Artan Gjermeni, gjyqtari i cili i dha pafajësinë ish-guvernatorit Ardian Fullani, është paraqitur mbrëmjen e së dielës pranë urgjencës së QSUT-së, pasi kishte marrë 4 plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, kryesisht në dorë dhe krah.
Bluzat e bardha menjëhere kanë kryer shërbimet e nevojshmë për ish-anëtarin e KLD-së, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe pa probleme.
Policia ka zbarkuar me urgjencë në vendngjarje, ndërsa Gjermeni i pyetur për rrethanat e ngjarjes ka pohuar se është vetëplagosur në ambjentet e garazhdit të shtëpisë së tij.
Por, mësohet se në garazhin e Artan Gjermenit nuk është gjetur asnjë shenjë që të provojë se ai është prerë vetë.
Sipas Gjermenit, “aksidenti” kishte ndodhur në garazhin e banesës të tij, pranë ambasadës amerikane, ku ai ishte prerë me disa llamarina.
Por policia nuk gjeti asnjë gjurmë gjaku dhe as llamarinat me të cilat mund të kishte ndodhur aksidenti.
Artan Gjermeni dyshohet se është goditur me thikë, por mbetet mister përse ai nuk denoncon sulmuesit e tij.
perse nuk e denocon? se i ka marre paret dhe nuk i ka mbaruar pune. ai e njeh agresorin dhe e di qe po te denoncoje do ti beje ropen vehtes. se paku ky duhet te futet brenda per moskallezim krimi.
Ka shume mundesi qe te jete keshtu si thua ti Xhimi , por une them se kete birbo do ta kete rrahur e tentoi t´ja priste bilbilushin , gruaja e tij , por per fat i shpetoi .
Po qytetarin Ardian Fullani ku e ka cuar gjyqetari Gjermeni? Keta jane kriminelat qe ne i shohim perdite me sy po nuk kemi cafre tu bejme se nuk na le LSI dhe Pd se ata suan konsensus me krimin.
Mos e ka rrahur gruaja… po qe keshtu, lereni, mos e trazoni…