Koha kur barbaria dhe babëzia i kanë zënë vendin arsyes

22 Mars 2016, 17:23Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Arsyeja nuk funksionon më.

Njerëzimi është zhytur në një konflikt, që në thelb ka fenë, por që është ngjizur nga përplasjet e mëdha për interesa ekonomike dhe ambicja për të sunduar botën.

Në vendet e pasura të popujve të varfër të Afrikës, njerëzve u jepen armë e bomba e u thuhet të luftojnë gjysma kundër gjysmës, sepse “ata” kanë sharë zotat e “këtyre”.

Ndërsa ata që u japin armët thithin naftën dhe gërryejnë minierat.

Në Lindjen e Mesme, paqja ka marrë fund qëkur njerëzit mesuan të shpojnë nëntokë për të ngjerr prej saj energjinë e industrializimit të botës.

Aty u mbrumën ekstremizmat, dhuna fetare, terrozimi… dhe sot njerëzimi po përjeton një kacafytje, që është më e rëndë, më e egër, më e ndyrë, më e pabesë dhe më makabër se çdo luftë me të cilën është përballur deri tani.

Ata që sot përpiqen të luftojnë monstra njerëzore si ISIS, toleruan, mbështetën dhe bënë tregti me një palo udhëheqës si Bashar Al Assad, që i ka vënë flakën vendit të tij dhe ka përzënë si kope tërë popullin e tij.

Dhe sot një tufë injorantësh, ca si shumë, janë bërë bashkë dhe luftojnë për Kalifatin. Krimi po njeh forma që i kishte lënë pas prej të paktën 500 vjetësh.

Një tufë injorantësh mbushin trupin me eksploziv dhe, duke bërtitur “Allahu Akbar”, vrasin veten mes njerëzve, duke shkaktuar viktima mes atyre që nuk ka asnjë faj për këtë botë mizerje që është krijuar rreth nesh.

Duket se njerëzimi është në një rrokullisje të pandalshme….

5 komente në “Koha kur barbaria dhe babëzia i kanë zënë vendin arsyes”

  1. Wollcot Herbert says:

    Dhe derdellitni pastaj se ENVER HOXHA e kishte gabim qe i ZHDUKU FETE ne Shqiperi!
    PERENDIA NE TOKE ISHTE ENVER HOXHA dhe jo ata qe llapin keta kriminele,qe ne emer te fese po gerdhin gjak njeriu!
    FEJA KA QENE,ESHTE DHE DO JETE….OPIUM PER POPUJT!
    Kush nuk do ta pranoje,le te vuaje pasojat e tyre kriminale!
    Asnjehere FETE nuk kane zgjidhur gje per njerezimin,pervec LUFTRAVE DHE MJERIMIT!
    FETE kane punuar vetem per vete dhe per SUNDIMTARET!
    Ja pse SOCIALIZMI eshte sistemi politik ,qe i takon e ardhmja e njerezimit!
    Ulurini cakenj te kapitalit,por ju nuk mund t’i zgjidhni asnje hall popullit,se mendoni vetem per vete!
    E gjithe propaganda e juaj edhte FALLCO dhe KRIMINALE!

    1. majlinda says:

      Nuk flet brockulla, feja ne shekuj ka qene luftenxitese, dhe ka bere shume luftra, Krishterimi brenda vetes se tij ka bere luftra te pergjakshme, Myslimanizmi po ashtu jane ndare ne sekte te ndryshme dhe kane luftuar ne emer te Allahut, Harroni Protestantet me Katoliket ne Angli ? edhe sot ata jane armiq per jete, Por ne e dime ata kane Biblen dhe Kuranin dhe mbi keto dy libra bazohen ose justifikohen per ato te keqia qe kane bere dhe po bejne. E mendoni ju nje Bote pa ndikim Fetar ? e imagjinoj do ishim ne paqe, do besonim ne ato cka natyra na ofron, dhe do zhvilloheshim shume me shume , Ndertohen Xhami dhe Kisha me vlera marramendese, e kujt i vlejne ato ? shkojne njerez ndezin qirinj dhe hedhin para, duken atje brenda paqesor, por kur dalin jashte jane me shume te terbuar , Me parate e ktyre do ishte rregulluar jeta e miliona e miliona njerezve qe sot nuk strehe, dhe vuajne nga uria, Ne kohen e diktatures tone u hoq feja, shtet laik, cfare ndodhi ? asgje e keqe, ishim me te lidhur me njeri tjeterin, martesa dhe krijim familjesh nga te dy anet, pa fund, dhe ishin na harmoni, nuk vinim re se ishte ortodoks korce, apo mysliman , shkodre, beme ndonje dem ne ate kohe ? luftuam ndonje Fe ? JO !, atehere pse nuk ishte mire pa fe ? Po sot qe ka kaq shume sekte ndaresira fetare dhe brenda komuniteteve, cfare po behet ? Ka Paqe ? JO. Paqja nuk ekziston me , Do te duhet nje permbysje e madhe, qe ndoshta te ndryshojne popujt.

    2. mik says:

      Ne cfar viti ke lind ti frau Herbert ?

  2. lezha says:

    HAJVAN FARE,KA NGEL PA RROGE,FLET MBROCKULLA

  3. sotrue says:

    kapitalizmi ka ne thelb vetem nje parim: qe dikush te qeshe, qindra duhet te qajne……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje