“Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”. Kështu është shprehur sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në ditëlindjen e 24t të FRESSHit.
“PS ka në ADN e vet disa elementë që të tjerët nuk i kanë, me nivelin më të lartë të përgjegjshëmrisë në raport me vlerat dhe parimet e botës që kemi zgjedhur të ndërtojmë për të qenë pjesë e botës që kemi përcaktuar dhe është pa asnjë diskutim partia që në qeverisjen e vendit ka dhënë gjithmonë provën se edhe nëse s’është më e mira, më të mirë nuk kemi parë, sic thotë ajo reklama. Mbi të gjitha është një parti e hapur, ku ka vend për të gjithë dhe ku ka nga të gjithë, por mbi të gjitha është një mundësi reale për ta vënë politikën në dispozicion të ëndrrave dhe të shpresave të gjithësecilit, për këdo që s’mjaftohet vetëm duke qenë një shkencëtar i mirë, por do të jetë edhe një qytetar i mirë, për këdo që nuk mjaftohet vetëm më 10at në universitet por kërkon gjithnjë më shumë jashtë pragut të shpisë së vet”, tha Rama.
Kryeministri Rama i është referuar numrit të lartë të femrave në FRESSH në përvjetorin e 24-t të kësaj organizate. Sipas tij, ai nuk kishte parashikuar që të ishte raporti 1 me 9 i grave me burrat që aspirojnë të hyjnë në Partinë Socialiste, shkruan Panorama.
“Duke ju parë po mendoja që vërtetë PS është e angazhuar me zemër e mendje në një betejë emancipuese për barazinë gjinore, por jo deri në pikën sa të kemi 10% burra e djem edhe 90% gra e vajza se pastaj do kalonim nga diktatura e burrave tek diktatura e grave e cila kur e mendon mund të duket më e pëlqyeshme por jam i bindur që si cdo dikaturë është një sherr më vete”, tha ai.
Gjatë këtij takimi Rama i ka dhënë kartën e anëtarësisë në PS një grupi të madh studentësh të ekselencës.
rama ne 24-vjetorin e FRESSH by gazeta-panorama
Ju jeni me pak te mire se jashtqitja qe bejne demokratet.