60 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar shtetit nga skemat e mashtrimit në 6-mujorin e dytë të 2015.
Prokuroria ka vendosur në sekuestro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që arrijnë në një vlerë të përafërt prej 45 milionë eurosh.
Zyrtarisht, vitin e kaluar kanë nisur hetimet për 6 skema mashtrimit, ku kryeson ajo e DIA-s me një vlerë mashtrimi prej 10 milionë euro dhe çështja Becchetti me një vlerë prej 40 milionë euro, raporton TCH.
Tjetër skemë mashtrimi ishte ajo e skandalit me rimbursimin e ilaçeve, me një dëm prej 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme dyshohet se është drejtuesi i një kompanie private farmaceutike dhe që ka përfshirë në hetime, zyrtare e ish zyrtare të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, dhe administratorë farmacish.
Prokuroria e Korçës zbuloi një tjetër skemë mashtrimit, me një dëm prej 1.5 milionë euro, në tregun e materialeve interte. Ndërsa në nëntor, prokuroria e Tiranës zbuloi aferrën e shmangies së detyrimit ndaj shtetit për shitjen e aksioneve të kompanisë së naftës “Fullpet”, me një vlerë prej 500 milionë lekësh të reja.
Në dhjetor prokuroria e Fierit zbuloi një tjetër aferrë në tregun e karburanteve, ku përgjegjës konsiderohet administratori i “Tea Oil”, Adrian Xhillari. Vlera e shmangies së detyrimeve ndaj shtetit ishte rreth 2.5 milionë euro.
E fundit, ishte skema e mashtrimit në tregun e lojërave të fatit me një vlerë prej 1 milionë euro. Për këtë janë arrestuar Ndoj e Paulin Preçi, administratorë të kompanisë një kompanie lojërash fati.
Tregu farmaceutik firma fantazem me inventare fallco te unaza re kashar sa te duash
Dem shtetit i ka shkaktuar edhe firma “SARA’AT”-shpk ne Qafen e Kasharit qe ka 4-5 vjet qe nuk paguan asnje lek ne tatime megjithese ben biznes ne 3 ndertesat e saj 5-6 kateshe dhe asnje kontroll nuk i behet!
Dy ndertesa te medha i ka dhene me qera Alb-Telecom dhe “Eagle-mobile” dhe BKT,ku u merr nga 20-30 mije euro ne muaj,por nuk paguan asgje ne shtet tatim!
SHTROJME PYETJEN : A DO TE VILE,A DO TE HYJNE NE ARKEN E SHTETIT KETO MILIONA QE JANE GRABITUR ?
Po cte hyne ne arken e shtetit apo ti vjedhin qeveritaret…..