OMONIA replikon me Koço Kokëdhimën: Kërkon të fshehë korrupsionin me klithmat nacionaliste

2 Shkurt 2016, 15:40Politika TEMA

OMONIA ka reaguar pas deklaratave të bërë nga deputeti Koço Kokëdhima pak ditë më parë në Vlorë.

Sipas OMONIA-s, Kokëdhima kërkon të fshehë korrrupsionin dhe presionin që po bën në Himarë, me klithma nacionaliste.

“Më poshtë reagimi i plotë:

Qeveria, kryeministri dhe më së shumti deputeti Kokëdhima nuk reshtin të sulmojnë dhe fyejnë popullin mimarjot.

Më datën 29.01.2016 në aktivin e Partisë Socialiste në Vlorë, në prani të të gjithë përfaqësuesve të Partisë të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër, të deputetëve dhe të vete kryeministrit, deputeti i zonës, Koço Kokedhima, në përgjigje të denoncimeve tona me deklaratën të datës 24/01/2016 sulmoi dhe ofendoi në mënyrë të paprecedentë popullin himarjot.

Deklarata jonë fliste për një seri shkeljesh të legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare, për mënyrën se si vepron qeveria së bashku me administratën e qeverisjes lokale, me një qellim të vetëm të terrorizoi dhe të ushtroi presion ndaj popullit himarjot.

Deputeti Kokedhima, në fjalën e tij përmendi se në Himarë nuk jeton asnjë qytetar me origjinë greke. Të drejtën për të përcaktuar identitetin dhe origjinën e tyre, nuk mund tja mohojë pjesës tjetër të qytetarëve që identifikohen dhe krenohen për origjinën e tyre greke. I kujtojmë se koha që vendoste partia për ndërgjegjen dhe identitetin e gjithë secilit ka ikur për të mos u kthyer me më.

Me fjalën e tij provokuese ai u përpoq të vendosë përballë komunitetit tonë popullin shqiptar, duke harruar se edhe ne jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë me origjinë greke, luajalë në detyrimet tona ndaj shtetit, gjë që nuk ndodhë vetë me z. Kokedhima dhe për ketë arsye heqja e mandatit tij është në proces në Gjykatën Kushtetuese.

Klithmat nacionaliste të z. Kokedhima kanë vetëm një synim,të fshehin dhe justifikojnë aferat korruptive, grabitjet e pronave dhe veprime të paligjshme të kryera nga Qeveria ndaj popullit shqiptar, me protagonist atë.

Në këtë pikë denoncoj më qëndrimin e deputetëve me origjinë Greke të Partisë Socialiste që jo vetëm nuk reaguan, por e duartrokitën atë.

Duke u përpjekur të justifikojë të pa justifikueshmet në fjalimin e tij tha: “ndërtesat që u prishën u përkasin tre familjeve shqiptare, Gjicali, Gioka dhe Beno”, sikur dikush tij ketë dhënë atij të drejtën të veprojë në mënyrë arbitrare kundër qytetarëve shqiptarë.

Është nder për organizatën tonë që dy nga tre familjet e sipër përmendura na zgjodhën ne që të ngremë zëri e tyre. Përgjigja e tyre ndaj z. Kokedhima të cilën e gjeni në vijim:

“Në jemi qytetarë shqiptarë dhe grekë të cilët ushtrojmë në mënyrë tërësisht ligjshme aktivitetin tonë ekonomik në dekadat e fundit dhe krenarë për origjinë tone greke. Përpjekjet për të shpifur dhe të terrorizojnë popullin ë Himarës jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e tyre por përkundrazi na bëjnë më të fort në luftën për të drejtat tona”.

4 komente në “OMONIA replikon me Koço Kokëdhimën: Kërkon të fshehë korrupsionin me klithmat nacionaliste”

  1. EleΥΘeriskeΨi(1) says:

    s’u pelqen ?! Pidiksuni andej nga kini ardhur vre fisqira malaqizmeno

  2. Dhimiter A says:

    Ne Himare nuk ka pasur kurre greke por ca qafpalare qe kane perfituar ekonomikisht nga shteti fqinj

  3. Himarjoti says:

    Te “Dashur” Greke!….Ne se Shqipetaret Flasin Greqisht..kjo nuk do te thote se jane Greke, sikurese edhe Shqipetaret qe flasin italisht
    nuk jane Italjane….Shqipetaret kane te Trasheguar ne Genet e tyre prirjet per te Mesuar shume Shpejte Gjuhet e Huaja,te paret Tane
    Luftuan dhe na Lane nje Trashegimni te pasur te Gjuhes Shqipe Shqipe te Transmetuar Breze pas brezi Gojarishte…
    2.-Kur Kishte universitete Greke, ne nuk kishim Abetare Shqipe,Pushtimi i Gjate Turke, dhe Lufta e shenjte qe Shpallen Osmanllinjte
    Kunder Gjithckaje Shqipetare,kekonte assimilimin e tyre ne Turqe…apo edhe Greke..por kurre se si Shqipetare, i Beri edhe me te Forte
    Stergjysherit tane,ta Mbijetuan duke na lene Amanetin e Madhe Shqipen dhe Shqiperine .
    3-Ne Shqipot e dime se sa “Greker” ka Himara, se sa “Greker” ka ne Rregjistrat e Zyrave te gjendjes civile ne Himare…si dhe Sarande-
    apo edhe Korce….
    4-Pra te “Dashur” Greke:Nese dikush ne Shqiperi e Ndjen veten per “Ellinas Patriotis”(Greke Patriot)..athere rruget i ka te Hapura, le tja Mbathe ne Greqi ,dhe aty le ta shese Patriotizmin e tije….
    5-Z.Koco Kokedhima eshte nga fshatrat e Bregut sikurese themi ne Shqipetaret, dhe AI e di me mire se Kushdo tjeter sa sa “Greker” ka Himara.
    Ne Himare ka vetem Shqipetare te Paster, qe fale Dhuntive qe permendem me siper kane Pervetesuar Gjuhen greke….por Gjuha nuk ta jepe Kombesine sa do i tille te shtiresh….Respekt per z.Koco…

  4. Gari says:

    Gjika , Gjoka , Beno ? Po nga dolen greke kto mbiemra ja qr , ato maksimumi Vllah mund te jene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje