Zululand ka patur të ftuar këtë të mërkurë kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen. Biseda në studio u ndal tek sfidat e këtyre dy vjetëve në legalizimin e gjithë ndërtimeve të bëra në mënyrë informale në vend që nga viti 1990.
Lame tha se kjo mund të quhet një të quhet një betejë e fituar, edhe pse shtoi ai sigurisht që ka ende shumë problematika.
“Fakti që opozita ka hequr dorë nga kjo beteje, e konsideron të humbur, nuk denoncon më, nuk e përmend fare. Edhe ata tani thonë se “e vetmja mënyrë që mos të turpërohemi është që mos ta zëmë më në gojë”. Unë jam i bindur që në subkoshiencën e tij edhe Saliu ka dashur ta bëjë, por nuk diti, zgjodhi njerëzit e gabuar dhe e bastardoi procesin”, u shpreh Lame.
Ndërsa Nano në ndërhyrjen e tij e quajti si të padrejtë që ca njerëz, që kanë zaptuar troje jo të tyret, i kanë marrë ato thuajse falas.
Lame duke iu përgjigjur provokimit të Mustafa Nanos shtjelloi se faji nuk është i njerëzve, por i një shteti i cili nuk diti ta menaxhoj këtë situatë.
“400 e ca mijë shqiptarë kanë shkelur ligjin, sepse kishin një nevojë që ligji nuk ua dha. Ishte një super popullsi, e cila nuk mund të qëndronte më në zonat malore dhe shteti u tregua i paaftë ta kontrollonte”, tha Lame, i cili shtoi se shqiptarët kanë 2000 e ca vjet që ndërtojnë pa leje.
Më tej Lame tha se nëpërmjet presionit u frenua ndërtimi pa leje edhe pse sipas tij shteti ende ai nuk është në gjendje të ofrojë plane rregulluese kudo.
Në pjesën e dytë biseda në studio u fokusa në tema të tjera, si debati për trashëgiminë kulturore, konkretisht me atë që ndodhi me pllakën me mbishkrime osmane në Kalanë e Lezhës.
Lame tha se ka një antiosmanizëm folklorik dhe se shqiptarët e kanë tipar, që fajin gjithnjë ta kërkojnë tek të tjerët, jo tek vetja. Kështu ndodh edhe kur thonë se pushtimi turk na la të prapambetur, tha ai.
Një tjetër temë e prekur në fund të emisionit ishte edhe qëndrimi i Lames për çështje të të drejtave të njeriut, siç janë kauzat për mbrojtjen e komunitetit gay në Shqipëri.
Artan Lame tha se personalisht ai është gati t’i mbrojë ata nëse u shkelen të drejtat, por ndahet me ta kur duan të imponohen dhunshëm dhe se ka një “Akaparim të kauzës nga njerëz thjesht për të kapur projekte”.
Emisioni i plotë në linkun e mëposhtëm:
Shume turp qe jo vetem qe genjen por edhe fsheh fakte qe tregojne sa mashtures eshte ky njeri,e para pranon shkeljen e ligjit per nevoja qe shteti su plotesoj por kujt ja thot ky kinezve keto ata qe kane ndertuar pa leje e kene bere bisnesin me fitimprures qe mund te kete duke ndertuara shume shtepi dhe hotel ku tregohet edhe nje here sa te pa verteta jane keto qe thot ky lamja
Lame, kane filluar punimet ne dy sheshe ne Tirane: tek Filoligjiku dhe tek Galeria e Arteve. Ti dhe Tan Thuthaqi nuk jeni ndjere. A po e jeni marre pjesen dhe nuk flisni dot! Ilace i blefshi leket e vjedhura nga ky popull. Te rrojme e t’ju shikojme….
turp i madh,shteti dorezohet pa kushte,njellj si te themi qe kush ka vjedhur para 2016 do tju falet denimi sepse shteti nuk ka bythe qe ti denoje,Mendoj qe per legalizimin e parave te veme Berishen kryetar me Koco Bexheten sekretar.
O Artan
Nese te gjithe Drejtorat e Aluiznit neper qarqe jane si ky I Durresit Flamur Gjuzi atehere ja kini me te futur ketij populli
Drejtori I Aluiznit ne Durres FLAMUR GJUZI
ESHTE HAJDUT
Do 3000 euro per te ber legalizimin e shtepis
Na mbyten Hajdutet dhe kriminelat
O Artan
Nese te gjithe Drejtorat e Aluiznit neper qarqe jane si ky I Durresit Flamur Gjuzi atehere ja kini me te futur ketij populli
Drejtori I Aluiznit ne Durres FLAMUR GJUZI
ESHTE HAJDUT
Do 3000 euro per te ber legalizimin e shtepis
Na mbyten Hajdutet dhe kriminelat
Neper zyrat e Aluiznit