Top Channel: Pas shkarkimit të Canit mund të qendrojë lobi i industrisë së kromit

16 Shkurt 2016, 19:40Politika TEMA

“Shqipëria, nga një institucion ndërkombëtar dhe nga më me vlerë, merr notë kaluese dhe vlerësim pozitiv”. Kjo ishte dalja e fundit publike e Shkëlqim Canit si ministër i Financave.

Në studion e Top Channel, ai komentoi vlerësimin e “Standard & Poor’s”, që sot mund të shihet edhe si vlerësimi përcjellës për punën e tij dyvjeçare.

Largimi i Canit përkon me disa zhvillime. I pari pritet të mërkurën, kur FMN-ja me gjasë do të firmosë marrëveshjen e radhës me qeverinë. Por shkarkimi i Canit vjen gjithashtu një ditë pas publikimit të një raporti tepër kritik të “Crown Agents”.

“Për periudhën Janar-Mars 2015, në portet e vendit janë importuar 2 milionë litra naftë pa akcizë. Janë konstatuar 120 raste, ku nafta vendase është tregtuar jo në përputhje me ligjin, për një total prej më tepër se 48 mijë litra”, thuhet në raportin e “Crown Agents”.

Ecuria e të ardhurave ka qenë ndoshta pika, në të cilën qeveria është sulmuar më fort, jo vetëm nga opozita, por edhe zëra të tjerë të brendshëm në mazhorancë. Në rrafshin politik, Edi Ramës i është dashur të mbajë mbi veten, koston e akuzave të forta nga opozita për evazion në përmasa të mëdha.

“Vetëm vitin e kaluar iu mori shqiptarëve 1/3-tën e buxhetit për xhepat e tyre. Janë 400 milionë dollarë në Tatime e Dogana, për të cilat doli edhe ‘Crown Agents’ që ua tha sesi bëhej kontrabanda e naftës për një vit”, është shprehur Basha gjatë emisionit “Top Story”.

Por Top Channel ka mësuar se, këto ditë ka pasur edhe zhvillime të tjera jashtë vëmendjes së publikut.

Të hënën, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i është drejtuar me një letër ish-kolegut të tij Cani, ku i kërkon uljen e rentës për industrinë minerare, e cila po përjeton një moment të vështirë, si rezultat i rënies drastike të çmimeve.

Gjiknuri i kërkon Canit të lehtësojë fort këtë industri, e cila për koinçidencë është e përqëndruar pikërisht në zonën elektorale të vet Canit. Por Top Channel ka mësuar me siguri të plotë se, lobi i industrisë nxjerrëse të kromit ka shtuar presionin ndaj qeverisë dhe Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, edhe me mbështetjen e disa deputetëve të mazhorancës, kryesisht nga LSI.

Aleati më i madh i Shkëlqim Canit këto dy vite e gjysmë ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka përshëndetur qëndrimet e ministrit për zbatimin rigoroz të marrëveshjes. Por Cani ka për epror Edi Ramën, idetë “risi” të të cilit, si dhënia me koncesion e TVSH-së, binin ndesh me natyrën konservative tashmë të ish-ministrit të Financave.

Ashtu si në rastin e “Crown Agents”, edhe në projektin e e koncesionit të TVSH-së duket se, profesori 60-vjeçar i Ekonomisë nuk ka qenë aq optimist sa shefi i tij.

A kanë qenë këto zhvillime, ato të cilat përcaktuan fatin e ish-ministrit të Financave? Një gjë është e sigurtë. Në linjën e koncesioneve dhe ideve të tjera inovative të kryeministrit, Arben Ahmetaj do të jetë një ministër Financash shumë më fleksibël.

Top Channel

9 komente në “Top Channel: Pas shkarkimit të Canit mund të qendrojë lobi i industrisë së kromit”

  1. adi says:

    shkurt muhabeti
    topi konfirmon berishen per perplasje te canit me ramen per punen e tvsh.
    cani ishte i vetmi minister qe nuk i perkiste rrethit te rames, rama e mori thjesht se ishte specialist i zoti.
    sa per qendrimin e LSI del e mjafton artikulli i lorenc vangjelit.
    kam pershtypjen se perplasje te medha jane ne horizont.

    1. Saliu says:

      Cani u hoq se nuk i bindej Rames per ato qe ai do te realizoje. Gjate gjithe jetes se tij Cani ka qene shtetar korrekt, i rregullt dhe jashtezakonisht i kujdesshem. Sigurisht ky profil nuk i nevojitet Rames tani qe do ti jape vellai koncensionin e TVSH, privatizimin e Armo apo blerjen nga shteti te godines se Kristal.
      Per keto gjera duhet nje kamikaz i sprovuar.
      Shkurt, paster,qarte

  2. petraq says:

    ekonomistet duhet vetem me argumenta teknike te koordinuara me zhvillimet aktuale mundet te ndihmojne qeverine te drejtoj vendin dhe te mos sjelle pa kenaqesi ne popull.si ne rastin e kerkeses te pa pranuar te canit per uljen e rentes ne minierat e kromit ashtu dhe per mbledhjen e t,v,sh, me koncension ne rast se cani ka kundershtuar atehere e meriton te shkarkohet per arsye se sjell mos kenaqesi ne popull.une pergezoje kryeministrin per keto raste qe ka bere mire qe nuk i ka degjuar canin sepse jo vetem per minierat per uljen e normes se fitimit por edhe per t.v.sh.kemi nje administrate laramane te trasheguar nga p.d. e cila nuk i kryen detyrat ose qe edhe saboton me qellim.me kete rast i beje thirje kryeministrit te beje nje operacion te tille dhe me pensionet e pleqerise te cilat duke i mbajtur ne kete nivel demtojne jo vetem pensionistin por dhe shtetin.te kontrollohet gjendja e mallnabe ne treg me mjetet ne likuid ne dispozicion.per mungese leku ka bllokim tregu,dhe jo vetem kaq por qeveria do fitoje besimin e popullit

  3. topthi says:

    Shume i zgjuar ky Sok. PALLA kr ia fut kot so kau peles.
    Ky minister ishte ai qe kerkonte uljen e rentes se kromit dhe as qe i rruheshe fare per perc percet e nerit apo tjetrit

  4. bolla says:

    Ky Balloshi nuk hoqi dore nga teorite konspirativo-anti-ramisto-pro-kromiste….
    O Balle, kur dona dalsh ne Skype?

  5. hehehehe says:

    Niceli I TCH ka vajtur deri tek kermat e politikes… justifikim i keqqeverisjes mbase?????,,

    Apo mos ndoshta eshte “laj mut me shurre”????,,

  6. Skypisti says:

    Po o Palle teoricieni, me mendt e tua halucinante do merremi…. IHec na thuj kur do postosh ndonji gjo tek Skype ti se ate e qan

  7. A says:

    SHKELQIM CANI ne momentin qe erdhi ne pushtet, ne pozite, si Minister i Financave ne Qeverine me Kryeminister EDI RAMA, me dashjen ose padashjen e mender kryeministrit aktual, duhet qe urgjentisht te kishte bere inventar gjendjen financiare dhe ekonomike te shtetit shqiptar gjate qeverisjes para ardhese me Kryeminister SALI BERISHA dhe Minister i Financave RIDVAN BODE. Ku te nxirrej gjendja reale e gjendjes me fitime, deficite, vjedhje, grabitje, shperdorime, borxhe, tendera, korrupsion qe ka bere qeveria ose ministri i financave para ardhes. Pastaj kjo tu behej e qarte dhe e sakte Kryeministrit te tij, Kuvendit dhe mbare shoqerise se ndergjegjshme shqiptare ndermjet medias. Kjo gje nuk eshte bere sepse te gjitha palet e politikes shqiptare kur jane ne pushtet, ne pozite, kane bere maskarallalliqet pa fund dhe ja mbyllin njera tjetres. Populli ka nje anekdote, kur dy hajdute bejne sikur zihen per te vjedhur njeri tjetrin dhe kur shkon nje i trete, i ndershem me i ndare, ky i treti, ky i ndershmi shikon gjate kohes qe mundohet ti ndaje, ne nje moment te caktuar shikon qe dy hajdutet ne menyre te papritur ndahen vetevetiu duke ikur seicili ne pune te vet. I ndershmi shikon ne menyre te cuditur si ndodhi kjo!!?? Por kur futi doren ne xhepin e xhaketes, vuri re se i kishin vjedhur partofolin me pare dhe me larg shikoj qe dy hajdutett po ndanin paret qe kishte patur partofoli i tij. Kjo eshte politika dhe pushteti i ketyre 25-se vjeteve qe ndodh ne Shqiperi. Pra, nje turi kane, nje nocke derri kane te gjithe politikanet tane te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Tung.

  8. Canisti says:

    e ç’pune ka Cani me kromin ketu, apo Balla-Palla kerkon te heqe vemendjen me marifet nga mosrealizimet si ne dogana ashtu edhe ne tatime???
    Apo duhet ndihmuar me patjeter figura e Canukut si mbrojtes i devotshem i moskoncesionimit te TVSH????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje