Krujë, ekzekutohet 45-vjeçari, u qëllua ndërsa kthehej në shtëpi

20 Janar 2016, 09:11Kronika TEMA

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Nikël të Krujës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00.

Viktima  është 45-vjeçari Fatmir Pula.

Ai u qëllua me armë dhe u gjet pak më vonë nga kalimtarë. Policia nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje, çka e bën të dyshojë se vrasja është krye nga “profesionistë”.

Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e vrasjes, ndërkohë që dyshimet e para janë për krim pas një debati të çastit.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spitalin e Krujës.

1 komente në “Krujë, ekzekutohet 45-vjeçari, u qëllua ndërsa kthehej në shtëpi”

  1. daku says:

    Te mos gjesh gezhoja ne vend-ngjarje, nuk eshte arsye te mendosh qe vrasesi eshte profesionist. Pervec kesaj, nje vrases profesionist nuk vret per nje debat te castit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje