Si po shkatërrohet qyteti i lashtë ilir

8 Shkurt 2016, 20:07Kulturë TEMA

Nga Marin Mema

Ai është një aks më shumë sesa i frikshëm dhe lidh Tepelenën me Sevasterin e Vlorës. Kah tij, fshatra të shumtë, që duken më shumë se të izoluara.

“Këtë të hënë kemi udhëtuar në zbulim të një monumenti të rëndësishëm. Një qendre të fortifikuar ilire, e cila daton që në shekullin e V-të para Krishtit”.

Orientimi është më shumë se i vështirë, sepse tabela nuk ka. 29 kilometrat nga qyteti i Tepelenës përshkohen në jo më pak se 1 orë e 30 minuta, sigurisht me shpresën se nuk do të jesh ngatërruar dikund.

Ashtu siç rruga, edhe gjetja e qendrës sonë antike është një rebus i vështirë. Kjo, sepse edhe këtu s’ka asgjë, që të tregojë se kemi të bëjmë me një monument kulture të kategorisë së parë, shpallur i tillë që në vitin 1963.

“Edhe pse u ka mbijetuar shekujve, kalaja e Matohasanajt mesa duket nuk ka mundur të shkëputet nga fati i njëjtë, që kanë pasur shumë monumente historike në Shqipëri, të cilat janë thuajse të panjohura, ose një pjesë tjetër nuk njihen më larg se zonat ku ndodhen”.

Të dhënat për këtë vend janë të pakëta. Duhet gërmuar për të gjetur sa më shumë elementë historikë. Në revistën “Iliria” të vitit 1984, arkeologët Aleksandra Mano dhe Burhan Dautaj përmendin edhe këtë kala, duke e cilësuar si një vendbanim antik të fortifikuar dhe pjesë e bashkësisë fisnore të Amantëve.

Së bashku me kalanë e Hajdërave, Cerjes, Kaninës dhe qytetit të Olimpes, ajo ishte pjesë e sistemit mbrojtës të këtij koinomi, apo bashkësie siç njihet ndryshe. Në botimin “Monumentet”, të vitit 1975, Neritan Ceka thekson se kjo kala ka një shtrirje prej 3 hektarësh dhe përbëhet nga sheshe të përshtatshme për banim. Gjeografikisht ndodhet rreth 14 kilometra në Lindje të Amantias dhe shërbente për të kontrolluar hyrjen lindore për në territorin Amant. Prej saj kontrollohej rruga natyrore, që vinte nga Amantia, për të vazhduar drejt Epirit.

Matohasanaj i përket shekullit të V-të para Krishtit dhe është ndërtuar njëkohësisht me Amantian. Por ka edhe arkeologë, që mendojnë se ajo është shumë më e hershme, me rrënjët që i shkojnë ndoshta edhe në shekujt VIII-VII para Krishtit, që në periudhën e hekurit. Ka mure kuadratike, trapezoidalë dhe blloqe ciklopike që dallohen kudo. Sigurisht punimi nuk është i njëjtë në të gjithë pjesët e qytetit, kjo sepse ai ka pasur disa rindërtime, ose më saktësisht 3 periudha, por ajo që bie në sy është saktësia dhe mjeshtëria me të cilat janë punuar.

“Nuk ka sesi të mos ndiesh keqardhje, kur shikon monumente të tilla të lëna në mëshirë të fatit. Nga njëri krah këto mure, të punuara mjeshtërisht dikur në Antikitet, e që ruajnë madhështinë e tyre edhe sot. E nga krahu tjetër, shkatërrimi që preket kudo, në të gjithë territorin e kësaj qendre antike. E në raste të tilla, një pyetje vjen natyrshëm: a kanë dijeni organet përkatëse, organet përgjegjëse, për këto simbole të historisë, apo për to janë thjesht pjesë e arkivave të së shkuarës?”.

Shumë pjesë janë rrëzuar, të tjera janë mbuluar nga erozioni i pandalur apo bimësia, që ka zaptuar gjithçka. Kudo dallohen gjurmë gurësh, që sot janë gjunjëzuar. Askush nuk di të thotë se, kur janë bërë ndërhyrjet e fundit restauruese në këtë vend. Prej mëse 25 vitesh, për të askush nuk është kujdesur.

“Nëse dikush këtu mendon se vizitorë nuk ka, gabon. Sigurisht nuk janë ata tradicionalët me aparate fotografikë, apo ata që vijnë për të soditur një monument të tillë. Por janë ata, të babëziturit, ata që u janë turrur vendeve të tilla për t’i gërmuar, për t’i shkatërruar, për të nxjerrë nga nëntoka ç’të mundin, e më pas për t’i pronësuar. Në të gjithë hapësirën e këtij fortifikimi ilir mund të shikohen gjurmë shkatërrimi, të cilat janë vërtet të dhimbshme”.

Ka mjaft njerëz, që tregojnë se këtu, abuzues të ndryshëm kanë gjetur mjaft objekte me vlerë. Sigurisht asnjë prej tyre nuk dëshiron të flasë. Sot nuk dihet se ku kanë përfunduar këto objekte, ndoshta siç ka ndodhur e ndodh shpesh, ato janë trafikuar diku jashtë vendit, por edhe këtu, ku koleksionuesit e babëzitur nuk janë të paktë.

“Për të kuptuar sesa shumë ofron ky vendbanim, ju tregojmë edhe një tjetër element të veçantë: një varr antik që – siç tregojnë edhe banorët, – dikur ndoshta i përkiste një prijësi të qendrës, të kalasë së Matohasanajt. Është i së njëjtës formë si varret e tjera, të zbuluara në një qendër tjetër, jo larg prej këtej, Amantias. Për fat të keq, si gjithçka tjetër në këtë vend, edhe ky varr antik po shkatërrohet. Erozioni po e mbulon sërish”.

Një varr ilir i kthyer në kosh mbeturinash. Veç në Shqipëri mund të trajtohet në këtë mënyrë trashëgimia historike e kulturore.

Tej duket fshati Matohasanaj, me shtëpitë e mëdha që flasin për pozitën e lartë dhe traditën, që hershëm kanë pasur banorët e tij. E megjithatë, edhe këtu braktisja ndihet. E të mendosh se, me pak kujdes, jo vetëm ky fshat, por e gjithë lugina e Sinanajt mund të ofronte mundësi të jashtëzakonshme për turizëm historik e kulturor. Por kjo, sigurisht mund të ndodhë vetëm nëse investohet, në radhë të parë në infrastrukturë, e më pas edhe në ruajtjen e objekteve të tilla, të cilat u mbijetuan shekujve për t’u shkatërruar sot.

Top Channel

15 komente në “Si po shkatërrohet qyteti i lashtë ilir”

  1. Fotaqi says:

    Une vetem gura pqo shoh, ca gje speciale ke ky vend ?

    1. Laberia says:

      Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830.

    2. albani says:

      Perse kur i coni grate ne Iran ju fotaqet u vini dhe nje shami ne koke?
      qe nga fotaqi i thjeshte dhe deri tek kryeministri?
      Apo andej e keni zanafillen?

  2. .... says:

    Qytet i lasht “Ilir” qe qe emrat dhe mbishkrimet i ka ne Greqisht hahahaaaa.

    Per cfar ILIRIE flisni o Hipokrita, Genjeshtar e Idjota qe Iliria fillonte nga Sllovenia dhe mbaronte ne Epir…

    1. Alex says:

      O shqipetar gjakprishur te pakten idjotesin mbaje per vete dhe mos bej te tilla komente kur nuk di historin e vendit .

    2. Ndre Papa Ndreu says:

      THE DOCUMENTARY THAT SHOCKED GREECE – SKAI “1821”
      GREKET E SOTEM JANE ARVANITAS
      http://www.youtube.com/watch?v=M99ze151HvA
      http://www.youtube.com/watch?v=hYUWsErJEUE

    3. Plaka Athine says:

      Shqiptaret e sotem jane pasardhes te ilireve, maqedonasve, epirotasve.

    4. Te bashkuar says:

      JENI PAK I RI NE ZANAT MESO ME SHUME PER ILIRINE

  3. shqiptar says:

    ca na duhet ne qyteti yne ilir .ne riparojme pakllate sullatnesh xhamira sulltanesh ndertojme xhamira te reja (mbi 600 vitet e fundit) riparojme kulturen osmane ajo ka rendesi per kete popull koqe shqiptaret nuk krenohen me lashteisne e tyre dhe kulturen ilire se perdorin hic shikoni vitet e fundit me shume kujdesen per veprat osmane se sa ilire. a thua historia jone fillon me turqit. popull koqe i destinuar te zhduket popujt ne boe kane zili nje histori si te ilirve ne e kemi dhe nuk e mbrojme. rregulloni xhamine me mes te tiranes se keni ca i tregoni botes. kurre nuk keni per te hyre ne europe atje duket sikur je ne lindje te mesme

  4. luani says:

    Ky Marin Mema duhet te punoje ne lulishte apo tek plehrat,as nuk e ka idene e turizmit dhe arkeollogjise.Aty prit se po vjen,a di ti se cffare mrekullish ka ne bote,vetem gomeret i gezohen litarit.

    1. altin says:

      Ose duhet te merret me motren tende o luan. shko mer pall se ske shans me u mor me marinin. politika shqiptare as qe do me ja dit per monumentet. turp I madh.

  5. aldo says:

    mijra vjecare jemi toke ilire abc e kultures sone dhe abc e kultures boterore dhe europiane
    .u mbrojt nga breza te tere shqiptaresh kjo toke mijra vjecare dhe kultura e aj ilire por pas ikjes se shqiptarve dhe ardhjes se shqipfolsve te sjell nga turku cdo gje ndryshoi dhe jane kta shqipfoles si atehere dhe sot qe e heqin veten si shqiptar vetem per aryen e thjeshte qe kan lind dhe jane rrit shqiperi dhe kane mesuar shqipen dhe thone kot jam shqiptar se ne adn e tyre jane turq arab dhe jane kta pasardhes se turkut qe po i zhdukin kto qytete ilire se i thret gjaku tyre turk arab
    s tregojne asnje mbrojtje per qytet tona ilire per stergjyshrit tane varret ilire shtepite e tyre kalat e tyre .vetem ta mendosh mijra vjet para krishtit kjo gje shokon gjith boten dhe cdo vend i civilizuar do e kishte krenearine dhe do mburrej me kete histori dhe lashtesi
    po ketu c ndodh sot ?? ku jane shqiptaret e vertet arbereshet emigrantet etj qe kane ikur nga kjo toke si gjithmon dhe ketu kane ardhut te tjer ne kete toke qe sot e heqin veten si shqiptar qe kane gjak jo shqiptar . perse kjo toke u la nga shqiptaret dhe sot jane jevgjit gabelet sirianet arixhit dhe shqipfolsit me origjine turke bosnjake etj ne kete toke??? pse iken shqiptaret dhe e braktisen kete toke dhe lan cdo gje dhe sot ligjin e bejne shqipfolsit qe po shkaterojne me taban kete toke dhe kulturen e te parve shqiptar me cdo kusht
    perse shqiperia paraqitet si krahine e turkut sot??? dhe is vend mysliman islamik kur shqiptar mysliman as ka pas as do ket kurreeeeee pse???? kush fshihet pas kesaj loje te ndyre si gjithmon ne kurriz te shqiptarve te vertet ne adn.???? ka shpjegim ky shkaterim qe ka kohe qe vazhon i qyteteve ilire ku cdo pellem toke ketu tek ne ka qytetrim???? pse ?kush jane kta antishqiptar kaq te terbuar qe kete toke e duan te djegur si ne kohen e turkut?

    1. tt says:

      Ti je i pari nga ata antishqiptare te terbuar qe kete toke duan ta djegin si ne kohen e turkut ti me ate botkuptimin tend Fetare me ate dogmen jevgjite te Lindjes se Mesme ti dhe tipa si ty skuth i poshter antishqiptare korrak i Kishes te perdhjere greke hale te poshtra qe qelbet tokat e arberit me ardhben tuaj

  6. lezha e skenderbeut says:

    ptu plera islamike ju q .. kina nonen e gjith rrobt e shpis ju qe shani ilire token mijra vjecare para krishtit kur europa ishte shkure pse cfar prisni ju te shikoni nga fotot edhe perdhunuat varret ilire dhe i shkateruat qytet ilire dhe tani thoni ju siper vetem gure shikoj n foto ..fotaq islamiku po po vetem gure shekullor kur ne europe s kishte gjurme ekzistence te njeriut dhe ne amerike kishte vetem lumenj .kaq e lashte kjo toke edhe per nje gur t keni dhembshuri o islamik muti ju duhet me u shfaros o plera islamike. qe na keni pushtu kosovar muti.cohuni shqiptar ka ardhur koha me i shfaros kta islamik sa nuk eshte vone tju prishim xhamite tju heqin ferexhet e shamite femrave n mes te rrruges t jua heqim mjekren njekroshave .kjo nuk eshte toke e ktyre mjekroshave islamik e ktyre femrave me shami n koke.shporruni sa nuk eshte vone nga kjo toke jo islamike. si duron dot mjekroshat e mutit dhe ferexhen tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje