Deputeti Koço Kokëdhima reagoi sot pas akuzave të shtypit online se kishte lidhje me një lobues amerikan që po hetohet nga FBI-ja për mashtrim. Deputeti i PS-së tha se e kishte takuar lobuesin Lee Peterson në Vlorë, pasi ishte sjellë në Shqipëri nga senatori i Mikronezisë Shelten G. Neth, për të parë mundësitë e bashkëpunimit rreth projektit të kanabisit farmaceutik.
Cila është historia e lidhjeve tuaja me Cary Lee Peterson?
U informova për fushatën më të re të akuzave e insinuatave keqdashëse të një grupi mediash on-line të investuara sistematikisht në fushata shpifëse ndaj meje. Unë e kam ftuar në Shqipëri senatorin e Mikronezisë Shelten G. Neth. Ky senator, në dijeninë time, është edhe një lobues në Mikronezi për programet e kanabisit farmaceutik dhe ashtu siç unë interesohem për legalizimin e kanabisit farmaceutik në Shqipëri, edhe ky person ka punuar për një kohë të gjatë për legalizimin e kanabisit farmaceutik në Mikronezi. Mikronezia ka programe ambicioze për aplikimet e kanabisit farmaceutik, bazuar në vlerat e tij të rëndësishme terapeutike si për luftën kundër kancerit ashtu edhe për sëmundjet e epilepsisë.
Mikronezia është një protektorat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Paqësor dhe ka legalizuar kanabisin farmaceutik kohë më parë. Senatori i Mikronezisë ka kërkuar që së bashku me Lee Peterson të vizitojë Shqipërinë dhe të diskutojë për mundësinë e bashkëpunimit për kanabisin farmaceutik. Për të bërë të mundur lejimin dhe ardhjen e tij këtu, me kërkesën e tij, unë i bëra ftesë dhe ai erdhi në Shqipëri. Së bashku me këtë senator të Mikronezisë, i cili edhe sot vazhdon të jetë senator në detyrë dhe me kërkesën e tij ka ardhur në Shqipëri edhe Cary Lee Peterson. Cary Lee Peterson është lobist dhe zyrtar në Kongresin Amerikan, në dijeninë time. Është gjithashtu aktivist dhe diplomat i Kombeve të Bashkuara. Zoti Lee Peterson ka komunikuar me zyrën time disa herë për realizimin e kësaj vizite, por gjithmonë përmes zyrës së Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP) në Tiranë të akredituar në Kombet e Bashkuara dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo drejtpërdrejt, sepse unë nuk kam pasur njohje dhe kontakte të drejtpërdrejta me të. Objekti i diskutimit që ne kemi bërë në Shqipëri, ka qenë interesi i tyre për projektin e furnizimit të Mikronezisë me kanabisin farmaceutik nga Shqipëria. Ky ka qenë qëllimi i vizitës së tyre për aq sa di unë.
Jeni takuar vetëm një herë?
Jemi takuar vetëm një herë në gusht të vitit të shkuar. Vetëm kjo vizitë ka qenë. Ata donin të vinin qysh në muajin maj, por vizita e tyre u bë e mundur në gusht. Lee Peterson erdhi më përpara dhe qëndroi disa ditë më shumë ndërsa senatori Mikronezian pati shumë vështirësi për të arritur në Tiranë, sepse vendi i tij nuk ishte në të njëjtat kushte me vendet e tjera të njohura nga shteti ynë, nuk ishte i listuar si vend i njohur dhe kam përshtypjen dhe humbi kohë për viza e leje hyrjeje në Shqipëri. Petersoni erdhi dhe më takoi në Vlorë ku unë isha me punë ato ditë. Atë ditë që erdhi e ftova për darkë së bashku me disa kolegë deputetë e kryetarë të bashkive të qarkut Vlorë me të cilët unë kisha një darkë pune të planifikuar. Senatorin Shelten G. Neth e takova ne Tiranë së bashku me Petersonin disa ditë me pas.
Keni pasur kontakte më pas?
Asnjë kontakt nuk kam pasur me të.
Ai ka qenë i ftuar i dikujt tjetër në këtë takim?
Unë kam ftuar senatorin e Mikronezisë, Shelten G. Neth që ma kërkoi këtë gjë me shkrim. Ndërsa Lee Peterson ishte zgjedhur e caktuar nga Mikronezia si lobist për projektet e kanabisit farmaceutik në Mikronezi. Ai nuk kishte nevojë për ftesë nga unë. Ai ka ardhur në Shqipëri i dërguar nga Mikronezia si lobist i këtij projekti. Ne kemi bërë diskutime rreth vlerësimit dhe promovimit të mundësive të furnizimit të Mikronezisë nga Shqipëria me produkte farmaceutike me bazë kanabisi në 40 vitet e ardhshme. Unë uroj që Lee Peterson të mos ketë bërë ndonjë gabim me pasoja për jetën, biznesin dhe karrierën e tij, por Cary Lee Peterson si qytetar, zyrtar amerikan ose si aktivist apo zyrtar i Kombeve të Bashkuar, është vetë përgjegjës për sjelljet e tij të mira apo sjelljet e tij që mund të konsiderohen në sfidim të ligjeve në Shtetet e Bashkuara. Këto janë çështje personale të tij dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua apo me aktivitetin tonë. Është shumë e pashpresë përpjekja e disa mediave në Tiranë të cilat duan të bëjnë një lidhje mes nesh e Petersonit për problemet që mund të ketë ai me ligjet në vendin e tij. Ne s’kemi asnjë lidhje as me të dhe as me problemet e tij. Këto informacione, raporte dhe lajme dashakeqëse e dizinformuese të mbushura me gënjeshtra e deformime, janë përhapur nga një faqe online në pronësi të deputetes aktuale të Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Po i referoheni faqes “HashtagAlbania”?
Po, përmes faqes së saj. Më pas këto informacione i kanë marrë një grup mediumesh që janë të identifikuara si mediume sistematikisht kundër meje dhe të investuara plotësisht në një luftë perverse e të qëndrueshme ndaj meje.
Ishalla nuk kane marre vesh keta te huajt sekrete te sigurise Kombetare si Fazllici se pastaj kemi pune me Presidentin.Koco presim me shume nga ty,na sill sa me shume nga keta rrugace ,sepse vetem ata mund te vijne ne shqiperi,ku i gjen o Koco keta tipa shume te vlefshem per varferine shqiptare.Duket qe do ta besh popullin e pasur .
Te lumte Koco. GJith ky lajm trillim nga Deputetja e PD Albana Vokashi e cila ka site-in Hashtag.
Sulmet e rradhes, nga Partia me e urryeshme ne SHqiperi, si ajo e Partise Demokratike. Cfare paskeni qene. Koco qendro i forte
Deputet dhe njeri i sheklqyer, Nderroni ndonjiher kaset se ngelt vetem me sulme dhe akuza ndaj ketij personaliteti me shume vlera
Nese Peterson me sjelljet e tij ka thyer ligjin., nuk eshte pergjegjesi as e Kokedhimes, as ne si Shqiperi. Nese ai ka bere mashtrime ne shtete te tjera, tek ne ne Shqiperi me te jane zhvilluar vetem diskutime per te pare mundesine nese mund te kishim nje bashkpunim mes shtetesh per eksportim te kanabisit farmaceutik ose te ilaceve me permbajtje kanabisi. Asgje ska qene ne pergjegjesin e Kocos. Dhe mbi te gjitha asgje ska ndodhur. Keshtu keto sulme jane te teperta. Respekte i nderuar Koco