Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më, hapësirat publike i kthehen qytetarëve

25 Shkurt 2016, 13:34Sociale TEMA
Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve, pohon se rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në një postimi në statusin e tij ne Facebook shprehet: “Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më! I hapim rrugë  shesheve, fëmijëve e të moshuarve në çdo lagje! Skuadrat e Bashkise se Tiranës lërojnë përditë territore e sheshe të zaptuara në çdo lagje të qytetit. #‎HapesiraPublike #‎QytetPerNjerezit”.

Veliaj sjell në postimin e tij imazhe nga puna e sotme e punonjësve të Bashkisë së Tiranës në çlirimin e hapësirave publike.

4 komente në “Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më, hapësirat publike i kthehen qytetarëve”

  1. Nje shqiptar says:

    Ju lumshin duart. Vetem keshtu, duke ruajtur dhe respektuar pronen dhe hapesirat e te gjitheve, do te keni besimin dhe bekimin e tere popullit.

  2. tfgs1 says:

    po i ”forti” shtet qe ka grabitur ose nuk u kthen pasurine qytetareve te tij,si mund te citohet…….!!!???
    shtet bourdelo!

  3. miri shkodra says:

    Qelbet Shkodra . Kur do te vije shteti qe presim si qyqja veren ?

  4. Pani says:

    Shume mire, perballe ekonomikut pjese e parkut po ngrihet 13 kateshi i Zamirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje