Duke nisur nga viti i ardhshëm, pritet të fillojë shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes
Kjo gjë u premtua nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij të fundvitit.
“Lajmi i ri dhe lajmi i mirë tek shëndetësia është se vitin e ardhshëm fillon shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes. Nuk do të ketë më asnjë tarifë, asnjë pagesë për mjekun e familjes. Bazuar tek projekti ynë i madh kombëtar i check-up-it falas për 870 mijë qytetarë të moshës 40-65 vjeç që e përfitojnë këtë kontroll shëndetësor çdo vit, ne iu kemi kursyer qytetarëve 45 milionë dollarë.
Këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur me baltë.
Nga ana tjetër, për herë të parë kemi vendosur bazën për të pasur atë që çdo shtet normal e ka prej shekujsh apo prej dekadash, atë që ne na mungon; një panoramë të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe një instrument për të identifikuar në kohë probleme që janë në zhvillim dhe që mund të parandalohen dhe për të përcaktuar edhe gjithë profilin e politikave dhe shpenzimeve në shëndetësi.
Nuk po zgjatem me çmime te barnave që janë konsoliduar përfundimisht në minus 30%, krahasuar me dy vite më parë, dhe një ulje prej të cilës përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët, ashtu sikundër përfitojnë dhe 70 milion dollarë, ose 100 dollarë për familje nga heqja e taksës për ilaçe.
Dy vjet më parë taksohej çdo aspirinë. Këto janë para që ne kemi parapëlqyer ti lëmë në xhepat e qytetarëve dhe jo ti marrim me taksa në buxhetin e shtetit. Ka një gamë të tillë masash lehtësuese që kanë rritur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe sigurisht kanë ulur masën e parave të mbledhura në buxhetin e shtetit.
Dua të nënvizoj dhe një fakt tjetër të panjohur, që gjatë këtij viti është forcuar shërbimi i urgjencës. Mbetet një sfidë shumë e madhe, pasi kemi ende një urgjencë shumë të prapambetur. Kemi kryer 400 fluturime shpëtimi më shumë se sa në vitin e kaluar apo në vitet e tjera që as nuk mund të bëjmë asnjë krahasim”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
mjeku i familjes ka kene gjithmone falas. rrena e rradhes
fack you
Po falas ka qenë qysh në krye të herës e deri sot. Ç’përrallis në jerm, o shoku?
400 fluturime me min 3000$/fluturim, do ishin blere aparatura dhe trajnuar staf qe gjerat te beheshin ketu. Ku na katandisi Sali shkerdhata…
Shume mire kini bere me kete z.Kryeminister qe u keni kursyer shqiptareve keto para, por shqiptareve u merren nga xhepat e tyre nje sasi e konsiderueshme parash nga noteret, pse te kemi frike nga noteret publik? pse keto sherbime te mos jene pothuajese falas ku qytetaret mund te legalizojne firmat e tyre ne nje marrveshje ndermjet tyre te nje noter publik apo tek nje noter banke. Shembuj e modele per keto sherbime ka plote.Keto jane forma qe duhen shkaterruar se shqiptaret lene aq para neper noter saqe nje licence noteri mund te blihet me mijera euro,gjerat duhet thjeshtuar e te jene me sa me pak kosto.Qytetaret duhet te paguajne taksat,por keto sherbime mendoje duhet te jene falas ose afersisht falas.
Neda duhet te jesh e cmendur. Me te vertete kujton se ai bulldogu i shendetesise se bashku me ramen e droguar po te lene falas ndonje gje? I ka keputur te gjithe tenderat e shendetesise duke ia dhene vilmes e klodit. Kjo ishte ripjellje jo rilindje. Edhe mali i zi, maqedonia dhe kosova e kane cuar naften me1200 leke. Ne e kemi 1750. Energjia rritet pas 6 muajsh, urbani po ashtu. Keta vetem vjedhin dhe mero i lepin bythen rames tek gazeta e tij sepse i ka dhene nja dy tendera. 100 milion euro vilmes per check up falas, kush e ka bere deri tani? Te dhjevsha rilindjen.
mjeku i familjes eshte njeri human,por mos harxhoni lek per te fituar.
beni analizat ne laborator te certifikuar o ilir beqja
Mjeku familjes qe ishte per te gjithe ka qene falas vetem ne kohen e Enver Hoxhes, per 46 vjet, ndersa me ardhjen e demokracise, jo vetem qe ishte me leke, por te linte dhe vdisje dhe te le akoma te vdesesh po nuk i dhe parà ne dore. Ne qoftese arrin kete kjo qeveri, ka bere nje gje shume te madhe per hallexhijte shqiptare. Bile eshte me e madhe se reforma ne drejtesine e shkaterruar. Se kane frike njerezit te vizitohen se per nje vizite i merrte mjeku 140.000 leke edhe kur ishe me temperature 40°C. Ishte shkaterrimtare per jeten e pa perballushme te tyre, pa ato nje thote ndonje komentues me larte jane broçkulla te kesaj kohe me njerez qe nuk shikojne me tej se hunda e tyre. Edhe nje here po te arrihet, eshte nje arritje e madhe. Sot mjeku eshte i lumtur te semuren sa me shume shqiptare, punonjesi varrezave eshte i lumtur te vdesin sa me shume shqiptare se keshtu vjelin para. Ky eshte shpirti njeriut te sotem.
Mjeku familjes qe ishte per te gjithe ka qene falas vetem ne kohen e Enver Hoxhes, per 46 vjet, ndersa me ardhjen e demokracise, jo vetem qe ishte me leke, por te linte dhe vdisje dhe te le akoma te vdesesh po nuk i dhe parà ne dore. Ne qoftese arrin kete kjo qeveri, ka bere nje gje shume te madhe per hallexhijte shqiptare. Bile eshte me e madhe se reforma ne drejtesine e shkaterruar. Se kane frike njerezit te vizitohen se per nje vizite i merrte mjeku 140.000 leke edhe kur ishe me temperature 40°C. Ishte shkaterrimtare per jeten e pa perballushme te tyre, pa ato nje thote ndonje komentues me larte jane broçkulla te kesaj kohe me njerez qe nuk shikojne me tej se hunda e tyre. Edhe nje here po te arrihet, eshte nje arritje e madhe. Sot mjeku eshte i lumtur te semuren sa me shume shqiptare, punonjesi varrezave eshte i lumtur te vdesin sa me shume shqiptare se keshtu vjelin para. Ky eshte shpirti njeriut te sotem. Keshtu do kthehet sherbimi i shtetit te yre tek qytetaret.
Per cilin shtet po flet Rama? Per Xhibutin? Apo per Sierra Leonen? Ne Shqiperi une dhe pjestaret e tjere te familjes shkojme tek mjeku dhe mjekja e ambulances (qe ndryshe quhet mjeku familjar) pa leke fare. Deri tani une nuk di te kem paguar nje qindarke! Ndaj po pyes: per kete shtet ben fjale Rama?