Ish-deputeti i PS-së, Marko Bello, i cili ka qenë pjesë e grupit të ashtuquajtur LMN, ka folur për zhvillimet e fundit në këtë parti.
Ai thotë për portalin Tesheshi.com, se e mirëkupton si Blushin që “tradhtoi” nismën e LMN-së, ashtu edhe Kastriot Islamin që kaloi tek PD-ja.
Së fundi, emri juaj është përfolur si një nga individët, ish-pjesë e grupimit të LMN-së, por që u “latë në baltë” nga Blushi, i cili i është rikthyer pozicionit si oponent i Ramës në parti. Ka patur vërtet “lënie në baltë”?
Me LMN-në ndodhi diçka e habitshme. Ne ishim organizuar në mënyrë spontane, nuk ishim vetëm katër ish-deputetë dhe z. Blushi, por ishte gati 1/3 e forumeve të Asamblesë së Përgjithshme ishte gati 25% e Kongresit që na mbështesnin, sepse ne kërkonim vetëm që të respektohej statuti i PS-së dhe nuk kërkonim “kokën e Ramës”, pra që duhej larguar Rama, por meqë ishte vendosur në statutin e partisë; dhe Rama më në fund çedoi duke u rikonfirmuar dhe duke u futur edhe njëherë në votim. Ishte normale që Rama të konfirmohej edhe njëherë në kongres dhe jo ta kalonte atë me fajin e ka Saliu dhe votat janë në kuti. Ky nuk na dukej një argument bindës. Sigurisht që pati mendime të ndryshme, sepse ju e dini që PS-ja filloi ta radikalizojë qëndrimin e saj, filloi greva e urisë dhe në këtë situatë u bë e vështirë që t’i tolerojë apo t’i lejonim vetes luksin të kishim një oponencë brenda opozitës.
Kërkesat ishin që tani duhet fokusuar përballë kundërshtarit që është Berisha dhe PD në pushtet. Këtu lindi edhe keqkuptimi midis grupit tonë dhe zërat u shtuan më tepër, sidomos pas faktit që katër nga ne u eliminuan dhe vetëm z. Blushi u konfirmua si deputet. Këtu lindën dyshime se ndoshta kishte ndonjë komplot. Nuk besoj se kishte ndonjë komplot. Z. Rama është mjeshtër i spekulimit, mjeshtër i intrigës dhe mund të ketë dhënë edhe ndonjë sinjal që Blushi ju shiti, ja kush është Blushi dhe për të na armiqësuar me të, por unë edhe për hir të së vërtetës e mirëkuptoj dhe Blushin, dhe për hir të së vërtetës i ruaj kontaktet miqësore me të, ashtu siç i ruaj me Malajn, Harasanin dhe Islamin.
Po ta vëresh sot të djeshmen LMN, vetëm Blushi është akoma aktiv në PS, si deputet e si anëtar kryesisë. Juve jo, Harasani iku në Amerikë, Islami kaloi në PD, Malaj gjithashtu u largua nga strukturat e PS-së. Si erdhi puna gjer këtu?
Kjo tregoi edhe njëherë atë që ne i trembeshim në 2009-ën, që PS-ja nuk kishte më filtra për të kontrolluar lidershipin, por gradualisht po shikonim me shqetësim se shumica e drejtuesve të PS-së, jo anëtarëve të thjeshtë, po mbështesin idenë që njëshi është i padiskutueshëm dhe t’i japim atij pushtetin, kështu që sovraniteti i një njeriu iu la në dorë një njeriu, dhe arritëm në pikën që z. Rama mund t’i ndryshonte emrin PS-së, mund të ndryshonte gjithë grupin parlamentar, mund të bënte çfarë të donte, sepse kishte rëndësi vetëm firma, vula, lista që ai do të përpilonte. Madje nga 2009-ta, ai këtë listë as nuk denjoi ta konsultonte me kryesinë siç e donte statuti i partisë. Kjo është e paimagjinueshme.
Madje edhe Fatos Nano si lideri historik i partisë nuk do të kishte guxuar kurrë të anashkalonte kryesinë e partisë dhe forumet e partisë siç është asambleja, për të mos thënë se çdo konferencë në rrethe zgjidhte kandidatët kryesorë për deputetë apo bashki dhe komunë. Dua të them që pyetja juaj pse arriti në këtë pikë kërkon kohë, por fakti është i rëndë, sepse Edi Rama diti të spekulonte të luante me interesat e njerëzve. Ata që ishin ambicioz jua ushqeu këtë duke shfrytëzuar postin e kryetarit të bashkisë me ndonjë leje ndërtimi, disa të tjerë i komprometoi dhe shumë, të tjerë i tulati duke iu treguar derën. Unë nuk pranova, më mirë pranova të ikja nga partia sesa t’i nënshtrohesha diktatit të Ramës.
Sigurisht që Edi Rama mezi priste sa të vinte dita për të larë hesapet me neve dhe kështu ndodhi derisa na eliminoi. Pse mbajti vetëm z. Blushi? Them se e ka bërë vetëm për diversion , por ndoshta edhe për faktin se me Blushin ka pasur edhe miqësi personale dhe Blushi do ta vinte në një pozitë edhe më të vështirë Ramën, megjithëse siç po e shikojmë sot duke sjellë Koço Kokëdhimën dhe koçot e tjerë, Edi Rama është duke e kthyer partinë në kukulla dhe njerëz pa zë, që nga Gramos Ruçi dhe deri tek socialistë që në vite kanë kontribuar në fitoren e PS-së dhe që sot janë kthyer thjesht pjesë e historisë së saj, sepse jua ka hequr zërin edhe figurën.
A ishte zgjidhje e drejtë ajo që bëri Islami, kalimi në një kamp politik më të cilin nuk e lidh asgjë?
Kjo është pyetje që ka të bëjë direkt më z. Islamin. Por për një gjë duhet të jemi realist, që z. Islami nuk ishte në PS-së, pasi ai ishte përjashtuar nga partia për shkak se mungoi në një votim që u bë në parlament, në një kohë që në parlament të tjerë kolegë tanë kishin votuar edhe kundër partisë dhe nuk ishin përjashtuar. Pra me zor prisnin që z. Islami të eliminohej nga z. Rama dhe u gjet ky sebep,ku në mënyrë krejt jodemokratike iu bë gjyqi një prej figurave më të rëndësishme që kishte kontribuar në këtë parti. Në momentin që z. Islami nuk ishte më pjesë e PS-së, sepse vetë grupi parlamentarë e përjashtoi, pastaj dhe ai si çdo qytetar bëri një zgjedhje që i takon vetëm atij që të japë shpjegime pse e bëri.
Vihet re se, si Malaj e si ju, gjithsesi keni qenë më të rezervuar në atë që mund të quhet mllef ndaj Ramës, për aq sa keni në dorë ta bëni, duke folur për media apo në rrjete sociale. Karakteriale kjo apo strategji?
Jo, them se ka të bëjë me individualitetin me karakterin e secilit prej nesh. Unë do ta mirëkuptoja zotin Rama, dhe nuk do të më mbetej fare qejfi dhe ia kam thënë edhe në sy, në një farë mënyre më bëri nder, sepse më ktheu lirinë. Kur je i organizuar në një parti politike, do apo nuk do t’i je i detyruar t’i nënshtrohesh votimit të shumicës dhe unë përgjithësish nuk kam dalë kundër vendimeve të partisë edhe kur në forume kam qenë kundër tyre. Kështu që kur nuk je më pjesë e një force politike je më i lirë të shprehesh mendimin tënd, sepse nuk po shkel as statut, as vendim shumicë, je një qytetar i lirë.
Sigurisht që, do të më kishte ardhur keq po të mos më donin më anëtarët e PS-së dhe qytetarët e thjeshtë me të cilët kam ruajtur raporte shumë të mira dhe nuk me mbetet fare qejfi kur e di që jam viktimë e ambicies, të karrierës, inatit zemërimit, quajeni si të doni, hakmarrjes se një individi. Kjo nuk do të thotë të mos kritikosh z. Rama se po ia bëj për inat, jo, sa herë ai gabon unë e kam kritikuar, qoftë në qëndrimin që mban për të mos u zgjedhur që është absurde, qoftë edhe në drejtim të disa reformave që për mendimin time janë të nxituara ose janë lënë përgjysmë. Ashtu siç kam pasur guximin të vlerësoj shumë reforma pozitive që ka ndërmarrë kjo qeveri , që është vendosja e rregullit që nga disiplinimi për të paguar energjinë elektrike. Por ama e kam ngritur zërin dhe do ta ngre vazhdimisht kur shikoj se disa trajtohen si të njerkës dhe disa trajtohen si të nënës.
Biznese të mëdha që nuk paguajnë energjinë elektrike ia hedhin me ryshfete, ndërkohe që qytetarë të thjeshtë kanë përfunduar dyerve të burgjeve madje kanë vrarë edhe veten nga depresioni. Natyrisht, jam edhe kundër mëshimit që i bënë Rama burgut, sanksionit, dhe dua që qytetarët të veprojnë me bindje për të zbatuar lighin dhe jo me frikë, sepse jemi në një sistem demokratik.
Sigurisht, kur qytetari shikon se nuk ka drejtësi, nuk ka ligj, kur shikon se ka korrupsion, kur shikon se nuk merr shërbimet nga agjensi të specializuar të qeverisë, atëherë është normale që ai do të zhgënjehet dhe kjo është edhe arsyeja që unë kam ngritur zërin shpesh herë. Sot, shumë qytetarë largohen të dëshpëruar, sepse ka humbur edhe ajo që është më e fundit: shpresa! Mjafton të kujtojmë që 100 mijë qytetarë u larguan drejt Europës dhe 200 mijë aplikuan për vizë amerikane. Ky është zhgënjim për gjithë klasën politike dhe për këtë mazhorancë që po hyn në vitin e tretë të qeverisjes.
Z.Bello.Ju te pakten thoni se Rama ka bere dhe ndonje reforme te mire dhe perpjekje per te ndertuar rregull dhe shtet.Blushi tradheton vehten,sepse nuk gjen asgje te mire ne qeverisjen e Rames.Dhe ti e di me mire se kushdo tjeter perse Blushi heziton te rendit qofte edhe nje arritje te vetme te qeverise!!Eshte nisur per te krijuar Parti te Re.Ju z.Bello dini edhe arsyen e krijimit te nje partie te re majtas prej Blushit!!Arsyeja e thjeshte eshte se pa percarjen e te majtes,sado pak percarje,PD-ja e Salehut dhe Lulzime Bibilushit hyn ne zgjedhje e pa shprese.Blushi kerkon te jete Xhuveli i Ri.
Ky eshte kokra e trapit. Nese Labi dhe Elbasanlliu ja kane hedhe bythes, ky ja ka fut bythes me duart e veta. Hahahaha, çuni I shoferit te Komitetit te Partise se Beratit, koqe komplet.
Foli edhe Zeque I Vicidolit!
Paska bere mire ps-te, qe Marko Bellon e ka lene jashte radheve te saj.Me keto mendime qe paska ky,do shkoi per lesh.Dhija po u nda nga tufa e ha ujku.Marko Bello e mbivlereson vehten me shume se Blushi mendjemadh.Ky Bello na dalka me i mençem se pjesa tjeter e asamblese siç thote edhe vete.
Pianec ordiner jep dhe mendime pale lolo i tos pianecit
Po Ky Bello eshte nje ish dhe nuk ja vlen. Ky ishte nje mbeshtetes I betuar I kumarxhiut Nano.
Fshatar i ardhur je o llacifac Marko qe ke ngel pa post dhe derdellin. Nese je aq i “afte” dil e puno sic bejn te gjith se politika nuk esht biznes.Cfar di te besh ti pervecse te derdellisesh?