Kallëzoi 9 kryeministra, 70-vjeçari i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë: Shkatërruan vendin, çeshtja në Hagë

16 Shkurt 2016, 09:12Kronika TEMA

70 vjeçari, Nikoll Prenga, nuk dorëzohet në betejën e pazakontë me drejtësine që ka nisur prej vitit 2014, duke akuzuar 9 kryeministrat që kanë drejtuar Qeverinë në 25 vite demokraci se kanë shkatërruar pasurinë kombëtare.

I moshuari mirditor është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lartë, ku ka ankimuar vendimin e Prokurorisë që ka pushuar kallzimin e tij,  me argumentin se nuk ka prova, por sipas 70- vjeçarit provat ekzistojnë.

“Janë shpartalluar të gjithë bazat e industrisë, ekonomisë, është shkatërruar jeta e Shqipërisë, është dhunuar, janë masakruar, ka male me varre të cilat nuk dihen nga politika e papërgjegjshme e shtetit shqiptar”, shprehet ai.

70-vjeçari thotë se nuk është i vetëm në këtë betejë dhe se ka marrë  mesazhe nga përkrahës të shumtë.

Ai thotë për Ora News se nuk do të tërhiqet, madje do ta dërgoje çështjen deri në Gjykatën e Hagës:

“Më mirë vonë se kurrë thotë populli. Shpresoj tek drejtësia, kam besim tek Gjykata e Lartë dhe këtë nuk do ta lëshoj deri në Hagë. Me qindra dhe mijëra shqiptarë janë gati të dëshmojnë sepse u ka humbur gjaku, djersa, u është prishur dinjiteti, janë rrugëve, po vdesin njerëzit për bukë, po vdesin fëmijë poshtë urave se nuk kanë strehim, kurse këta bëjnë ahengje”.

Kallzimi i tij u depozitua në Prokurorinë e Përgjithshme në vitin 2014, por pasi u shkqyrtua Prokuroria vendosi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka prova për të vertetuar akuzat e 70-vjeçarit.

Nikoll Prenga ka akuzuar 9 kryeministrat se me mënyrën si kanë drejtuar Qeverinë kanë shkatërruar pasurinë kombëtare.

2 komente në “Kallëzoi 9 kryeministra, 70-vjeçari i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë: Shkatërruan vendin, çeshtja në Hagë”

  1. Rrespekt Nikoll Prenga ,
    ke me shume se gjysmen e shqiptareve mbas ,
    qe mbeshtesin kte akuze vs krimit politike qe shkaterroj perfundimishte shqiperine .
    Mos e ndal kurr kte relexion qytetare ,duke treguar se shqiptaret nuk jane te gjithe padinjitet
    e rrace nga zagaret e beut te anadollit.

  2. nekazace meko says:

    ishalla te denohen felliqesirat qe nuk lene te ngreje koke populli ………………………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje