Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri në një intervistë për TemA TV jep argumentet që nxitën DPT-në dhe qeverinë për të bërë studimin e fizibilitetit lidhur me propozimin e pakërkuar nga një kompani private për një platformë teknologjike dixhitale për gjurimin e TVSH-së.
Curri sqaron se kjo erdhi nga zbulimi i abuzimeve që bizneset bëjnë me faturat taimore. Sipas tij aksioni i fudnit I luftës ndaj informalitetit nxorri në pahë që shumë biznese nuk lëshonin faturë tatimore, apo kupon taimor.
Ndaj DPT për të pasur të monitoruar sistemin po synon të kalojë nga fatura taimore e TVSH-së, e cila siç dihet sot është në letër, në një faturë elektronike taimore. Curri thotë se ky është një hap cilësor që është i kërkuar edhe nga BE-ja, pasi ne jemi një vend që aspirojmë të aderojmë në BE dhe kjo është një kërkesë që herët a vonë ne do të duhet ta plotësojmë.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni ditën e enjte në TemA TV.