Meta propozon lista të hapura për deputetët: Të kufizohen biznesmenët

26 Janar 2016, 12:01Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se do të propozonte që listat zgjedhore të ishin të hapura dhe që ato të mos vendoseshin vetëm nga kryetarët e partive.

Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për reformën zgjedhore, Meta tha se kjo formë do të ishte më transparente.

“Këtë e kemi ngritur me kohë që kurse ky sistem është vendosur pasi do të forconim më shumë parlamentarizmin. Qytetarët do të kenë mundësi të shprehin preferencat e tyre dhe kjo do t’i detyrojë deputetët të jenë më të lidhur me qytetarët”, tha ai.

Meta u shpreh se kjo reformë duhet të bëhet bashkë me reformën në drejtësi, duke shtuar se korrupsioni zgjedhor vazhdon të mbetet problem jo vetëm nga fituesit por edhe nga humbësit.

Edhe unë që po flas nuk jam krenar për zgjedhjet e 2001-shit kur isha kryeministër. Por duhet ta themi se ka patur progres në shumë drejtime. Ajo për të cilën biem të gjithë dakord është se korrupsioni zgjedhor vazhdon të jetë një shqetësim serioz. Unë nuk mendoj se të gjithë votuesit e opozitës janë të ndershëm dhe ata të mazhorancës të korruptuar”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit deklaroi se partitë që humbin zgjedhjet përgatisin edhe një alibi për këtë.

Një problem që ne kemi është se kur e dimë se do të humbim zgjedhjet përgatisim terrenin, duke thënë se po blihen zgjedhjet, ka dhunë korrupsion etj”, tha ai.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kërkoi që partitë politike të jenë transparente.

Ne kemi ngatërruar pak biznesin me politikën dhe ata shpenzojnë edhe nga xhepi i tyre. Dhe kjo krijon përshtypjen se po bëhet ndonjë hata e madhe.  Ne do të zbardhim çdo financim dhe buxhetin e partive. Së dyti, çdo aktivitet publik do të zbardhet financiarisht. Ne kemi vendosur që të bëjmë publikë shpenzimet e tyre që para takimit. Gjithashtu do të bëjmë publike edhe shpenzimet e kandidatëve, ato para që shpenzojnë nga xhepi”.

Një tjetër shqetësim nga kryetari i LSI-së ishte numri i lartë i biznesmenëve në radhët e deputetëve.

Problemi tjetër është që kemi shumë biznesmenë në politike. Por ai duhet të jetë një zë cilësor në Parlament dhe jo thjesht një perezencë që mbron interesat vetjake. Për këtë ne kemi menduar që të kufizojmë kandidatët biznesmenë në zgjedhje”, shtoi gjithashtu Meta.

4 komente në “Meta propozon lista të hapura për deputetët: Të kufizohen biznesmenët”

  1. sikur te isha djale says:

    Po hajdutet si ti,duhet te jene ne Kuvend zoti Meta?

  2. lola says:

    Ne parlament do kete dhe bisnesmen , por ne fakt ata qe jane sote pa biznes ne parlament jane me te pasurit,me te korruptuarit, e kane vene pasurine me korrupsion. Problemi sote nuk eshte te kufizohen biznesment, sepse vendit sote nuk po i vjen ndonje e keqe nga kjo kategori, por te kufizohet koha per politikanet duke e bre me ligj qe ne politike te mos qendrojne me shume se dy legjislatura dhe ne drejtimin e shtetit apo te qeverise jo me shume se pese vjet. Ne politiken shqiptare jane futur djem te rinje e tani jane plakur e currufiasur dhe ende qendrojne ne politik. Une njoh shume biznesmen te pasur por sote ende asnje prej tyre nuk ka ndertuar vila perrallore me 11 tualete. Kerkese emergjente nuk eshte kufizimi i biznesmeneve ne politik por dalja e politikaneve para drejtesise se reformuar per te bere trasparencen e korrupsionit te tyre

  3. Nela says:

    Po qytetaret e ndershem nuk mund te behen pjese e lojerave politike, cdokush e di mire se ne shqiperi per nje kandidature duhet te paguash rreth njeqindmije euro per ju zoti Liro vetem hajdutet dhe bisnesmenet e driges e oristitutave mund te behen deputet ne Shqiperi.

  4. TJ says:

    Ironia shqiptare! Hajduti do te na beje reforma qe te fuse veten ne burg! Bravo Rama dhe nderkombetaret! E bete me ne fund Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje