputetë të larguar nga Kuvendi dhe shtimi i paranojës mes dy liderëve të majtë. Kurse atë që duhet të ishte më e rëndësishme, Reformën vetë, askush nuk e njeh.

Dhe vërtet? Çfarë është reforma? Përshtypja e përgjithshme është që bëhet fjalë për një paketë kushtetuese ndryshimesh. Ligje të reja? Po pse? Nuk mjaftojnë ligjet që kemi shumë prej të cilave vetë ndërkombëtarët i kanë asistuar dhe për të cilat po ata thonë shpesh që ligjet janë po nuk zbatohen? A thua nuk kemi ligje ne mjaftueshëm për të dënuar vrasjet e 21 janarit dhe grushtin e shtetit të 22, 23, 24 janarit e më tej? Nuk kemi ligje mjaftueshëm për korrupsionin e djeshëm dhe atë të sotëm në qeverisje? Sigurisht që kemi.

Atëherë për çfarë gjithë kjo zhurmë për disa ligje të reja? Mos vallë për të justifikuar heqjen e disa gjykatësve e prokurorëve dhe futjen e disa të tjerëve? Po kush do hiqet? A hiqet Gjin Gjoni përshembull? Jo. Ka një vendim gjykate mbi të. Dhe kompetencat e treshes që do gjykojë gjykatësit (shif draftin e reformës) nuk merret vesh në çfarë pozicioni janë vendosur në raport me gjykatat dhe institucionet e tjera aktuale të drejtësisë. Por nuk merret njeri me këto “detaje” që dalin vetëm nëse lexon me lupë vërejtjet e Venecias. E vërteta është që Gjini nuk ikën nëse nuk do vetë. As cilido tjetër që do ndajë mendjen të apelojë një vendim të “treshes gjykuese” (shif draftin) në shkallët e gjyqësorit.

Është kjo arsyeja pse në draft është shtuar një nen qesharak dhe kundërproduktiv që “kush ikën vetë” nuk ka pasoja, sado të ketë abuzuar me postin.

Pyetja e dytë, kush do futet nëse disa dalin? Thonë që ka një listë në sirtarët e Fatmir Xhafës, ku një pjesë e mirë janë ish-gjykatës e prokurorë të dalë nga sistemi këto vitet e mëparshme. Po pse vallë, nuk ka qenë e korruptuar më parë drejtësia? Vetëm sot u korruptua? Kur këta të dikurshmit u bënë më të ndershëm? Apo janë më besnikë sipas një koncepti të besnikërisë, që një reformë e vërtetë në fakt do duhej ta kishte armikun numër një e të pakompromis?

Që të mos zgjatemi, detajet e “reformës” nuk njihen. Ato vijnë me pikatore dhe duken si ushtrime rraskapitëse për publikun e jo vetëm për të. Është e çuditshme se si në këto kushte, pretendohet që publiku të ftohet në referendum, duke përfituar, me kodoshllëk do të thoja unë, nga etja e përligjur e shqiptarëve për drejtësinë e munguar.

Askush nuk është kundër reformimit të drejtësisë, por vëreni çfarë po ndodh ende pa u përfunduar as drafti final i saj. Çfarë klime presioni! Ka një përpjekje të ulët për të kompleksuar të gjithë ata që duan të kritikojnë nxitimin dhe mungesën e transparencës në qëllimet reale që synon reforma. Këta po shpallen pa një pa dy armiq të progresit të vendit dhe madje hajdutë e të korruptuar njësoj si gjykatësit (!). Sjellje e reagime që të kujtojnë ish-komunistin Berishë që i shpall automatikisht “komunist” denoncuesit publikë të krimeve të tij.

Thuhet edhe se një shkrim kritik i Lubonjës ndaj Donald Lusë u urdhërua të mos botohej online. Përfytyroni nëse një “reformë” e nisur me një agresivitet të tillë, finalizohet me të njëjtën mënyrë. Eeeh jo, faleminderit. Naivët që i këndojnë protektoratit dhe matrapazët që nuk mungojnë kurrë në këto rrethana, le të presin ca. Asnjë “reformë” nuk i duhet vendit nëse të gjithë nuk kemi sigurinë se po tentohet vërtet reformimi i sistemit dhe jo përmbysja në tryezë e vullnetit të popullit dhe si efekt anësor, prodhimi i një grupi kukullash brenda sistemit të gatshëm për shantazhe ndaj çdo kritiku të sotëm e të ardhshëm.

Jo dhe prapë jo, nëse modeli është ai i Eulex-it në Kosovë, i cili jo vetëm është zhytur vetë në korrupsion dhe amoralitet, por kur vjen puna te ndëshkimi i politikanëve vëreni çfarë prodhon: Fut në burg albinët dhe premion mustafët dhe hashimët, me dosjet e mëkateve dhe korrupsionit mal!

Edhe diçka të fundit që Lubonja e prekte në shkrimin e tij të djeshëm: Mjaft me këtë pritjen e Mesisë nga jashtë; me këtë verbërinë për të huajt që na trajtojnë si indigjenë. Mos mendoni se të huajt janë të imunizuar nga vesi i vjedhjes dhe abuzimit, përkundrazi: Shikoni ata të Bankersit si përpiqen të vjelin çdo qindarkë nga miliardat që fitojnë në Shqipëri dhe ta nxjerrin jashtë në formë pagash qindramilionëshe dhe marifetesh të tjera, vetëm e vetëm për të mos lënë asnjë kacidhe taksë këtu në Shqipëri.

Kur flasim për të huajt, është e vërtetë që ne shqiptarët i duam dhe i respektojmë SHBA-të veçmas. Për shumë arsye. Por është e vërtetë gjithashtu që disa nga ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë janë vetë inkurajuesit dhe mbrojtësit e të korruptuarve të politikës së Tiranës, madje edhe kur këta të fundit kanë kryer vrasje në mes të sheshit e në mes të ditës.

Ndaj këta ambasadorë janë bashkëfajtorë për situatën ku ndodhet vendi, përfshirë sistemin që po duam të reformojmë.

E duke qenë se besimi tek ta ka qenë shumë më i lartë, tradhtia e këtij besimi është edhe më e fortë e më e ndjeshme nga shqiptarët, se tradhtia nga vetë klasa politike e Tiranës.

A janë duke bërë një tjetër “gabim” me dashje? Nuk e di. Por di që nëse – (siç po përflitet lart e poshtë në Tiranë) – Donald Lu po tenton të bëjë bashkë PS dhe PD duke amnistuar të gjitha krimet e djeshme dhe të sotme të pushtetit dhe duke injoruar (ai dhe këto dy parti) çdo ndjesi të elektoratit që ka votuar ashtu si ka votuar – atëherë them se Kokalari kishte të drejtë.

Dhe se ajo që dëgjova nga goja e ambasadorit Lu darkën e 21 dhjetorit është e qëllimshme.

41 komente në “Adrian Thano rrëfen një letër dhe një darkë “sekrete” me Donald Lu dhe ngre dyshime se ai po bën lojën e Berishës, të përçajë Ramën me Metën”

  1. durresi says:

    Nuk e di se si eshte ky muhabti i i ketyre prapaskenave, por per nje gje jam i sigurte, qe kjo reforme do te jete me siguri shume efektive sepse i ka zene frika deri ne palce te gjithe. Aq shume i ka zene frika sa kane filluar te hedhin tym e mjegull ne menyre qe te helmojne atmosferen ne te cilen po hartohet reforma e drejtesise.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Gabimi ma i madh dhe i pafaleshem qe ka bo Edi Rama ishte koalicioni parazgjedhor me Ilir Meten.
      Ngjalat e Lalsit ishin te tiganisura me vajin e Sal Berishes.
      Berisha vrau me 21 Janar per Ilir Meten dhe per te mbrojt vjedhjen e femijve te tij.
      Qeveria qe erdhi mbas 23 Qershorit ka perball nje Prokuror Dhalle dhe nje President Kapter te komandu nga Berishes.
      Edi Rama kerkoi te bente shtet duke vu ne rresht njerzit e thjeshte qe te paguajn energjine dhe takasat dhe lejonte te livadhisnin hajdutat qe u pasuruan çmendurisht ne kohen e Berishes dhe Metes.
      Edi Rama nuk e dergon dot para drejtsis as Berishen as Bashen per krimet qe kan bere sepse ata kan garant Like Meten ,Jarin e Odetes dhe Adriatik Dhallen.
      Edi do vazhdoj te perpiqet te bej shtet,por nderko ka me bo dhe gafa te tipit te ndertimit te Bunkerit dhe te vlersimit me çmime te Librave me Vryma dhe keshtu njerzit do zhgenjehen me te dhe ne zgjedhjet e ardhshme po nuk doli nje Parti si SYRIZA e Ziprasit do kemi nje kualicion Basha Meta.
      Edi Rama ka vetem nje shanc te fundit te punoj seriozisht dhe ti le eksperimentet me Bunkera.
      Ne kemi akoma besim tek Edi Rama

    2. xha Malua says:

      Eshte me te vertete nje analize e kompletuar,pasi merr ne konsiderate edhe nje grup nga me seriozet si Opinioniste.Ndaj kam filluar te debatoi me veten time;se pari:A eshte Donald Lu vertete nje lubrifikant i qellimeve Djallezore te Sali Berishes?
      Apo i grupit te bashkekombesave te tij,te cilet njihen si Slita ku
      eshte perpjekur dhe perpiqet te rreshkase Saliu?
      Sido qe te jete,Kokalari e Thano,bashke me ta edhe Stefani(pasi Lubonja nuk ma ka mbushur asnjehere mendjen)me kane bere Sot,ta
      mendoj Lune ashtu si Berishen qe vazhdimisht ka qene Vrrases i Programeve qe premtonin Progres.Ose a thua te jete thjesht nje experiment ku z.Lu kerkone te testoje objektivin e vet?Sigurisht te thenat e kombinuara te Thanos,te shpjene ne nje Terrorizem alla Berisha!ku Luja don te na tregoje me forma te sofistikuara,gjendjen
      e tipave te rrezikshem!E megjithate Thano thote se nuk do te kemi Reforem qe do mund te na sjelle ate c,ka duam!Dhe ky eshte vertete nje
      e thene Shqetesuese.duke e portretizuar Lune si nje mjeshter te sajesave!Po qe keshtu,ne Shqiperi do te shemben shume nga Shtyllat e Demokracise dhe do tu veme nga nje Yll ne Ball:Saliut,Gjinit,Lulit
      dhe….!Nejse:Perseri shtroj pyetjen tjeter:
      A jane mjaftueshem Faktet z Thano?Qe te themi se midis Saliut dhe Lu kemi nje Komplot? Ju z.Thano ngulni kembe per te na bindur se ata po
      punojne me forma misterioze,dhe kerkojne te kontrollojne gjithcka!
      Po ku te jete Qellimi?(lapsus)Eshte te mohimi i 21 Janarit,mohimi
      i Grushtit te Shtetit!dhe i aferave te panumurta qe e kane zene nen vete Saliun!Faleminderit Kokalari!Faleminderit Thano!Faleminderit Stefani!Qe po kontrolloni cdo Sekuence te Serialeve qe po Luan Saliu
      me ndihmen e “Regjizoreve”Hollivudiane!Se fundi sipas te gjitha gjasave te gjitha jane te verteta dhe ne keto kushte te krijojne Ide te Friksheme!Prandaj Saliut dhe Lulit nuk po ju a ben Syri Terrt!
      Paskan mbeshtetje Bunkeresh! Deri kur?

      1. Tirana e Re says:

        Ju rren mendja!
        E majte,e djathte,e stermajte,apo sterdjathte,kushdo qe ka per te ardhe atje,ska per te ndryshuar ndonjegje.
        Mashtrues,qe pasurohen ne kurriz te te tjereve,duke grabitur,trembur,nepotiste dhe hakmarres ,hajdute dhe maskarenje.
        Karakteristikat fatkeqe te popullit tone.
        Ne historine time,dhe kam pare ca,nuk kam pare nje njeri te ndershem dhe pa hile ne postet drejtuese ne Shqiperi.Police,gjyqtare,prokurore,qeveritare,por edhe me poshte si shites,fshatare,cdo njeri qe ka nje gje ne dore etj,etj, jane mashtrues,inatcinj,hajdute dhe batakcinj!
        Do te duhen nja 200 vjet,sa te pastrohet ai popull nga brezat e shkolluar jashte dhe vetem nga ata mund te behet.Megjithese edhe kjo ska shans,per sa kohe eshte Turqia dhe Arabia,pas nesh.
        Te destinuar te jetojme ne mizerje dhe te popullojme boten me refugjat.

  2. Peshk says:

    Nuk eshte rastesi Uisner dhe Lu te kene qene shoke dhe studente
    Mareveshja duket me shume si nje shitje qe I Ben saliu te gjithe prokurorve dhe gjykatsve ne kembim te lirise te familjes se tij.

    Ketu duhet te tremben te gjithe pa perjashtim. Kohe te keqija po vine per gjin gjonat e drejtesise.

  3. Akrepi says:

    Kendveshtrim interesant ky i Thanos
    bie dakort ne vija te pergjithshme
    sidomos me konkluzionin se ambasadoret e huaj jane fajtoret per kete gjendje ku jemi dhe kane perkedhelur kete klase politike, keshtu qe ska se si te kene ndryshuar mendje kaq shpejt
    Loje?
    mendoj se po edhe une
    por le te shohim
    ajo qe dihet eshte se askush nga deputetet aktuale nuk e voton kete reforme drejtesie, pasi do te jete Vetevrasje
    ti thuash doshit vri veten
    hahahahaha

  4. Barboon says:

    ne viziten e fundit ne shqiperi mesova se injoranca dhe besimi te USA eshte ende si ceku i bardhe…

    Lu Lu eshte si lulzim basha eshte per sALIUN…NJE KELYSH I aRVZIUT, MBESHTETES, PERKRAHES I yllit ne ngritje dhe burrit te shtetit……


    LU LU takohet shpesh me saliun sikur ky te ishte ende i pari i vendit..ai takohet dhe me Bashen, por jo me EDRAMEN….

    DONI ME PER BELULIN…?

    1. tani says:

      takohet me ata, sepse ata jane kunder reformes. Kjo vlen edhe per Meten, nuk ka asnje tentative percarjeje, por meta eshte i zhytur deri ne fyt me cez-in dhe prandaj nuk deshiron reformen

  5. Litari says:

    Zotni Thano eshti nje gazetar I talentuar….Por nuk duhet te bazohet ne nje tip psikopat,Geri Kokolari eshte lindur ( I semur si nga Truri ashtu dhe nga trupi) ai nuke eshte kurkushi, La temen ne mezin e kater rrugve….Pra mose umbisni vemendjen E sali sobodankes dhe te Ilir mete sherbetor-Serb) Sa per ambassadorin Lu ai eshte nje POSTJER…Pra Janari eshte viti I mbare per Shqiptaret.., kurse per Salin,mete, Rame,lulin me shoke gjaku deri ne koqet e kalit Skenderbej

  6. Super says:

    Meta ndezi motorrat e mbrojtjes se vet.Shume i qarte ky Thano,po mbron ustain.

  7. faro says:

    Ky eshte gazetar!
    Sepse ve Shqiperine dhe interesat e shqiptarve, mbi gjitheshka.
    Le t’ua mbaje edhe gazetareve te tjere ta mbeshtesin kete interes te perbashket.
    Ka sh te drejte inderuari THANO!
    Mashtruesit jane sh me te rrezikshem, kur fshihen pas te fuqishmit nga madhesia dhe vecanerisht nga vlerat, sic eshte rasti iSHBA- se.
    I tille ishte Arvizu,por jo Krist Hill apo Withers.
    Respekte i nderuari Thano!

  8. G says:

    Fajin e ka Saliu, edhe sepse ata kane qene shoke shkolle.
    Unitetin,, shoke komuniste, forconi unitetin

  9. perralla shqiptaresh says:

    Pyetje forumit dhe z.Thano,Ambasadori Lu ka ardhur privatisht ne shqiperi dhe ka hapur biznes apo eshte i derguari i SHBA ne shqiperi dhe perfaqeson politiken dhe interesat e SHBA…!!

    Keto teorite konspirative alla albanistan jane demode dhe duhet te jene te financuara nga rrethe te caktuara te politikes katundare dhe mafioze te Tiranes.
    Politikanet mafioze te tiranes tjerrin nderkohe qe kabllogramet e ambasades per Departamentin e Shtetit bejne te qarte se cfare llumi drejton dhe ben politiken e shqiperise…

  10. DIKUSHI says:

    analize prej provinciali. Fodull, servil, fshatar ore legen meqe je kaq i ndjeshem pse nuk uleret per viktimat e 21 janarit, gerdecit, pershitjen e detit per vjedhjen e cez-it o bastard.

  11. nini says:

    Eshte zor ti besh koment ketij artikulli

  12. Diktejshen says:

    Po perpeliteni te gjithe. Jepi Lu vazhdo. Shkaterroji te gjithe.

  13. hgutygfty6 says:

    Cfar i pabesit….kur nje “source” te thote qe mbetet midis nesh, duhet te mbetet…jane rregulla te gazetarise

  14. I Pafajshmi says:

    A thua se na e kane me “Dashamiresi” KETA TE Huajet??Shkurt Amerikanet??
    Jame shume Skeptik????
    Sa per ne Shqipetaret e dime qe per nje “Morre Djegim Jorganin”:::

  15. Zapbone says:

    Gazetaria e mire nuk eshte vetem ceshtje morale, nuk eshte vetem ceshtje e ndergjegjes dhe e realitetit! Po ja qe qeka dhe eshte dhe ceshtje ideologjie imajte apo i djathte. Dhe duke qene i majte apo i djathte shume te verteta manipulohen ngaqe gazetaret jane kshu si jane dhe ne jemi kshu si jemi; ku shum here jemi viktime e sugjestionit te gazetarve. Ka shum shkrime morale qe manipulojne dhe nuk bazohen ne fakte po kane vetem retorike sugjestionuse. Po ne shkrimin Thanos ka ndergjegje profesionale dhe fakte, ashtu sic dhe ka ideologji te majte. Po mir tashti un jam nje lexues mijra kilometra larg shqiperise dhe lexoj mediat/gazetat dhe na sygjestionuan duke e bere hero e mesia ambasadorin deri ne kufijte monumentale me lavderime e koba mediatike gjithmone ne emer te moralit dhe fakteve. Ne rregull deri ketu. U bombardova me llogje dhe po i hedh te gjitha poshte si spekullime dhe po filloj te besoj kete varjantin tjeter; Varjantin e Thanos. Nuk me thoni pse ndodh gjith kjo?! Pse i gjithe ky paprofesionalitet raportimi amoral, tjetersues e shkaterrues ku me te humbrit jeni ju gazetaret po dhe ne te verberit qe levizim mbas kembores suaj. Jeni te humbur se ju humben besimi; gjeja per te cilen ju shkruani. Med iat/Gazetaret jane kthyer ne skenografe qe vetem pregatisi terrenin, skenografine ku do te luhet shou politik dhe aspak te bejne analize ne baze te fakteve per te ndricuar lexuesin. Jo. Po jane kthyer ne bojaxhij apo ndricues skene ku mirren intuitive me ndricime planesh politike se kush ka prioritet me shume per rrolin politik dhe aty e hedhin investimin ne ndricimin e partise apo individit dhe aspak ne ndricimin e se vertetes. Pse na manipulojne gazetaret ne?! Nje moment, lermeni te spekulloj – nuk e rrujen fare per ne dhe nuk kane moral profesinal dhe ndergjegje qytetare. Po e dine gazetaret qe cdo genjeshter qe shesin dhe besohet paralizon ndergjegjen e lexuesit dhe e kthen ne idjot e trushplare si komentuesit e ketij blogu qe levizin si kope me telekomande. Eshte shume e rendesishme ashtu sic ka shkruar z. Thano ne emer te ndergjegjes, ashtu dhe lexuesit duhet te klasifikojne shkrimen ne raport me te vertetat ne emer te formimit te tyre dhe ndergjegjes qe te mos manipulohen. Te shpresojme qe ne rrenje lexuesit ne rradhe te pare te jene qytetare dhe te refuzojne preferencat partiake. Mu personalisht me eshte bere mendja pordhe dhe nuk di ku te pjerdh…Kemi te bejme me krize. Krize politike, krize ne media dhe kapital si spekullim. Po kemi dhe krize te lexuesi po pa kapital. Politika ben kapital, media ben kapital lexuesi/populli eshte nje spektator pingpongu media – politike. Shkrimi me pelqeu zoti thano dhe ka besushmeri interpretimi.

  16. Adi ke shku per lesh says:

    Eshte fatkeqesi qe edhe pas 25 vjetesh “demokraci” populli sylesh kar shqiptar, ven me faj ambasadoret e huaj per qelbesirllekun e vet.
    Po te shikosh popujt rrotull nesh te gjithe po bejne perpara. Te gjithe po denojne korrupsionin ne gen te ballkanasve dhe po perpiqen te behen njerez.
    Sigurisht pervec popullit me kurve dhe pertac te Ballkanit.. popullit PORDHAC VIKTIME shqiptar.
    I vetmi komb qe zgjedh Meten, Berishen, apo Ramen nepermjet votes qe e hedh vete dhe pasi i ngelet kari i njerit prej ketyre ne goje thite e kane fajin ambasadoret e huaj.
    Eshte nje fatkeqesi qe ky popull leshqen qe e pi nje ekspres per 8 ore, ( shet pordhe sikur eshte superfuqia e vetme ne bote, shet pordhe sikur te gjithe kane rrogat 100 mije dollare fhe ne vit dhe ne fund te dites kur vjen puna per te paguar 1 dollar kafe e merr te tere tavolinen pwr te dhjere) nuk eshe bere popull edhe pas 25 vjetesh te votes se lire!
    Jemi i vetmi popull qe votojme te njejtet njerez qe kemi 25 vjet qe i therrasim hajdute dhe ne fund te dites ja hedhim fajin ambasadorevw te huaj sikur jane ata qe kane votuat.
    Jemi i vetmi popull leshqen qe pranojme piçka psikopate te tipit Lubonja e Fuga te na japin mendje. Ne cdo vend tjeter te botes keta te dy do mbylleshin ne psikiatri per halicinacione dhe psikopati alite.
    Jemi i vetmi popull, qe na grrisin pashaporten greket (nje pleh tjeter ballkanik) dhe bejme sikur jemi rrace ariane dhe tallim bythen edhe me Presidentin e Amerikes.
    O popull leshqen, pertac, pordhac, racist, nacionalist, ekspresist, raki-ist, pijanec zgjohuni nga gjumi dhe boll fajesuat te tjeret per qelbin qe ju rrethon.
    Ptu fare e ndyre qe mos u befshi kurre njerez.
    Ai u thote troc hajduteve: kush ka ore me te shtrente se makina ime te iki te qihet se eshte hajdut, kari Thano me porosi te pijanecit te kalibrit te rende Duka thote qe po e ben per Berishen.
    O tempora o mores!
    O mallkim qe ke pushtuar ate vend!
    Hiqu!

  17. enter"" says:

    Akoma ka idiote qe besojne se ameriqia i do te miren Shqiperise????

    1. muli says:

      Por te pakten nuk na do te keqen si Greqia

  18. G.Karagjozi says:

    Populli ka nje shprehje: “I Zoti e nxjerr Gomarin nga balta”.. Me kete nenkuptoj qe Shqiperija jone eshte ne balte,e lodhur e varferuar,e percare,e keqe administruar,e koruptuar,e kriminalizuar,e degjeneruar etj.etj…Kush mund tà shpetoje Shqiperine nga kjo Gjendje.
    Mendoj se vetem nje Popull i mire organizuar,i drejtuar,i sqaruar,me guxim e sakrifice por dhe i Udhehequr nga Intelektuale Patriote (Qofshin dhe Politikane te ndershem e te pa korruptuar),eshte ne gjendje te ndryshoje situaten ne Shqiperi.
    E keqja e madhe ne Shqiperi ka nje Emer: Ai eshte SALI BERISHA; Armik,Agjent,Kriminel,Shkaterus i Ekonomise,i Shtetit,etj.etj..
    Ambasadori LU ben shaka kur pretendon te luftoje KRIMIN E KORUPSIONIN, dhe nga
    ana tjeter Puthet e Konsultohet me Krye-Kriminelin e Koruptuar S.Berisha. Te pretendosh per Drejtesi dhe te puthesh Doren e Kriminelit Vrases S.Berisha eshte njesoj sikur tallesh me popullin e vuajtur Shqiptar. Amasador LU,Lufta kunder korupsionit nuk fillohet me te vegjelit e GJINET e ORET e Tyre. Ambasador,e ke drejtuar keq shigjeten,dhe ajo eshte e shtrember,bile e Helmuar dhe jo e Ndershme. Une nuk te besoj(dhe si une shume e shume Shqipetare te tjere),qofshe dhe 2 here Ambasador i Amerikes ne Shqiperi. Deshiroj te jem i Gabuar ne Konkluzionin tim,.Do te pres Rezultatin..Dhe po doli Parashikimi im
    do te them TURP-TURP Zt.Ambasadori Lu.

  19. LORA says:

    Jam vetem e interesuar per njohjen e draftit te reformimit qilizme te drejtesise,,,,,material I cili nuk po vihet ne dispozicion te publikut me asnje mjet informimi,deri tani.
    Nuk me plas fare per piruetat e pasuesit te arixhiut arvizu,te rruges se Elbasanit.
    Nuk me plas fare edhe per kolloqithjen mediatike me piruetat e Lu efendise,ne adete arixhinjsh,,,,,qe I marrin te keqen verdiktit te shenjteruar te 23 qershorit 2013 dhe atij te 21 qershorit 2015.
    Jam mese e qarte se konvulsionet e shemtuta te krijuesve politike dhe mediatike te republikes flame te ambasadoreve,tash e 25 vjet ne Shqiperine tone,ngjajne pike per pike me kararin e kurvave te rena nga vakti.
    Cmoj dhe respektoj punen e zj.R.Vllahutin,deri tani,ne dobi te qarte ndaj interesave te Popullit Shqiptar,,,,,pune per te cilen po e sulmojne hajvanet deri ne detajet e jetes se saj private,,,,,zanat I preferuar brekedhjeresh.
    Edhe pse I vertete ,nuk me behet t’a falnderoj A.Thanon,,,,eshte I vonuar.
    TUNG.

  20. sit back and relaks says:

    une di nje gje, qe nqs pas miratimit te reformes, saliu, luli, xeni, imami, bode, ruli, meta apo dhe deputet e ministra socialiste qofte dhe kryeministra nuk shkojne ne burg ath kjo nuk eshte reforme per drejtesi por reforme per amnisti si ajo qe u be per vitin 1997 ku sot nuk denon dot asnje nga personazhet kryesore te asaj kohe pasi i kap ligji per amnistine. vetem ne shqiperi mund te ndodhi qe te amnistohet ai qe vret popullin dhe e con ne lufte civile.

  21. Bert says:

    Rama po vuan Jo e mos pranimit te lendeve kimike ne shqiperi,nuk i thuhet kollaj Jo amerikes,Rama e beri gafen tani do te prese pasojat.per politiken amerikane meta eshte me rrezikshem se berisha duke bere bashke ramen dhe bashen shmang dyshen e te keqes berishen dhe meten,sepse kjo dyshe ka 20 vjet qe bashkepunojne bashke.

  22. sulo permeti says:

    Reforma ne drejtesi : U mbars mali e polli nje mi.
    Shif sjelljen e djalit te Berishes:-vazhdon pa asnje kokecarje,sjelljen e nje pasaniku mafioz,biles kohet e fundit eshte bere me vanitoz ,me shperdorues ne blerjet e sendeve me sh vlere,sepse ka ” marre ” garanci nga berisha plaku ,qe qente le te lehin, reforma nuk eshte per ne….sa te jet LU.

  23. Zani says:

    O thano,te shkoi jeta servil dhe i nenshtruar. Ti punon per gazeten dita, ae eshte totalisjt ne sherbim te metes.

    Po pse KAQ TE VESHTIRE E KE PER TA KUPTUAR QE META DHR BERISHA nuk e duan reformen ne drejtesi.

    MENDOHU ME QETESI….KU KA GABUAR AMBASADORI SE NUK E KUPTOJ. KA GABUAR QE KA FOLUR SINQERISHT NE NJE STROFKE UJQERISH DHE TE NENSHTRUARISH.

  24. Gjergj says:

    Ja cfare ben mafia politike shqiptare, e nxorri te korruptuar edhe nje ambasador qe vlen sa 100 politikane shqiptare.
    Bjeri o Donald te gjitheve, politikaneve te korruptuar, gjykatesve dhe gazetareve palaco qe i mbrojne keta qe i kane marre frymen Shqiperise.

  25. roberto says:

    I nderuari zoti Thano!
    Keni shume te drejte per te gjitha sa shkruani me siper!
    Edhe une kam bindjen se Shqiperi nuk ka per t’u bere REFORME NE DREJTESI!
    Se pari,nuk shoh njeri,institucion apo organizem nderkombetar, qe te na mbushe mendjen se PSE DUHET BERE KJO REFORME NE DREJTESI!!!
    Se dyti:
    -Qe te kerkosh te besh nje REFORME ne radhe te pare duhet te ishte bere nje ANALIZE SHKENCORE,JURIDIKE,MORALE,ORGANIZATIVE DHE SOCIOLOGJIKE e shkaqeve qe cuan DREJTESINE NE KETE STAD KRIMINAL ,FAJTORET e brendeshem dhe te jashtem,qe nxiten shkaterrimin e saj dhe MUNGESEN TOTALE TE KONTROLLIT te punes se saj ne cdo hap!
    Kjo nuk eshte bere sepse ne Shqiperi NUK KA JURISTE me integritet te LARTE PROFESIONAL DHE MORAL,qe te merrnin persiper nje barre te tille jetike per vendin!
    Edhe nje qe hiqet si koke e madhe ne DREJTESI,si Spartak Ngjela,ka 25 vjet qe na derdellit SOFIZMA pa fund dhe nuk ka thene asgje deri me sot!
    Ne se nuk do ishte keshtu,do te dilnin ne “SKAKIEREN” e REFORMES NE DREJTESI,pikerisht keta juriste e jo POLITIKANET qe anojne ne amendimet qe iu duhet bere legjislacionit ne interes te KLANIT apo SUNDIMTAREVE te tyre!
    Te vjen per te qeshur kur degjon TALLJEN MAKABRE te kryeprokurorit te sotem te Republikes kur deklaronte dite me pare se “NE I KEMI TE GJITHA MUNDESITE TE REFORMOJME VETVETEN”!!!
    Ky dordolec ne radhe te pare duhet te jape llogari se PSE E KANE CUASR DREJTESINE NE KETE DEREXHE,pastaj le te na krekoset se ka apo nuk ka mundesi per me mire!
    Ky dordolec politik duhet te jape bllogari se PSE PROKURORIA BERI TE MUNDUR qe Lulzim Basha etj te shpetonin per PROCEDURE nga gjykimi mdhe denimi si KRIMINELE???
    Cfare ligjesh jane keto qe u japin mundesi KRIMINELEVE te veshur me pushtet qe t’u shpetojne ndeshkimit?
    Po e gjithe maskarada e 21 janarit,qe ishte hapur nje krim shteteror,pse u hesht??
    Si mund te pranohet qe te mos PRANOHET EKSPERTIZA E FBI-se amerikane per armet vrasese te 21 janarit apo FSHIRJA E REGJISTRIMEVE ne serverin e kryeministrise gjate diteve te protestes historike???
    Si mund te pranohet qe kryeministri i vendit akuzon Presidentin e Republikes se “HORR BULEVARDI”,apo kryeprokuroren e Republikes si “LAVIRE BULEVARDI”,apo 4 GAZETARET si PUCISTE dhe askush nuk ngre PADI PENALE kunder autoreve dhe organizatoreve te tyre!
    Si mund te pranohet qe Drejtori i Pergjithshem i Policise te mos pranoje te zbatoje URDHERIN E KRYEPROLKURORES SE REPUBLIKES PER ARRERSTIMIN E DREJTUESVE TE GARDES???
    Keto e te tjera duhet te na sqaroje ky SERVIL POLITIK,bashkefajtor i njejte me Sali Berishen ne vend te prockave per reformen!!!
    Se treti:
    -Reforme ne DREJTESI nuk do te behet sepse ate po e marrin persiper ta bejne ata qe propaganduan me te madhe se bene REFORMEN E PENSIONEVE,qe eshte nje SKANDAL I TURPSHEM i autoreve te saj!
    Ajo nuk ishte REFORME,por iu vubne ca MBALLOMA qe te mbushej me shume ARKA E SHTETIT ME KONTRIBUTE!
    Qe te konsiderohet REFORME,mbi te gjitha duhet RISHIKUAR I GJITHE LEGJISLACIONI I HARTUAR PER @% VJET!
    Mbi te gjitha ka sdhume ligje qe bien ne kundershtim me KUSHTETUTEN E REPUBLIKES,ka shume ligje qe bien ne kundershtim me njeri tjetrin,duke SHKELUR HAPTAZI PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!!!
    Si mundet qe te mos perfillet nje Vendim i Gjykates Kushtetuese,si ai me NR.33/2010,per pensionet e ish ushtarakeve dhe te zbatohet edhe sot me fanatizem nje ligj ANTIKUSHTETUERS E ANTINJEREZOR si ai me NR.10142/2009 i Sali Berishes qe i trajton ish ushtaraket si SKLLEVER???
    Se katerti:
    -Qe te tentosh te besh REFORME NE DREJTESI,pervec rishikimit teresor te legjislacionit duhen pare nje per nje te gjitha vendimet e marra nga te gjithe gjyqtaret!
    Ne se DERDELLITET FORT KUNDER KORRUPSIONIT,kjo eshte si LUFTA ME MULLINJTE E ERES SE DON KISHOTIT!
    Korrupsioni i gjyqtareve FILLON DHE MBARON TEK……. VENDIMET E TYRE GJYQESORE!
    Kush ka shkelur ligjet,apo i ka keq interpretuar ato, me e pakta NUK DUHET TE PUNOJE NE GJYQESOR,ndersa sipas shkalles se SHKELJES SE BERE te ndeshkohet me LARGIMIN NGA GJYQESORI deri tej DENIMI PENAL!!
    Te gjitha demet e shkaktuara per keto shkelje nga gjykatesit,duhet t’i paguajne vete ata qe nga demshperblimi e deri tek BURGU!
    NDRYSHE DREJTESIA NUK REFORMOHET KURRE!

  26. XUME PROTOPAPA says:

    BEWARE OF FALSE PROPHETS

    pat thene ne shume se dy mijevjeçare me pare, ai te cilin gjithe bota e krishtere e adhuron si Jezu Krishti ! Profetet e rreme prezantohen te veshur me “qetesine dhe dashurine” e te pervuajturve, me deshperimin e ngjyrosur me dhimbeshmerine per te rraskapiturit, per te vobektet, per te fundit e shoqerise ku me forcen e mashtrimit kerkojne te quhen pjese e saj. Humbezerohen ne thirrjet e tyre si te cfilitur per te ardhmen e shqiptareve, per mireqenjen e tyre, per begatine e tyre, per drejtesine e barabarte e zhvillimin bashkekohor, per te ardhmen ne bashkesine europiano perendimore.

    Paftyresia e tyre, mania e pasurimit kudo, kordohere e me çdo mjet, i ben edhe me te peshtire, andaj duhet me forcen e rizgjimit popullor tu çirret kjo maske hipokrizie e lyer me gjakun, djersen e sakrificat e atyre qe ndihen e do ngelen ne shpirt shqiptare, njerez te mire e bese dhurues, atyre qe luftojne kokeulur per te mbijetuar.

    Dy te verteta pohoi Andrea ne analizen e tij ne DITA, “me mire te mos votohet reforma e drejtesise” dhe “zgjimi i ndergjegjes popullore per ti zbythur dhe çuar ne bangen e te akuzuarve” keta shkaterrues te mireqenjes se shqiptareve.

    Fashisti Lubonja nuk shkon me larg nje konstatimi te vonuar te gjithperfshirjes ne kete pushtet te shkerdhatokracise, te oligarkeve, politikenjeve, gjyqtareve me kanun personal, te lidhur pazgjidhshmerisht me krimin e organizuar dhe ate te rruges, ne interes e per interes te tyre.

    E ka kuptuar me kohe i korruptuari Meta, ai i videos se Priftit, lojen e ndyre te Donald Lu-se, jo aq naive, qe me te drejte Thanua e shtjellon ne kete analize te tij.

    Po vetem ka nje gje qe nuk e ka te qarte Thanua, personazhin dhe zagaret qe e ndjekin pas, qe nuk do pranoje kurren e kurres “me dashuri e qetesi” te aprovohet kjo reforme ne drejtesi e stilit pothuajse amerikan. Dhe nuk mund te jete ndryshe, duke lene menjane letrat e nje bazhibozhuku aventurier shqiptaro-amerikan, dhe hamendjet e krijuara ne koktejlin e zenedhenesit per shtypin te Ambasades Amerikane, faktet e prej disa muajve shprehin qarte reagimin e deshperuar te Ilir Metes, per ti shpetuar forkave kaudiane te Berishe-Rameve te perzgjedhur nga mendje ja shqiptar-dashese, per te arritur ne nje sistem dy partiak ku finalja me siguri do luhet me referendum popullor.

    “E vetebejme drejtesine”, nuk kemi nevoje per “mesiat” e shakshiut Lubonja, kercenoi pas ekraneve televisive, i fundit i “mohikaneve” eleseiste. Dhe per te provuar efekteshmerine burgosi nje a dy prokurore te sterkorruptuar, largoi nga detyra gangsterin e Drejtorise se Burgjeve dhe disa kelyshe te tij ne te kater anet e vendit, kercenoi se fundmi “vrimat” (jo ato te Petros) e fundit te kavallit, kançelieret e gjykatave.

    Ketij qellimi i serbe edhe ardhja nga New York-u i Rames, “profesori” me idiot qe mund te kete folur ndonjehere gjuhen shqipe.

    E nuk duhet harruar edhe “leter-pergjigja” qe lezhjani akoma me breket me ushkur, e me koke te qethur gati zero, ne luften e tij te perjeteshme me morrat e sapunin, nje fare Manjani, kunder rishikimit te instrumentit kushtetues te “Referendumit”, pjese e planit te Donald Lu-se dhe “eminencave gri” qe e udhezojne, me te njejtin devocion te atyre pensionisteve xhepe-shpuar qe lumturohen stolave te lulishteve te ngelura akoma gjalle nga grabitjet e lindarameve te turnit, me rregullen e fameshme “me detyrim e percaktim” !

    Edhe nje kuriozitet do i kasha kerkuar Thanos te na sqaroje: bllokimi i komenteve ne faqet e DITA-s ishte ndonje kerkese e patregueshme e xhandarit amerikan te shtypit, te zbritur keto dite ne kete toke qe eshte dhe do mbetet vetem e shqiptareve?

  27. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Nuk e lexova deri ne fund intervisten e Thanes aguridhe ,por te them te drejten nuk kam besim tek ambasadoret te cilet si lejtmotiv kane sentencen :
    Divida e d’impera ,aq me shume ky tipi kinez me kinezerirat ,boll qe ta shohesh ne SYFET ,SURRAT dhe pastaj vendosi cmimin .
    Shqiperia e ka sovranitetin te kufizuar dhe eshte lidhur per huri sikur ai kali qe lidhet per huri me nje litar dhe nuk mund te haje dot “AZAT” ,por deri ku i arrin RREZJA e litarit .
    As qe kam HIC besim qe do, te behet reforme ne drejtesi .
    Word ,my lord ,word ,nothin more .

  28. Laja says:

    Pse u la ne mes ceshtja e pageses se kompanise se lobimit. Sepse gati 1 milion dollare i jane paguar nga Granof i AAEF sebashku me Maten dhe Carapulin. Keto para i ka nxjerre mangut edhe auditi nderkombetar. Pse nuk hetohen, apo jeni marre vesh me to.

  29. shaban says:

    Eshte apo nuk eshte miku i Saliut po qe se flet per reformen ne drejtesi e ben mire sepse eshte ne te mire te popullit dhe jo te politikaneve e me pak,Saliut.Nuk e kuptoj sepse duhet te shqetesohen disa nga komentuesit por mendoj se ose kane njerezit e tyre ne pushtet ,ose punojne vete ne qeveri dhe kane frike sepse jane te perlyer.

  30. takuinas says:

    Z. Thano!

    Ju pergezoj per profesionalizmin dhe kurajon qytetare!

    Respekte

  31. endri says:

    Ky eshte artikull i turpshem. Ky thano duket qarte qe eshte paguar per te bere kete shkrim. Nuk besoj se arta dade do e miratoje kete shkrim

  32. dudum says:

    Po or palle po, vazhdo me teorite e enverit se armiku i jashtem na ka hale ne sy po ne e kemi ne thep te pushkes. Pa mbeshtetjen nderkombetare ne do ti kishim bere varrin njeri tjetrit, sic kemi bere gjate gjithe historise.

  33. ubs says:

    mbani mend keta emra: Adrian Thano, Blendi Fevziu, Ilir Babaramo
    armata e dizinformimit shqiptar, pseudo gazetare ne sherbim te te forteve ne pushtet. prisni se ca do dalin akoma mbi uje….porsi fekalet qe bejne njerezit ne detin e durresit….do dalin te lundrojne mbi uje. ata qe i kane paguar me vite me rradhe, po ju bejne shantazh qe te denigrojne reformen duke denigruar donald Lu e Vllahutin. me pahir po e bejne sepse e dine se po u kape me usa je marr fund, por kshu e ka ky muhabet kur merr lek nga kriminelet je shantazhueshem, do besh si thone ata. a sa mire per ju o te ndyre qe jeni breke e b…me kriminelet si meta rama berisha ruci topi zaganjori llalla nano blushi majko basha gjinushi etj etj te gjithe klubi i miljonshit te pare do beheni klubi i tradhetareve te atdheut. zoti bekofte token shqiptare e shqiptaret.

  34. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Une bewsoj se do kete reforme ne drejtesi,persosmeria e saj,varet nga aktoret kryesor politik,ne Shqiperi dhe jashte saj.
    Ambasadori LU,ai qe eshte cfaqur ne publik,ka bere perpjekjet maksimale,qe nga pervetesimi i gjuhes shqipe,per te vjel mendimi e gjithsecilit,nepermjet mendjes se tij !
    Lu nuk eshte Jezusi !
    Politikanet dhe pushtetaret shqiptare jane te koruptuar dhe te baltosur,eshte normale , ata do bejne te gjitha perpjekjet per te shpetuar “lekuren” e tyre.
    Marrja me vrasjet e Berishes,apo korupsionin e pushtetarve,ambasadori Lu ka zgjedhur,reformen ne drejtesi !
    Do jene shqiptaret,ata qe do vendosin per kete reforme,fatkeqsisht apo fatmirsisht,ajo do drejtohet nga te “Akuzuarit” !

  35. ? says:

    zoteria gazetar, mos do te na mbushesh mendjen qe Ilir Meta eshte i mire?

    Reforma ne drejtesi duhet te filloje nga dhelpra(Ilir Meta) dhe ujku(Sali Berisha)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje