Masakroi me thikë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj, Anglia dënon me burgim të përjetshëm tropojanin

14 Janar 2016, 22:51Politika TEMA

Gjykata e Lutonit në Britaninë e Madhe dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarin Fatmir Mula, që masakroi gati për vdekje me thikë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj për motive xhelozie.

Gjatë procesit gjyqësor u theksua se i pandehuri e kishte kërcënuar gruan e tij Elena kur marrëdhënia e tyre martesore ishte krisur, se do e vriste atë nëse e divorconte. Por gruaja ka injoruar kërcënimet e Fatmirit dhe e ka braktisur, teksa ky i fundit planifikoi hakmarrjen.

Mula ka blerë një thikë kuzhine për të realizuar krimin, duke sulmuar ish-gruan e tij dhe partnerin e ri të saj Nicholas White, në ambientet e një qendre terapie për çiftet.

Elena Melnyk është goditur një herë, kurse i dashuri i saj dy herë në gjoks, e teksa përpiqej ta mbronte partneren mori dhe një goditje thike në qafë.

Madje aq fort është goditur Nicholas sa një nga thikat i është thyer në kraharor, raporton Dita.

Sipas gazetës “Mirror”, 39-vjeçari Mula u gjet dy herë fajtor për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjyqtari Richard Foster në vendimin e dhënë tha se “me faktet e paraqitura dhe konkluzionet e arritura, ju jeni një njeri i rrezikshëm që u shkaktoni dhimbje të tjerëve dhe veçanërisht për partneret e tua në të ardhmen”.

I mbijetuari Nicholas tha pas gjyqit se tashmë ai i ka hequr të gjitha thikat e kuzhinës sepse pas asaj që i ndodhi nuk i sheh dot ato.

Gjithashtu ai e ka të pamundur që të shkojë të notojë, për shkak të plagës dhe defekteve që i la thika në pjesën e gjoksit.

Sulmi ndodhi në sheshin e “Purple Contact Centre”, që ndodhet jo shumë larg Stacionit të Policisë Luton.

Qendra shërben për terapinë e familjeve që kanë probleme apo çiftet e ndara.

Mula, rezident në Londër, e deklaroi veten të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. Por prokurori tha se provat e sulmit të 12 korrikut 2015 ishin të mjaftueshme për fajësinë.

Pavarësisht plagëve të rënda, çifti i shpëtoi vdekjes. Mula tentoi arratisjen nëpërmjet një dritareje të qendrës, por u arrestua pak ditë më pas.

6 komente në “Masakroi me thikë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj, Anglia dënon me burgim të përjetshëm tropojanin”

  1. neveri says:

    Shikojeni nga hunda dhe nga ngjyra e syve dhe me thoni me ke ngjet

  2. emigranti says:

    O kafshe pylli ,po nuk mund te jetonte me ty o i pagedhendur !

  3. Reato says:

    Nuk ka shpjegim tjeter pervecse mungeses se integrimit. Po te mos ishte me Ballkanik nuk do te kishte vrare. Ne Suedezet bojkafe nuk i duam kafshet Ballkanike. Evropa per evropianet. Kush flet gjuhe Ballkanike, dmth kush bie ere rreth ne Evropianeve duhet kthyer. Nqs je ne Evrope harro kafsherirat. Ne Shqiperi kjo eshte normale dhe jo e denueshme nga ligji. Ne evrope ne kemi ligje. Prandaj kafshet te kthehen ne Ballkan ku vrasjet jane normale. Na e shpifet dhe me ngjyren bojkafe te lekures.

    1. Ubs says:

      Ja ku na doli dhe nje tfgs suedez ??… Apo mos valle je tfgs bitho-faguBoll me kete muhabetin e bojkafeve se le nam. Brevjiku i vogel analfabet!

    2. Ubs says:

      Ja ku na doli dhe nje tfgs suedez ??… Apo mos valle je tfgs bitho-faguBoll me kete muhabetin e bojkafeve se le nam. Brevjiku i vogel analfabet!

  4. Zhozituta says:

    Po kur do denohen me burgim te perjetshem edhe ca tropojane ketej nga Shqiperia, se boll zullume kanw bere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje