Shërbëtori që kemi president

19 Shkurt 2016, 12:17Politika TEMA

Presidenti Nishani nuk po dekreton emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave dhe Milva Ikonomit në Ministrinë e Ekonomisë ,ndonëse ka dekretuar shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetaj nga ministritë e mëparshme.

Jo zyrtarisht burime pranë Nishanit thanë për gazetën Panorama se presidenti do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj.

Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, thanë burime zyrtare të Presidencës për Panorama.

Këtë praktikë presidenti nuk e ka ndjekur herët e shkuara, siç ishte rasti i Veliajt, Celibashit, apo Naços.

Hezitimi i presidentit vjen në një kohë kur ish-kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër në parlament emërimin e Arben Ahmetajt si Ministër i Financave. Madje i ka kërkuar që të mos e pranojë detyrën dhe të japë dorëheqjen.

Këtij qëllimi duket se po i shërben edhe Nishani, i njohur për shërbimet e ndaj shefit që e emëroi president, shkruan Respublica.

8 komente në “Shërbëtori që kemi president”

  1. Zigur Qarri says:

    Nuk eshte ky rasti i vetem,qe sulmohet Presidenti.Nuk kam lexuar edhe nje
    shkrim qe te lavderohet,por vetem per denigrimin e tij!Presidenti ka
    keshilltare,ka nje staf juridik kur behet fjale per vendimet.Menyra si i trajtojn
    problemet mediat,politikanet,te jep pershtypjen e disa provincialeve
    te mllefosur,qe si qellim kan vetem te nxjerrin kunjin,apo te bejn lojen
    e dikujt qe eshte kundershtari i Presindentit.Kjo sepse nuk cilesohen
    kompetencat juridike te Presidentit,por vetem kundershtimi i aktit te tij,
    qe duhet te perputhet patjeter me deshiren e disave.Keta nuk jan sulme
    ndaj Nishanit,por sulme institucionale,qe çorodit njeriun e thjeshte,e edukon
    me mosbindje, kundershti,konfliktual,me anarki ligjore dhe sociale.

    1. Ivani i madh says:

      O zotri po Nishan sipas teje kur e beje administrata eshte hu gardhi. Atehere
      pse thuhet me vendim te presidentit kur mund te thuhet me vendim te presidence. Dhe ce duam kete lolo qe po zvendeson doganieret ne airoport per te pritur e percielle udhetaret.

      1. Zigur Qarri says:

        Po mor Zoteri po,por ka nje hiearki institucionale,dhe nese kjo nuk rrespektohet,
        rrezikon anarkia.Femija 15 vjeç godet mesuesin,kundravajtesi Policin,djali Babain….
        Boll,u ngopem me akuza dhe kunderakuza,por pa vene aspak para pergjegjesise
        ligjore fajtorin!Dhe kjo menyre e te zgjidhrit te problemeve,rreflektohet edhe tek
        njerezit e thjeshte.PD thote zgjedhje te reja(kur tani sa humben),ti permbysim,
        keta te PS akuzojn per akte kundraligjore vetem ne Parlament!Partia mbi shtetin!

    2. albaniafirst says:

      Po mor Zigur, drejt e ke ti, por ama per president prej tamami. Jari jone I pret urdherat nga Berisha. Shkoi ne aeroport qe te prese nje minister te jashtem si Kerry duke bere lemsh protokollin dhe duke na bere qesharak ne syte e mbare botes. Ky s’eshte president, por nje hajvan me kollare. Mjere ne ke kemi ne karriken e presidentit.

      1. aron says:

        Ju mund ta shani sa të doni presidentin, sepse ju është bërë nevojë shpirtërore sharja, por arsyeja që këtu paraqitet është mjaftë bindëse. Por pa dashur të hyjë në analiza, ç’do njeri normal besoj e ka të qartë që të punosh nën trysninë e dy të marrëve si Berisha dhe Rama, është një fatkeqësi e lemerishme, të cilën nuk mund t’ja urosh askujt. Zoti President, ju nuk jeni as më i miri, por sidomos as më i keqi shqiptar në atë vënd pune, të zuri e keqja, hiqe osh sa të mbarosh mandatin, pa këtu vetëm për një punë të qetë dhe të ndershme nuk ka vënd.

      2. Zigur Qarri says:

        Keto jan kapacitet tona njerzore dhe intelektuale.Nuk besoj se je
        dakord te marrim nje President hua?

        1. dfg says:

          Me mire DJEPI BOSH se SHEJTANI brenda!
          Sikur edhe 1% te punes qe bente dikur Osman Gazepi te kish bere ky gjytyrym,do te ishte mire!
          E ka pare perendia,prandaj e ka lene gjytyrym nga trute dhe nga krahet!

  2. lelegu says:

    Ca pritet nga nje sakat?!!?! Nishani eshte nje cope idioti militant pa pike dinjiteti. Vatikars fare. President bajge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje