Biznesmeni Nuredin Suli flet pas atentatit me tritol: Vrasësit e vëllait tim nuk ndalen

9 Shkurt 2016, 19:29Kronika TEMA

Disa orë pasi i shpëtoi atentatit me eksploziv, biznesmeni Nuredin Suli flet për mediat duke mohur që të ketë ndonjë konflikt tjetër përveç atij që i kanë vrarë vëllanë e tij, disa vite më parë.

Ndërkaq ai ka akuzuar policinë se nuk i ka zbardhur atentatin që i ka ndodhur para dy vitesh.

Autorët e vrasjes së vëllait janë në burg, por më duket se nuk janë të qetë dhe duan të vazhdojnë konfliktin.

Shteti të marrë masat që ky konflikt të shuhet.

Akuzoj policinë se nuk ka zbardhur atentatin e ndodhur 2 vite më parë”, thotë Suli për ABC News.

Bomba në qendrën tregtare Kristal, ra nga makina e Nuredin Sulit, një biznesmen nga Fieri.

Nuk dihet ku dhe kur iu vendos bomba me celular në makinë këtij personi, por 3 vite më parë atij i kishin vrarë të vëllain, Neimin.

Që prej asaj kohe Nuredin Suli nuk ka reshtur së denoncuari vrasësit e dyshuar prej tij.

Mendohet se bomba ra gjatë lëvizjes së makinës, pasi forca tërheqëse e magnetit nuk ka mbajtur më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje