A po i bën shantazh një biznesmeni Sali Berisha, për shkak të vajzës së tij?

18 Shkurt 2016, 20:58Politika TEMA

Prej disa javësh Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj biznesmenit Besnik Sulaj.

Deputeti socialist, Taulant Balla, në një fjalim të fortë që ka mbajtur sot në Kuvend, e ka akuzuar Berishën se është duke i bërë shantazh Sulajt, për shkak të vajzës së tij.

“Javën e kaluar u çove këtu për një biznesmen dhe fillove të thoje se ky biznesmeni është kriminel, kryekriminel etj. Zotëri, dokumentat zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti kryeministër konsulente Argita Berishën.

Tani kam një pyetje, a është shpërdorim detyre nga ana jote fakti që ti i bën presion një biznesmeni për shkak se je deputet, nga foltorja e Kuvendit, që biznesmeni të vazhdojë të ketë konsulente vajzën tënde! Kompania quhet “Alpet” dhe paguante 3 mijë euro në muaj konsulencë juridike në zyrën e avokatisë së vajzës tënde.

Pse nuk paska qenë kriminel 8 vjet me rradhë kur bënte konsulencë me zyrën e vajzës tënde dhe u bë kriminel pas qershorit të 2013-tës? Kjo nuk qëndron. Biznesin që ka, atë ndërtesën tek Taiëan-i, atë parkun që ti sulmon kryetarin aktual të Bashkisë, Erion Veliaj, ia ke dhënë ti me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk ja kemi dhënë ne.

Ka një vendim të Këshillit të Ministrave me firmën tënde. Sikurse edhe për ndërtimin e Taiëan-it, Edi Rama ka qenë kundra. Është votuar në këshillin bashkiak dhe ka qenë një aleancë me këshilltarët bashkiak për ta marrë vendimin.

Është e rëndë, që sa herë ti prishesh nëpër pazare, fillon lufta kundër çdo lloj biznesmeni”, tha Balla.

2 komente në “A po i bën shantazh një biznesmeni Sali Berisha, për shkak të vajzës së tij?”

  1. Ardi says:

    More Taulant une nuk di qe Besnik Sula te jete pronar i ALPET me shume sesa je ti psh prandaj shikoji pak letrat pastaj llafosu

  2. ZEN BUTHMUTI says:

    Ky Besnik Sulaj (Leshi) a nuk ka bythe ta hedhe ne gjyq kete MUT?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje