Grida Duma ka dalë sërish sot në një konferencë shtypi nga selia e PD-së, për të akuzuar qeverinë në lidhje me koncensionin për Skavicën.
Ajo i ka drejtuar katër pyetje kryeministrit Rama.
Në një prej tyre, Duma aludon se kompania turke që është favorite për fitimin e këtij koncesione, është në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të dyshimta.
“Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?
Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?
Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?
Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?”, tha Grida në daljen e saj.
Por, interesant është fakti se firma turke Syzer e akuzuar nga Duma, ka në pronësi të vet hotelin “Ritz Carlton” në Stamboll, madje aty ka edhe zyrat qendrore të kompanisë.
Dhe, Lulzim Basha, sa herë ka qenë në Stamboll, ka qendruar pikërisht në këtë hotel.
Me logjikën e Gridës, i bie që Basha qendron në hotele që janë në listën e zezë të kompanive turke.
O Grida,ngele kare gjithe jeten.Kjo eshte nje firme shume e fuqishme dhe shume e rregullt.Eshte shume e perfaqesuar edhe ne sectorin e energjise.
Ku i gjen Lulushka parate per te ndenjur ne Riz Carlton?
Nuk eshte si ish kompania jote Grida,qe shiste 12 here nje apartament.Gjithashtu pronari nuk ka dashnore.
Ku ta dije Grida e shkrete, se Luli i shikon edhe endrrat me Erdogana dhe Davudlloga!?
Grida Duma dhe te gjithe dum-dumet e tjere te4 PD-se, mbas humbjes spektakolare te zgjedhjeve lokale, kane pushtuar foltoren e SHQUP-it duke hedhur balte ndaj qeverise, balte e cila cdo dite e me teper pu u bie ne surrat vete atyre.
GERRICKA DUMA KA TE DREJTE
vetem per emrin e kesaj kompanie turke. Nuk di te jete ne ndonje “liste te zeze” por siç e kam konstatuar ne faqen e saj online, kohe me pare, administratori per çeshtjet juridike te kompanise eshte as me shume e as me pak por i biri i Taip Erdoganit !
Hudhini nje veshtrim faqes online te kompanise…