Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton vendimin për taksat vendore

11 Mars 2016, 20:48Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar këtë mbrëmje vendimin për taksat vendore ndaj bizneseve vetëm me votat e mazhorancës.

Ligji në fjalë është kundërshtuar nga këshilltarët demokratë, të cilët në përfundim të mbledhjes kanë akuzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, se po miraton vendime të paligjshme në favor të segmenteve të biznesit të lidhura me qeverinë.

“Jemi para absurditeteve të Erion Veliajt, ku ligjet shpërfytyrohen”, ka thënë kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli.

Ai e ka akuzuar Veliajn për tentativa për të shmangur transparencën me biznesin, që edhe sot ishte mbledhur jashtë zyrave të bashkisë.

“Është një shmangie nga përballja me të vërtetën dhe me grabitjen që ne e kemi denoncuar që në dhjetor. Këto janë veprime për interesat private të bashkisë dhe jo të komunitetit”, ka thënë Olli.

Ai ka bërë me dije se këshilltarët e djathtë kanë kërkuar gjatë mbledhjes heqjen e taksës “anti-kushtetuese” për infrastrukturën arsimore, shfuqizimin e 15 tarifave “të vendosura aforfe” dhe uljen me 30 për qind të taksave të përcaktuara në buxhetin e shtetit.

E gjitha kjo, “për të shmangur vrasjen e diktaturës dhe kthimin e njerëzve në skllevër që punojnë për qeverinë dhe bashkinë”, ka thënë Olli.

Ai ka nënvizuar se, kemi të bëjmë me një konflikt tepër të rëndë social, që i bën këshilltarët demokratë të rishikojnë pozicionin e tyre karshi Këshillit Bashkiak.

“Jemi në kushtet e një paligjshmërie absolute. Do të shikojmë marrëdhëniet tona me Këshillin Bashkiak, sepse nuk mund të lejojmë të mëpërkëmbemi, duke qenë se jemi përfaqësues të popullit”, ka shtuar Olli.

1 komente në “Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton vendimin për taksat vendore”

  1. sikur te isha djale says:

    Me vjen keq per zotin Erion qe akoma pret nga keta tipa qe te “hane arsye”.
    Ata jane te telekomanduar o Eri !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje