Andi Bushati: Linçimi i Blushit, i frikshëm. Të kujtohen kohët kur Berisha nxirrte me dhunë nga salla Selamin

5 Mars 2016, 20:08Blog TEMA

Nga Andi Bushati

 

Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të partisë së tij në Elbasan e ka çuar në shkallën e fundit të degradimit, debatin që ky kritik i Ramës po mundohet të mbajë ndezur brenda forcës së tij politike.

Ai nuk ka të bëjë më, me zbatimin apo jo të statutit, me të drejtën për të konkuruar apo për tu zgjedhur, me lirinë për të kritikuar qeverinë apo për tu sjellë si dordolec i saj.

Ato pamje, tashmë gjerësisht të transmetuara nga mediat online (shiko videot në rubrikën lajme të Lapsi.al) janë turpi i një force politike që deri më tani është konsideruar si më demokratikja në vend. Sepse ato sanksonojnë një erë të re: atë të mbylljes së gojës me dhunë, deri më tani të paparë dhe të padëgjuar në PS.

Gjithkush që ka parë videot e Elbasanit ka të drejtë të ndihet i shqetësuar. Dhe pavarësisht se propaganda e qeverisë është munduar që me zë të zbehtë ti hedhë pak ujë zjarritë të skandalit që ka ndezur vetë, vështirë që dikush ti besojë alibitë e saj.

Njerëzit e Edi Ramës sot po thonë se vetë lideri e lejoi që Blushi të fliste në atë sallë të ndërkryer, megjithëse ai e dinte mirë se ai do ta kritikone atë. Ata po tregojnë se Rama u bëri thirrje “bishave” të tij të qetësoheshin, ndërsa Beni po ecte vetë drejt podiumit të mbledhjes. Ata madje po rrëfejnë liderin zemërgjerë, që i vuri në dispozicion gardën e tij personale, për ta mbrojtur Blushin nga ata që donin ta godisnin edhe fizikisht.

Por, pas të gjitha këtyre argumenteve të çala lind një pyetje: Nga e mbrojti Rama kundërshtarin e vet, nga partia së cilës i takon dhe nga militantët e saj?

Ç’heroizëm bëri që i dha fjalën në atë organizatë ku njerzit duhet të qenë vullnetarisht të bashkuar mbi principin më minimal: të thonë të lirë mendimin e tyre?

Po nëse i dha fjalën, pse regjia qëndrore ia preu atë të gjitha tevevizioneve si në kohët më të errëta të demokracisë shqiptare?

Po nëse i bëri shenjë turmave të ulnin gjakrat, nga kush po i qetësonte ata kamikazë të blerë me emërtime në poste publike?

Po nëse vuri badigardët e tij personalë, që të ruanin kokën e Blushit, si i përgjigjet pyetjes që njrëz të dhunshëm ishin futur në tubimin e familjes së tij politike?

Të gjitha këto pyetje retorike e nxjerrin në shesh se kush është përgjegjës për dhunën ndaj Blushit dhe kush e nxit mendësinë e asgjesimit brutalisht të zërave që flasin ndryshe.

Për këtë nuk ka asnjë diskutim. Ashtu sikur nuk ka më debat se si po degradon demokracia dhe mendimi i lirë në partinë më të madhe në vend.

Por, problemi këtu nuk është aq tek PS-ja, sesa tek refleksi që ajo po rezaton mbi krejt shoqërinë shqiptare.

Sinjalet janë të këqia.

Pamjet e dhunës ndaj Blushit në Elbasan, të gjithë atyre që kanë ndjekur politikën 25 vjeçare, i ndjellin kujtimet më të errëta.

Ato të kujtojnë linçimin publik që iu bë mocionistëve me në krye Gramoz Pashkon, në vitin ’92, vetëm disa muaj pasi Berisha kishte fituar pushtetin.

Ato të kujtojnë nxjerjen përdhunisht nga salla të Eduart Selamit, pas humbjes së referendumit në fillim të vitit ‘95, vetëm se ai kish guxuar të mendonte ndryshe nga udhëheqësi i pagabueshëm.

Të gjithë e dimë seç kohë qe ajo. Një shoqëri me liderin e opozitës në burg, me zgjedhje që u vodhën, me politikanë që u masakruan në shesh dhe me piramida që shpërthyen për të djegur gjithçka.

Pikërisht për këtë, pamjet sallës së Elbasanit janë shqetësuese.

Jo për fatin personal të Ben Blushit. As për demokracinë e brendëshme të partisë së tij.

Por, për të gjithë ne që po na evokohet një “deja vu” e llahtarshme.

Lapsi.al

27 komente në “Andi Bushati: Linçimi i Blushit, i frikshëm. Të kujtohen kohët kur Berisha nxirrte me dhunë nga salla Selamin”

  1. england says:

    Ik or Bushter se ngele duke shpifur sic dini ju rraca e gazetareve te beni me mire,po pse more djali Mehdiut kur dikush qe nuk eshte kujtuar pergjate gjithe kohes te shkoje prane elektoratit qe e zgjodhi,por shkon vetem per ti marre votat per tu bere kryetar partie,si mendon ti se do pritet si hero?Kur dikush (kuptohet qe dikushi eshte Blushi) ofendon te pranishmit me fjale banale sepse keta te fundit nuk jane dakord me cfare thote Blushi si tjeter mund te pritet?Kur dikush qe I shkon kundra partise se tij per cdo gje,kundra kolegeve te tij ne cdo situate,dhe pro kampit kundershtar,si mund ta presin ata qe e zgjodhen me brohoritje dhe duartokritje?
    Nese ti Bushter do ti kuptoje ata njerez qe I dolen kundra Blushit,thjesht duhet te pranoje sjelljen e tyre,sepse ata marrin vendimet,me vote te ngrene lart,po me vote kane te drejte te heqin nga postet qe mban.
    Por ti Bushter nuk te rruhet as per Blushin,dhe as per PS-ne ty te intereson te fuseah ndonje lek me pacavuret qe shkruan,gazetar medioker.

    1. Anti-Diktatoriali says:

      Do ngelet nje Njolle e Zeze ne historine e PS.
      Do Hyje ne HISTORI, si “PLENIUMI I ELBASANIT”
      Ashtu si ata ne vitet 1972-77.
      Dhe kur ???!
      Me 2016!!

    2. zef says:

      Po si guxon ti more Bushat te kritikosh (KRIETARIN PIKTOR VIZATUES
      SHUME NGJYRESH) te gjith mund ti kritikosh PS,PD,LSI, BERISH-BISH,
      MET-HAJDUT etj, etj,, POOOOOOOR Krietarin joooooooooooooooo
      nuk mund ta kritikosh,,,sepse krietari eshte rilindas dhe i padiskutueshem.

      Ja ku i ke komentuesit FRESHISTE qe te replikojne me argumenta te
      mesuara ne fshatin plug te lushnjes aty ku krietari shperndan testerat
      e partise me konen Erjon dhe tallallin Taulant qe i kendonte xhaxhit
      Enver.

      O Bushat e ke gabim,,, mos fol keshtu se e kemi cun tirone dhe ka horizont
      shume ngjyresh a i ke pare vizatimet, edhe Henri cilit i pelqejne shume.

    3. Hysni Dajaku says:

      Epopeja e Rilindareve

      Iken tre vjet si “Rilindas”
      Nuk u pan se nga van
      Mblodhem leket e dritave
      Tham se bem hatane
      Kush po tregohej trim
      Dhe faturen injoroi
      E morem e plasem Brenda
      Dhe me jete e pagoi
      Ndertuam shtet te vertet
      Vetem ligj e drejtesi
      Ndonje deputet me raste
      Dhe plagos ndonje njeri
      Vjedh Kocua ndonje lek
      Po hallall le ti ket
      S’eshte I pari as I fundit
      Kush u ngop ne kete jete
      Ne Rromes te Mallkastres
      Prishi ndertesen Zydiu
      Ne Tiran posht diges
      Nje pallat I “zi” na mbiu
      “Rilindasi” madh ka thene
      Se ,”do bejme histori”
      Gjith “Rilindaret” e tjere
      Vepruan njelloj si ai
      Secili sipas rradakes
      Ju perveshen historise
      Andej matan Berisha
      I shan nga robte shpise
      Gjith ajo “Rilindje” madhe
      Me burra mendimtar
      U kthye ne qymec
      Me kendezin kryetar
      I la burrat mbas dore
      Edhe grave ju pervesh
      Loz e qesh e bej qyfyre
      Edhe buza vesh me vesh
      Krye Rilindari madh
      Zuri vendin e kaposhit
      Ia prishen biogarfine
      Ata “djemte e Oroshit”
      Se duruan emancipimin
      “Bajraktaret”e Veriut
      U mlodhen ne kuvend
      Kundra “Edi Faqeziut”
      I zbythen grat nga lista
      Shkuan vet ne kuvend
      Ashtu si u kishte hije
      Taman si burra me mend
      Ata burrat e Malecise
      U mblodhen e lidhen besen
      Than :”do bejme histori”
      Ose fare do e dhjesen
      Moren si keshilltar
      Krye Priftin, Tritan
      Ben nje plan te madh
      Sikur do benin hatan
      Dhe sipas mendjes tyre
      Si e nisen e bitisen
      U mberthyen fyt a fyt
      Ne fund ,bythen e grisen
      “Kryerilindari “madh
      Vazhdon te beje histori
      Duke I marr fukarenjte
      Edhe rrjepur nji nga nji
      Kjo pune nuk behej
      Me Profesor e Doktore
      Ndaj me kujdes te madh
      Mblodhi njerzit pa shkolle
      Ai, jepte direktiva
      Te tjeret vetem zbatonin
      As pyesnin,as flisnin
      Vetem rrinin e degjonin
      Saliu ndaloi skafet
      Ne det mos te lundronin
      Rilindari nuk lejoj
      Mbi toke te ndertonin
      Udheheqesi madh me nam
      Shtat pune njeheresh ben
      Mendon,flet e pikturon
      I firmose letrat me kembe
      Per shoket e Kabinetit
      Nuk eshte suprize fare
      Ai eshte “izhderha”
      Can detin pa kamerdare
      Kryerilindasi kur flet
      Me nje dore vizaton
      Me tjetren krruan bythen
      Nje sy I fle,nje sy shikon
      Me nje vesh degjon ankesat
      Me tjetrin degjon muzike
      Me hunden ne tavoline
      Dy -tre viza I rrufit
      Ne kembe s’mban corape
      Ne mes gishtave nje laps
      Me te firmoste shkresat
      Tjetren ne tok e perplas
      Punon me kembe e duar
      Si oktapodh eshte bere
      Ai vetem pa ndihme
      Mbulon ministrat e tere
      Ka dhe keshilltar te huaj
      I japin vetem mendime
      Ata vec sa I marrin leket
      Por nuk marrin vendime
      Gjith punen e Kabinetit
      E ben Krye Rilindari
      I meson dhe si te flasin
      Si I zoti dhe gomari
      U venit vrulli fillimit
      Eskursione me Qeverrine
      Edhe selfie-t jave me jave
      Per te treguar freskine
      Pasi iku viti mjaltit
      Me batuta,kapardisje
      Pendet ran nje nga nje
      Filloi dhe nga nje krisje
      Ne “Qymecin e Rilindjes”
      Me zockat eKryetarit
      Filluan te mungonit vezet
      Me keq se atij te parit
      Kryetari ,gjithe pulat
      Edhe ne preher I mbante
      Numeronte vezet vet
      Njeri s’linte qe ti hante
      Dicka e cuditeshme ndodhi
      Punonte mire “Hanxhiu”
      Por ne fund behej bilanci
      Dilte njelloj si Saliu
      Kllocke,na ishte Cani
      Po ja qe s’dilte hesapi
      U merzit Krye Rilindasi
      Dhe prej veshi,na e kapi
      O!me gjej te gjitha vezet
      Si I kerkon llogaria
      Ose shporru nga qymeci
      Lere vetem ,zockat e mija
      Kryetar!I ke zocka
      S’jan pula qe bejne vez
      Shfajesohej “kllocke Cani”
      Duke qare ne qymec
      Ore ler justifikimet
      Me mblidh vezet ku jan
      Duhet te pjellin patjeter
      Me gjith kete mut qe han
      Cani po mblidhte vezet
      Nje ketu e nje atje
      Kur I than je I shkakruar
      I theu te gjitha perdhe
      Ato pak vez qe ngelen
      Ran ne xhep te demokratit
      Qe ne kulmin e inatit
      Ia verviti “shalegjatit”
      Udheheqesi, I tha gardes
      Per vezet qe fluturonin
      Ti prisnin neper cadra
      Me kujdes mos I demtonin
      Demokratet e mesuar
      Me te prishur ,shkaterruar
      I ben copa-copa vezet
      Si kriminle te mallkuar
      Deputetet e “Rilindjes”
      Qellojne vetem me kobure
      Deputet e Saliut
      Fshehin vezet ne poture
      Ato “pulat” e Rilindjes
      Mezi bejne nje vez ne vit
      Kurse “Grifshat” e Saliut
      Me vez ti plasin syt
      Nga ndodhin keto gjera
      Tani qe eshte kongresi
      Nuk te le rehat as Blushi
      Kerkon te na e dhjesi
      Mire qe eshte shoku Balla
      Edhe Bracja I Erjonit
      Kur I ndersen Kryetari
      Lehin si qen maj ballkonit
      Karvani I zagareve
      Ecen edhe nuk ndalon
      ‘Qente”vazhdojne te lehin
      Po ku pjerth Partia jone
      Ne mezi e bem PS-ne
      Ashtu si e donte Zoti
      Blushi do qiqra ne hell
      Del e flet kot se koti
      Jo! s”paska demokraci
      Jo !eshte bere Partia mut
      Jo, po nuk zbatohen nenet
      Qe jan shkruar ne statut
      Te mbledhesh leket e dritave
      Te besh koalicion me Meten
      Dhe pse I do qefi Blushi-t
      Ne fund te lesh stafeten??
      Kan tru, keta derdimen
      Kerkojne zgjedhje ne parti
      Kur cdo gje ecen vaj
      Te ankohet sgjen njeri?
      Cfare duan keta balashe
      Te lem Rilindjen ne mes
      Te mbetemi pa kriminele
      Dhe pa zockat ne qymec?
      Karrieristet e mutit
      I prishin pune Kryetarit
      Me mire shkelim statutin
      Edhe ham dengun e barit
      Nuk ua lem ne Partine
      Atyre qe lehin si qen
      Kur kemi zagaret tane
      Kuisin mbasi kan ngren
      Qente te lehin jasht qymecit
      Me Rilindjen nuk kan pune
      Kush s’eshte ne grupin tone
      Te rri urte mos na haj mun
      Pak se po sakrifikojme
      Me tendera e me para
      Po ham dynjan nga vuajtiet
      Po mbajme Meten ne krah
      Po te jet per Kryetar
      Gati eshte Erion Velija
      S’do marrim mend nga Blushi
      Edhe nga kulture e tija
      Po heqim te “zit e ullirit”
      Po durojme cdo kriminel
      Kemi manget edhe Blushin
      Qe mbahet si me vlere
      “Ik ere pirdhu tutje
      Po deshe bej Parti tjeter
      Se je bere edhe ti
      Tamam si xhaket e vjeter”
      Mos na detyro neve
      Te bejme nje Parti te re
      Dhe mos te lem asnje vote
      Qe te bjeri ne mberdhe
      Te beje Edi nje Parti
      Ashtu si e beri ne fillim
      Ti Blush edhe te tjeret
      Te futeni ,s’gjeni vrime.
      Beni shyqyr qe s’do
      Se I vjen keq per PS-ne
      Ndaj mos e merzisni shume
      Se do u nxjerri ate “gjene”
      Ai bashk me Erion Veline
      Krijojne nje Parti tjeter
      Dhe u mundin te gjith juve
      Qe jeni “garda” e vjeter.
      Vetem se jan zemer mire
      Mendojne per shqiperine
      Po ju nuk I meritoni
      Keta dy djem te rinje
      Dhe ne bejne ndonje leke
      Nga halli po e bejne
      Se po na cani bythen
      Te drejten dot se gjejme
      Degjoni kur flet Pandi
      Eshte shoke me”kokederr”
      Eshte I vetmi “Karafil”
      Qe cel ne ate ferr
      Edhe Profesor Pellumbi
      Qe duket tamam si Buf
      Rri e rri ,ama kur flet
      E keput ndonje “mufk”
      Nanua ish ,ai qe ish
      Na la mbas nja dy balash
      Po keta qe solli Rama
      Nuk I mat, meter e pash
      Nanua I shkret I zgjodhi
      Andej lart nga Veriu
      S’gjente dot burra te mire
      Se ja “shkerrmoqte” Saliu
      Eksperimentin e Nano-s
      Rilindja e beri realitet
      Ne mal e ne cdo fushe
      Ne liqen edhe ne det
      E perhapi ane e mban
      Nga Jugu ne Veri
      I zgjodhi trimat me nam
      Nuk pyeti per biografi
      O do bejme histori
      O do na marr Historia
      Deklaroi me zjarr Lideri
      Por na morri perrupia
      Vetem delet nuk votojne
      Per “Kendezin” kryetar
      Mes shpezeve dhe kafsheve
      Pushteti eshte I ndar
      Ne nje krah jan mbledhur
      Zogj ,pula,bufa, kendez
      Kanerina,e skiftera
      Bere bashk ne nje qymec
      Berisha po rri mbas deres
      Kemben me miell ka lyer
      Si pune e ujkut po pret
      Shqiptaret per ti genjyer
      U flet me passion te madh
      Nuk jam Ai qe kam qene
      Hap gojen nga dritaria
      U tregon se nuk ka dhembe
      U thot ,po fitoi prap
      Asnje nuk do kafshoj
      Kush ka ndonje dyshim
      Dhe nje here le te votoje
      Keq,” horozet” e Rilindjes
      Keq me ujkun Demokrat
      S’kan cbejne shqiptaret
      Kete rrac e paten per fat

    4. Zeus says:

      Pas kesaj qe ndodhi me vjen TURP qe kam qene dhe kam votuar per 25 vjet per PS-ne!
      Edi Rama e ka shkaterruar PS-ne si parti duke e kthyer ne prone private!
      Ketu do perfundonte degradimi i partive te ashtuquajtura politike ne sistemin SHKERDHATOKRACI kapitaliste!
      Ja pra pse e kerkojne gjithnje e me shume shqiptaret ENVER HOXHEN!

      1. s.h. says:

        … o zeus me koke poshte ….po pse nuk e di ti, qe partite kete pune kane …blushi llap, ata shajne , kryetari degjon … ec e shtyju para ….

    5. Anton says:

      Populli e urren Blushin per veprimarine e tij anti-PS. Kjo veprimtari con uje tek Berisha. Eshte e thjeshte. Ketu nuk behet fjale per doktor rrumpallen qe vinte vetem UDB-ista ne krye. Ketu eshte lincim nga poshte. Populli (1 milion votat) jane me PS-ne per nje qellim: PS po ben Shqiperine. Nuk mund te krahasohet Edi Rama me Sali Pashe Toptanin (UDB-ashin) qe vrau, pushoj, perdhunoj, vodhi dhe shiti Shqiperine. Mos coni uje tek UDB-beja. Vetem PS eshte patriote dhe per vendin dhe popullin. Prandaj mbylle ate vrime keku or tij Bushati pi shkodre. Yt ate me shoke dhe ky UDB-isti LINCUAN e jo Edi Rama.

    6. shqiptar i lodhur nga injoranca e popullit te vet says:

      Popull me shkerdhate nuk gjendet ne Europe.
      Historikisht i kemi merituar dhe i meritojme banditet e pushtetit.
      Nuk shpjegohet ndryshe nostalgjia per “Enver”-et.
      Qija Nenat te te thone Baba………..

    7. fllad says:

      krimb gjirizesh nuk ja vlen te te komentoj , vetem te te them qe je krimb haleje

  2. EPS says:

    Mos ki merak o nipi partise,nuk behet PS-ja si partia e dr.rrumpalles edhe sikur te doje.

    1. Zeus says:

      Pas kesaj qe ndodhi me vjen TURP qe kam qene dhe kam votuar per 25 vjet per PS-ne!
      Edi Rama e ka shkaterruar PS-ne si parti duke e kthyer ne prone private!
      Ketu do perfundonte degradimi i partive te ashtuquajtura politike ne sistemin SHKERDHATOKRACI kapitaliste!
      Ja pra pse e kerkojne gjithnje e me shume shqiptaret ENVER HOXHEN!

  3. naftetari says:

    Po shko more hanalist ca lncimi flete ku ishte blushi ne zgjedhjet lokale apo po shkruante liber e di ti qe kur ka marre mandatin ska shkelur me ne zone dhe tani del si kofil pas te vjelave dhe aq e kishte pak duhet ta kishin nxjerre me shkelma jashte kete demagog .

    1. Zeus says:

      Pas kesaj qe ndodhi me vjen TURP qe kam qene dhe kam votuar per 25 vjet per PS-ne!
      Edi Rama e ka shkaterruar PS-ne si parti duke e kthyer ne prone private!
      Ketu do perfundonte degradimi i partive te ashtuquajtura politike ne sistemin SHKERDHATOKRACI kapitaliste!
      Ja pra pse e kerkojne gjithnje e me shume shqiptaret ENVER HOXHEN!

      1. mira says:

        te me shkonte medja se mbas 25 vjetesh do na dukej Enveri lule… ja keta qelbesira po na e bejne !!!!!!!!!!!!!!!MAJTAS -DJATHTAS, KUQ E BLU, VIOLET E MAVI QE MAVI U SHKOFTE JETA ME TE GJITHE CFARE KANE !!!!!!!!!!!

        ps vjersha e Hysni Dajakut , pak e limuar ne forme, por do te ishte e denje te botohej nga gazeta

  4. Athinasi says:

    Po.Plotësisht dakord Andi!Këtu po shkohet drejt centralizmit,po shkohet me shpejtësi drejt greminës,po instalohet një parti dhe qeverisje e diktatit autoritarist dhe të dhunshëm..Kjo është rrëshqitje në diktaturë…Një parti dhe qeveri që nuk ka asnjë plan konkret ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe kolapsi ekonomik dhe shoqëror..përdor mjetet ..(njerëzit mish për top…)si mjete të dhunës dhe forcës..për të fshehur dobësinë qeverisëse…Për të fshehur korrupsionin,dhe rënien e thellë ekonomike..Prandaj Rama ,si kryetar i partisë është përgjegjësi nr.1 i gjendjes kaotike,dhe krizës shoqërore në vend..Ai po kriminalizon me mjete të ulëta shoqërinë..e cila ka shpresuar në një kohë të re…PS…mbahet si parti e hapur dhe që pranon idetë e kundërta…por nuk po e shikojmë të ndodhi diçka e tillë realisht…PS=Dhunë psikologjike,fizike,=terror dhe torturë…Rama mund të fitojë pa konkurencë përsëri kreun e partisë socialiste por nuk ka për ta mbjtur dot pushtetin politik..Asnjëherë nuk ka shkuar gjatë mbjtja e tij me dhunë..!Një analizë e shkëlqyer ..bravo Andi!

  5. qytetari B says:

    Ore, por çfare muetsh gazetare e analiste jeni ju qe beni keto pershkrime, o Andi Bushati. Si e krahason me kohen e Berishes kur Blushit ç’i vjen nga bytha e thote nga goja dhe nuk e ndalon njeri. Se njerezit ne salle e fishkellijne dhe i kerkojne llogari se u ka humbur, faji eshte i Rames? Duhet te jeshe idiote me kete gjykim qe ben ti Blushi ka kaq vjet qe flet dhe vepron kundra ps dhe s’e ka gjetur gje. Te ishte ne nje parti tjeter, kushdo qofte do ta kishin marre me shqelma dhe bile do ti kishin thyer dhe turinjte e Kastriotit. Aa, se do me pahir te behet kryetar partie dhe ka dhe ju anal-stat me vete, eshte tjeter pune. Jeni bere bashibozuke, por u ka pjelle mushka e Saliut dhe vazhdoni te trumbetoni si u do qejfi. Ju e doni rremuje Shqiperine qe te sundoni ashtu si keni bere deri tani. Nuk besoj tu a falin njerezit kete menxyre qe po u sillni dhe kush ju, ishit dje dhe sot, ti e xha Saliu, bashke me ishit e tjere. Ju kerkoni demokraci , liri apo anarshi?! Ju jeni per anarshine se vetem ajo u mba ne kembe si deri me sot dhe ne emer te lirise qe s’u ka munguar kurre sidomos keto tre vjet. Juve ju kane plasur syte e mendjes dhe nuk ndriçohi me dot . Ku eshte frika? Frika eshte tek ju qe e keni çfrytezuar keto 20 e ca vjet dhe birbiloni si u do qejfi. Qani hallin e popullit ju plehra gazetare si ti dhe shoket e tu, kacidhe te sistemit te vjeter qe vazhdoni te sundoni.

  6. Jimi says:

    Bushat nuk i lexoj shkrimet e tua per 1000 e 1 aresye, te cilat i kam komentuar ne komentet e mepareshme. Njera qe me duket me e qenesishme Ato, shkrimet e tua duket sikur pershkohen nga nje hakmarrje e verber bizantine ndaj Rames dhe partise qe ai drejton!?
    Lexova vetem titullin e shkrimit dhe me vete thashe! Ky eshte budalla apo do e ben? Se paku ne te gjithe e pame aq sa shfaqen ne media se cfare ndodhi ne Elbasan. Krahasimi diabolik i terrorit te berishes me te vetet, nuk ka sens te krahasohet me ate qe pame. Edhe pse Blushi nuk ishte i ftuar ne ate takim, por s”e ndaloj kush te merrte pjese e te diskutonte, madje qendrimi i Rames eshte per tu pershendetur, pasi me gjithe atmosferen e ndezur ne salle ai u mundua ta qetesonte ate per ti krijuar mundesi Blushit qe si edhe jashte asaj salle te vazhdonte te hidhte balte ne drejtim te partise se vete!? Nese ka lincim te Blushit nga anetaresia e Elbasanit ne ato qe pame ne ate salle, kjo nuk do te thote se ishte Rama organizatori apo skenaristi i saje. Per nje gje te jesh i sigurt ti dhe gjithe ata qe mendojne me keqedashje si ti. Rama nuk eshte perjashtim, por si gjithe njerezit ka virtyte por edhe vese. Me ardhjen ne krye te qeverise nuk do te thote qe veset automatikisht u shuan dhe tek ky individ mbeti vetem dliresia!? Tek ky individ nje gje dallohet qart, mungesa e “kinezerise”, ai eshte kaq i drejteperdrejte sa ndonjehere edhet te rrevolton me ate kembengulje! Ai jo se nuk e di rendesine e dipllomacise, por ai me koshience nuk i pranon dote ato perthyerje “diplomatike” ai eshte e do te mbetet rrebel sic edhe ka qene pa marre kete detyre.
    Sa per “lincimin” qe thua zotrote, ky nyk eshte se erdhi nga anetaresia e takimit ne Ebasan, Blushi ka kohe qe sfidon anetaresine dhe elektoratin e majte, dhe se fundi ne Elbasan ai e finalizoi me “hedhjen e dorashkes”! Tani nuk na mbetet gje tjeter vec se te presim perfundimin e duelit!

  7. El says:

    Mendoj se Rama i beri te gezohen te gjithe kundershtaret e tij me ngjarjen e Elbasanit .
    KY ISHTE DISKRETITIMI I PARTISE SOCIALISTE,NE VECANTI I RAMES , NJE DEGRADIM KATASTROFAL .
    SHUME E TURPESHME !!!!

  8. ana says:

    po ky ne cilen pari ka shkuar te flas .me qytetaret e elbasanit qe nuk u la pa thene gje .le te krijoj nje parti tjeter meqe kjo eshte me bandite dhe le te dale ne zgjedhje se kur behen fushatat ky vetem shan .le te kandidoj per kryeminister le ta provoj kt blushi kur te mare votat atehere ju analistet komentojeni .turp per ju qe shpifne ju e beni lemshin neper gazeta e ekrane po mos na merne per budallenj se aq kuptojme dhe ne

  9. Arti says:

    Z Bushati problemin qe ke ti dhe ca gazetare te tjere eshte se keni konfilkt interesi , se po te ishit me te veretet serioz dhe te dhimbset democracia e brendshme atehere duhet te thuash perse nje deputet I zgjedhur nga ai popull I emeton ata si bandite , rrugaqe, apo me keq kriminele dhe kur kte e ben nje njeri qe e quan veten europian I persosur çfare do presish nga zgjedhsit tuaj qe gjysma jane pa shkolle…! Populli thote çte mbjellesh do korresh dhe besoj se Blushi ka marre ate qe kerkoje. Tung

  10. Popull K says:

    Tamam Athinas!

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    @ naftetari
    Sa muaj Kane pa marre rrogat naftetaret ne
    Ballesh se i degjojme perdite Duke qare e mallkuar.
    Hiqe ate pseudonimin vere komentues me pagese
    Sa per komentuesin e pare
    Ka qene blushi ai qe beri fushaten ne Elbasan
    E deputetja e zgjedhur nuk i DHA doren
    Ky popull duhet te kete kujdes
    Kurva me e madhe eshte administrata
    ATA militante te paafte qe marrin paret kot.
    Popull i papune nendohu mire kujt ja jep voten
    Jane ATA qe ju perplasin dyert e zyrave ne fytyre kur shkoni ankoheni.
    Kujdes !

  12. Claus says:

    E kam thene me kohe dhe e them, qe partia socialiste shqiptare eshte kthyer tashme ne partine demokratike te viteve `90 qe te merrnin erzin po te dilje kunder Berishes dhe shpurres se tij. Mbani mend Neritan Ceken, Eduard Selamin, Arben Imamin, Zef Brozin dhe shume dhe shume tjere qe Berisha i fshinte me nje te rene te kalemit duke i lincuar ne cdo rruge dhe ne cdo skaj?
    Skenat e Elbasani te kujtojne fare mire kuvendet kombetare te PD, ndoshta, ndoshta edhe me keq akoma duke te sjelle pamjet e partive fashiste dhe nacional-socialiste te Duces dhe Hitlerit.
    Ajo salle e Elbasanit te sillte nder mend birrarite e München-it ku Adolf Hitleri ndizte dhe nxiste masat e egra naziste per te rrahur dhe torturuar cdo njeri me mendim tjeter dhe opozitar, pa le me pastaj te dilje konkurent ne zgjedhje kunder vete atij
    Nuk jemi as ne rruget e Romes ne vitin 1922 dhe as ne rruget e München-it, por ne Europen e vitit 2016 qe ai piktor pretendon te jete pjese e saj sa me shpejt.
    Perse keta piktoret e deshtuar kane deje cmendurake diktatoriale? Cfare u ndodh ne fantazine e tyre te deformuar ne trurin e tyre? Perse dalin nga shinat e arsyes duke terhequr me vete hordhi injorantesh dhe jeniceresh te komanduara nga Taulant Ballat, Rrroket dhe Prenget?
    Shihni cfare degjenerimi ka ndodhur ne PS qe me pare vlonte demokracia dhe humanizmi?
    Ku jane Bracet dhe Doklet, ku jane Majkot dhe disa te tjere qe me pare te merrnin gjak ne vetull per demokracine e brendshme?
    Ku jane gazetare te tipit Andrea Stefani qe ne cdo artikull sjell vetem shembujt e dyshes Enver – Hitler? Nuk i shohin keto gjera apo bejne sikur nuk i shohin?
    Ndersa Mero Baze sot na ka analizuar nje foto te Rugoves ne Rinas!!!!!
    Shihni sa gazetare te kapur dhe cinike qe kemi, packa se steken e moralit e mbajne lart dhe me lart kur ju a do puna.
    Diktaturen ne parti ne demokraci ta harrojne keta bandille qytetaro-fshatarake qe kane kapur PS prej fyti. Ajo nuk te con larg, pervec se ne fund merr me vete tere partine me Leskaj dhe me Ruce me Rroke dhe me Prenge, me Balle dhe me b…. I hedh ne gremine.
    Dhe nese ka ardhur kjo kohe le te ndodhe. Partite tek ne keto mosha kane deri ne 30 vjet dhe ne fund kthehen si relike muzeale, por te pakten tu mbetet emri i mire dhe jo emri si parti nacional-socialiste te drejtuar nga piktore te deshtuar si Adolf Rama
    Cfare koincidence!

  13. england says:

    Gazeta TemA i jep mundesi per tu shprehur te gjitheve,dhe kjo eshte pozitive pasi te papunet e Fahriut te 55-ses gjejne strehe tek Mero!Por nuk mundet qe militante te thekur te PD-se hyjne aq thelle te bejne analizen e mazhorances qe po qeveris vendin si asnjehere tjeter me pare kur shteti ka fytyren e tij,qe nga paraqitja e policeve,sjellja kundrejt qyetetareve,frenimi i droges(kur ne kohen e plakushit ishte legalizuar per njerzit prane familjes)dhe shenderrimi i Shqiperise ne cdo cep sic e meriton,nuk mund ti permendesh te gjitha sukseset e qeverise pasi do duheshin shume flete gazete per tu konsumuar.
    Edi Rama ka te gjithe te drejten e zotit te krenohet per kaq kohe qeverisje,e mori shtetin(ne fakt vetem shtet nuk ishte kur e dorzuan ata te paaftet)ne buze gremine dhe i ktheu normalitetin,shteti ishte peng ne duart e Zenit dhe te Gites,pa firmen e tyre nuk mund te behej asnje kocesion,nuk mund te tenderohej as nje projekt,nuk mund te merje asnje leje ndertimi,as qe nuk mund ta conte ndermend asnje kompani se mund te fillonte nje pune,shteti ishte i kap nga familja,si mund te krahasohet kryeministri sot me para-ardhesin e tij!!!kur Berisha vriste Hajdarin dhe zuri prej zhelesh Selamin(do shprehej Xhozi)dhe i theu dhembet Imamit,apo i rrahu te gjithe ata qe donin ti “rrembenin” partine,ky eshte krahasimi qe disa militante mundohen te bejne midis Rames ku ftoi Blushin te shprehej,edhe pse nuk kishte ftese,dhe Berishes qe kurre nuk beri zgjedhje per kryetar ne partine qe e beri si organizate ku kryetari ishte i deklaruar,edhe Enveri bente sikur zgjidhej me vote ne kohen e tij.
    Ju te mjere qe militoni ne partine e Berishes une nuk ju fajsoj pasi dallimi midis PS-se dhe partise blu eshte kaq shume i qarte saqe juve ju vjen keq qe nuk gezoni asnje te drejte te hapni gojen atje te partia qe beni pjese,dhe kur shihni demokracine ne kampin tjeter filloni dhe nxirrni nga goja te paverteta se keshtu jeni mesuar te beni,eshte ves i idhullit tuaj qe ne jeten e tij nuk e njeh vertetesine,por genjeshtren dhe mashtrimin,nese ma kundershtoni kete,me thoni vetem nje rast te vetem qe plakushi i rrjedhur ka thene nje te vertete ne keto vite qeverisje.
    Prandaj nese nuk keni dicka te vertete per te thene,mos u beni qesharake duke kritikuar Ramen se dikush u cua te godase Blushin!dhe sajoni lloj-lloj historie per ta banalizuar situaten sikur ishte e organizuar,pasi nese do ishte keshtu fare mire Blushin nuk e kishin lene fare te merrte pjese pasi nuk kishte ftese.

  14. Gimi says:

    Turp e faqja e zeze per PS . Po shnderohet ne nje parti antidemokratike,banditeske perderisa sulmon njeriun me te kulturuar dhe me qytetar qe ka PS, Blushin. Turp per Rilindjen qe ka filluar te vdese!!!

  15. FIKU says:

    O Blush mos e kruaj me elbasanllinje se nuk ka gjethe fiku qe te shpeton!

  16. FIKU says:

    O Blush mos e kruaj me elbasanllinjte se nuk ka gjethe fiku qe te shpeton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje