Zululand/ Gara presidenciale në SHBA, Alfred Lela: Nëse del Donald Trump nga republikanët, do kemi sërish një president demokrat

12 Janar 2016, 21:00Politika TEMA

Zululand i është kthyer këtë të martë asaj që po ndodh në SHBA me kandidatët për zgjedhjet presidenciale.

I ftuar i Mustafa Nanos ka qenë Alfred Lela, gazetar dhe analist, i cili mes të tjerash voton si qytetar amerikan. “Votoj nga Shqipëria përmes postës elektronike”, tha Lela, i cili zbuloi se  është republikan, edhe pse në mandatin e parë ka votuar për Obamën.

Biseda në studio u ndal tek shanset që kanë për të dalë si kandidat, aktorët kryesorë që po shkaktojnë zhurmën mediatike si Donald Trump apo Bernie Sanders, socialisti që kandidon në kahun e demokratëve.

Alfred Lela tha se pavarësisht asaj çfarë perceptohet aktualisht, ku duket sikur njëri apo tjetri kandidat gëzon mbështetje të madhe popullore, lufta e vërtetë nis më vonë.

Ai i cilësoi si dy ekstreme, si Trump ashtu edhe Sanders, por tha se nëse Trump del si kandidat i republikanëve për President, atëherë Amerika do të ketë sërish një President demokrat.

“Nëse del Trump, ai do t’ia lehtësojë shumë punën Hillary Clinton”, tha Lela, i cili shtoi se Amerika lëviz me shekuj dhe asnjë President nuk përmbys dot diçka katërcipërisht.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm: