Snickers, klimë mesdhetare dhe kapuçino: Një guidë turistike për xhihadistët e rinj

5 Janar 2016, 16:06Bota TEMA

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të rekrutuar xhihadistë të rinj.

Përmes rrjeteve sociale ata kërkojnë myslimanë të devotshëm që janë gati të luftojnë për Islamin.

Ata kanë publikuar një guidë turistike për të joshur të rinjtë anembanë botës.

“Kalifati ofron një klimë mesdhetare dhe ajër të pastër. Ofrojmë shkollim larg veseve si: homoseksualiteti, evolucioni, muzika perëndimore apo plehrave të tjera perëndimore që bien ndesh me fenë myslimane”, shkruhet në guidën e tyre.

Ata shkojnë më tej duke përshkruar Kalifatin si “një resort mesdhetar ku mund të shijoni çokollatë të shkrirë, Snickers dhe mund të shijoni një kapuçino të mirë”.

Goxha tundim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje