Për shumë shqiptarë të interesuar për teatrin dhe muzikën në Austri Federik Mirdita ishte një trashëgimtar i denjë i famës së aktorit Aleksandër Mojsiut. Siç njoftojnë mediumet austriake Mirdita vdiq të enjten në moshën 85-vjeçare, pas një karriere të bujshme si regjisor.
Ai u lind më 26 janar 1931 në Tiranë, u rrit në Graz dhe studioi në Vjenë për teatër, psikologji dhe histori arti. Përvojat e para teatrale i mori në vitet 50-të në skenat e teatrit të bodrumeve në Vjenë, më 1955 Mirdita u bë drejtues i shfaqjeve të mbrëmjes dhe asistent i Herbert von Karajanit në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vijim Mirdita, siç njofton portali nachrichten.de, punoi si regjisor i pavarur në opera dhe teatro në tërë hapësirën gjermanofono. Mes viteve 1964-67 ishte regjisor në Braunschweig të Gjermanisë dhe pastaj drejtor opere në Linz të Austrisë.
Karrierën e tij Federik Mirdita e vazhdoi e vazhdoi edhe në skenën ndërkombëtare me shfaqje, mes tjerash, në Amsterdam, Buenos Aires, New York dhe San Francisco. Në vitin 1981 u bë intendant (drejtor) i teatrit të Salzburgut. Në këtë post qëndroi deri në vitin 1986. Sipas portalit nachrichten.at projektet novatore të Mirditës sollën një atmosferë të freskët në teatrin e Salzburgut, qytetit të Mozartit. Por, kuptohet, kishte edhe rezistencë nga ana e publikut. «Për mua ishte një eksperiment», kishte thënë Mirdita duke përshkruar punën e tij në Salzburg, ku me projektet e tij ishte përpjekur të kalojë kufijtë e teatrit provincial. Federik Mirdita ishte i pari regjisor austriak që më 1996 inskenoi në teatrin e famshëm të Moskës Bolshoj. Mirdita ishte regjisor i mbi 180 shfaqjeve. Revista gjermane «Der Spiegel» e kishte përshkruaj Mirditën si «kokëforti jashtëzakonisht i aftë». Ai më së shpeshti e kishte vënë në skenë operën «La Clemenza di Tito» të Mozartit. /Dialogplus.ch/
R.I.P Federik Mirdita
Si shume te tjer , endra fillon gjithmon ne kte qytet te Arti-t e Kultures ,
qe i terhoqi si me magji ata shqiptare te vertete.
Ne Graz ne universitetet e tij dhe Theatrin e Operan e fameshme ,
jan ulur shume shqiptare te famshmen ´vec Federik-ut i madhi Lasgush .
Nuk ishte komunist ,prandaj asnje here shtypi i albanistanit nuk e permendi e asnje président nuk e nderoj! Emri i tij edhe kultura e tij nuk do kishin ndihmuar shkelqimin e Shqiperise e kombit shqiptar ne bote’ po vetem do kishin zbeh kulturen e ‘élites’ te kryefshatit albanistanez,prandaj kur nuk u ftu as kujtu per se gjalli!
Pffff, cdo komb tjeter do ishte krenuar me kete maestro me gjak shqiptar!