Në Portin e Pireut ndodhen mijëra refugjatë. Gjendja është katastrofale. Ata duan të vazhdojnë rrugën për në Evropën Perëndimore, por itinerari ballkanik është bllokuar. Tani shprehohet te samiti BE-Turqi.
Ajo e bën prej dekadash punën me refugjatët, thotë gruaja nga UNHCR-ja, por kushte të tilla si këtu ajo nuk ka parë askund. Në tokën e terminalit prej 2000 metrash katrorë të pasagjerëve E2 janë shtrirë, ngjitur me njëri-tjetrin qindra gra, fëmijë, meshkuj. Në terminalet e tjerë të pasagjerëve gjendja është e ngjashme. Meqenëse vendi në salla nuk mjafton për të gjithë, shumë refugjatë e kalojnë natën në çadra të lagura.
Prej ditësh po bie pa pushim shi. Edhe vërshimi i refugjatëve nuk ndalet. Megjithëse rreth 500 vetë janë strehuar në kampet e reja të refugjatëve, deri të dielën në darkë autoritetet e portit numëruan 2780 vetë të ardhur. Të hënën në mëngjes, trageti “Ariadne” solli në Lesbos 221 refugjatë dhe 380 në Chios. Të hënën në darkë priten dy anije të tjera me pasagjerë në ishujt e Egjeut Jugor.
“Është për t’u çmendur”, thotë Andy, “kurrë nuk e dimë përpara sa njerëz do të vijnë, që të mund të përgatitemi”. Andy dhe gruaja e tij janë izraelitë, që jetojnë në Kretë. Që prej dhjetë ditësh ata kujdesen për refugjatët në Pire. Kjo do të thotë me fjalë të tjera që bashkë me ndihmës të tjerë vullnetarë ata organizojnë mbijetesën e atyre që mbërrijnë këtu. Përballë sjelljes apatike të shtetit, tetorin e kaluar organizata joqeveritare të Pireut ndërmorrën një iniciativë për t’u garantuar refugjatëve strehim dhe ushqim. Autoritetet e portit vunë në dispozicion godina bosh, të gjitha të tjerat organizohen nga donacionet: çadra, mbulesa, gjëra për të vëshur, pelena, sapunë, shampo e edhe ushqimi.
Çdo ditë këtu furnizohen në këtë mënyrë rreth 3000 vetë. Dyzina vullnetarësh grekë ndërrohen brenda 24 orësh. Si tekniku i aparaturave ftohëse Jorgos Markakis. Ai ka marrë pushim nga puna. Deri 12 orë në ditë udhëton ai me veturën e tij private, për të shpërndarë ushqime, për të ngritur çadra e punë të tjera. Pse e lë pas dore ai punën dhe familjen e tij, e pyes. “Këtu duhet të ndihmosh, nuk e shikoni?”
E fundit që vdes është shpresa
Në përgjithësi, rreth 40 përqind e refugjatëe në portin e Pireut janë sirianë, po kaq janë afganë dhe 20 përqind janë irakianë. Rreth 130 jezidë jetojnë në një kamp çadrash më vete. Ata të gjithë kanë ardhur nga Turqia- shumicën e herëve natën. Tarifat për trafikantët janë të ndryshme: afganët duhet të paguajnë 1300 dollarë, sirianët 700.
“Le të flasim hapur”, thotë Mahmudi 28 vjeçar. “Greqia ndodhet në një gjendje të keqe ekonomike. Ne duam një vend ku të jemi më të mirëpritur”. Pjesa më e madhe e refugjatëve shpreson që kufiri i Greqisë me Maqedoninë të hapet sërish. Jo vetëm Mahmudi, por edhe shumë të tjerë duan të presin takimin e nivelit të lartë, për të vendosur se çfarë do të bëjnë. Por qeveria greke nuk ka më shpresë se kufiri do të hapet sërish. Në bazë të deklaratës së koordinatorit të qeverisë për refugjatët, Dimitris Vitsas, pjesa më e madhe e refugjatëve do të qendrojnë deri dy vjet në Greqi, por disa përgjithmonë./DW
Tema,behuni serioz,mos montoni lajme kot cfare shkruajne apo thone agjenci te huaja.Problemi nuk eshte Greqia per refugjatet,por shtet e tjera.Dje u kalua lumi nga qindra refugjate nga Idomeni per ne FYROM,por sllavet i kapen dhe duke i rrahur apo masakruar i futen neper makina dhe i derguan perseri pas ne Idomeni.
Cfare tregon kjo,problem grek apo poshtersi sllave.Kronikat nga rikthimi me force i grave dhe femijeve te rraskapitur jane vertet shokuese…………..
pra,refugjatet ne Greqi ndihmohen me cte munden,ndersa marinsat turq apo sllavo makedons i vrasin dhe i masakrojne…
Vetem “greket”jane te miret gjithmon dhe kudo te perkryer nuk kane asnje gabim luftojn te vetem kunder se keqes kunder gjithe intriganteve nga Perendimi hahahahahahahahahaha o i mjere o i mjere nuk poqe qe nuk u poqe ore KOKE LOQE
Aty do ti mbani refugjatet deri sa tju dali “xhani” hahahahahaha dhe mjaft u ankuat si shkerdhata po filloni e beni dicka me shume per vellezerit e gjakut se keni marre nje hale para nga Europa ore paraziten
Rini o burazere aty se jeni mire do e hani aty nje cope buke aty rehat
Shume e sakt korcari te rrine ne Greqi
Bravo qytetarve grek qe jane treguar jashtzakonisht human me immigrants!!!Shpresoj ti bashkohemi edhe neve si shtet sic kan bere bashkombasit tane ne Presheve dhe greqi,Shpresoj!!!
Merri e mbaji po deshe ke oborri jot ore hale por e Shqiperi nuk kane vend te rrine aty ku jane jane tek vellezerit e vet te gjakut
Greket jane pedera dhe abuzojne me femijet emigrante?
FU..K GREECE
SA BEBE SHQIPTARE JANE TE ZHDUKUR NE GREQI KETO 25 VJETE?
Greket te vrasin naten dhe te qajne diten ,jane njerzit me barbare te historise boterore , jane shoket e IS .
Barbarizmat e tyre me Shqipetaret nuk do te harrohen kurre .
tr si perkthehet trap rrot kar.. top. i trash te qif… robt! Se ceshte e verteta i ploteson te gjitha kriteret per te gjitha ato qe te thashe me larte.