Hashim Thaçi "nuk eshtë imun" ndaj ndjekjes nga Gjykata Speciale

4 Mars 2016, 19:10Rajoni TEMA
Hashim Thaçi "nuk eshtë imun" ndaj ndjekjes nga Gjykata

David Schwendiman, kryeprokurori i Gjykatës së re Speciale të Kosovës për krime lufte, tha se zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit nuk i jep atij imunitet nga ndjekja penale.

Schwendiman, kryeprokurori në gjykatën e re që po ngrihet për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, tha për BIRN të premten se askush nuk kishte imunitet për të mos u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Ne mund të përsërisim thjesht se, sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka amnisti për asnjë për shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare,” tha Schwendiman kur u pyet në lidhje me Thaçin.

“Kjo është bërë e qartë edhe në ligjin për Dhomat Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar që u miratua nga parlamenti i Kosovës,” shtoi ai.

Schwendiman ishte kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hulumtuese të BE-së, SITF, e cila është marrë me shqyrtimin e pretendimeve në një raport të Këshillit të Evropës në lidhje me krimet e pretenduara se janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së.

Raporti i vitit 2011 nga Këshilli i Evropës pretendon se luftëtarët e UÇK-së kryen krime kundër civilëve ku përfshihen rrëmbime, tortura dhe trafik organesh.

Raporti përfshin gjithashtu Thaçin, i cili ishte kreu politik i UÇK-së gjatë konfliktit të saj të armatosur me forcat serbe.

Thaçi, i cili u zgjodh president nga parlamenti i Kosovës në fundjavë, ka mohuar me vendosmëri çdo akuzë.

Schwendiman tha se hetimet e SITF-it po vazhdojnë ende, por mohoi të japë ndonjë koment mbi detaje specifike.

Gjykata e re, e cila zyrtarisht quhet Dhomat Speciale të Kosovës, do të ngrihet në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë.

Gjykata, e cila përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtare, do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës. Kjo nënkupton se ajo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë kombëtare kosovare që administron drejtësi jashtë Kosovës.

Ajo pritet të fillojë punën e saj më vonë këtë vit.

1 komente në “Hashim Thaçi “nuk eshtë imun” ndaj ndjekjes nga Gjykata Speciale”

  1. Politikani Injorant says:

    Po po Ne Shqipetaret jemi “Fajtor”::MOR Zoterinje te Kurves Europe,ne Jemi “Fajtore” PSE JEMI SHqipetare..
    1-Po per Serbine Kur do te na Hapni Gjykatat???Apo ata jane Vellezerit e Ariut Russe,dhe kur Nxjerre Dhembet Ariu Russe Europa
    Tkurret dhe Vrapone ti lepije Bythene Carit Russ???
    “-Kjo lloje Gjykate eshte Shperblimi qe po i bene VETES “Politikani” Hashim Thaci…..pra Shkurt do te Denohen me ose pa te Drejte
    te gjithe Drejtuesit e Luftes per Liri ne Kosove..dhe akoma ne Shqiperi….kjo eshte nje Pregatitje per ta Kthyer Kosoven ne Serbi
    kete e ka bere Qeveria e Thacit me Projektin e @ Zajdenices…Autonomi per Komunat Serbe Brenda Kosoves..the dhjefsha Politikanet si Thaci
    Mustafa dhe gjithe soj e sorollopi i tyre…..Duke u Treguar si “Interlekutore” DHE Politikane te “Moderuar”::JA KENI “Futur” Thiken Kosoves dhe Shqiperise…koha duket se po Punon per Serbet….Fuqizimi i Rusise u jepe Krahe Serbeve…
    Po Shqipetaret ku jane??????????Po shqyejne njeri-tjetrin..me Bomba…Tymese..veze domate..dhe ne funde do tu mbetet ne Dore”Trongelli”::

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje