Forcat elitë të policisë shqiptare, RENEA do të kenë brenda qershorit një repart të ri dhe modern, në periferi të Tiranës.
Me 6 milion euro të dhëna nga buxheti i shtetit është ngritur një infrastrukturë moderne, për stërvitje dhe akomodim.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë Haki Çako kanë inspektuar sot punimet, që janë në fazën e fundit.
“Është një ndër investimet që na bën krenar për policinë që duam dhe për standardin e ri të shërbimit që po krijojmë në polici. Besoj mbaron brenda pak muajsh, duke parë që bëhet fjalë për një repart ku nga fjetinat deri tek ambientet e palestrës, pishinës së mbyllur, pishinës së hapur, hangarin e helikopterëve. Pra, është një mjedis i ri, repart i ri, tërësisht i dedikuar për forcat RENEA, në mënyrë që brenda këtij reparti të kenë mundësi të përgatiten sa më mirë për t’ju përgjigjur sfidave tona në luftën kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi”, u shpreh për mediat ministri.
Tahiri ka shmangur përgjigjet për pyetjet e medias për Byronë e Hetimit, duke këmbëngulur se shteti shqiptar i ka një borxh shumë të madh forcave RENEA, të cilat kanë kryer misione me rrezikshmëri shumë të lartë.
“Unë besoj se jemi të gjithë shumë të lumtur me këtë investim kaq të madh në Repartin RENEA dhe nuk ka asnjë dyshim që kushdo që ka një rol specifik në ndjekjen penale përfshirë këtu edhe Prokurorinë, do të jenë pa asnjë dyshim pjesë e krenarisë tonë për repartin modern që po krijojmë për RENEA-n.
Kemi paguar të gjitha orët shtesë të papaguara për të gjithë Policinë e Shtetit (duke shlyer borxhe deri në miliona dollarë).
Po përmirësojmë kushtet për t’i shërbyer qytetarëve por dhe po e kthejmë Policinë e Shtetit në një mjedis modern ku secili mund të ndihet në gjendjen optimale për të kryer detyrën ndaj qytetarëve”, tha ministri.
Në rast emergjencash, si rastet e përmbytjeve apo zjarrit, të gjithë e kanë shpresën tek ato mjetet ngjyre të kuqe që vijnë nxitimthi me alarme ndezur. Ata janë zjarrfikësit që i përgjigjen çdo telefonate emergjente. Në ditë të tilla, më dashamirësit i falenderojnë, ndërsa ata më pak të tillët numërojnë minutat me të cilat erdhën me vonesë. Kur situata emergjente tejkalohet, askush nuk kujtohet për ta. Shumëpak e di se këta njerëz që futen mes ujit dhe flakëve kanë rroga shumë modeste, gati-gati në kufijtë e rrogës minimale, çka nuk e justifikon aspak punën dhe riskun e tyre. Përveç kësaj, këta njerëz punojnë në kushte gati vetëmohimi,pasi janë braktisur nga vetë drejtuesit e tyre. Futen në mes të zjarrit me veshje prej pambuku në temperatura që i kalojnë 200 gradët. Nuk kanë mjete pune dhe as mjete sigurie. Po drejtuesit çfarë bëjnë?! Sigurisht, dhe ata punojnë, por me një ndryshim, ata punojnë vetëm për interesa personale! Jo shumë kohë më parë për shërbimin zjarrfikës u hartua një ligj i ri, i cili më shumë sesa ligj ishte një dekret gjithpushteti për drejtorin e përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Z. Alfred Kristuli. Çdo nen i këtij ligji i jep kompetencë të plotë në çdo vendim vetëm drejtorit të përgjithshëm. Duket se Z. Kristuli e ka hartuar këtë ligj me merak për të forcuar pozitat e veta dhe jo për mirëfunksionimin e shërbimit zjarrfikës apo për të mirën e komunitetit. Në ligj nuk ka asnjë saksion nënligjor as për bombulat e gazit që janë një rrezik real dhe as për masat e kasetave elektrike të cilat jo rrallë herë janë kthyer në shkaktare të rënies së zjarreve. Ligji ka vetëm një përparësi, ai është drejtori i përgjithshëm. Ata që varen nga ky drejtor i gjithpushtetshëm, që janë gjithë kohën në terren dhe në punë nuk kanë asnjë atribut. Ka tre vjet që nuk është dhënë asnjë shpërblim për zjarrfikëset, pavarësisht se performanca e tyre ka qenë shumë e mirë. Po aq kohë ka që nuk është dhënë asnjë rritje në gradë për asnjë zjarrfikës, por veç për miqtë e familjes së Z. Kristuli që janë shefi i zjarrfikësve Vlorë dhe shefi i zjarrfikësve Durrës. Për ata zjarrfikësit e thjeshtë drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, nuk ofron dot asgjë, as paga, as kushte, as grada, asgjë! Vetëm një ligj që nis dhe mbaron me fjalën “Drejtori i Përgjithshëm”.
A do shikoj ndonjeher tahiri cben A.Kristuli qe mbyti Tiranen vec me lishenca zjarrfikes dhe Vajzes se vet i ka dhene lishenc…SKANDAL