Fiton 44 milion euro në Lotarinë Kombëtare, por...

23 Janar 2016, 21:13Lifestyle TEMA

Nga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjalë për një grua që konfirmon se ka fituar 44 milion euro në lotarinë kombëtare në Britaninë e Madhe.

Për fat të keq ajo nuk mund të shkojë të tërheqë çmimin sepse biletën fituese e kishte harruar në xhepin e pantallonave përpara se ta fuste në lavatriçe.

Ngjarja ka ndodhur në Worcester dhe publikohet nga “Mirror”, citon lapsi.al. Gruaja e kishte futur biletën në lavatriçe përpara se të mësonte se ishte fituese.

Ajo është munduar ta thajë atë me një tharëse flokësh dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme, por nuk ia ka dalë pasi disa numra identifikues janë fshirë.

Drejtuesit e lotarisë konfirmojnë shitjen e biletës në këtë zonë, por ende fituesi nuk është paraqitur. Ky shitës biletash (në foto) tregoi për gazetën se gruaja në fjalë i është paraqitur me biletën e dëmtuar, por ai e ka refuzuar atë pasi bileta nuk ishte e vlefshme për shkak të dëmtimit të numrit të serisë.

“Jam një relike humane. Nuk kam fjetur gjithë natën” – i kishte rrëfyer zonja shitësit. Kushedi për sa netë të tjera nuk do të flejë akoma…

4 komente në “Fiton 44 milion euro në Lotarinë Kombëtare, por…”

  1. ??? says:

    Jo relike humane ore perkthyes. Wreck – nuk do te thote relike. Mjafton nje kerkim ne google dhe e merr vesh. Mire Anglishten qe nuk e dini poras me google nuk dini?

  2. msh says:

    Po lotaria jone kombetare ku perfundoi?

  3. komandanti i cetes says:

    po te doj shteti e gjen pa problem. merr numrin e seris se biletes fituese nga kompjuteri,krahasoje me numrin e cunguar te biletes qe paraqet kjo “e lavatrices”.,shiko kamarat e regjistrimit te kjoskes ne orarin e prerjes se biletes,data ora,e gjehen kollaj nga kompjuteri I ,shiko personin qe ka pagu ne kase ne kte orar dhe do dali se ajo bilet esht e fituesit. pik.
    por shteti nuk don. se nuk I intereso.
    kur I I intereso shtetit gjen edhe qimen ne vez.
    atje ne UK vite me pare u denua nji person qe kishte vra nji vajz shkolle vec me studimin e kamerave te pub-it. ai pretendonte se kishte qen bashk me dashnoren ne Kohen qe u bo krimi. policija mori informata se ne c pub shkonte dashnoreja e vrasesit. e gjeti pub in,mori kasetat e kameres se vezhgimit dhe gjeti se ne Kohen qe vrasesi pretendonte se kish qen me dashnoren,ajo kishte qen ne pub vetem. kaq mjaftoji dhe ai personi u fundos.policija mori n pytje dashnoren,ajo tha se dashnori I kerkoi ndihm qe te bente alibin dhe ajo e beri.vrasesi u denu me perjet. megjithse nuk pranoi asgjo,edhe sot e ksaj dite osht bo si I cmendur,por nuk ka tregu trupin e viktimes.
    dashnorja mori denim t leht dy tre vjet. sot ajo esht me identitet tjeter sepse ne angli te qijn nonen per krime te peshtira si ky rast kur kujdestari I shkolles perdhunoi dhe vrau nxenesen e shkolles se tij!!!
    vetem ne shqipni behen krime te llahtarshme dhe te peshtira dhe te ndyta,(sepse ka edhe krime burrnore ku opinioni ka respect per aktorin e krimit),pra nder shqiptare behen krime jo dinjitoze dhe ata rrijn si lepujt dhe s reagojn.
    kurse ne angli u ngrit komuniteti dhe I prishi shtepin me bulldozjer atij vrasesit te pabes. kurse dashnorja e tij vetem pse I dha alibine jeton tash me identitet te rrem.
    sepse e zhdukin po ta marrin vesht.
    kurse vrasesi esht cmen ne biruc.
    nii infermjere spitali ku ai trajtohet si I cmendur I tha “pse rron. ca ti bej punes qe kam se duhet ta bej,por do te t lija te vdisje si qelbesir”! ky esht komb me karakter e jo shqiptaret te cilet jua vret tjetri njerzit ne mes te dites ne boulevard dhe ata bejn sehir.,jua merr tjetri motrat dhe grat dhe jua shet kurva neper bot e ata presin qe t vij perendija t ja zgjidh problemin… komb leshi…

  4. kur do do ka thene samarxhiu. ai qe e din historine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje